Demir Behluli

Demir Behluli ishte një shkrimtar dhe piktor shqiptar nga Kosova. Ai lindi më 10 shkurt 1938 në Ranatoc të Preshevës. Shkollën fillore e kreu në fshatin Maxhere dhe Preshevë. Shkollën normale në Shkup, Shkollën e Lartë Pedagogjike-dega e artit figurativ në Prishtinë, ndërsa për dizajn specializoi në Kufshtajn të Gjermanisë.
Për 50 vjet realizoi mbi 3000 vepra artistike: 850 portrete, hapi 12 eksozita personale dhe 63 kolektive, bëri 7 skenografi, 50 ballina librash, ilustroi mbi 30 libra, realizoi 63 dezene perdesh, 7 stripe origjinale, 60 murale, pikturoi 650 metra katror afreska në Kishën e Binçës në Viti, dekoroi 40 xhami me mbi 26.000 metra katror afreska, botoi 14 vepra letrare, u prezantua në 11 antologji, 11 herë u shpërblue dhe ka marrë 23 diploma e mirënjohje.
Pikturat e tij gjinden në kolekcione individuale e institucionale në: Kosovë, Shqipëri, Amerikë, Holandë, Gjermani, Austri, Australi, Turqi, Zvicër e gjetiu, ndërsa dhuroi mbi 560 punime artistike.
Demir Behluli ndëroi jetë më 4 maj 2018 (e premte)në Gjilan, ku edhe ka jetuar që prej viteve të 1970-ta.[1]
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Veprat letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Me këto duar - 1968
- Dielli-zog qielli - 1969
- Jehonë maji - 1981
- Udhëtimi - 1984
- Kronikë-SHKA “Punëtori 1968/78]]1985
- Arabeska origjinale në xhami të Kosovës Lindore - 1995
- Mbreti i shtëpisë - 1996
- Trenat e bukës - 1997
- Duke pritur - 1997
- Ese, kritika, ekspozita - 1997
- Portrete shkrimtarësh-250 portrete me laps - 2002
- Shtëpi prj zalli-poezi për fëmijë - 2004
- Kur njeriu flet vetëmevete-tregime - 2006
- Befasi e këndshme-novelë - 2006
Ekspozitat kolektive
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekspozitat personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1955, Preshevë, si nxënës i klasës së VI-të fillore
- 1960, Shkup, si normalist
- 1965, Bileçe,si ushtarak
- 1967, Preshevë,
- 1971, Preshevë,
- 1980, Gjilan,
- 1985, Gjilan, ekspozitë retrospektive
- 2004, Gjilan, “Portete e laps”
- 2005, Tiranë
- 2007, Gjilan,etj.
Muralet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Martirët e Karadakut (650 metra katror-500 figura)-Kisha në Binçë
Xhamitë e dekoruara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Malishevë-Gjilan, 1984
- Smirë-Viti,1988
- Lluçan-Bujanoc,1988
- Vërban-Viti,1989
- Karaçevë e poshtme-Dardanë,1991
- Skifteraj (ish Gjylekar)-Viti,1991
- Letovicë-Preshevë,1991
- Sullare e epërme,Gjorgje Petrov-Shkup,1993
- Bukurocë-Preshevë, 1993
- Breznicë-Bujanoc, 1993
- Geraj (mëhalla e poshtme)-Preshevë, 1994
- Geraj (mëhalla e epërme)-Preshevë, 1994
- Rahovicë-Preshevë,1994
- Xhamia "Atik"-Gjilan 1994 (renovim dhe arabeska të reja)
- Beguncë-Viti, 1995
- Ramjan-Viti, 1995
- Hani i Elezit-Lagjja e Re, 1995
- Zhiti-Viti,1996
- Manastirc-Ferizaj,1996
- Stagovë-Kaçanik, 1996
- Marali-Malishevë, 1997
- Krushë e madhe-Rahovec, 1997
- Tërnavë-Preshevë,1997
- Miratoc (Shatërvani)-Preshevë, 1997
- Asllare-Bujanoc, 1997
- Remnik-Viti, 1998
- Norçë-Preshevë, 1998
- Asllare (riparim pas djegies nga serbët)-Bujanoc, 1999
- Lagjja Çenar çeshme-Gjian, 2000
- Muçivercë-Drdanë, 2000
- Sadovinë e Çerkezëve-Viti, 2000
- Livoç i poshtëm-Gjilan, 2000
- Zhegër-Gjilan, 2000
- Tërpezë-Viti, 2001
- Sllakoc-Gjilan,2001
- Dobërçan-Gjilan, 2002
- Budrigë e epërme-Viti, 2002
- Damjan i Hasit (teqe)-Gjakovë, 2004
- Xhamia e vogël -Gjilan, 2005
- Llocë (ish Llovcë)-Gjilan, 2006
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Varroset me nderime shkrimtari dhe piktori i njohur Demir Behluli nga Presheva". Presheva Jonë. 2018-05-05. Marrë më 2025-01-06.