Deti Baltik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Deti baltik
Baltic Sea map.png
Map of the Baltic Sea
Vendi Evropë
Koordinatat 58°N 20°E / 58°N 20°E / 58; 20Koordinatat: 58°N 20°E / 58°N 20°E / 58; 20
Lloji Det
Hyrje kryesore Daugava, Kemijoki, Neman, Neva, Oder, Vistula, Lule, Narva, Torne
Dalje kryesore Ngushtica daneze
Pellgu 1,641,650 km2 (633,840 sq mi)
Shtetet e pellgut Bregdetat: Danimarkë, Estoni, Finlandë, Gjermani, Letoni, Lituani, Poloni, Rusi, Suedi
Jo-bregdetar: Bjellorusi, Çeki, Norvegji, Sllovaki, Ukrainë[1]
Gjatësia maks. 1,601 km (995 mi)
Gjërësia maks. 193 km (120 mi)
Sipërfaqja 377,000 km2 (146,000 sq mi)
Thellësia mesatare 55 m (180 ft)
Thellësia maks. 459 m (1,506 ft)
Vëllimi i ujit 21,700 km3 (1.76×1010 acre·ft)
Koha e qëndrimit 25 years
Gjatësia e bregut1 8,000 km (5,000 mi)
Ishuj Abruka, Aegna, Archipelago Sea ishuj (Åland ishuj), Bornholm, Dänholm, Ertholmene, Falster, Fårö, Fehmarn, Gotland, Hailuoto, Hiddensee, Hiiumaa, Holmöarna, Kassari, Kesselaid, Kihnu, Kimitoön, Kõinastu, Kotlin, Laajasalo, Lauttasaari, Lidingö, Ljusterö, Lolland, Manilaid, Mohni, Møn, Muhu, Poel, Prangli, Osmussaar, Öland, Replot, Ruhnu, Rügen, Saaremaa, Stora Karlsö, Suomenlinna, Suur-Pakri and Väike-Pakri, Ummanz, Usedom/Uznam, Väddö, Värmdö, Vilsandi, Vormsi, Wolin
Vendbanimet Copenhagen, Gdańsk, Gdynia, Helsinki, Kaliningrad, Kiel, Klaipėda, Lübeck, Luleå, Oulu, Riga, Rostock, Saint Petersburg, Stockholm, Tallinn, Turku
Referencat [2]
1 bregu gjatësia is not a well-defined measure.
Pamje e Detit Baltik nga sateliti

Deti Baltik ndryshe quhet edhe Deti Lindor dhe Deti Perëndimor, gjendet në Evropën veriore dhe lidhet me Detin e Veriut me anë të ngushticave detare : Sund, Beltin e Madh dhe Beltin e Vogël, Skagerak, Kategat dhe Kanalin e Kilskit.

Deti Baltik lag brigjet e Gadishullit Skandinav, Finlandës, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Kaliningradit, Polonisë, Gjermanisë, dhe Danimarkës. Është det i cekët, me thellësi mesatare prej 55 m dhe thellesi maksimale 459 m. Është një nga detrat me shkallë më të ulët të kripshmërisë në botë për shkak të sipërfaqës së tij të madhe (422.300 km²) dhe jo mirë i lidhur me Detin Verior, gjë që vështirëson shkëmbimin e ujit, si pasojë e prurjeve të mëdha të lumenjve të shumtë që derdhen në të, dhe si pasojë e avullimit të pakët që ndodh sidomos në stinën e dimrit. Gjiret detarë më të mëdhenj të Baltikut janë: Gjiri Botnia, Gjiri i Finlandës, dhe Gjiri i Rigës.

Etimologjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ka shumë teori mbi prejardhjen e emrit 'Baltik'. Emri mund të vijë nga fjala gjermane belt, ose fjala daneze bælte, fjalë që përdoret për ngushticat daneze të detit Baltik. Megjithatë ka teori që emri i Baltikut vjen nga ngjyra e ujit dhe ngjyrat e gjendura në lagunat dhe moçalet përreth Baltikut, të cilat janë dhe shpjegimi në shumë gjuhë indoevropiane. Gjuha shqipe duke u konsideruar si gjuha indoevropiane më e vjetër ende gjallë, emrin e Baltikut e shpjegon me rrënjën baltë. Duke qenë se ujërat e Baltikut ishin kryesisht të turbullt dhe në brigjet e tij kishte shumë këneta e moçale, fjalët shqipe baltë, baltak (kënetë, moçal), dhe baltovinë duket sikur janë pretendente të mundshme për shpjegimin e emrit të Detit Baltik.

Fauna[redakto | redakto tekstin burimor]

Fauna e Detit Baltik ka prejardhjen nga ujrat e ëmbla dhe ato të kripura, si dhe ka në përmbajtjen e saj lloje relike të periudhës akullnajore. Fauna e Baltikut është e varfër po të krahasohet me Oqeanin Atlantik apo Detin Mesdhe. Kjo vjen si pasojë e kripshmërisë së ulët të Detit Baltik, i cili kategorizohet si det i njelmët pasi në pjesën më të madhe të tij kripshmëria është vetëm 1/3 e asaj të oqeanit. Kjo sjell një numër të ulët gjallesash, pasi pak lloje janë të përshatura të jetojnë në ujra të njelmëta, pasi shumica e llojeve kanë evoluar në ujra të kripura ose të ëmbla. Deti Baltik është ndoshta i vetmi det ku gjen peshq tërësisht detarë që jetojnë me peshq të ujrave të ëmbla, si p.sh. mlyshi dhe luçiperka. Butakët janë të paktë gjithashtu, të përfaqësuar vetëm nga 4 lloje midhjesh dhe 2 kërmijsh ujorë. Gjitarët që jetojnë në Detin Baltik janë foka dhe delfini i llojit më të vogël të delfinëve.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Deti Baltik
  1. ^ Coalition Clean Baltic. Vizituar në 5 korrik 2013.
  2. ^ Oceanographic data