Shko te përmbajtja

Deti i Japonisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Deti

Deti i Japonisë është një det margjinal i pjesës perëndimore të Oqeanit Paqësor, ndërmjet kontinent aziatik, arkipelagut japoneze dhe nga Sakhalini. Kufizohet nga Japonia, Koreja e Veriut, Rusia dhe Koreja e Jugut. Ashtu si Deti Mesdhe, nuk ka pothuajse asnjë baticë për shkak të mbylljes të tij pothuajse të plotë nga Oqeani Paqësor[1]. Ky izolim gjithashtu reflekton në speciet e florës dhe në kripësinë e ujit, e cila është më e ulët se në oqean. Deti nuk ka ishuj, gjire apo kepe të mëdhenj. Pak lumenj derdhen në det dhe kontributi i tyre total për shkëmbimin e ujit është rreth 1%.

Detit është i karakterizuar nga përqendrim i lartë i oksigjenit të tretur që rezulton në produktivit të lartë biologjik. Prandaj, peshkimi është aktiviteti ekonomik dominues në rajon. Intensiteti i dërgesave përmes detit ka qenë jo shumë i lartë për shkak të çështjeve politike, por ai është në rritje si rezultat i rritjes së ekonomive të Azisë Lindore. Ekziston një polemikë në lidhje me emrin e detit me Korenë e Jugut e cila e njeh atë me emrin "Deti i Lindjes".

Emri Japonisht
Kanji日本海
Hiraganaに ほん かい
HepburnNihonkai
Shqip: Deti i Japonisë
Emri në gjuhën Koreanoveriore
Chosŏn'gŭl조선 동해
Hancha朝鲜 东海
McCune-ReischauerTonghae Chosŏn
Rishikuar me alfabet romanJoseon Donghae
Shqip: Deti i Koresë Lindore
Emri në gjuhën Koreanojugore
Hangul동해
Hanja东海
Rishikuar me alfabet romanDonghae
McCune-ReischauerTonghae
Shqip: Deti i Lindjes
Emri rusisht
CirilikЯпонское море
Alfabet romanYapónskoye
Shqip: Deti i Japonisë

40°N 135°E / 40°N 135°E / 40; 135

  1. "Tides in Marginal, Semi-Enclosed and Coastal Seas – Part I: Sea Surface Height" (në anglisht). ERC-Stennis at Mississippi State University. Arkivuar nga origjinali më 18 mars 2004. Marrë më 2007-02-02.