Dhimbja e dashurisë
Dhimbja e dashurisë Arkivi i filmit | |
---|---|
Titulli shqip | Dhimbja e dashurisë |
Origjinali | Dhimbja e dashurisë |
Vendi i prodhimit | Shqipëri |
Gjuha origjinale | Shqip |
Ekipi realizues | |
Prodhuesi i filmit: | |
Aktorë kryesorë | |
Anila Bisha Kastriot Çaushi Marko Bitraku Llesh Nikolla | |
Aktorët tjerë | |
Hajrie Rondo Ermela Teli Niada Saliasi Jonida Vokshi Eni Lila Petrit Malaj Julia Iliriani |
Dhimbja e dashurisë është serial filmik shqiptar, prodhim i vitit 2008 që u transmetua nga TVSh tetor-dhjetor , 2008.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në këtë serial tregohet historia e një vajzë, e cila ka qenë e internuar për disa vjet dhe rikthehet sërish në Tiranë, ku kërkon që të vendosë raportin që ka pasur. Në këtë rol që është dhe kryesori, interpreton aktorja Anila Bisha një nga aktoret më të mira të filmit, e cila ka ditur që të përballojë me shumë sukses, por dhe me gjetje origjinale një rol të vështirë, sepse është një rol në dy kohë. E para kur ajo ishte në gjendje vërtetë të rëndë, dhe në kohën e sotme kur fillon të kërkojë djalin e saj, të cilin kujton se e ka të humbur, por në fakt ai jeton. Mbi këtë është ndërtuar e gjithë fabula e filmit, pra është historia e një nëne të re, e cila kërkon me çdo kusht të dijë të vërtetën mbi birin e saj, mbi një familje të shkatërruar pa dashje nga diktatura. Por në film janë dhe tema të tjera familjare.
Në serial janë disa vajza të reja të interpretuar nga studentë të Akademisë së Arteve, por edhe nga aktore që nuk vijnë nga akademia, të cilët japin shqetësimin e vajzës shqiptare sot. Një prej tyre është linja e Almës, e cila përfundon prostitutë në Itali, dhe më pas kthehet në Shqipëri, ky rol interpretohet nga aktorja e talentuar Niada Saliasi, gjithashtu janë dhe dy vajza të reja njëra është Jonida Vokshi dhe tjetra është Eni Lila, që është motra e këngëtares së njohur Elsa Lila, e cila ka ardhur nga Italia dhe ka një rol vërtetë interesant. Është një vajzë me prindër të ndarë, që ka shumë probleme nga kjo ndarje, por dhe që përballon me shumë sukses një peshë të madhe, që i rikthehet asaj gjatë momenteve të ndryshme. Por përveç këtyre aktorëve, ka dhe një sërë aktorësh me përvojë të njohur në ekran siç është Petrit Malaj, Kastriot Çaushi, Marko Bitraku, Llesh Nikolla, Enson Mula si dhe shumë aktorë të tjerë. Po kështu një rol të veçantë ka dhe Ermela Teli, por këtu merre pjesë dhe aktorja jonë e madhe Hajrie Rondo, që është një nga patriaket sëbashku me disa aktore të tjera të moshës së saj, të cilat kanë vulën në teatrin dhe filmin shqiptar. Stafi i këtij filmi është ndër ekipet më të përgatitur në këtë fushë. Drejtori i fotografisë Astrit Omeri ka një bagazh të gjerë në prodhimin e filmave dokumentarë dhe artistikë. Fotografia dhe kuadri i tij është plot dritë dhe jetë. Ai ka ditur që të gjejë dritë hijet e duhura, për të dhënë ato konflikte dhe intriga që thuren dhe vazhdojnë gjatë filmit. Po kështu i tillë është dhe operatori i zërit Kristaq Kristo, i cili di të bëjë që të dëgjojmë dhe tingullin jashtë kuadrit. Po kështu dua të shprehem dhe për regjisorin e dytë të filmit Eli Bici, që edhe aktron në film. Ajo ka rolin e një gruaje pa fëmi, e cila ka ditur të mbushë barrën e madhe, që ka puna me një numër prej 34 aktorësh, pra sa ç’kanë 7 teatro në vendin tonë. Drejtori i filmit Arben Lami, i cili ka një përvojë dhe një përkushtim, ka ditur që të bëjë zgjedhjet mira gjatë xhirimit të filmit.
Transmetimi 25 tetor - 3 janar 2009 në TVSH cdo të shtunë ora 21.00.