Jump to content

Dhimitër Frangu

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Dhimitër Frângu)

Dhimitër Frangu (lat. Demetrio Franco; Drisht, 1443 - Trevi, 1525) ka qenë prelat kishtar,[1] bashkëpunëtor i Skënderbeut dhe historian i shekullit XV. Autor i njërës prej dy biografive më të njohura mbi Skënderbeun së bashku me atë të Barletit.[2]

U lind në qytezën mesjetare të Drishtit nga shekulli i pesëmbëdhjetë, nga e ëma kushëri i Pal Engjëllit. Frangu qe në shërbim të Skënderbeut si sekretar, visartar,[3] skrib, përkthyes dhe luftëtar. Shoqëroi Skënderbeun në udhëtimin e tij në Romë dhe Napoli më 1466-67; duke qenë kështu njohës i madh i jetës dhe bëmave të tij ushtarake.

Pas vdekjes së Kastriotit më 1468, Frangu u zhvendos në Tivar dhe më pas në Venedik ku shkroi në latinisht dhe botoi biografinë e komandantit arbër, botuar në shtypshkronjën e gjermanit Erhard Ratdolf 12 vjet pas vdekjes së komandantit. Vepra u titullua Gli illustri e gloriosi gesti e vittoriose imprese fatte contro i Turchi dal Signor Don Georgio Castriotto detto Scanderbeg, principe d' Epiro, e botuar edhe me titullin Comentario de le cose de' Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe d' Epyrro.

Deri më 1513 qe vikar i kishës së Shën Gjon Pagëzorit në Briana, duke ia lënë këtë detyrë Palit të Pjetër Engjëllit, djalit të vëllait të Palit të lartpërmendur.[4]

  1. ^ Prenushi, Mikel (1999). "Meshtari Dhimitër Frangu (Demetrio Franco) (1430 1525) luftëtar dhe historian i Skënderbeut". Phoenix. 3–4: 77–80. Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2012. Marrë më 1 prill 2019.
  2. ^ Winter, Susanna (2006). Venezia, l'altro e l'altrove: aspetti della percezione reciproca (në italisht). Edizioni di storia e letteratura. fq. 31. ISBN 9788884983244.
  3. ^ D'Andrea, David Michael (2007). Civic Christianity in Renaissance Italy: The Hospital of Treviso, 1400-1530 (në anglisht). University Rochester Press. fq. 49. ISBN 9781580462396.
  4. ^ Sainty, Guy Stair (2018). The Constantinian Order of Saint George: and the Angeli, Farnese and Bourbon families which governed it (në anglisht). Boletín Oficial del Estado. fq. 65. ISBN 978-84-340-2506-6.