Dhimitër Frângu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Dhimitër Frëngu)
Shko te: navigacion, kërko

Dhimitër Frângu eshte me origjine nga qyteti Drishti por nuk dihet datelindja e tij. Datelidja me 1443 eshte e gabuar ashtu dhe vdekja me 1525, dy data te paqena e te krijuara me fantazi te tepruar. Me 28 nentor 1443 Dhimiter Frangu ishte ne Kruje me Skenderbeun kur u ngrit flamuri, dhe eshte i pari shkrimtar qe na tregon se si ishte ai flamur :...me sfond te kuq e shqipe te zeze...". Fisnik nga Drishti me origjin nga Tivari, (kusherii Peshkopit Pal Engjellin), u shkollua si klerik katolik, i urdhrin françeskan, profesion që e ushtroi gjatë gjithë jetës së tij. Me 1443 Frangu ishte prift i formuar rreth 25 vjeç, dhe luftetar si fisnik qe ishte, siç e tregon fakti qe ishte i pranishm ne Kruje perkrah Skenderbeut. Dh. Frângu u lidh ngushtë me heroin shqiptar qe ne rini Skënderbeun dhe e shoqëroi atë gjate gjithe jetes. Permendet si shoqerues, në udhëtimin që Skenderbeu bëri gjatë vitit 1466-1467 në Romë e në Napoli.[1].

Me Vdekjen e Skënderbeut me 1568 Dh. Frangu largohet për ne Tivar (origjina dhe qendra e tij kishtare) dhe pastaj ne Venedik, ku shkruan e boton latinisht librin mbi jetën e veprat e Skënderbeut me 1480 ne shtypshkronjën e gjermanit Erhard Rathold, qe botonte vetëm libra latinisht [2]. Ky libër u botua 12 vjet pas vdekjes se Skënderbeut dhe 26 para veprës se Marin Barletit. Frangu e Barleti nuk jane njohur as takuar kurrë. Si duket Dh. Frangu ka vdekur para 1500, pa pasur mundësinë te ndjeke botimin italisht te librit te tij. Nuk dihet asgja për jetën e tij ne Itali, as nuk ka asnjë te dhëne ne atë drejtim, vetëm hamendje te kota. E vetmja e vërtete është se ai është i pari shqiptar qe shkruajti librin e pare mbi jetën e Skënderbeut, qe çmohet si vepra me besnike, sepse e shkruar nga një person qe i ndejti pranë gjithë jetën, siç e dëshmon kalorësi venedikas Giovanmaria Monardo (Bonardo) ne botimin italisht te vitit 1584 (me i sakti) ku shprehimisht thuhet se libri ishte përkthyer italisht nga vepra latinish e shkruar me dore te tij nga At Dhimiter Frangu, qe ishte shoqërues e i pranishëm dhe i mire informuar për gjithë veprat e luftërat e Skënderbeut. Personalitet i kulturës humaniste shqiptare të shek. XV, ndër të gjithë biografët e Skënderbeut, Dhimiter Frangu është i vetmi që njohu nga afër Heroin tonë kombëtar, jetoi me të, mori pjesë ndër beteja si luftëtar krah tij dhe e shoqëroi Kryetrimin shqiptar si pjesëtar i suitës së tij në udhëtimin që bëri në Rome me 1566, ne takimin me Papen Pali II. Pra në suitën e Princit bënte pjesë me cilësinë e "ruajtësit të thesarit" ("tresoriere dell'Eroe", (shiko Commentarii te Paolo Jovio), 1531-1539.

Per te qene te qarte, vepra " Commentarii delle cose de Turchi e di Scanderbeg principe d'Epiro" ishte botuar nga Peshkopi i Noçeras dhe historian, Paolo Jovio, qe nuk ishte tjeter veçse vepra e Frangut, qe Paolo Jovio e paraqet si veper te veten. Pse ? Paolo Jovio patjeter kishte gjetur pas 50 vjet botimin latinisht (1480) te Dh. Frangut duke e pervetesuar e perkthyer italisht, e kushtuar Pernadorit Karlit te Peste me 1531. Prandaj gjithe botimet me titullin "Commentarii...", qe quhen anonime, jane te perkthimit e pervetesimit te Paolo Jovios, por sigurisht se i pergjigjen vepres se Dh. Frangut, me nje vrejtje, se Paolo Jovio, aty, n fund te librit, ka shtuar disa pralla fantastike te marrura nga Barleti, qe ne vepren e Frangut nuk gjenden. Nga ana tjeter, te njejten gje ka bere Barleti, qe duke pasur ne dore librin latinisht te Frangur e ka pervetesuara per te ndertuar librin e tij. Pra eshte e kunderta : nuk eshte Frangu qe ka marre nga Barleti, por eshte Barleti qe ka kopjuar Frangun, pa i thene as faleminderit. Sepse me Skenderbeun ishte Frangu qe kishte jetuar gjithe kohen 1443-1468, nga çlirimin i Krujes deri ne vdekjen e Kryetrimit. Jo vetem kaq, por gjithe shkrimtaret e tjere pasardhes, me teper te huaj, qe kane shkruar per Skenderbeun, jane mbeshtetur kryesisht mbi deshmine me se te vertete te Ate Dhimiter Frangut, bashkejetues e bashkshoqerues i Skenderbeut. Kjo kuptohet fare qarte.

Prandaj e perserisim, të vetmen vepër që shkroi Dh. Frangu, ai ia kushtoi figurës së Skënderbeut,"Gli illustri e gloriosi gesti e vittoriose imprese fatte contro i Turchi dal Signor Don Georgio Castriotto detto Scanderbeg, principe d' Epiro". Dëshmitar i ngjarjeve të mëdha që përjetoi populli shqiptar në luftrat kundër pushtuesve osmanë në shek. XV, njeri i mbruajtur me kulturën humaniste, Dhimitër Frangu na paraqitet me veprën e tij si një historian i aftë, me origjinalitetin e tij, i saktë në datime e vende ngjarjesh, me një stil të pëlqyeshëm, me mendime e shprehje të qarta dhe terheqëse për lexuesin shqiptar dhe të huaj. Vepra e tij u perkthye shqip me rastn e 600 vjetorit te lindjes se Skenderbeut, nga studiuesi dhe eruditi Lek Pervizi, botuar ne Tirane nga "Arberia",me 2005 dhe 2007, qe pati jehone. Gjithashtu Z. Lek Pervizi perktheu shqip e botoi edhe vepren e Paolo Jovios "Commentarii..." per te cilen folem, per t'i sherbyer historise se Skederbeut. Ky botim u be me titullin "Skenderbeu dhe Sulltanet e Turqise", Botues "Lulu" USA, me 2011. Pra vepra e Dhimiter Frangut iu be e njohur publikut e studuesve shqiptare ne dy versione eksistuese, me te njejten permbajtje.

Vepra e Frangut u botua pa emër të autorit, nuk dihet perse, por eshte vertetuar autoresia e tij. Në gjuhën italiane vepra e Frangut njohu nje radhe te gjate botimesh, 1531, 1539, 1540, 1541, 1545, 1560, 1561, 1564, 1568, 1573, 1577, 1582, 1584, 1591,1610, 1664, i679, 1682 etj. Pati perkthimin me te mire italisht më 1584, nga studiuesi, prifti italian Giovanni Maria Monardo (Bonardo). Ky perkthim dhe botim në Venezia ka këtë titull: "Gli illustri e gloriosi gesti e vittoriose imprese fatte contro i Turchi dal Signor Don Georgio Castriotto detto Scanderbeg, principe d' Epiro". Në këtë botim jepet emri i autorit, Dhimiter Frangu. Siç shihet titulli i vepres ka ndryshuar nga njeri perkthim në tjetrin, po ashtu dhe ribotimet kanë tituj të përafert, ku teksti mbetet gjithmone i njejte. Ky version i ri i 1584, perkthim e botim i Monardos (Bonardos) është vlerësuar nga të gjithë studiuesit si më i miri, më autentiku i gjithe botimeve. Në "Hyrje" të veprës perkthyesi na thotë se Dhimiter Frangu "...ha partecipato in molte imprese e valorosi gesti dell'Eroe" dhe duke e konsideruar Dh. Frangun si bashkëpunëtor të Skenderbeut, perkthyesi është perpjekur për një punë më të kujdesshme.

Në mesin e shekullit XVI, vepra e Frangut, u përkthye e u botua edhe në frëngjisht (Paris, 1544) dhe në anglisht (Londër, 1562). Është një vepër me theks të fortë patriotik, që njohu me se 17 ribotime në Itali, pra një sukses të ndjeshëm, duke u përkthyer e botuar ne disa gjuhe te huaja.[3]. Eshte jashte logjikes dhe fakteve historike qe Dhimiter Frangut t'i vishet puna se gjoja paskej marre nga vepra e Barletit, ku Frangu kishte 26 vjet ma perpara qe e kishte shkruar latinisht biografine e Skenderbeut (1480), dhe nuk e kisht jetuar botimin e vepres se Barletit, ndersa, siç e kemi thene, ishte Barleti qe kishte pervetesuar vepren e Frangut pas vdekjes se ketij.

Në krahasim me historine e Skënderbeut të M. Barlecit, vepra e Dh. Frëngut u përhap shumë në Itali (sidomos në Venedik ku u shtypën të gjitha ribotimet e saj), sepse ato ishin më të shkurtëra e te sakta se vepra e Barletit. Vepra e Dhimiter Frangut kishte 180 faqe, të ndara në 41 kapituj. I pari që njohu pa asnjë mëdyshje autorësinë e Dhimiter Frangut dhe autencitetin e veprës ishte Ch. Hoph, dhe në shekullin tonë këtë e provuan me argumente, studiuesi rumun i mesjetës shqiptare Francisk Pall dhe i mirënjohuri Fan Noli.[4]

E rendësishme është se në veprën e Dh. Frangut mbi Skenderbeun, shohim të gjallë realitetin historik shqiptar të kohës, procesin e konsolidimit të kombësisë shqiptare si njësi më vete, me territore, gjuhë, zakone, me karakteristika dalluese e të veçanta me popujt e tjerë të Ballkanit. Të gjitha këto Dh. Frangu, i ka dhenë me bindje humaniste dhe frymëzim religjoz e atdhetar. Me shumë interes në këtë vepër janë të dhënat mbi etnogjezen e popullit shqiptar, për vazhdimsinë e tij në trojet e sotme, për kombësinë shqiptare të konsoliduar. Interesante është se në këtë vepër gjejmë një fjalë shqip të shkruar, është një urdhër luftarak: "Emb'ta!" (në kuptimin: sulm mbi ata!).

Pasardhësit e familjes Engjëlli që ishin vendosur në Itali, ashtu si te shumë shqiptarë të emigruar, ruajten ndër breza vetëdijen kombëtare, ndjenjat e atdhedashurisë dhe deshiren për t’u kthyer në Shqipëri. Ishin këto motive që nxitën pjestarët e kësaj familjeje që kishte një pozitë të rëndësishme në rrethet intelektuale kishtare të Venedikut, të interesoheshin gjatë shek. XVI e XVII për botimin e ribotimin e veprave kushtuar epopesë shqiptarë të shek. XV, si dhe vepra të hartuara prej tyre në formën e gjenealogjive familjare mbi të drejtën e trashëgimisë. Familja princore e Engjelloreve sponsorizoi vazhdimisht botimet e vepres se Dhimiter Frangut, si e vetmja me autentike qe i pergjigjej jetes e veprimtarise luftarake te Gjergj Kastriotit Skenderbeut.

Siç e permendem, vepra e Dhimiter Fragut eshte perkthyer e botuar shqip me 2005 dhe 2007 nga z. Lek Pervizi, ne Tirane, nga Sht. Botuese "Arberia me titull "Veprat e Lavdishme te Skenderbeut" si dhe me libri tjeter me titull "Skenderbeu e Sulltanet e Turqise" te Paolo Jovios (teksti i Frangut) n USA nga "Lulu", 2011. Themi se kemi dhene nje version te sakte mbi Ate Dhimiter Frangun si i pari shqiptar qe na dha biografine e vertete te Skenderbeut.

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Paolo Jovio, Commentarii delle cose de Turchi ...
  2. ^ Giammaria Biemmi, "Historia ...."
  3. ^ Letërsia e vjetër shqiptare
  4. ^ F.Pall. "I rapporti italo-albanesi nella metà del XV secolo" in "Archivio storico per le provincie napolitane" Napoli, 1965; po ai, "Di nuovo sulle biografie Scanderbeghiane del XVI secolo" in "Revue des Études Sud-Est Européennes" vol. IX, nr.I pp.91; Fan Noli. "Problems on the biografical litterature on Scanderbegh" in "Dielli" 14.12.1960