Dhurim Alinani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Dhurim Alinani ka lindur më 11 qershor 1969 dhe ka qenë i diplomuar fillimisht për Ekonomi. Ai ka kryer studimet për drejtësi dhe ka titullin “Avokat“. Përmes Lëvizjes studentore ai shënoi hapat e para në politikë dhe ka qenë një nga aktivistët politikë demokrat me më shumë mbështetje në zonën e Delvinës. Më 1993 ka drejtuar degën e Agjencisë Kombëtare të Privatizimit dhe më pas, në vitin 1997 shërbeu si Drejtor i Bankës së Kursimeve në Delvinë. Karierën e tij administrative Durim Alinani e shtriu në pushtetin lokal si nënprefekt të Rrethit Delvinë dhe më vonë në funksionin Kryetar i Bashkisë Delvinë. Pas humbjes në garën e vitit 2015 ai punonte në profesionin e tij si avokat. Dhurim Alinani ka drejtuar prej dy mandatesh bashkinë si përfaqësues i Partisë Demokratike. U nda nga jeta më 10 maj 2017.