Diambe Market
| Company type | Private |
|---|---|
| Industry | Supermarkete |
| Founded | 2012 |
| Headquarters | Shqipëri |
Area served | Shqipëri, Kosovë |
| Products | Ushqime |
Diambe Market është një zinxhir supermarketesh shqiptar, me seli në Shqipëri, i njohur për modelin e tij të fokusuar në kursime. Në vitin 2025, zinxhiri operonte në 64 pika shitje në të gjithë Shqipërinë, dhe 30 pika shitje në Kosovë pasi rrjeti i supermarketeve Kam Kosova u bë pjesë e Diambe Market, duke u bërë një nga zinxhirët më të mëdhenj vendas të supermarketeve ne Shqipëri, krahas markave ndërkombëtare si Spar, Big Market dhe gjithashtu në Kosovë krahas markave vendase si Viva Fresh Store dhe Albi Market.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Data e saktë e themelimit të Diambe Market nuk është publikuar zyrtarisht, por zinxhiri ka një rritje të shpejtë gjatë viteve 2012-2025. Ai është renditur ndër zinxhirët kryesorë të supermarketesh në Shqipëri sipas numrit të dyqaneve, me prani në qytete si Tirana, Durrësi, Elbasan, Fier, Shkodër, dhe Lezhë.
Në maj 2025, Kam Kosova bëhet pjese e Diambe Market me 30 pikat e saj në Kosovë në qytete si Prishtina, Gjilan, Ferizaj dhe Prizren.
Modeli i biznesit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Diambe Market operon si supermarket me çmime të ulëta, duke u fokusuar në produktet bazë të pijes dhe ushqimit me pak opsione të markave të njohura. Ky model është i ngjashëm me zinxhirët si Aldi dhe Lidl.
Disa nga qytetet ku ky rrjet supermarket operon në Shqipëri janë: Tirana,Elbasan,Durrës,Shkodër,Fier,Lezhë,Vlorë
Disa nga qytetet ku rrjeti Kam Kosova si pjesë e Diambe Market operon janë:
Prishtinë, Prizren,Ferizaj,Gjilan