Dija dhe shoqëria shqiptare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Dija dhe shoqëria shqiptare do të ishte shumë e dobishme për gjithë dashamiret e dijes që të kontribuojnë në këtë lëmi ngase dihet se shoqëria jonë e shumëvuajtur jo nga sistemet e ndryshme që e shtypën atë, por nga mungesa e një qasjeje serioze ndaj lemive të ndryshëm shkencor me këtë rast i kisha lutur të gjithë ata që e duan diturinë dhe kombin e tyre, të japin mundin e tyre përmes analizave të ndryshme që në mënyre sa me objektive të shkruajnë rreth dijes dhe shoqërisë shqiptare sepse është një temë e cila do të ngjalle kureshtjen e gjithë lexuesve.

  • a zhvillohen shkence në shoqërinë tone ?
  • neper cilat etapa është duke kaluar shkenca brenda shoqërisë shqiptare ?
  • pse kësaj shoqërie me tepër i intereson politika se sa shkenca duke e ditur se pa shkence një popull nuk mund të bëjë politike, etj.

Këto dhe shumë tema tjera të ngjashme do të ishin shumë të dobishme për komunitetin tone dhe me gjere. Me shumë respekt për të gjithë lexuesit, nga Zeqirja RUSHANI.

Nocioni "Shkencë"[redakto | redakto tekstin burimor]

Para se të fillojmë me shtjellimin e kësaj teme, do të ishte shumë e arësyeshme që të sqarohen nocioni i sipërpërmendur në mënyrë që të kemi një pasqyrë sa më të qartë rreth objektit të studimit tonë. Për rrumbullakësimin e këtij termi ekzisistojnë shumë përkufizime, por për hirë të nëtyrë së punimit, do të ndalemi vetëm në definicionet si vijon; për fjlaën “shkencë”, në traditën perëndimore u përdor termi latin “scientia”.

Ose, “tërësia e dijeve që kanë lidhje mes tyre, tërësi teorish të rregulluara në mënyrë sistematike (A. Azenbacher). Në kuptimin e përgjithshëm, shkenca është veprimtaria njerëzore me ndihmën e së cilës zbulohen dhe shpjegohen dukuritë e tërësishme në natyrë dhe shoqëri. Tërësia e një sistemi dijesh, mjetesh dhe formash të njohjes mbi natyrën, shoqërinë dhe mendimin, të realizuara nga njerëzimi gjatë shekujve, saktësia e të cilave vërtetohet dhe thellohet vazhdimisht në procesin e praktikës shoqërore.”

Vlenë të përmendim edhe qëllimet apo objektivat e shkencës ose më mirë të themi ajo me të cilën shkenca duhet të mirret. William C. Dampieri p.sh. thotë : “Për t’u quajtur diçka shkencë, duhet t’ia nënshtrojë dijen një hulumtimi shkencor dhe të përpiqet të gjurmojë marrëdhëniet shkakësorë ndërmjet pjesëve të saj. Kurse disa të tjerë mendojnë se shkenca zakonisht përdoret për të shënuar :

  • Një bashkësi metodash karakteristike nëpërmjet të cilav vërtetohen dijet.
  • Një fond dijesh të grumbulluara me prejardhje nga zbatimi i këtyre metodave.
  • Një bashkësi vlerash klturore dhe zakonesh, që qeverisin veprimtaritë të quajtura shkencore.
  • çfarëdo ndërthurje e të mësipërmeve”.

Për një bashkësi shkencore ! (peripecitë dhe sfidat)[redakto | redakto tekstin burimor]

Për të elaboruar një temë të këtillë, është njëçëstje shumë komplekse, nga vetë fakti që ne si bashkësi, këtu në vendin tonë, për momentin, mundemi vetëm të huazojmë modele dhe të imagjinojmë projekte nga vendet e industrializuara dhe të shohim se si ato e kapërcyen krizën e mendimit të tyre shkencor dhe me cilat sfida u përbëllën shkenëtarët e tyre.

Për mendimin tim do të ishte shumë qesharake të flitej për ekzistencën e një bashkësie apo shoqërie shkencore nëpër trojet tona shqiptare.

Pse ?

Kjo nuk varet direkt nga popullata shqiptare aq shumë, sa varet nga faktor të ndryshëm historik, ekonomik, politik, shoqëror etj.. Gjatë historisë, shqiptarët u mposhtën, u masakruan vlerat e tyre kulturore, gjatë sistemit komunist tokat dhe pasuritë e tyre u plaçkitën Besoj se nuk do të ishte e nevojshmë që në hollësi të përmendim fazat, peripecitë, mundimet, terrorin fizik dhe psikologjik i cili me dekada u ushtrua mbi këtë popullatë.

Si pasojë e gjithë kësaj, ne, si bashkësi apo shoqëri shqiptare jemi të vetëdijshëm dhe shumë kureshtar ndaj revolucionit shkencor që përjeton perëndimi. Këtë që ne e shohim, duam apo s’duam, patjetër ta pranojmë si një realitet të pamohueshëm i cili realitet na kujton fillet e këtij revolucioni.

Pikënisja dhe baza e përparimit shkencor do të thoja, janë vetë shoqëria, kreativiteti dhe kontributi i tyre mendor dhe material.

Unë mendoj se do të ishte e dobishme në qoftë se bëjmë një vështrim të aspektit shoqëror dhe statusit të shqiptarëve në Maqedoni dhe më pas për të nxjerrur një konkluzion për mundësitë e krijimit të një shoqërie të cilën do ta preokupojë para së gjithash shkenca, arsimimi dhe përparimi në të gjitha sferat e jetës.

Sistemi arsimor[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga sistemi titist, trashëguam shumë sëmundje ngjitëse, ndër to është edhe vetënënçmimi i vlerave tona intelektuale, sa do që të jenë në sasi apo në cilësi, ne nuk po bëjmë një hap real drejt kapërcimit të komplekseve të ndryshme, në mënyrë që të garojmë me tjerët nëçdo rafsh të jetës shkencore.

Neve si shoqëri, me vetëdije apo pa vetëdije, pavarësisht rrethanave apo shkaqeve, na është mbjellur në mendje vetëm preokupimi për mirëqenie, ngase kjo ndoshta na mungoi për vite me rradhë, interesimi për rrjedhat politike dhe ekonomike më shumë se sa interesimi për zhdukjen e analfabetizmit etj.

Sistemi arsimor në Maqedoni ka kohë të gjatë që është duke favorizuar një pjesë të shoqërisë dhe në anën tjetër duke diskriminuar në mënyrë të tejskajshme një shtresë tjetër shoqërore, si viktimë e këtij diskriminimi arsimorë kemi qenë dhe ende jemi ne, si popullatë shqiptare.

Sistemi shkollor është mekanizëm potencial i vetëm më efikas për mbjelljen e dëshirës për të jetuar dhe kontribuar për arsimim dhe shkencë.

Në një raport i cili doli nga një seminar i mbajtur në Ohër prej 3-5 tetor 2004 me titull “Gjendja e pakicave kombëtare në Maqedoni” thuhet: “Sistemi arsimor në Maqedoni ende nuk mundet të gjejë modele kualitative për ndërtimin e platformës së përbashkët në drejtim të krijimit të vetëbesimit, rrethit multietnik dhe tolerancës. Para se gjithash mendohet në shkrim të përbashkët të teksteve shkollore. Orvatjet për përmirsimin e mardhënieve ndër-etnike nuk u ringjallën dhe nuk dhanë fryte efektive.” Kjo bën që ne si bashkësi mos të mendojmë për atë që duhet menduar, por të preokupohemi meçështje dytësore që nuk sjellin dobi të përjetshme.

Mendoj se shkollat, universitetet, kolegjet dhe institucionet e ndryshme kërkimore do të duhej të ishin prioriteti i popullatës tonë. Në këtë mënyrë do të kapërceheshin shumë më lehtë edhe divergjencat dhe marrëdhëniet herë herë të acaruara ndërmjet komuniteteve. Me këtë, do t’i ofrohej një fushë veprimi mendjes shkencore të cilët duan apo tashmë kanë vendosur t’i rreken këtij procesi shkencor, dhe të cilin process do ta përqafonte dhe masa apo opinion më i gjerë. Në këtë rast, iniciativa për këtë process duhet të jetë e shkencëtarit para së gjithash, por këto të vërteta shkencore që do të rezultojnë nga puna e tij shkencore “…do të varen nga vendimi i bashkësisë së shkencëtarëve sepse, dituria e vërtetë shkencore apo e vërteta për botën është ajo që bashkësia shkencore e pranon si të tillë apo për të cilën vendos se është e vërtetë.”

“Unë e di se nuk di pothuajse asgjë, dhe këtë zor se e di”

Edhe pse thënia sokratike që u përmend, ka të bëjë me falibilizmin e Sokratit rreth etikës, mirëpo nuk do të ishim shumë larg qëllimit nëse kjo thënie do të merrej si frymëzim I gjithë atyre që duan të bëjnë shkencë në mesin e shoqërisë tonë.

Përmes thënies së bujshme të Sokratit, ne si shoqëri, kemi një mesazh shumë të rëndësishëm, ngase thënia e sipërpërmendur, pavarësisht konotacioneve të ndryshme të komentit të saj, unë mundohem që ta kuptojë në kontekstin më të ngushtë të fjalës, që është si vijon; duke filluar nga burrat e shtetit, e deri tek bariu që qëndron diku lartë në maje të maleve me kopenë e tij, të gjitha shtresat pa marrë parasysh profesionet apo zanatet që ata i ushtrojnë, të mundohen që përmes veprimtarisë dhe kontributit të tyre të bëjnë të pamundurën, dhe të fillojnë të mendojnë se vërtetë nuk dimë asgjë.

Nuk mund të bëjë shkencë një njeri i cili nuk di vlerën e dijes, mirëpo është burrë shteti, siç nuk mund të ketë prodhime të bollshme një bujk i cili shumë pak apo aspak nuk ka njohuri në fushën e bujqësisë dhe i njëjti, të nesërmen emërohet ministër i bujqësisë apo i arsimit, nga këta të dy do të vuajn edhe bujqët edhe shkencëtarët. Duke u munduar që të bind veten me realitetin që më rrethon, i them vetes, a thua vallë ata që bënë shkencë dhe që ende vazhdojnë të bëjnë, janë më ndryshe nga ne ?

Jo, ata ishin edhe më keq se ne, ata nuk kishin liri të të shprehurit, por hulumtuan, ata nuk e patën lehtë t’i thejnë tabutë e kohës-kishës, por menduan. Sikur edhe të gabonim, mirë do ta bënim (thënie e një profesorit tim të nderuar), sepse do tëçoheshin të tjerët (studiuesit) nga mesi i shoqërisë tonë t’a kërkojnë të vërtetën dhe të hulumtojnë për t’ia arritur qëllimit.

Ne duhet ta kalojmë fazën post-embrionale shkencore dhe të fillojmë të gabojmë, ngase ende nuk kemi filluar të gabojmë sepse në këtë fushë aspak s’punojmë.

Sa për ilustrim, përhapja e teorisë së evolucionit shkaktoi një polemikë të madhe gjatë dhe pas jetës së Darvinit, kjo polemikë vazhdon edhe sot e kësaj dite nëpër shumë konferenca shkencore. “Kishte prej atyre, toni i debatit të të cilëve ishte shkencor, por në më të shumtën ai rrënjëzohej në paragjykime fetare ose antifetare, sepse ajo shihej të binte në konflikt me rrëfimin biblik të fillimit të botës dhe lindjes së njeriut, siç jepet tek Gjeneza.

Nadim al-Jisr shkruan: “Fushata kundër Darvinit ishte aq e pamëshirshme dhe e pakursyer saqë në të morrën pjesë klerikët më të lartë evropianë, shumë shkencëtarë, politikanë dhe gazetarë, të cilët e kapërcyen etikën e diskutimit shkencor dhe kaluan në sharje, fyerje, sarkazëm dhe shkishërim. Ky sulm zgjati deri në fund të shek XIX. Peshkopi i Oxfordit, në një fjalim të mbajtur para forumit të madh shkencor britanik pohonte se Darvini kreu krimin më të pështirë kur u përpoq që lavdinë e Zotit ta kufizonte në aktin e krijimit.

Kardinali Maning thonte se Darvinizmi është filozofi barbare e cila e shpie trurin në mohimin e Hyjnisë. Dr. Behray, kryepeshkop i Melburnit, sjkroi një libër ku e sulmoi dhe e akuzoi Darvinin për përhapje herezish dhe mohim të shpalljes, ndërsa në Francë monsignor Sighor thonte se darvinizmi futet ndër teoritë më të fëlliqura, të cilat mund të zgjojnë prirjet dhe dëshirat më të ulëta ; baba i saj është ateizmi, kurse nënë poshtërsia.

Në Gjermani disa dijetarë shpallën se darvinizmi është armik i çdo ideje që gjendet në shkrimet e shenjta. Lotardet, eksponent fetar në Leipzig deklaroi se ideja e evolucionit ishte e kundërt me urtinë hyjnore, se përkujdesja mbi krijimin i takon fesë e jo shkencës natyrore. Një dijetar kishtar në Zvicër bëri thirrje për kryqëzatë kundër kësaj teorie të shtrembër.”

Në këtë rast, Darvini, pati apo nuk pati të drejtë, nuk është e jona të gjykojmë por, ajo që është e rëndësishme në këtë bujë të madhe, është fakti se edhe pas gjitha këtyre polemikave të ashpra që u zhvilluan kundër Darvinit, si teori, bëri që Evropa të lulëzojë në aspektin e medicinës apo biologjisë, dhe si rrjedhojë e kësaj, lindën edhe shumë shkenca të tjera që u munduan ta vërtetojnë të kundërtën, që d.m.th. se edhe ne po të gabonim sikur Darvini, mirë do ta kishim bërë, sepse ndoshta në emër të kundërshtimeve do të lindnin teori të cilat praktikisht do ta vërtetonin të kundërtën, ose së paku do të dinim se nuk dimë asgjë.

Shkenca është një proces[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga e gjithë ajo që u tha më sipër, na ndihmon të kuptojmë faktin se shkenca është një proces dhe se peripecitë për lindjen e shkencave janë të pafundme dhe të mundimshme, kështu së paku na tregon përvoja e historisë së shkëncës.

Ne shohim se në një pikë të historisë kanë dalë ata, që thejsht ishin të interesuar për t’i ditur disa problem në atë mënyrë, që nuk i dinin të tjerët. “Nëse dikush e vendos veten në këtë rrugë, atëherë rreth tij zakonisht krijohet një grup pasuesish të interesuar, të cilët poashtu janë të interesuar për t’i njohur gjërat në atë mënyrë që i di Mësuesi. Le të supozojmë se ky grup njerëzish të interesuar për t’u njohur gjërat ashtu siç janë realisht, e ka krijuar një traditë.

Tradita e krijuar në këtë mënyrë gjithashtu do të emërtohet, sepse këto grupe njerëzish janë të interesuara që t’i njohin gjërat në një mënyrë të ndryshme nga tipat e tjerë të njohjes. Në këtë rast ata do t’i japin një emër d.m.th. do të prodhojnë një concept që e shpreh veprimtarinë e tyre në mënyrë që të dallohet prej veprimtarive të tjera të njohjes.” Por nuk duhet harruar fakti se e gjithë kjo veprimtari dhe ky interesim për të arritur deri tek njohja e gjërave, tregon për një process të cilit fillimi ndoshta i dihet por fundi kurrë, ngase shkenca ndryshon ashtu siç ndryshon mendimi dhe koncepti njerëzor për gjërat. “Në traditën greke p.sh, Aristoteli i dha emrin epistema shkencës; në Islam, për të emërtuar shkencën, u përdor termi fikh (të kapësh, që gjithashtu do të thotë ‘ta dish ndryshe’), pastaj u përdor termi ilm. Në traditën Perëndimore po kështu u përdor termi latinisht scientia. Koha që kalon deri te ky emërtim i veprimtarisë ndryshon nga njëri qytetërim te tjetri. Në rastin grek p.sh. u deshën pothuaj 500 vjet deri kur më në fund Aristoteli erdhi te ky emër, në rastin islamik, u deshën 150-200 vjet derisa u përdor termi fikh.” Pra, e gjithë kjo është një proces ku kërkohet jo vetëm një bashkësi shkencore që t’i vendos shkencat, por edhe vetë natyra e aftësive tona njohëse, që në rastin tonë, për momentin bashkësia shkencore në përgjithësi nuk ekziston, këtë e them duke mos i përgjithësuar individët shkencor por që shkenca e këtyre individëve sipas Rojsit për t’u quajtur shkencë do të duhej të vërtetohej nga një grup shkencëtarësh.

Shkencën e bëjnë njerëzit, edhe ne jemi njerëz[redakto | redakto tekstin burimor]

Të flasësh për një shoqëri shkencore, sidomos në mesin e popullatës tonë, ndoshta është një temë e cila është pak sa karizmatike por jo edhe e pamundur të mendohet. Sepse deri te lindja e shkencave të ndryshme që neve na janë të njohura deri më sot, nuk erdhi papritmas por, u deshën shekuj dhe dekada të plota. Në të gjitha qytetërimet e lashta, klasike apo moderne, shkenca kaloi nëpër etapa të ndryshme, që nga etapa e aktivitetit të përfitimit të dijes e deri te formimi i vetëdijes shkencore dhe te lindja e shkencës.

Profesori Açikgenç, në këtë kontekst do të kishte thënë: “…është shumë punë e rëndë dhe kritike që të ndryshosh botëvështrimet e individëve në një shoqëri.” Megjithatë, ata që arritën t’i bënin këto ndryshime, ishin njerëzit.

Si përfundim, ç’duhet bërë ?[redakto | redakto tekstin burimor]

Për të arritur deri te një shoqëri shkencore duhet që “të kalohet nga një hapësirë jo e përshtatshme për përfitimin e dijes, drejtë një fushe të përshtatshme të përfitimit të dijes. Tani mëçdo një farë e hedhur (e mbjellë) në emër të dijes do të jep filizin e vet si dhe do të bëjë përgatitjen e një mjedisi intelektual të nevojshëm për kultivimin e shkencave të ndryshme.”

Kur në një shoqëri do të kultivohet dija dhe shkenc, në atë shoqëri do të mbretërojë interesi për për zbulime më të reja, siç shprehet Popperi: Sa më shumë që mësojmë për botën, aq më e ndërgjegjshme, aq më e detajuar dhe aq më e saktë bëhet dija sokratike për padijen tonë. Kërkimi shkencor është në fakt metoda më e mirë që të ndriçohemi lidhur me veten tonë dhe lidhur me padijen tone.”

Ne, sikurse të gjithë popujt tjerë, “…jemi të gjithë të barabartë përsa i përket paditurisë sonë të pafundme.”

Literatura[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Açikgenç, Alparslan, “Mendimi shkencor dhe barrët e tij”, botoi Logos-A, 2006, fq. 147, titulli i origjinalit të këtij libri “ Sciantific Thought and Its Burdens”/An essay in the history and philosophy of science, Fatih University Publications, Istanbul 2000.
  • Pajaziti, Ali, Fjalor i Sociologjisë, botoi: Logos-A & UEJL, Shtypi: Focus – Shkup, 2009. fq. 659.
  • “Raporti Alternativ per Gjendjen e Pakicave Kombëtare në Maqedoni”, Ohër, 2004. Përgaditja e këtij Raporti Alterrnativ është përkrahur prej:

•Minority Rights Group Inetrnational (MRG),Londër, •European Centre for Minority Issues – ECMI

  • Veliu, Galip, “Dija dhe Pavdekësia”, (Mbi strukturën e transferit të dijes shkencore në dritën e idesë së bashkësisë interpretuese të Rojsit), boton: Fondacioni i shkencës dhe kulturës “Dituria”, fq. 154.
  • Popper, Karl, “Për filozofinë dhe shkencën (referate dhe punime të përzgjedhura)” Apologjia e Sokratit”, e shkruar prej Platonit, gjykimi i Sokratit për padijen tonë, Sh.B. “Fan Noli“ Tiranë, 2009, fq. 50.
  • Mutahhari, Murteza, “Shkaqet e Animit nga Materializmi”, Kolona e botimeve FILOZOFIA-001, Shtëpia e Librit OMBRA GVG-Tiranë, 2003, fq. 147-148.
  • Açikgenç, Alparslan, “Dija dhe Shkenca në Qytetërimin Islam”, Boton: Fondacioni i shkencës dhe kulturës “Dituria”, Gostivar, 2008, fq. 63.

1. HYRJE[redakto | redakto tekstin burimor]

Dije gjithnjë ka qenë objekt i interesimit të njeriut. Njeriu që në kohët e hershme ka manifestuar dëshirën për të nxënë dituri. Kureshtja për të ditur e ka nxitur njeriun gradualisht të kërkoj mënyrën se si të arrij deri të dituria. Gjatë procesit të evoluimit të mendimit njerëzorë është paraqitur nevoja për të grumbulluar dhe sistematizuar njohurit. Kështu me kalimin e kohës shkenca ishte ajo e cila filloi të kujdesej për të ofruar diturinë për ata të cilët interesoheshin për të nxënë dije. Është fakt i ditur se për të ngritur një traditë shkencore nevojiten të përfshihen studiues të disa gjeneratave përmes një procesi të natyrshëm. Filozofia e historisë na mëson se tradita shkencore formohet duke transferuar njohurit nga një bashkësi në bashkësinë tjetër. Trashëgimia kulturore nga kulturat dhe civilizimet e më parme i ndihmon rrjedhës së formimit të traditës shkencore. Nëse marrim parasysh përvojën e traditës shkencore të antikitetit grek, traditën islame dhe perëndimore do të vërejmë se te secila nga këto tradita procesi i konstituimit të traditës shkencore ka zgjatur me shekuj.

Tradita shkencore në shoqërinë shqiptare është shumë e varfër. Në të vërtetë është shumë vështirë që të diskutohet për ndonjë traditë shkencore në shoqërinë tonë. Ballkani në tërësi e në veçanti shqiptarët janë duke i vuajtur tejmase pasojat e mendësisë së sistemit komunist. Tek shqiptarët tendenca për arsimimin e detyruar kombëtarë është vonshme në krahasim me shoqëritë e zhvilluara. Një veçori e shoqërive moderne është arsimimi kombëtarë i detyruar. Institucionet arsimore tek ne kanë një ditëlindje shumë të re, sidomos në Kosovë dhe Maqedoni. Kur kësaj i shtohet edhe mendësia e trashëguar nga shkenca e monopolizuar në të kaluarën si dhe projeksioni i ndërtimit të shkencës në shërbim të realizmit socialist, shpresa për të diskutuar për një traditë shkencore në shoqërinë tonë mbetet vetëm një vullnet i mirë.

Punimi seminarik: “Tradita shkencore” nga lënda Sociologji e Shkencës, synon të shpjegoj kuptimin e togfjalëshit “traditë shkencore”. Gjithashtu do të mundohem që të argumentoj idenë për nevojën imediate që ka shoqëria shqiptare dhe rajoni i Ballkanit për ta kultivuar një epistemologji të re në shkencat universitare. Aprovimi i Kartës së Bolonjës nga Universitetet tona është dritë jeshile se vetëdijesimi në këtë drejtim është i detyruar. Parimet e Kartës së Bolonjës janë një shans i mirë për perspektivën integruese të shoqërive tona në përgjithësi, e në veçanti në fushën e arsimimit. Kjo e shton kurajën për të vendosur bazat për një traditë shkencore të mirëfilltë larg ideologjizimeve dhe ndërhyrjeve të koncepteve në dukje shkencore, por në brendësi përmbajnë përkufizime që shndërrohen në armik të dijes dhe shkencës siç janë: “objektivizmi”, “metoda objektive”, “shkenca pozitive”, “metoda empirike”, “shkenca ekzakte”, etj.


TRADITA SHKENCORE (Nga Nexhmedini-Preshevë)[redakto | redakto tekstin burimor]

Çka nënkuptojmë me dijen ?[redakto | redakto tekstin burimor]

Përkufizimet për dijen janë të shumta. Përderisa janë të shumta disa edhe munden me qenë të gabuara, por, duhet të pranojmë se disa nga këto definicione munden me qenë më afër të vërtetës. Sipas, Rosentalit: “ekzistojnë rreth 380 përkufizime të dijes të dhëna vetëm nga myslimanët”. Varësisht nga tradita dija është emërtuar me emra të ndryshëm. Kështu:” …në traditën greke Aristoteli i dha emrin epistema shkencës; në Islam së pari, siç do të shohim, u përdor për të emërtuar shkencën termi fikh (të kapësh, të rrokësh, që gjithashtu do të thotë ‘ta dish ndryshe’), pastaj u përdor ‘ilm;. Në traditën shkencore perëndimore po kështu u përdor termi latinisht scentia”.

Në thelb dija është e rrezikuar nga tendenca e autoritetit të tipit “unë dijë”, apo “unë mendoj”. Do të thotë nuk duhet dija të ketë karakter autoritarë. Shpesh herë këto autoritete të ngritura në emër të dijes bëhen armiq kryesorë të dijes. Le të sjellim gjenialitetin e Sokratit i cili është shembulli më i mirë kundër ngritjes së autoritetit në fushën e dijes. Thënia e Sokratit “Unë e di se nuk di pothuajse asgjë, dhe këtë zor se e di” , nuk tregon paaftësinë e Sokratit karshi sofistëve. Sofistët ishin ata që pranuan gjenialitetin e Plakut të urtë, por Sokrati mbetet një shembull i cili eliminon pengesën e quajtur autoritarizëm i dijes. Sipas Karl Poperit: “Është kundërshtimi se dija në kontrast me jam ‘i mendimit, kam opinionin’ apo me ‘supozoj’ është në thelb autoritare dhe se gjithashtu gjuha në përdorim të përgjithshëm e mbështet këtu tezën për karakterin autoritarë të dijes.”

Sipas Poperit, koncepti klasik i dijes, përfshinë të vërtetën dhe sigurinë e të diturës; gjithashtu se ne duhet të zotërojmë patjetër arsye të mjaftueshme për ta quajtur atë të vërtetë.

Kërkimi i dijes[redakto | redakto tekstin burimor]

Dija ose njohja na mundësojnë që të njohim brendësin e gjërave, për të zbuluar natyrën e vërtetë të gjërave. Një mendim i tillë për të kërkuar ta panjohurën natyrshëm na detyron që të hulumtojmë vetë nocionin e njohjes. Kështu: “Ndoshta zhvillimi më i rëndësishëm në këtë mënyrë është theksi që vihet te dija, por jo në përgjithësi, më tepër të njohja si koncept. Kjo natyrshëm do të na çoj të hulumtojmë vetë nocionin e njohjes.”

Rreth nxënies së dijes janë zhvilluar diskutime të shumta. Në të vërtet njohja ka qenë objekt i të gjithë hulumtuesve të cilët shprehnin mendimet e tyre se si të arrihet deri te dija dhe burimet e dijes. Disa mendimtarë mendonin se njohja mundë të arrihet vetëm përmes përvojës. Loku, Berkli dhe Hjumi konsiderohen filozofët empirist anglez. Xhon Loku mendonte se njohja duhej të mbështetet mbi vëzhgimin që kufizohej me përvojën. Kjo na shpie drejt përfitimit të dijës përmes metodës empirike. Të njëjtin mendim e përmbanin edhe Bekoni e Hobsi. Metoda empirike ka lënë një ndikim të konsiderueshëm në hulumtimet e tyre, dhe mu për këtë u quajtën filozof empirist. Loku mendonte: “ ... se mendja njerëzore ka aftësi për të zbuluar natyrën e vërtet të universit”.

Xhon Loku, gjithashtu thoshte: “ Qëllimi ynë i njohjes është i kufizuar nga përvoja e jonë. Në pamje të par ky nuk është një vështrimi i ri, pasi shumë të tjerë para tij e kishin thënë të njëjtën gjë. Si Bekoni ashtu edhe Hobsi mendojnë se njohja duhet të mbështetet mbi vëzhgimin, dhe sipas kësaj ideje, ata duhej të quheshin empirist.”

Një faktorë evident në kërkimin e dijes është liria e të menduarit. Prandaj shumë filozof e kanë konsideruar lirinë kusht themelorë në kërkimin e dijes. Për nga natyra të gjithë njerëzit dëshirojnë të dinë. Natyra i zbuloi misteret e veta njeriut vetëm atëherë kur njeriu tregohej i vendosur për të zbuluar të panjohurën. Edhe pse në parim njeriu është i lirë për të menduar, kjo nuk do të thotë se kjo liri në raste të caktuara edhe nuk shtypet. Nëse nuk shtypet plotësisht, ajo sigurisht se mundë të shtypet gjerësisht. Pengesë për shtypjen e lirisë është mendimi kritik. Kultivimi i mendimit kritik është një vlerë e çmuar kundër shtypjes së mendimit të lirë. Poperi ngritet kundër Spinozës kur flasim për shtypjen e mendimit të lirë. Sipas Karl Poperit : “Spinoza vetëm e përcolli idenë e Kantit kur argumentonte se ideja e lirisë është e patjetërsueshme, që tirani kërkon të na rrëmbejë, por që nuk mund të na rrëmbejë kurrë.

Nëse nuk shtypet e tëra, liria mendimit mund të rrezikohet si e tillë. Bazë e lirisë së mendimit është shkëmbimi i lirë i mendimeve. Prandaj diskutimi kritik është themeli i mendimit të lirë të individit. Në këtë kontekst liria e plotë e mendimeve është e pa mundur pa lirinë politike.

Tradita shkencore[redakto | redakto tekstin burimor]

Tradita shkencore është një proces e cila nuk mund të krijohet aty për aty. Objekt i traditës shkencore është dija dhe zhvillimi i saj nëpër periudha të caktuara e ndihmuar edhe nga rrethanat shoqërore historike për t’u formuar një traditë shkencore. Prandaj: “Për të ngritjen e një shkence zakonisht përfshihen shumë studiues, të cilët përbëjnë një grup uniform, që mund të quhet shkencë”.

Nëse vjen një moment kur njeriut interesohet për të ditur gjërat që nuk kanë ditur të tjerët. Dhe kështu tubohen njerëz rreth tij që dëshirojnë ti njohin gjërat në atë mënyrë që i di Mësuesi. Dhe kështu fillon të krijohet një traditë nga këta njerëz ku secili në mënyrë të vet mundohet t’i njoh gjërat.

Pasi të krijohet kjo traditë e njohjes vjen faza kur duhet të emërtohen gjërat sepse ky grup i njerëzve dëshiron t’i njoh gjërat ndryshe nga jo që i kanë njohur të tjerët. Dhe kështu lindi nevoja e për emërtimin edhe të vetë dijes si e tillë. Në secilën traditë kemi emërtime të ndryshme që i vendosen njohjes. Aristoteli shkencën e quajti epistem. Tradita islame në fillim do ta quaj fikh më vonë përdoret ilm. Tradita perëndimore do ta quaj me termin latin scentia.

Ekziston një thurje në mes dijeve që krijojnë traditën. “Edhe vetë shkenca është një traditë. Hulumtimet e kohës aktuale duke u mbështetur në ato të kaluarës, duke u nisur nga pika problematike që kanë arritur ato.”

Lindja e një skeme konceptuale shkencore brenda një shoqërie të dhënë të çon te tradita shkencore. Prandaj vetë nocioni i një tradite shkencore të tregon se ka një bashkësi shkencore.

Është diçka që dihet kur flasim për lindjen e traditës shkencore. Duhet të plotësohen disa kushte në një shoqëri që të lulëzoj shkenca dhe arsimi. Për këtë arsye e quajmë të nevojshme t’i studiojmë, me qëllim të reagojmë se duhet të kenë qenë disa kushte në nivelin shoqërorë, e të gjitha aspektet, për lindjen e diturisë në një shoqëri të dhënë. Këto kushte mundë të ‘quhen edhe shkaqet kontekstual’ për lindjen e shkencës. Dhe natyrisht nën prizmin e këtyre shkaqeve kontekstuale marrim shembuj të veçantë se si është zhvilluar tradita brenda tre qytetërimeve ku shkenca është lëvruar, si disiplinë e pavarur: greke, perëndimore dhe islamike.

Tradita shkencore mundëson transmetimin e dijes në gjeneratat vijuese. Kjo bëhet në kontekstin ku epistemologjia, logjika dhe metafizika takohen në një rrugë të vetme. Kështu: “ ... ajo reflekton, shkurtë thënë, problemin e dijes shkencore si problem transferues midis gjeneratave të shkencëtarëve, në kontekst ku epistemologjia, logjika dhe metafizika takohen në një rrugë të vetme. Andaj, vepra jonë nuk duhet trajtuar si një studim teologjik; e kundërta e kësaj ajo është një studim epistemologjik për problemin të cilin ne si zakonisht e quajmë ‘transferim të dijes’”.

Për një epistemologji të re shkencore në shoqërinë shqiptare[redakto | redakto tekstin burimor]

Nuk mund të flitet për një traditë shkencore te shqiptarët. Rrethanat shoqëroro historike nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptarë nuk kanë krijuar kushte për kultivimin e një tradite të mirëfilltë shkencore. Shqiptarët ende nuk kanë krijuar stabilitet politik dhe ekonomik që do të ishte bazament i formimit të traditës shkencore. Pavarësia e cunguar e Shqipërisë, dhe më vonë rreshtimi i saj për krah bllokut lindorë komunist, Kosova pas shumë përpjekjeve filloi të njihet nga Bashkësia Ndërkombëtare si shtet dy vitet e fundit, statusi i pazgjidhur i shqiptarëve në ish – Jugosllavi e kanë vështirësuar terrenin për të krijuar një traditë shkencore. Nuk është vetëm aspekti politik, i cili ka penguar krijimin e një tradite shkencore, sepse edhe përkundër këtyre kushteve të disfavorshme politike kishim institucionet e arsimit ku kultivohej dija. Mendësia e krijuar në të kaluarën është pengesa kryesore e hapërimit të shoqërisë tonë drejt emancipimit shkencorë, kulturorë, politik. Në fushën e dijes metodat e aplikuara gjatë sistemit të kaluar kanë ndikuar që të mbetemi jashtë rrjedhave dhe aplikimit të programeve më të avancuara në kërkimin e dijes.

Nuk mund të paramendohet suksesi i një institucioni shkencorë nëse nuk është i lirë nga ndërhyrjet të çfarë do lloj natyre qofshin ato, politike, ideologjike, të natyrës ekonomike etj.

Diskutimi kritik, themel i mendimit të lirë[redakto | redakto tekstin burimor]

Shoqëria shqiptare nuk e ka të kultivuar sa duhet mendimin kritik. Mungesa e mendimit kritik është shkaku kryesorë i mungesës së modeleve të reja në hapsirën shkencore në shoqërinë tonë. Mendimi kritik është arsyeja e cila e çliron njeriun nga dremitja e dogmatike siç e quan Kanti. Karl Poperi këtë e kishte parasysh kur deklaroi për veten si një “ilimunist i kulluar”. Sipas tij: “... kur deklarohem ilimunist i kulluar, nënkuptoj atëherë edhe diçka më shumë. Unë mendoj atëherë për shpresën e një vetçlirimi nëpërmjet dijes, shpresë që e frymëzoi Pestalocin, dhe për nevojën që të shkëputemi nga dremitja dogmatike, siç e quajti Kanti”. Kultivimi i pavarësisë mendore shpien drejt dedogmatizimit të institucioneve tona shkencore ku merret dija. Institucionet tona arsimore nuk janë treguar të hapura ndaj mendimit kritik. Mundë të themi se provokimin për të formuar mendimin e lirë ende e shikojnë me mosbesim dhe të panevojshëm në procesin e reformimit të programeve arsimore për të futur një epistemologji të re në terminologjinë shkencore. Duke mos e konsideruar diskutimin kritik themel të mendimit të lirë, institucionet arsimore në shoqërinë shqiptare vazhdojnë të mbeten modele ku aplikohet metodologjia shkencore e mbetur nga e kaluara në disavantazh me aplikimin e metodologjive në shoqëritë moderne. Sot kemi institucione arsimore që para se të paraqesin modele që na mundësojnë të përfitojmë nga traditat shkencore moderne, ato shërbejnë modele të ngjyrosura sipas dëshirave ta politikës ditore. Kështu, institucionet tona arsimore vazhdojnë të na paraqiten si modele të reja politike. Dija që kultivohet nëpër këto institucione vendoset në funksion praktik të modelit të politikës ditore. Dhe kështu: “Pushteti abuzon dhe përdhunon, deri në shkallën sa shkelja e çdo norme është normalizuar. Kurse viktima e këtij abuzimi dhe përdhunimi, viktima që paguan dhe do ta paguaj në vazhdimësi çmimin e shkeljeve dhe përdhunimeve, ofshan, ankohet, dhe aspak fshehurazi. Drama e vërtetë e pushtetit të korruptuar nuk janë vetë aktet e pështira të pushtetit, por është shndërrimi i ofshamës dhe ankesës së viktimave të tij në spektakël, në paradigmën kulturore të shoqërisë.”

Shkenca shqiptare ende vuan nga terminologjia shkencore e cila është rrënjosur thellë në mendësinë e elitave dominuese intelektuale të cilat në rrjedhat bashkëkohorë konsiderohen “armiq të shkencës” me synim për ta robëruar mendimin kritik dhe për ta vendosë në shërbim të politikës ditore. Studiuesi, Artan Fuga mendon se ne ende nuk mundë të lirohemi nga disa nocione që mbeten të vjetruara në qarqet serioze të hulumtimeve shkencore. Sipas tij: “ Fjalë disi të kapërcyera në fjalorin shkencor të sotëm, si «e vërteta objektive», «pasqyrimi i realitetit», «shkaku», «ligji fizik», «ligjësia e domosdoshme», «ligjësia historike», «substanca», «universaliteti», «objekti», etj., ende mbeten sundimtare të vjetruara në kuptimin që u jepet rrjedhave të mendimit në shumë fusha të shkencave universitare te ne.”

Në hapësirat tona ende diskutohet për autonominë universitare. Për vet faktin që diskutohet në këtë aspekt mundë të përfundojmë se universitetet në shoqërinë tonë drejtohen për mes diktateve. Kjo në masë të madhe rrezikon cilësinë e punës shkencore. Autonomia universitare në thelb nënkupton idenë e zgjedhjes së drejtuesve nga vetë komuniteti universitarë. Edhe pse modeli autonom si një organizim shoqërorë demokratik nuk mundë të jetë i përkryer megjithatë është më i mirë se një organizim autoritarë që synon të përcaktojë kuadrin universitarë nga qarqe jashtë universitare. Kështu: “Nga ana tjetër, sepse vetë modeli autonom, si çdo model tjetër organizimi shoqëror demokratik, nuk mund të jetë i përkryer. Ai shoqërohet me probleme të natyrshme. Por, gjithmonë është më i mirë se një organizim autoritar i varur nga faktorë jashtëuniversitar. Në fund të fundit, universitetet e kulturës anglo-saksone, japoneze, nordike dhe ato mesdhetare, maja e prodhimit të sotëm intelektual botëror, e kanë pohuar fuqishëm edhe idenë e zgjedhjes së drejtuesve nga vetë komuniteti universitar”.

Rreziku edhe më i madh që cenon autoritetin e institucioneve arsimore është kur kjo logjikë e ndërhyrjeve nga qarqet jashtë universitare për ta diktuar politikën drejtuese të institucioneve të arsimit shndërrohet në funksion institucional. Atëherë rrezikojmë që universitetet tona të shërbejnë për “makineri e mobilizimit partiak” siç e quan sociologu Besnik Pula në analizën e tij që i bënë situatës momentale në Universitetin e Prishtinës. Sipas tij: “ ... kjo dukuri, përveç që shpreh këtë lloj logjike shoqërore, ka gjithashtu funksion institucional. UP-ja tashmë, nga një institucion universitar, është shndërruar në një makineri mobilizimi partiak. Dallimi midis pushtetit, kryesive partiake dhe profesoriatit është vetëm dallim formal – në praktikën substanciale, ata janë pjesë e së njëjtës strukturë”. Shikuar në këtë kontekst as që guxon që të mendohet për të vendosur kontroll të çfarë do natyre mbi dijen. Sepse tendenca për të kontrolluar dijen vetvetiu shpien drejt ideologjizimit të shkencës. Shkenca në natyrën e vet nuk e pranon ideologjizimin sepse nëse ajo ideologjizohet atëherë nuk mbetet shkencë që i referohet argumentit por shndërrohet në diskutime spekulative të tipit të sofistëve antikë. Kështu që: “Asnjë kontroll administrativ dhe politik nuk mund të vendoset mbi dijen sepse, duke mbetur në çdo rast brenda mendjes të atij që e ka prodhuar, dija e vërtetë, nëse komandohet administrativisht, shfaqet së jashtmi krejt e tjetërsuar. Në vend të saj, nuk prodhohet dhe transmetohet për shoqërinë veçse një lloj ideologjie e gënjeshtërt që është shumë larg dijes autentike”.

Rinovimi i metodologjisë së shkencave[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjendja aktuale në institucionet tona arsimore na detyron të diskutojmë për nevojën e ndryshimeve në spektrin e administrimit dhe veprimtarisë universitare. Marrëdhënia politik shkencë duhet të analizohet nga këndi e depolitizimit të shkencës nga politika ditore dhe vendosjen e politikës në shërbim të hulumtimit shkencorë. E tëra kjo që u përmend, nuk guxon që të na shmangë nga pika kulmore që kërkon urgjentisht ndryshim. Ajo është ngritja e shkencës universitare në nivele tjera, shumë më të larta se sa ku e kemi gjendjen sot. Sipas studiuesit Prof. Artan Fuga: “Sado që diskutohet shumë për mekanizmat e administrimit të veprimtarisë universitare, sepse në fakt ka një mal me probleme të mbledhura prej vitesh, një grumbull shqetësimesh të tanishme që kërkojnë drejtim, përsëri, në thelb, nuk duhet harruar se themelore është ndryshimi i përmbajtjes së shkencave universitare si edhe ngritja e mësimit dhe shkencës universitare në nivele të tjera, shumë më të larta ngase janë sot.”

Në rend të parë duhet të mendohet për ndryshimet që do të bëhen në fushën e shkencave human. Kjo dot thotë se është i pashmangshëm orientimi ynë drejt futjes së metodologjisë së re duke praktikuar një epistemologji të re në shkencat universitare , në disiplinat si shkencat humane, shkencat sociale dhe shkencat e natyrës. Nëse flasim për një rinovim të metodologjisë shkencorë atëherë: “ E kemi fjalën këtu, veç të tjerash, sidomos për rinovimin e metodologjisë së shkencave, nëse duhet thënë ndryshe, të epistemologjisë të shkencave universitare, në lëmenj të tillë si shkencat humane, shkencat sociale, si edhe shkencat e quajtura të natyrës.

Historiografia jonë në të kaluarën ishte tepër e ideologjizuar, sidomos gjatë periudhës së sistemit monist. Nuk është diçka e panjohur se i tërë aparati shtetërorë në bllokun komunist, pra edhe në shoqërinë shqiptare, bile me versionin më të egër të diktaturës staliniste, shkencën dhe hulumtimin shkencorë e kishte vendosur në shërbim të vërtetës së partiokracisë komuniste. Në këtë aspekt edhe shumë të vërteta historike ishin ndryshuar për t’i shërbyer orientimeve programeve drejt një real socializmi si në letërsi, histori, filozofi etj. Prandaj nuk është çudi kur te ne ende vlojnë debate për hartimin e teksteve shkollore p. sh. nga lënda e historisë dhe problemet që dalin me emëritmet e ngjarjeve historike, ndodh që një figurë në një periudhë të caktuar të mitizohet dhe paraqitet “heroike” përderisa studime serioze flasin për të njëjtën figurë nga një këndvështrim krejt tjetër. Fjala vjen figura si mbreti Zog, Avni Rrustemi, Esat Pasha etj. Në Shqipëri ende nuk ka një ujdi rreth datës së çlirimit. Në Kosovë, ka përpjekje që të shtrembërohet kontributi dhe veprimtaria e dy figurave kryesore historisë bashkëkohore; të sakrificës së komandantit të UÇK – së Adem Jasharit dhe rolit të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Shkenca shqiptare nuk ka ndonjë studim serioz pse Evropa ka një trajtim tjetër për sa i për ketë liberalizimit të vizave për Shqipërinë, Kosovën, dhe Bosnjën ndërsa për disa vende tjera në këtë drejtim ritmi është përshpejtuar. Është shtuar numri i vetëvrasjeve në periudhën e tranzicionit, janë paraqitur disa dukuri që meritojnë hulumtime serioze si korrupsioni, pozicioni konjukturalisht i shqiptarëve, çështja e sovranitetit të cunguar në Kosovë, pavarësia e mbykqyrur, dekonstruktimi i miteve etj. Nuk ka studim rreth profilizimeve të koncepteve të majtës dhe të djathtës, a duhet të bëjmë shkencë kombëtare apo universale, sepse shkenca nuk njeh etnonacionalizëm ajo i përmbahet principit të kultivimit të mendësisë universale etj. Nëse gjithë kësaj ia shtojmë edhe debatin mbi identitetin e shqiptarëve me të gjithë përbërësit e vet në epokën e integrimeve evropiane që është mjaft i ndjeshëm, përveç tjerash edhe për shkak të shumësisë fetare brenda identitetit shqiptarë.

Të gjitha këto që u përmendën kërkojnë një qasje tjetër të hulumtimit shkencorë. Kjo do të thotë se shoqëria shqiptare duhet të krijojë një traditë tjetër shkencore duke u liruar nga konceptet e kaluara të rrënjosura thellë në njëmendësinë tonë si pasojë e trashëgimisë nga e kaluara, me një numër jo të vogël të çështjeve të pazgjidhura.

Model i ri i shkencëtarit[redakto | redakto tekstin burimor]

Studimet epistemologjike nuk janë të lehta. Ato kërkojnë një model të hulumtuesit të ri me një formim të specializuar në fusha të veçanta. Duhet të ekzistoj një vullnet për të arritur një nivel të arsimimit që do të mundësonte formim të përgjithshëm intelektual. Në analizën e përmendur studiuesi Artan Fuga thotë: “Troç, pa një formim të specializuar, ato janë të palexueshme sado i shquar të jetë shkencëtari përkatës i një fushe të veçantë. Ndërkaq, ne nuk kemi shkollë të logjistikës dhe specialistët e saj janë pothuajse të paqenë. Latinishtja dhe greqishtja e lashtë, bazat linguistike të logjikave të shkencave të sotme, janë krejtësisht të fshira nga programet tona mësimore në nivel të formimit të përgjithshëm”.

Është e nevojshme që të futet një formë re e të menduarit, që të formojmë kapacitete intelektuale ku ndryshe do të rezononim drejt metodave të reja të hulumtimit shkencorë. Kështu: “Në këtë mënyrë, jemi ende shumë larg kapaciteteve intelektuale për të menduar jo më sipas logjikës formale aristoteliane, por duke e pajisur e zhvilluar atë me të gjitha arritjet e epistemologjikes postaristoteliane”.

Duhet t’i ikim objektivizmit natyralist të faktit e për të shkuar drejt një bashkëveprimi të pashmangshëm psiko-fizik midis botës së fenomeneve dhe subjektit njerëzor.

Është e nevojshme që të futim: “kuptimësinë jo vetëm atomike, me pika të veçuara konceptuale, por edhe atë në formë fushash bashkëveprimi ndëraktiv në shkencat e sotme, sociale, humane etj”.

Hulumtuesi i ri shqiptarë duhet të tregoj prirje duke kaluar nga botëkuptimi se e vërteta është objektive. Në të vërtetë është subjekti ai që e interpreton objektin. Aq më tepër këtë të “vërtetë objektive” në kohën moderne e zbërthen intersubjektivizmi, një bashkësi e subjekteve që lenë për të kuptuar mundësin për të arrit te e vërteta në rrugë më të sigurta.

PËRFUNDIM[redakto | redakto tekstin burimor]

Dija ka qenë objekt i interesimit të njeriut qysh nga kohët e lashta. Që kur njeriu filloj të mendoj rreth gjërave që e rrethojnë atë, ai u interesua të njoh substancën dhe origjinën e atyre gjërave. Ky interesim për dijen në vazhdimësi, bëri që të krijohet edhe tradita shkencore. Dëshira për të nxënë dijen e krijoi traditën shkencore që më pastaj shkaktoi transferimin e dijes te gjeneratat vijuese.

Punimi seminarik “Tradita shkencore”, është menduar të argumentoj mënyrën e lindjes së një tradite shkencore. Natyrisht është dashur të kalojnë gjenerata të tëra për t’u formuar një traditë shkencore. Rrethanat shoqëroro historike dëshmojnë se jo të gjitha traditat shkencore kanë pasur dinamikën e njëjtë në rrugëtimin e formimit të tyre. Këtë mundë ta vërejmë te tradita shkencore greke, perëndimore, islame që nuk ka qenë objekt studimi i këtij punimi seminarik. Pjesë e veçantë e këtij punimi seminarik është edhe tradita shkencore shqiptare. Jemi munduar ta shtrojmë tezën se është e vështirë të flitet për një traditë shkencore shqiptare duke i përmendur edhe arsyet që kanë diktuar pse të mos kemi një traditë shkencore në shoqërinë tonë. Gjithashtu tezë e këtij punimi seminarik ka qenë edhe nevoja e ushtrimit të një qasje të re epistemologjike në universitetet dhe institucionet arsimore në shoqërinë shqiptare.

Është e domosdoshme që elita dominuese intelektuale të lirohet nga përkufizimet e rrënjosura në korpusin intelektual shqiptarë si “dije objektive”, “metoda pozitive”, “shkenca ekzakte” etj. Kjo nënkupton se shoqëria shqiptare duhet të krijojë një traditë tjetër shkencore duke u liruar nga konceptet e kaluara të rrënjosura thellë në njëmendësinë tonë si pasojë e trashëgimisë nga e kaluara, me një numër jo të vogël të çështjeve të pazgjidhura.

Mendoj se duhet t’i jepet përparësi subjektivizmit dhe intersubjektivizmit në interpretimin e dijes, duke dhënë rast që procesi i verifikimit të teorive shkencore të na ofrohet në rrugë më të sigurta dhe më të kuptueshme.

LITERATURA[redakto | redakto tekstin burimor]

1. Açikgenç, Alparslan. Mendimi shkencorë dhe barrët e tij, Logos – A. Shkup, 2006

2. Popper, Karl. Për filozofinë dhe shkencën, Fan Noli, Tiranë, 2009

3. Veliu, Galip. Dija dhe Pavdeksija, Dituria, Gostivar, 2009

4. Ozkëpënar, Jëllmaz, Kultura dhe qytetërimi, Logos –A. Shkup, 2003

5. Stumpf, Enoch, Samuel. – Filozofia, Historia & Problemet, Toena, Tiranë

6. Besnik Pula, “UP – si model politik”, Koha ditore, 27 shkurt 2007.

7. Artan Fuga, “Për një epistemologji të shkencave universitare”, 07 nëntor 2009. Faqja elektronike: www.standart-al.com

8. Artan Fuga, “Zgjedhjet thelbi i autonomisë universitare”, 12. 02. 2006. Faqja elektronike: www.studentet.info