Republika Popullore e Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Diktatura në Shqipëri)
Shko te: navigacion, kërko
Republika Popullore e Shqipërisë
Shqipëri

1946–1992
Flamuri Stema
Motoja
"Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni!"
Himni
Himni i Flamurit
Kryeqyteti Tirana
Gjuhë shqipja
Qeveria Hoxhaizmi, Lenninismi, Shtet Socialist
Secretare e parë
 -  1946-1985 Enver Hoxha
 -  1985-1991 Ramiz Alia
Kryeminister
 -  1946-1954 Enver Hoxha
 -  1954-1981 Mehmet Shehu
 -  1982-1991 Adil Çarçani
Legjislatura Kuvendi i Shqipërisë
Periudha historike Lufta e ftohtë
 -  Established 1946
 -  Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, 1992 1992
Sipërfaqja
 -  1989 28.748 km² (11.100 sq mi)
Popullsia
 -  1945 est. 1.122.044 
 -  1989 est. 3.182.417 
Valuta Leku Shqiptar
Kujdes: Vlera për parametrin "emri_dhanore"|- style="font-size: 85%;" Kujdes: Vlera e specifikuar për "kontinenti"

Republika Popullore e Shqipërisë ishte emërtimi zyrtar i shtetit në Shqipëri nga 1946 deri në 1976. Kushtetuta e 1976-s e ndryshoi në Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, i cili ishte emërtimi zyrtar i vendit nga 1976 deri në 1991.

Flamuri i Shqipërisë prej 1945 - 1992
Stema i Shqiperisë prej 1945 - 1992

Pas përfundimit te Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare(LANÇ), ku forcat partizane, te drejtuara nga komunistët me në krye Enver Hoxhën, dolen fituese, Fronti Demokratik, ku ishin të përfshira këto forca,mori në dorë qeverisjen e vendit të sapo çliruar duke vënë disa detyra kryesore që ishin:

1.Eleminimi i kudërshtarëve politike që mund të rrezikonin pushtetin e frontit,sic ishin përkrahësit e Ballit Kombëtar,Legalistet e Monarkistët.

2.Mbajtja e zgjedhjeve për Asamblene e re Kushtetuese ku do miratohej dhe qeverisja e re bashkë me kushtetutën.

3.Reformat ekonomike,në bujqësi e industri ku kryesisht iu dha rëndësi zhvillimit te industrisë të rëndë dhe ekonomia planifikohej ne bazë të planeve me afat 5 vjecar.

4.Përhapja e propagandës socialiste dhe afrimi me shtetet e Europës lindore që formonin bllokun Socialist.[1]

Enver Hoxha në krye të shtetit[redakto | redakto tekstin burimor]

Enver Hoxha (16 tetor 1908 - 11 prill 1985) ishte udhëheqësi komunist i Shqipërisë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985, si Sekretar i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Ai shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë, 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes.

Periudha 40 vjeçare e sundimit të tij, u karakterizua nga eliminimi i opozitës, dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga policia dhe Sigurimi i Shtetit (policia sekrete). Gjithashtu, diktatura komuniste, u karakterizua nga metodat staliniste të asgjesimit të bashkëpunëtorëve të tij, që kërcënonin pushtetin e tij personal.

Regjimi i Hoxhës, pas viteve 1970 u karakterizua nga ndjekje strikte e ideologjisë anti-revizioniste Marksiste-Leniniste. Pas ndarjes me Maoistët, gjatë viteve 1976–1978, disa parti Maoiste u deklaruan Hoxhaiste. Në ditët e sotme Konferenca ndërkombëtare e partive dhe organizatave marksiste-leniniste (Hoxhaiste) një fraksion me pak ndjekës, është grupimi më i njohur i këtyre partive.

Vitet e fundit të jetës ishin rënduar për Hoxhën për shkak të diabetit që i ishte diagnostikuar shumë vite më parë, ai pëson një infarkt në zemër në vitin 1972, më pas një tjetër në vitin 1973, këto dy infarkte e rënduan akoma shumë shëndetin e tij. Fillimi i prillit do të shënojë edhe fundin e jetës së tij, pasi i janë paralizuar këmbët edhe goja, pëson një ishemi më 9 prill 1985 vdes më 11 prill 1985.

Nje pulle poste e asaj periudhe

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë: miratuar nga Kuvendi Popullor më 28. 12. 1976 [1]