Dinastia Xia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dinastia Xia, dinastia e parë në historinë kineze, ekzistoi nga shekulli i 21-të para erës së re deri në shekullin e 16-të para erës së re, gjithasej rreth 500 vjet dhe pati 17 mbretër nga 14 gjenerata. Sfera qendrore e sundimit të saj ishin zonat në pjesën jugore të provincës së sostme Shansi dhe në pjesën perëndimore të provincës së sotme Henan.

Dayu, themeluesi i dinastisë Xia, ishte hero legjendar, që sistemoi ujërat dhe punoi për të mirën e popullit. Sipas gojëdhënave, Dayu fitoi përkrahjen e popullit për arsye se ai sistemoi me sukses lumin e Verdhë, që përmbytej vite me radhë duke sjellë dëme të rënda, dhe më në fund themeloi dinastinë Xia. Themelimi i dinastisë Xia shënoi zëvendësimin e shoqërisë afatgjatë primitive nga shoqëria e pronësisë private. Që nga ajo kohë, Kina hyri në shoqërinë skllavopronare.

Në vitet e fundit të dinastisë Xia, gjendja politike në oborrin mbretëror ishte plot me rrëmujë dhe kontradiktat klasore në shoqëri ishin acaruar dita ditës. Veçanërisht, mbreti i fundit i saj Xia Jie, qysh nga koha e hipjes së tij në fronin mbretëror, nuk synonte për progres, bënte një jetë luksozo dhe shpenzote pa masë. Ai tërë ditën pinte raki dhe argëtohej me konkubinën e tij të përkëdheluar Meixi dhe nuk çante kokën për vuajtjet e popullit. Kush i paraqiste atij këshilla, vritej menjëherë. Prandaj, principatat e tradhëtuan njëri pas tjetrit. Shteti Shang, një nga principatat e saj, duke përfituar nga rasti, filloi luftën ndëshkuese kundër Xia Jiesë dhe, më në fund, shpartalloi ushtrinë e tij, si pasojë, Xia Jie u arratis dhe vdiq në Nançao, dhe dinastia Xia u rrëzua në këtë mënyrë.

Për shkak se materialet historike mbi dinastinë Xia janë të pamjaftueshme, ka pasur divergjenca mbi të, bile disa dyshonin nëse ekzistoi dinastia Xia. Por, në librin e famshëm historiografik《Shënime të historisë》u shënua me qartësi gjenealogjia e dinastisë Xia. Arkeologët dëshironin të zbulonin materiale kulturore të dinastisë Xia. Në vitin 1959, arkeologët filluan gërmimin e gërmadhave të dinastisë Xia, gjë që u bë preludi i veprimtarisë për gjurmimin e civilizimit Xia. Sot, shumica e shkencëtarëve janë të mendimit se “civilizimi në Erlitou”, i emërtuar me emrin e gërmadhës Erlitou në Yanshi të provincës Henan, ësxhtë objekt kryesor i gjurmimit të civilizimit Xia. Konstatohet se kjo trashëgimi kulturore ekzistoi afërsisht në kuadrin e vitit 1900 para erës së re, brenda viteve të dinastisë Xia. Materialet arkeologjike, të zbuluara deri tani, kanë nxitur fuqimisht gjurmimin e civilizimit të dinastisë Xia.

Veglat e prodhimit, të zbuluara në gërmadhën Erlitou, janë kryesisht vegla guri, por ka edhe vegla kockash, blirësh dhe guaskash, që përdoreshin asokohe. Në disa bazamente shtëpish, gropa hiri dhe mure varri, janë ruajtur edhe shenja të gërmimit të dheut me vegla druri. Populli i asaj kohe përdori ato vegla relativisht primitive për të sistemuar ujërat dhe për të zhvilluar prodhimin bujqësor, duke treguar zellin dhe mençurinë e vet. Në gërmadhën Erlitou janë zbuluar vegla bronzi, armë bronzi dhe enë bronzi të dinastisë Xia. Janë zbuluar edhe gërmadha të derdhjes së veglave të bronzit, copëra të enëve prej qeramike dhe të kazaneve të bronzit, si dhe sende prej nefriti, të përpunuara me teknikë ralativisht të lartë, stoli të zbukuruara me safir dhe instrumente muzikore prej guri, të cilat tregojnë se në atë kohë kishin marrë një zhvillim të mëtejshëm artizanati dhe ndarja e punës.

Më të vlefshmet ndër materialet historiografike janë ato mbi kalendarin e dinastisë Xia. Artikulli《Xiao Zheng e Xiasë》në librin《Ritet Dadai》është dokument shumë i rëndësishëm mbi kalendarin e dinastisë Xia. Këto materiale tregojnë se qysh në atë kohë, populli përcaktonte muajt sipas pozicionet e yllësisë Arusha e Madhe dhe ky ka qenë kalendari më i hershëm kinez. Në këtë kalendar, shënoheshin dukuritë astronomike, meteorologjike dhe fizike si dhe veprimtaritë politike në 12 muajt. Në këtë kalendar, që pasqyroi në një shkallë të caktuar nivelin e zhvillimit të prodhimit bujqësor të dinastisë Xia, janë ruajtur njohuritë më të hershme shkencore në Kinë.