Dinastia e Tudorëve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

'Dinastia e Tudorëve, është nje ndër dinastitë e shumta që sundoi Mbretërinë e Anglisë(si dhe Mbretërine e Irlandes, shtetin kukull te Anglisë). Kjo dinasti, mori pushtetin në 22 Gusht 1485, me fitoren e Henri Tudorit(Henrit VII të Anglisë), në Betejen e Fushës Bosworth, mbi Riçardin III të Anglisë(monarku i fundit i dinastive të Jorkut dhe Plantagenet). Parlamenti vazhdoi te luante funksionin e tij te dikurshem, kete institucion e perfaqesonin shtresat e reja shoqerore, te cilat e perkrahnin regjimin mbreteror.

Absolutizmit mbreteror ne Angli i doli kunder kisha, e cila mbeshteste shtresen e vjeter feudale. Per shmangien e kesaj pengese Henriku VIII (1509 - 1547) nxori ligjin per epersi ndaj kishes, duke i'u hequr e drejta Papes ne Angli.

Absolutizmi mbreteror ne Angli arriti piken me te larte gjate sundimit te Maria Tudorit (1553 - 1558), e cila njihet me epitetin si Maria Gjakatare. Kete epitet ajo e arriti per shkak te qendrimit dhe keqtrajtimit qe u bente protestanteve, te cilet u persekutuan ne menyra te ndryshme gjate regjimit te sa. Pasardhesja e saj, Elizabeta Tudor (1558 - 1603) e ndaloi konfliktin fetar mes katolikeve dhe protestanteve. Gjithashtu, ajo vendosi edhe stabilitet politik ne vend, ne Angli. Gjate periudhes (kohes) se saj Anglia i zgjeroi shume zoterimet koloniale, si ne Indi, Amerike dhe ne Irlande.