Diofizitizmi

Diofizitizmi, nga greqishtja δύο (dy) dhe φύσις (natyrë) është doktrina kristologjike, sipas të cilës, Jezu Krishti bën pjesë në dy natyra të dallueshme dhe të pandashme: në natyrën njerëzore (humane) dhe në atë hyjnore. Është doktrinë zyrtare dhe e pranuar nga shumica e riteve të krishtera, duke përfshirë Katolicizmim, Ortodoksinë, Kishën e Lindjes, Anglikanizmin, Metodizmin, Kalvinizmin dhe Luteranizmin. Megjithëkëtë, refuzohet nga kishat ortodokse orientale, të cilat i përmbahen Miafizizmit - që Jezu Krishti është i përbërë prej dy natyrash të bashkuara në një natyrë të vetme- ndërsa e refuzojnë Monofizizmin, duke e quajtur herezi së bashku me fetë e tjera kristiane.
Ata që mbështesnin formulën "dy natyra pas bashkimit" në të dyja pikëpamjet, atë kalcedoniane dhe nestoriane, quheshin diofizitë. Është e lidhur me doktrinën e bashkimit hipostatik dhe bashkimit prozopik.

Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zhvillimi i kristologjisë diofizite ishte gradual; tradita e diofizitëve dhe terminologjia e saj komplekse u formuluan si rezultat i debateve të gjata kristologjike të vazhdueshme gjatë shekullit të 4-t dhe 5-t. Disa variante të kristologjisë diofizite u shfaqën me kalimin e kohës në mësimet e Valentinusit, [1] Pavlit të Samosatës, [2] Diodorit të Tarsit, [3] Teodorit të Mopsuestisë, [4] dhe të tjerëve.
Diofizitizmi bie në kundërshtim me pikëpamjet e monofizitizmit - doktrinën se Jezui ka vetëm natyrën hyjnore, dhe miafizitizmin, doktrinën se Krishti është i përbërë nga 2 natyra: ajo hyjnore dhe njerëzore, të bashkuara plotësisht në një natyrë të vetme. Sipas përkufizimi kalqedonas të diofizitizmit, dy natyrat janë të bashkuara plotësisht dhe në mënyrë të përsosur në një Person dhe hipostazë të Jezu Krishtit, [5] të unifikuara me njëra-tjetrën dhe bashkëjetojnë në harmoni dhe pa konfuzion ose ndryshim. [6] Përkufizimi nestorian, nga ana tjetër, pohon se dy natyrat janë të bashkuara në një bashkim prozopik, në kundërshtim me bashkimin hipostatik të përpunuar nga Kirili i Aleksandrisë dhe të mbështetur nga Kishat Ortodokse Lindore. Rëndësia e diofizitizmit theksohej shpesh nga përfaqësues të shquar të shkollës Antiokiane në ndryshim nga shkolla Aleksandriane. [7]
Miafizitët mbështetën idenë e një natyre të vetme në Krishtin bazuar në kuptimin e tyre të mësimeve të Kirilit të Aleksandrisë, [8] duke përfshirë Dymbëdhjetë Anatemat e tij, përkatësisht numrin 4, ku thuhet:
"Nëse dikush do të ndajë midis dy personave apo hipostazave ato shprehje që përmbahen në shkrimet Ungjillore dhe Apostolike, ose që janë thënë në lidhje me Krishtin nga Shenjtorët, ose nga vetë ai, dhe do t'i zbatojë disa prej tyre atij si për një njeri të ndarë nga Fjala e Perëndisë, dhe do t'i zbatojë të tjerat për Fjalën e vetme të Perëndisë Atë, me arsyetimin se ato janë të përshtatshme për t'u zbatuar për Perëndinë: le të mallkohet (anatemohet)!"
Diofizitizmi u diskutua në Sinodin e Kalqedonisë në vitin 451, që hartoi Përkufizimin Kalqedonas, i cili thotë:
"Ne rrëfejmë se i njëjti Krisht, Zot dhe Bir i vetëmlindur, duhet të pranohet në dy natyra pa ngatërrim, ndryshim, ndarje apo veçim. Dallimi midis natyrave nuk u zhduk kurrë nga bashkimi i tyre, por përkundrazi, karakteri i veçantë i secilës prej dy natyrave u ruajt ndërsa ato u bashkuan në një person (prosopon) dhe një hipostazë".
Natyra (ousia) në kuptimin kalqedonik mund të kuptohet se i referohet një sërë "fuqish dhe cilësish që përbëjnë një qenie" [10] ndërsa personi (prosopon) "një individi konkret që vepron si subjekt në të drejtën e vet". [11]
Për ithtarët, bashkimi hipostatik është qendra e unitetit të Jezusit (hyjniteti dhe tiparet njerëzore të tij përshkruhen si natyra), ndërsa ata që hodhën poshtë Koncilin e Kalqedonisë e panë vetë natyrën e tij si pikën e unitetit.
Diofizitizmi është përdorur gjithashtu për të përshkruar disa aspekte të Nestorianizmit, doktrinat e Nestorit të Kostandinopojës. Tani pranohet përgjithësisht se disa nga idetë e tij nuk ishin shumë larg atyre që u pranuan përfundimisht, por mënyra e formulimit të doktrinës së Krishtit nga ana e tij është ende e diskutueshme midis kishave. [12]Kjo u bë veçanërisht e spikatur pas zbulimit të shkrimit të tij teologjik dhe apologjetik Pazari i Herakleidit, i cili ringjalli interesin për punën e tij.
Pranimi nga kisha të ndryshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas shumë debateve dhe disa koncileve (këshilleve), diofizitizmi u zyrtarizua dogmatikisht në Koncilin/Sinodin e Kalqedonisë [13] dhe Koncilin e Dytë të Kostandinopojës të vitit 553, vendimet e të cilave janë njohur e pranuar nga shumica e kishave të krishtera, duke përfshirë Kishën Ortodokse Lindore, Kishën Katolike Romake, Kishat Katolike Lindore, Kishën Anglikane dhe Kishën e Vjetër Katolike, si dhe Kishën Kalviniste, Luterane dhe të tjera besime të krishtera. Kisha antike e Lindjes e ka ruajtur kristologjinë diofizite dhe tradita të tjera të Shkollës së Antiokisë . [7]
Megjithatë, ka ende kisha që i qëndrojnë besnike doktrinës miafizite, siç është Kisha Ortodokse Orientale . [14]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "CHURCH FATHERS: Against Heresies, III.16 (St. Irenaeus)". www.newadvent.org. Marrë më 2025-06-06.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Sample, Robert L. (mars 1979). "The Christology of the Council of Antioch (268. C.E.) Reconsidered". Church History (në anglisht). 48 (1): 18–26. doi:10.2307/3163921. ISSN 0009-6407.
- ↑ GREER, ROWAN A. (1966-10-01). "THE ANTIOCHENE CHRISTOLOGY OF DIODORE OF TARSUS". The Journal of Theological Studies. XVII (2): 327–341. doi:10.1093/jts/XVII.2.327. ISSN 0022-5185.
{{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ McLeod, Frederick G. (2012-02-01). "The Christology in Theodore of Mopsuestia's Commentary on the Gospel of John". Theological Studies (në anglisht). 73 (1): 115–138. doi:10.1177/004056391207300105. ISSN 0040-5639.
- ↑ Craig, William Lane (2016). "7. Doctrine of Christ Lecture 3 Antiochean Christology (Dyophysitism)" (PDF). Reasonable Faith. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 2024-02-10. Marrë më 2024-02-10.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "What are the Hypostatic Union, Dyophysitism, and Miaphysitism?". Apologetics.Media (në anglishte amerikane). 2023-12-28. Marrë më 2024-02-10.
- 1 2 Meyendorff 1989.
- ↑ "The Dyophysite Christology of Cyril of Alexandria". The Gospel Coalition (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-02-10.
- ↑ "Catechism of the Catholic Church – IntraText". www.vatican.va. Marrë më 2024-02-10.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "The Definition of the Council of Chalcedon (451 A.D.) | Reformed Theology at Semper Reformanda" (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-02-10.
- ↑ Wagner, Christian B. (2020-11-09). "Dyophysitism: An Introduction to Chalcedonian Christology". Scholastic Answers (në anglisht). Marrë më 2024-02-10.
- ↑ Chesnut 1978, ff. 392–409.
- ↑ Loon 2009, ff. 24–29.
- ↑ "Oriental Orthodoxy « Western Prelacy". westernprelacy.org. Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2022. Marrë më 2024-02-10.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)