Diogo Jota
|
Jota në 2025 | |||||||||||||||||||||
| Të dhënat vetjake | |||||||||||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Diogo José Teixeira da Silva | ||||||||||||||||||||
| Data e lindjes | 4 dhjetor 1996 | ||||||||||||||||||||
| Vëndi i lindjes | Porto, Portugali | ||||||||||||||||||||
| Data e vdekjes | 3 korrik 2025 (28 vjeç) | ||||||||||||||||||||
| Vëndi i vdekjes | Cernadilla, Spanjë | ||||||||||||||||||||
| Gjatësia | 1.78 m (5 ft 10 in) | ||||||||||||||||||||
| Pozicionis | |||||||||||||||||||||
| Karriera me të rinjtë | |||||||||||||||||||||
| 2005–2013 | Gondomar | ||||||||||||||||||||
| 2013–2015 | Paços de Ferreira | ||||||||||||||||||||
| Karriera seniore* | |||||||||||||||||||||
| Years | Team | Apps | (Gls) | ||||||||||||||||||
| 2014–2016 | Paços de Ferreira | 41 | (14) | ||||||||||||||||||
| 2016–2018 | Atlético Madrid | 0 | (0) | ||||||||||||||||||
| 2016–2017 | → Porto (huazim) | 27 | (8) | ||||||||||||||||||
| 2017–2018 | → Wolverhampton Wanderers (huazim) | 44 | (17) | ||||||||||||||||||
| 2018–2020 | Wolverhampton Wanderers | 67 | (16) | ||||||||||||||||||
| 2020–2025 | Liverpool | 123 | (47) | ||||||||||||||||||
| Gjithsej | 302 | (102) | |||||||||||||||||||
| International career | |||||||||||||||||||||
| 2014–2015 | Portugalia U19 | 9 | (5) | ||||||||||||||||||
| 2015–2018 | Portugalia U21 | 20 | (8) | ||||||||||||||||||
| 2016 | Portugalia U23 | 1 | (1) | ||||||||||||||||||
| 2019–2025 | Portugalia | 49 | (14) | ||||||||||||||||||
Medaljet
| |||||||||||||||||||||
| * Club domestic league appearances and goals | |||||||||||||||||||||
Diogo José Teixeira da Silva, i njohur më mirë si Diogo Jota (4 dhjetor 1996 – 3 korrik 2025), ishte një futbollist profesionist portugez i cili luante si sulmues ose anësor. Ai njihej për finalizimin, shpjetësinë, driblimet dhe nivelin e punës në fushë.
Jota dhe vëllai i tij, André Silva, vdiqën në një aksident rrugor në Cernadilla, Spanjë, më 3 korrik 2025.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Paços de Ferreira
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I lindur në Porto, Jota iu bashkua akademisë së të rinjve të Paços de Ferreira në vitin 2013. Ai u promovua në ekipin e parë në fillim të sezonit 2014–15. Ai bëri debutimin e tij profesional më 19 tetor 2014 në një ndeshje Taça de Portugal kundër Atletico SC.[1] Jota bëri debutimin e tij në Primeira Liga më 20 shkurt 2015.[2] Ai shënoi golin e tij të parë në ligë më 17 maj kundër Académica de Coimbra.[3]
Atlético Madrid
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jota nënshkroi një kontratë me Atlético Madrid në korrik 2016 deri në mesin e vitit 2021.[4] Ai nuk luajti kurrë për klubin spanjoll. Ai u huazua fillimisht te FC Porto dhe më vonë u shit te Wolverhampton Wanderers.
FC Porto
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë sezonit 2016–17, Jota u huazua te FC Porto. Ai debutoi për klubin më 10 shtator kundër Vitoria SC. Më 1 tetor, ai shënoi një tregolësh kundër CD Nacional, tre golat e tij të parë për Porton. Ai shënoi nëntë gola dhe dha shtatë asiste në sezonin e tij të vetëm te Porto.
Wolverhampton Wanderers
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Atlético Madrid e huazoi përsëri Jotën në sezonin 2017–18, këtë herë te Wolverhampton Wanderers, të cilët luanin në Championship. Ai debutoi më 5 gusht kundër Middlesbrough. Ai shënoi golin e tij të parë për Wolves më 15 gusht kundër Hull City. Jota e përfundoi sezonin me shtatëmbëdhjetë gola në ligë, gjë që e renditi të pestin në listën e golashënuesve më të mirë. Me 99 pikë, Wolves fituan kampionatin me një diferencë të madhe.
Wolverhampton Wanderers më pas e morën Jotën me një marrëveshje të përhershme nga Atlético Madrid në korrik 2018, të cilët morën 14 milionë euro për të. Jota nënshkroi një kontratë deri më 30 qershor 2022. Ai shënoi një hat-trick për Wolverhampton Wanderers më 19 janar 2019, në një fitore 4–3 kundër Leicester City. Ai u bë portugezi i dytë që shënoi një hat-trick në Premier League, pas Cristiano Ronaldo. Jota shënoi nëntë gola dhe dha pesë asiste në sezonin e tij të parë në ligën e parë angleze. Si një ekip i ngjitur në kategorinë e dytë, Wolves përfundoi i shtati, që do të thoshte pjesëmarrje në raundet paraprake të UEFA Europa League.
Ai ishte shumë i rëndësishëm në këtë drejtim me tre gola dhe pesë asiste në gjashtë ndeshjet kualifikuese. Ai ishte gjithashtu i rëndësishëm në turneun kryesor. Ai shënoi një tregolësh në gjysmë ore si zëvendësues kundër Beşiktaş më 12 dhjetor 2019 dhe shënoi tre gola të tjerë në ndeshjen pasuese eliminatore kundër Espanyol. Jota shënoi gjithsej gjashtëmbëdhjetë gola në të gjitha garat. Pas tre sezoneve te Wolves, numri i Jotës përfundoi në 131 ndeshje, në të cilat ai shënoi 44 herë dhe dha nëntëmbëdhjetë asiste.
Liverpool
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 19 shtator 2020, Diogo Jota nënshkroi për Liverpoolin, duke marrë numrin e fanellës 20. Wolves thuhet se mori 41 milionë euro për portugezin, shumë që mund të rritet në 45 milionë euro përmes bonuseve. Ai debutoi me Liverpoolin pesë ditë më vonë si zëvendësues në ndeshjen e Kupës EFL kundër Lincoln City (fitore 7–2). Më 28 shtator, ai shënoi golin e tij të parë për Liverpoolin në debutimin e tij në Premier League, në një fitore 3–1 kundër Arsenal. Më 28 tetor, Jota shënoi golin e 10,000-të në historinë e Liverpoolit kundër FC Midtjylland. Më 3 nëntor, ai shënoi një tregolësh në një fitore 5–0 kundër Atalanta, gjithashtu në Ligën e Kampionëve. Duke vepruar kështu, ai u bë lojtari i parë liverpulian që nga Robbie Fowler në vitin 1993 që shënoi shtatë gola në dhjetë ndeshjet e tij të para për klubin. Më 22 nëntor, ai shënoi kundër Leicester City, duke u bërë lojtari i parë i Liverpoolit që shënon në katër ndeshjet e para të ligës në shtëpi. Ai u votua Lojtari i Muajit i Liverpoolit për tetorin. Më 9 dhjetor, Jota u lëndua kundër Midtjylland, gjë që e mbajti jashtë për tre muaj. Ai u rikthye në fillim të marsit dhe shënoi katër herë të tjera deri në fund të sezonit.
Ai i tejkaloi trembëdhjetë golat që shënoi në sezonin e tij të parë duke shënuar 21 herë në të gjitha garat në sezonin 2021–22. Ai ka bërë 55 paraqitje, duke përfshirë finalet e UEFA Champions League (humbur 1–0 ndaj Real Madridit), FA Cup dhe EFL Cup (të dyja kundër Chelsea dhe i fitoi të dyja). Jota humbi një pjesë të madhe të gjysmës së parë të sezonit 2022–23 për shkak të një dëmtimi në kofshë dhe pulpë, por ishte i rëndësishëm pas pushimeve dimërore me dy gola kundër Leeds United, Nottingham Forest dhe Southampton. Më 21 janar 2024, Jota shënoi dy gola dhe një asist në një fitore 4–0 kundër Bournemouth.
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Klubi | Sezoni | Liga | Kupa Kombëtare | Kupa e Ligës | Evropa | Gjithsej | ||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
| Paços de Ferreira | 2014–15 | Primeira Liga | 10 | 2 | 1 | 1 | 0 | 0 | — | 11 | 3 | |
| 2015–16 | 31 | 12 | 1 | 0 | 2 | 0 | — | 34 | 12 | |||
| Gjithsej | 41 | 14 | 2 | 1 | 2 | 0 | — | 45 | 15 | |||
| Atlético Madrid | 2016–17 | La Liga | 0 | 0 | — | — | — | 0 | 0 | |||
| Porto (huazim) | Primeira Liga | 27 | 8 | 1 | 0 | 1 | 0 | 8 | 1 | 37 | 9 | |
| Wolverhampton Wanderers (huazim) | 2017–18 | Championship | 44 | 17 | 1 | 1 | 1 | 0 | — | 46 | 18 | |
| Wolverhampton Wanderers | 2018–19 | Premier League | 33 | 9 | 3 | 1 | 1 | 0 | — | 37 | 10 | |
| 2019–20 | 34 | 7 | 0 | 0 | 0 | 0 | 14 | 9 | 48 | 16 | ||
| Gjithsej | 111 | 33 | 4 | 2 | 2 | 0 | 14 | 9 | 131 | 44 | ||
| Liverpool | 2020–21 | Premier League | 19 | 9 | 0 | 0 | 2 | 0 | 9 | 4 | 30 | 13 |
| 2021–22 | 35 | 15 | 5 | 2 | 4 | 3 | 11 | 1 | 55 | 21 | ||
| 2022–23 | 22 | 7 | 0 | 0 | 0 | 0 | 6 | 0 | 28 | 7 | ||
| 2023–24 | 21 | 10 | 2 | 1 | 4 | 1 | 5 | 3 | 32 | 15 | ||
| 2024–25 | 26 | 6 | 2 | 1 | 5 | 2 | 4 | 0 | 37 | 9 | ||
| Gjithsej | 123 | 47 | 9 | 4 | 15 | 6 | 35 | 8 | 182 | 65 | ||
| Gjithsej karriera | 302 | 102 | 16 | 7 | 20 | 6 | 57 | 18 | 395 | 133 | ||
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi:[7]
| Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
|---|---|---|---|
| Portugalia | 2019 | 2 | 0 |
| 2020 | 8 | 3 | |
| 2021 | 12 | 5 | |
| 2022 | 7 | 2 | |
| 2023 | 7 | 2 | |
| 2024 | 10 | 2 | |
| 2025 | 3 | 0 | |
| Gjithsej | 49 | 14 | |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ http://www.record.xl.pt/futebol/nacional/1a-liga/pacos-ferreira/detalhe/jota-tera-mais-oportunidades-924946.html|başlık=Jota terá&[lidhje e vdekur]#x20;mais oportunidades
- ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 3 korrik 2025.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 3 korrik 2025.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ↑ Diogo Jota is now an Atlético for the next five seasons
- ↑ "Diogo Jota" (në anglisht). World Football. Marrë më 9 korrik 2025.
- ↑ "Diogo Jota" (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 9 korrik 2025.
- ↑ "Diogo Jota". Eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 9 korrik 2025.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profili tek Uebfaqja zyrtare e Liverpoolit
- Diogo Jota – Rekordi në kompeticionet e UEFA-s
- Faqe që përdorin kutinë informuese të biografisë së futbollit me pozicion të parregullt
- Lidhja e kategorisë së Commons nga Wikidata
- Lindje 1996
- Vdekje 2025
- Futbollistë portugezë
- Futbollistë në kombëtaren portugeze
- Futbollistë në Paços de Ferreira
- Futbollistë në Atlético Madrid
- Futbollistë në FC Porto
- Futbollistë në Wolverhampton Wanderers F.C.
- Futbollistë në Liverpool F.C.
- Futbollistë në Primeira Liga
- Futbollistë në Premier League
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në UEFA Euro 2020
- Futbollistë në UEFA Euro 2024