Diskutim:Albert Einstein

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

E RENDESISHME. Ne artikull shkruhet: Albert Einstein, (shqip: Albert Ajnshtajn), (14 Mars 1879 – 18 Prill 1955) ishte një fizikant me shtetësi shqiptare i cili llogaritet si një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të shekullit XX. Ok... Fizikant me shtetsi shqiptare ?? Pse duhet te genjejme jo vetem veten por edhe tere lexuesit me nje informacion te tille? Nuk duhet te behemi gazi i botes... Une jam shqiptar vete, por perralla te tilla me bejne vetem te turperohem perpara te tjereve.

Une do e nderroj, editoj, kete fjali... kur te vendoset nje konsensus BOTEROR per nje figure BOTERORE qe eshte shqiptar, atehere le te kthehet ne versionin origjinal. Nuk duhet te behemi qesharake nderkohe qe informacioni i paraqitur ne wikipedia presupozohet te jete enciklopedik, i paaneshem, i painfluencueshem nga ndonje deshire patriotike femijenore si kjo ketu, dhe duke ju afruar sa me teper te jete e mundur informacionit te vertete.

Faleminderit. —Gurax 1 Shtator 2010 17:47 (CEST)

Po shikoni zotëri, puna është ashtu si është, shtetësia është një lloj dokumentimi. Unë nuk e di se çfarë shtetësie ka pasur personi në fjalë, por mendojë se argumenti mbi shtetësin nuk është aq i rëndësishem, pasi që ky person konsiderohet shtetas i botës. Shtetas i botës pasi që duhet të ketë pasur edhe shtetësin e Shteteve të Bashkuar, e ndoshta edhe të Zvicrës. Si do që të jetë fëmijrin e ka kaluar në rrethinen gjermane.--Kurreshtja 1 Shtator 2010 18:45 (CEST)


Po, e vertete. Ne fakt shtetesia eshte nje lloj dokumentimi dhe sipas dokumentimeve, ai ishte gjerman deri ne 1896. kur hoqi dore nga shtetesia gjermane dhe qendroi pa asnje shtetesi deri ne 1901, kur mori shtetesine zvicerane. Ne vitin 1932 u zhvendos ne SHBA dhe iu dha e drejta e qendrimit te perhershem ne teritoret e SHBA ne 1935. Shtetas amerikan u be ne 1940. Fakti qe eshte quajtur shtetas i botes eshte nje titull nderi me te cilin cdo shtet tregon mirenjohjen ne drejtim te Ajnshtajnit. Ne kete drejtim ai eshte edhe Kroat, edhe Serb, edhe Brazilian, edhe Kinez, sigurisht edhe shqiptar. Por nuk eshte argument i mjaftueshem qe ne fjaline e pare te artikullit per Ajnshtajnin ne wikipedian shqiptare te shkruhet "ishte nje fizikant me shtetesi shqiptare". Ne kete rast eshte shume me mire te mos jepet fare shtetesia e tij (sic eshte artikulli ne gjendjen e tij aktuale) dhe me pas brendia e artikullit te sqaroje me tej ceshtjen e shtetesise. Ashtu sic thate dhe ju, per nje personazh te rendesise boterore nuk ka shume rendesi shtetesia, por ky fakt s'duhet te na jape te drejte te abuzojme me te. —Gurax 1 Shtator 2010 19:14 (CEST)

Në Wikipedian gjuhën angleze për shumë kohë theksohej se Albert Einstein kishte pasaport shqiptare për rrjedhojë edhe nënshtetësi shqiptare. Kjo që pranohet botërishtë. Shihni diskutimin që është bërë në wiki en http://en.wikipedia.org/wiki/Talk:Albert_Einstein User:Irvi Hyka

I lexova shkrimet e diskutimeve per kete punen e shtetesise shqiptare Ajnshtajn. Ajo qe mesova prej atyre diskutimeve ishin vetem pretendime per kete qe thoni ju, studime te dyshueshme per nje strehim te Ajnshtajnit per disa dite. Te lutem mos quaj dicka "e pranuar boterisht" kur eshte shume e dukshme qe boterisht eshte vetem pretendimi qe po diskutojme ketu, dhe po boterisht eshte pranuar vetem etiketimi "spekullim" i ketij pretendimi. Duke qene se eshte shtetas i botes, mos duhet te listojme me rradhe tere shtetet e botes duke thene qe Ajnshtajn ka qene shtetas i tere ketye? Nuk e kuptoj dot kete deshire per t'u dukur, per te shitur mend me "Ajnshtajni ka qene shtetas shqiptar". Po kinezet klandestine qe kane kaluar neper Shqiperi per te ikur ne Itali me pashaporta shqiptare fallco, a t'i quajme dhe ata me shtetesi shqiptare? --Gurax 19 Shkurt 2011 13:22 (CET)

Dhe per me teper, ne fund te faqes eshte vendosur nje link tek "Peshku pa Uje" qe flet per Ajnshtajnin dhe shtetesine e tij shqiptare! Vertet nuk e kuptoni qe atje eshte nje tallje komplete b*the me kete koncept? Tere artikulli eshte trajtuar me nje sens te jashtezakonshem ironie dhe eshte sjelle si nje barcalete? Po diskutimet e lexuesve ne ate faqe, a i keni pare? Ju lutem te tereve, mos u beni gazi i botes me keto gjera se vetem ulni reputacionin e wikipedia si burim i besueshem informacioni, reputacion te cilin e ka ngritur me shume mund dhe djerse te intelektualeve kudo qe jane! --217.24.255.123 19 Shkurt 2011 13:31 (CET)