Shko te përmbajtja

Diskutim:Arti dhe arkitektura para-romanike/Arkivi 1

Përmbajtja e faqes nuk mbështetet në gjuhë të tjera.
Shto temë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Komenti i fundit: 21 ditë më parë nga InternetArchiveBot në temën Internet Archive Bot
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Arti dhe arkitektura para-romanike/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.

Gërmëzimi i titullit

[Redakto nëpërmjet kodit]

@Fallbackintoreality te duhet te perdoresh kuptimin e nofkes per tu kthyer ne realitet dhe jo te perdoresh zakonet e uikipedise per te percaktuar çeshtje drejtshkrimore. Meqe u gradove administrator sbesoj se ke mare kompetencen per te vendosur rregullat e tua drejtshkrimore. Po je i interesuar vertet per ceshtjen lexo pikat 78 dhe 79 te drejtshkrimit (po nuk i beson fjales sime) dhe ktheji titullin e meparshem. Flladi (diskutimet) 7 janar 2026 00:43 (CET)

Versioni i shkurtër është që ka bazë jo veç në Wikipedia, por edhe në Drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe (1973), si dhe tekstet shkollore shqipe ku përmendet arti romanik, për të kundërtën e asaj që konstatove, dhe se ky emërtim është emërtim i përgjithshëm por specifik, e jo i përveçëm. Të dyjat nuk duhet të ngatërrohen.
Versioni i gjatë
Fillimisht, mësohu mos me iu vërsul njerëzve me ngacmim verbal; je ndëshkuar më përpara për atë. Nuk redaktoj unë këtu që me t'nervozu ty veçanërisht. Edhe unë edhe ti jemi redaktorë. Së dyti, nuk e bazova veç në mënyrën se si i titullojmë artikujt në Wikipedia por në mënyrën se si përdoret gjuha shqipe gjerësisht.
Po i citon pikat 78 dhe 79 të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe prej 1973. Pika 78 flet për "emërtimet gjeografike e territoriale-administrative" që s'ka lidhje me temën tonë pasi është për vende dhe jo një popull; kjo është një temë specifike në lidhje me një kohë të caktuar. Pika 79 flet për periudha, ngjarje dhe dokumente me rëndësi të lartë historike apo kulturore; pra shembuj si Lidhja e Prizrenit, Kongresi i Manastirit, Lufta e Kosovës, etj. Ato janë ngjarje të përveçme. Titulli, edhe pse duket ashtu, nuk është i përveçëm. Është specifik, dhe të lus mos t'i ngatërrosh të dyjat. Është normale dhe e inkurajuar që titujt në Wikipedia të jenë specifikë dhe të kuptueshëm. Kjo s'do me thënë që ndarjet e të gjitha epokave të shkruhen me të mëdhaja. Në fakt, vet fundi i pikës 79 e kundërshton këtu argumentin me pasazhin në vijim nga faqja 151:

Shënim: Emërtimet e epokave gjeologjike, historike e të formacioneve historiko-shoqërore që nuk janë emra të përveçëm, shkruhen me shkronjë të vogël: diluvi, jura, kuaternari etj.; koha e re, mesjeta, neoliti, paleoliti etj.; feudalizmi, komuna primitive, kapitalizmi, komunizmi etj.

Fjalën "para-romanike" nuk e vendosa me të vogël kot: vet planprogrami për Testin e Maturës Shtetërore në Shqipëri e shkruan kështu, hiç më larg se 2023. (Shiko faqen 7 këtu.) Precedenti qëndron edhe në konstruksionet si "parahistorike",
Nëse don ta vendosësh Drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe si standard drejtshkrimi për Wikipedinë, të përkrah me shumë dëshirë (dhe bile të ftoj që ta redaktosh Manualin e Stilit të përgjithshëm dhe atë për shkronja të mëdha që jam duke e përpiluar—mirëpo t'lus me qenë më i kuptueshëm kur bëhet fjala për përdorimin e përditshëm të gjuhës sepse edhe më shumë shkruajmë kështu në jetën e përditshme sesa ndryshe.
P.S. harrova me e përmendë që standardi i shkrimit të titullit me gërmëzim/rasë fjalie (Sentence case) është norma jo vetëm tek ne, por nëpër të gjitha Wikipeditë ku ky standard gjuhësor ekziston (pra të gjithat përveç gjermanishtes lol).
Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 7 janar 2026 02:32 (CET)
@Fallbackintoreality Po flet percart duket se je graduar dhe te duket vetja i rendesishem dhe me permende referenca pa lidhje. C'lidhje kane se e ke gjetur te shkruar ne ndonje tekst mesimor qe as kam nderment te merem se ndryshojne vit per vit. Fakti se ke gjetur disa raste perjashtimore, te drejtshkrimi te duket se justifikohet. E para perjashtimet jane perjashtime dhe nuk mund te percaktojne ceshtjen ne pergjithesi, por as ne shumice. Dhe kur behet fjale qe perdoren me te Madhe nuk perdoret vetem fjala e pare, kurse te tjerat me te vogel, sipas shijes se gjithkujt.
Sa per ate qe une u sulem te gjitheve me ngacmime verbale, vetem ti nuk mund te flasesh, se ishe pikerisht ti qe justifikove i pari me pseudoargumente idiote gjera te pajustifikueshme te Leutrimit. Por me sa duket tani e konsideron veten te rendesishem si Leutrimi edhe ti dhe spranon te te flitet me ne menyre te tille...
Sa per te sqaruar, edhe disa te tjere kane kthyer tituj jo vetem te mite me te vogel, jashte drejtshkrimit, prandaj ty du drejtova qe ta thyesh kete praktike te gabuar me qe ke fituar disa kompetenca dhe se mendoj se arsyeton. Per sa i perket rases mbase nuk e ke vene re, por te falenderova se e kisha bere gabim (megjithese nga nxitimi per ta publikuar) Flladi (diskutimet) 8 janar 2026 23:30 (CET)

Internet Archive Bot

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 0 lidhje të jashtme te artikulli Arti dhe arkitektura para-romanike. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 27 janar 2026 19:42 (CET)