Diskutim:Alpet Shqiptare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Diskutim:Bjeshkët e Namuna)
Shko te: navigacion, kërko

bjeshket e nemuna[redakto tekstin burimor]

njehere kishin pas jetu nje qift ne kto bjeshk ishin martue prej 10 vjetesh e nuk kishin pas femij por ne krye te 10 vjeteve gruaja ishte shtatzan e kur burri e zbuloi u gzue se ma ne fund do te kishin trashgimtar por ne krye te 9 muajve gruaja lind vajz burri prej hujit se nuk lindi djal e mori vajzen edhe e perplasi ne nje shkemb te thepisur e vajza u ba per mos ma pa kush me sy e gruaja pasi pa mizorin e burrit bertiti ne kup te qiellit e thirri O ZOT,ORE E ZANE,TA NDESHKOJN ATE TE PASHPIRT.ta ndiejn zanat ate britme u leshoj nemen atyre bjeshkve.Pas ketij mallkimi ahat e bredhat u thane,krojet e bukuria e ketyre bjeshkeve u humben e u treten. sili.p

  • Ilaz Rexha, Vendbanimet dhe PopullsiaAlbane e Kosovës ( sipas deftereve Osmane te shekullit XV) .Instituti i Historisë " Ali Hadri" Prishtinë 2016 konstaton: Gjatë mesjetës , në hapsirat e Arbërisë mesjetare u bë sllavizimi i toponomisë parasllave, siç shihet nga dokumentet dhe burimet shkrimore shkencore mesjetare: nga Alpes Albanicae në Prokletije Planina, .....etj. faqe 53.

Zhvendosje ne Bjeshkët e Bekuara apo Alpet Shqiptare[redakto tekstin burimor]

Mendoj që kemi arësye të mjaftueshme për zhvendosje të këtij artikulli nga "Bjeshkët e Nëmuna" te "Bjeshkët e Bekuara". "Bjeshkët e Nëmuna" sipas ketij artikulli të dijetarit Mehmet Elezi është thjesht një përkthim nga serbishtja "Prokletije", pasi për serbët ato jane të mallkuara, dhe serbët i quajnë kështu. Mund të gjej burime të tjera që e mbështesin këtë mendim. Nga ana tjeter, zhvendosja është krejtesisht kompatibël me faktin që kemi goxha burime që tashme i quajne kështu keto bjeshkë Standard, Bota Sot, Albdreams, Fermaime, Ekonomia Online, pervec Gazetes 55, te cituar me perpara, e mund te vazhdoj keshtu. Në të ardhmen do mundohem të bëj edhe editime në artikull me burime për emrin, po ndërkaq do bëj zhvendosjen. --1l2l3k (diskutimet) 9 tetor 2017 21:07 (CEST)

Sa me shume e mendoj aq me shume nuk kuptoj se pse s'duhen quajtur Alpet shqiptare. Ne librat e gjeografise keshtu jane quajtur gjithmone. Do nderhyrje administratori per t'u bere, pasi Tefci ne 2011 e coi ne "Bjeshket e Nemuna" me siguri me nje fare aresyetimi, po nuk shoh asgje ne historine e artikullit. 1l2l3k (diskutimet) 9 tetor 2017 22:22 (CEST)
Pikrisht kjo ishte arsyeja që unë paraqita punimin I. RExha, pra jam për Alepet Shqiptare--PLANETI DISKUTO 9 tetor 2017 23:14 (CEST)
Jam tërësisht dakord për zhvendosje në Alpet shqiptare pasi të gjithë ne që kemi bërë gjeografi në shkollë e dime që ashtu quhen. Burimi Rexha, plotësisht i besueshëm, gjithashtu con uje në atë mulli. Planeti, ju lutem zhvendoseni ju si administrator, une nuk mundem, pasi ai veprim nuk më lejohet. Faleminderit për ndihmën tuaj në këtë fushë. Kjo është problem edhe në wikin anglez, ku termi serbisht ka mbizotëruar si titull, gjë që s'ka nevojë, pasi në enciklopedinë angleze mund të thuhet anglisht Albanian Alps. Po le të fillojmë me tonën. --1l2l3k (diskutimet) 10 tetor 2017 00:11 (CEST)
Bjeshkët e Bekuara është emërtim që me sa di unë, nuk përdoret nga askush, as në popull as në librat e gjeografisë. Nuk shoh asgjë të keqe me emërtimin e artikullit "Bjeshkët e nemuna". --Udha (diskutimet) 10 tetor 2017 13:45 (CEST)
Pas leximit të artikullit të Mehmet Elezit pajtohem me zhvendosjen tek Alpet Shqiptare.--Udha (diskutimet) 10 tetor 2017 13:52 (CEST)
Duhet spostuar edhe kjo faqe diskutimi te Alpet Shqiptare--1l2l3k (diskutimet) 10 tetor 2017 16:22 (CEST)