Diskutim:Dhimitër Frangu

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Dhimitër Frangu. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

është me origjine nga qyteti Drishti por nuk dihet datëlindja e tij. Datëlindja me 1443 është e gabuar ashtu dhe vdekja me 1525, dy data te paqena e te krijuara me fantazi te tepruar. Me 28 nëntor 1443 Dhimitër Frangu ishte ne Kruje me Skënderbeun kur u ngrit flamuri, dhe është i pari shkrimtar qe na tregon se si ishte ai flamur : ...me sfond te kuq e shqipe te zeze...". Fisnik nga Drishti me origjinë nga Tivari, (kushëri i Peshkopit Pal Engjellin), u shkollua si klerik katolik, i urdhrin françeskan, profesion që e ushtroi gjatë gjithë jetës së tij. Me 1443 Frangu ishte prift i formuar rreth 25 vjeç, dhe luftëtar si fisnik qe ishte, siç e tregon fakti qe ishte i pranishëm ne Kruje përkrah Skënderbeut. Dh. Frângu u lidh ngushtë me heroin shqiptar qe ne rini Skënderbeun dhe e shoqëroi atë gjate gjithë jetës. Përmendet si shoqërues, në udhëtimin që Skënderbeu bëri gjatë vitit 1466-1467 në Romë e në Napoli..

Me Vdekjen e Skënderbeut me 1468 Dh. Frangu largohet për ne Tivar (origjina dhe qendra e tij kishtare) dhe pastaj ne Venedik, ku shkruan e boton latinisht librin mbi jetën e veprat e Skënderbeut me 1480 ne shtypshkronjën e gjermanit Erhard Rathold, qe botonte vetëm libra latinisht. Ky libër u botua 12 vjet pas vdekjes se Skënderbeut dhe 26 para veprës se Marin Barletit. Frangu e Barleti nuk janë njohur as takuar kurrë. Si duket Dh. Frangu ka vdekur para 1500, pa pasur mundësinë te ndjeke botimin italisht te librit te tij. Nuk dihet asgjë për jetën e tij ne Itali, as nuk ka asnjë te dhëne ne atë drejtim, vetëm hamendje te kota. E vetmja e vërtete është se ai është i pari shqiptar qe shkruajti librin e pare mbi jetën e Skënderbeut, qe çmohet si vepra me besnike, sepse e shkruar nga një person qe i ndejti pranë gjithë jetën, siç e dëshmon kalorësi venedikas Giovanmaria Monardo (Bonardo) ne botimin italisht te vitit 1584 (me i sakti) ku shprehimisht thuhet se libri ishte përkthyer italisht nga vepra latinisht e shkruar me dore te tij nga At Dhimitër Frangu, qe ishte shoqërues e i pranishëm dhe i mire informuar për gjithë veprat e luftërat e Skënderbeut. Personalitet i kulturës humaniste shqiptare të shek. XV, ndër të gjithë biografët e Skënderbeut, Dhimitër Frangu është i vetmi që njohu nga afër Heroin tonë kombëtar, jetoi me të, mori pjesë ndër beteja si luftëtar krah tij dhe e shoqëroi Kryetrimin shqiptar si pjesëtar i suitës së tij në udhëtimin që bëri në Rome me 1566, ne takimin me Papen Pali II. Pra në suitën e Princit bënte pjesë me cilësinë e "ruajtësit të thesarit" ("tresoriere dell'Eroe", (shiko Commentarii te Paolo Jovio), 1531-1539.

Per te qene te qarte, vepra " Commentarii delle cose de Turchi e di Scanderbeg principe d'Epiro" ishte botuar nga Peshkopi i Noçeras dhe historian, Paolo Jovio, qe nuk ishte tjetër veçse vepra e Frangut, qe Paolo Jovio e paraqet si vepër te veten. Pse ? Paolo Jovio patjetër kishte gjetur pas 50 vjet botimin latinisht (1480) te Dh. Frangut duke e përvetësuar e përkthyer italisht, e kushtuar Pernadorit Karlit te Peste me 1531. Prandaj gjithë botimet me titullin "Commentarii...", qe quhen anonime, janë te përkthimit e përvetësimit te Paolo Jovios, por sigurisht se i përgjigjen veprës se Dh. Frangut, me një vrejtje, se Paolo Jovio, aty, n fund te librit, ka shtuar disa përralla fantastike te marruara nga Barleti, qe ne veprën e Frangut nuk gjenden. Nga ana tjetër, te njëjtën gjë ka bere Barleti, qe duke pasur ne dore librin latinisht te Frangur e ka përvetësuara për te ndërtuar librin e tij. Pra është e kundërta : nuk është Frangu qe ka marre nga Barleti, por është Barleti qe ka kopjuar Frangun, pa i thëne as faleminderit. Sepse me Skënderbeun ishte Frangu qe kishte jetuar gjithë kohen 1443-1468, nga çlirimin i Krujës deri ne vdekjen e Kryetrimit. Jo vetëm kaq, por gjithë shkrimtaret e tjerë pasardhës, me tepër te huaj, qe kane shkruar për Skënderbeun, janë mbështetur kryesisht mbi dëshminë me se te vërtete te Ate Dhimitër Frangut, bashkëjetues e bashkëshoqërues i Skënderbeut. Kjo kuptohet fare qarte.

Prandaj e përserisim, të vetmen vepër që shkroi Dh. Frangu, ai ia kushtoi figurës së Skënderbeut,"Gli illustri e gloriosi gesti e vittoriose imprese fatte contro i Turchi dal Signor Don Georgio Castriotto detto Scanderbeg, principe d' Epiro". Dëshmitar i ngjarjeve të mëdha që përjetoi populli shqiptar në luftërat kundër pushtuesve osmanë në shek. XV, njeri i mbruajtur me kulturën humaniste, Dhimitër Frangu na paraqitet me veprën e tij si një historian i aftë, me origjinalitetin e tij, i saktë në datime e vende ngjarjesh, me një stil të pëlqyeshëm, me mendime e shprehje të qarta dhe tërheqëse për lexuesin shqiptar dhe të huaj. Vepra e tij u përkthye shqip me rastn e 600 vjetorit te lindjes se Skënderbeut, nga studiuesi dhe eruditi Lek Pervizi, botuar ne Tirane nga "Arberia", me 2005 dhe 2007, qe pati jehone. Gjithashtu Z. Lek Pervizi përktheu shqip e botoi edhe veprën e Paolo Jovios "Commentarii..." për te cilën folëm, për t'i shërbyer historisë se Skënderbeut. Ky botim u be me titullin "Skënderbeu dhe Sulltanët e Turqisë", Botues "Lulu" USA, me 2011. Pra vepra e Dhimitër Frangut iu be e njohur publikut e studiuesve shqiptare ne dy versione ekzistuese, me te njëjtën përmbajtje.

Vepra e Frangut u botua pa emër të autorit, nuk dihet perse, por është vërtetuar autorësia e tij. Në gjuhën italiane vepra e Frangut njohu një radhe te gjate botimesh, 1531, 1539, 1540, 1541, 1545, 1560, 1561, 1564, 1568, 1573, 1577, 1582, 1584, 1591, 1610, 1664, 1679, 1682 etj. Pati përkthimin me te mire italisht më 1584, nga studiuesi, prifti italian Giovanni Maria Monardo (Bonardo). Ky përkthim dhe botim në Venezia ka këtë titull : "Gli illustri e gloriosi gesti e vittoriose imprese fatte contro i Turchi dal Signor Don Georgio Castriotto detto Scanderbeg, principe d'Epiro". Në këtë botim jepet emri i autorit, Dhimitër Frangu. Siç shihet titulli i veprës ka ndryshuar nga njeri përkthim në tjetrin, po ashtu dhe ribotimet kanë tituj të përafërt, ku teksti mbetet gjithmonë i njëjte. Ky version i ri i 1584, përkthim e botim i Monardos (Bonardos) është vlerësuar nga të gjithë studiuesit si më i miri, më autentiku i gjithë botimeve. Në "Hyrje" të veprës përkthyesi na thotë se Dhimitër Frangu "...ha partecipato in molte imprese e valorosi gesti dell'Eroe" dhe duke e konsideruar Dh. Frangun si bashkëpunëtor të Skënderbeut, përkthyesi është përpjekur për një punë më të kujdesshme.

Në mesin e shekullit XVI, vepra e Frangut, u përkthye e u botua edhe në frëngjisht (Paris, 1544) dhe në anglisht (Londër, 1562). Është një vepër me theks të fortë patriotik, që njohu me se 17 ribotime në Itali, pra një sukses të ndjeshëm, duke u përkthyer e botuar ne disa gjuhe te huaja.. Është jashtë logjikes dhe fakteve historike qe Dhimitër Frangut t'i vishet puna se gjoja paskej marre nga vepra e Barletit, ku Frangu kishte 26 vjet ma përpara qe e kishte shkruar latinisht biografinë e Skënderbeut (1480), dhe nuk e kisht jetuar botimin e veprës se Barletit, ndërsa, siç e kemi thëne, ishte Barleti qe kishte përvetësuar veprën e Frangut pas vdekjes se këtij.

Në krahasim me historinë e Skënderbeut të M. Barlecit, vepra e Dh. Frëngut u përhap shumë në Itali (sidomos në Venedik ku u shtypën të gjitha ribotimet e saj), sepse ato ishin më të shkurtra e te sakta se vepra e Barletit. Vepra e Dhimitër Frangut kishte 180 faqe, të ndara në 41 kapituj. I pari që njohu pa asnjë mëdyshje autorësinë e Dhimitër Frangut dhe autenticitetin e veprës ishte Ch. Hoph, dhe në shekullin tonë këtë e provuan me argumente, studiuesi rumun i mesjetës shqiptare Francisk Pall dhe i mirënjohuri Fan Noli.

E rëndësishme është se në veprën e Dh. Frangut mbi Skënderbeun, shohim të gjallë realitetin historik shqiptar të kohës, procesin e konsolidimit të kombësisë shqiptare si njësi më vete, me territore, gjuhë, zakone, me karakteristika dalluese e të veçanta me popujt e tjerë të Ballkanit. Të gjitha këto Dh. Frangu, i ka dhenë me bindje humaniste dhe frymëzim religjioz e atdhetar. Me shumë interes në këtë vepër janë të dhënat mbi etnogjenezën e popullit shqiptar, për vazhdimësinë e tij në trojet e sotme, për kombësinë shqiptare të konsoliduar. Interesante është se në këtë vepër gjejmë një fjalë shqip të shkruar, është një urdhër luftarak : "Emb'ta!" (në kuptimin : sulm mbi ata!).

Pasardhësit e familjes Engjëlli që ishin vendosur në Itali, ashtu si te shumë shqiptarë të emigruar, ruajtën ndër breza vetëdijen kombëtare, ndjenjat e atdhedashurisë dhe dëshirën për t’u kthyer në Shqipëri. Ishin këto motive që nxitën pjesëtarët e kësaj familjeje që kishte një pozitë të rëndësishme në rrethet intelektuale kishtare të Venedikut, të interesoheshin gjatë shek. XVI e XVII për botimin e ribotimin e veprave kushtuar epopesë shqiptarë të shek. XV, si dhe vepra të hartuara prej tyre në formën e gjenealogjive familjare mbi të drejtën e trashëgimisë. Familja princore e Engjëlloreve sponsorizoi vazhdimisht botimet e veprës se Dhimitër Frangut, si e vetmja me autentike qe i përgjigjej jetës e veprimtarisë luftarake te Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Siç e përmendem, vepra e Dhimitër Frangut është përkthyer e botuar shqip me 2005 dhe 2007 nga z. Lek Pervizi, ne Tirane, nga Sht. Botuese "Arberia me titull "Veprat e Lavdishme te Skënderbeut" si dhe me libri tjetër me titull "Skënderbeu e Sulltanët e Turqisë" te Paolo Jovios (teksti i Frangut) n USA nga "Lulu", 2011. Themi se kemi dhëne një version te sakte mbi Ate Dhimiter Frangun si i pari shqiptar qe na dha biografinë e vërtete te Skënderbeut.