Diskutim:Eritrocitopoeza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Eritrocitopoeza. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk i binden rregullave kryesore.
Shtyp këtu për të filluar një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtashëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë ose çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Eritrocitopoeza

Eritrocitopoeza është procesi i krijimit të eritrociteve të reja (rruazave të kuqe të gjakut) prej qelizave amë të tyre nëpërmjet procesit të diferencimit, maturimit dhe humbjes së bërthamës dhe kryhet në palcën e kuqe të eshtrave. Për eritrocitopoezën janë të nevojshëm shumë faktorë si: ndërtimi normal i palcës së eshtrave, prania në palcë e të gjithë faktorëve të nevojshëm për ndarjen dhe maturimin e qelizave(Fe, Co, Cu, albuminat, vitaminat - B12 dhe acidi folik), temperatura e përshtatshme lokale etj. Palca e eshtrave çdo orë krijon rreth 900 milion eritrocite, ndërsa në rast nevoje eritrocitopoeza mund të rritet për 6-8 herë.


Linja qelizore e eritrociteve

Paraardhësi më i hershëm i njohur i linjës qelizore të eritrociteve është proeritroblasti ose pronormoblasti. Proeritroblasti është qeliza më e madhe e linjës qelizore eritrocitare, ka një bërthamë të madhe me një ose më shumë bërthamëza dhe qartë e veçuar nga citoplazma. Citoplazma është pak bazofile dhe nuk përmban granula. Në këtë nivel të maturimit fillon endocitoza e kompleksit Fe3+ nga matriksi jashtëqelizor. Me ndarjen e proeritroblastit krijohet eritroblasti bazofil. Ai është diçka më i vogël se paraardhësi i tij, bërthamëza shpeshherë nuk i duket, ndërsa citoplazma e zë ¼ e volumit të qelizës dhe është bazofile, përshkak të pranisë së ribozomeve të shumënumërta që gjenden në të. Në ato sintetizohet globina, derisa në mitokondre fillon sinteza e hemit. Me ndarjen e eritroblastit bazofil krijohet eritroblasti polikromatofil ose intermedijer. Me zvogëlimin e përmasës së qelizës, zvogëlohet edhe bërthama, e cila tashmë zë gjysmën e vëllimit qelizor, ndërsa në citoplazmë fillon të shihet sinteza e hemoglobinës. Me ndarjen e eritroblastit polikromatofil formohet eritroblasti acidofil. Bërthama e tij është e vogël dhe ndërpritet sinteza e ADN-së (qeliza humb aftësinë për tu ndarë), kurse citoplazma tani zë pjesën më të madhe të qelizës dhe përmban sasi të mëdha të hemoglobinës. Me largimin e bërthamës nga eritroblasti acidofil formohet retikulociti, i cili në citoplazmë ende përmban sasi të vogël të materieve bazofile (mbetje të organeleve qelizore). Bërthamën e tretin makrofagët e ishujve eritrocitarë. Në këtë stad qelizat kalojnë nga palca e eshtrave në qarkullimin e gjakut nëpërmjet kapilarëve sinusoidal me anë të dijapedezës. Ndërpritet endocitoza e hekurit, por sinteza e hemoglobinës vazhdon edhe për nje kohë të caktuar dhe ngadalë ndalon. Janë të nevojshme rreth 5 ditë që nga proeritroblasti të krijohet retikulociti, ndërsa edhe 2 ditë që nga ai të krijohet eritrociti i ri. Të gjitha këto qeliza, duke filluar nga proeritroblasti e deri te eritrociti quhen me emrin e përbashkët eritron.


Rregullimi i prodhimit të eritrociteve

Pjesën më të madhe të eritrocitopoezës e rregullon shtypja parciale e oksigjenit në inde. Çdo gjendje e cila shkakton zvogëlimin e shpërndarjes së oksigjenit në inde dhe qeliza, çon në rritjen e prodhimit të eritrociteve. Faktori kryesor i cili ndikon në rritjen e eritrocitopoezës është hormoni eritropoetin. Ajo është një glikoprotein, e cila në pjesën më të madhe tajohet në veshkë, por një pjesë e vogël edhe në mëlçi. Vendi primar i veprimit të këtij hormoni janë qelizat burimore pluripotente, të caktuara për krijimin e proeritroblasteve. Veprimi sekondar i eritropoetinës është përshpejtimi i integrimit të hekurit në hem dhe përshpejtimi i kalimit të retikulocitit në gjakun periferik. Përveç eritropoetinës edhe sistemi nervor dhe hormonet (androgjenet, prolaktin, hormonet vazoaktive) dhe molekula ciklike adenozin-monofosfat (cAMP) kanë veprim në stimulimin e eritrocitopoezës.

prof.dr.sci. Burim Arifi