Diskutim:Ferizaji/Arkivi 1
Shto temëPamja
Komenti i fundit: 4 muaj më parë nga Lanceloth345 në temën Zhvendosje te Ferizaj
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Ferizaji/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
| Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
Zhvendosje te Ferizaj
[Redakto nëpërmjet kodit]@Edukatori, @Klein Muçi, @Fallbackintoreality, @Lanceloth345? Sikur Komuna e Ferizajt dhe Rajoni i Ferizajt. Ngjashëm është Skenderaj dhe jo Skenderaji Besoj se këta emra duhet të mbesin si të pashquar edhepse në parim duhet të jenë të gjithë titujt të shquar! - Leutrim.P (diskutimet) 23 shtator 2025 23:47 (CEST)
- Jam dakort, nuk ka sens Ferizaji , FERIZAJ eshte emrini duhuri velfshem per te gjithe titujt e ngjashem. Lanceloth345 (diskutimet) 24 shtator 2025 00:01 (CEST)
- Në pamje të parë mendoj se duhen shquar gjithsesi. Këtë e them duke u nisur nga dy ngjarje më shumë anektodike që nuk lidhen drejtpërdrejtë me këtë rast por ishin gjërat më të përafërta që më erdhën ndërmend.
- Më parë ka pasur një kërkesë për t'i kthyer të gjitha emrat e zonave gjeografike shqipfolëse në të pashquarën. Përdoruesi në fjalë argumentonte se shqifolësit thonin "Tiranë" apo "Prishtinë" si termi i parë që i shkonte ndërmend kur mendonin për qytetin e tyre dhe jo formën e shquar. Ai vazhdonte të argumentonte se forma e shquar e përdorur kaq shumë në Wikipedia për zonat gjeografike kishte ardhur si kalk nga anglishtja duke qenë se ata nuk kanë në të njëjtin sistem shquarësie gjuhësore si ne me mbaresa (thjesht vendosin the përpara të njëjtit term) dhe për pasojë u duhej vetëm 1 formë bazë për emrin e zonës dhe duke qenë se zakonisht bëhet fjalë për të zgjedhur mes një emri që mbaron me një shkronjë që ata e njohin përkundrejt një termi që mbaron me shkronjën Ë që ata nuk dinë ta shqiptojnë, instinktivisht kanë vajtur me versionin e parë. Dhe ne e mbajmë në zhvillim këtë cikël padashje gjithashtu. Nisma e tij së fundmi u kundërshtua pasi u zgjodh të respektohej rregulli i përgjithshëm që thotë se çdo artikull duhet të jetë në të shquarën, pavarësisht tematikës.
- Për shumë vite të jetës sime, unë instinktivisht nuk e kam lakuar emrin tim por e kam trajtuar si të ruajtur në një formë të ngrirë pavarësisht fjalive që ndërtoheshin, gjithnjë Klein. Kjo sepse praktikisht ai është forma kallëzore e versionit "Klei" dhe padashje dhe të tjerë thonin "Isha me Klein." kur më referoheshin mua. Me kalimin e kohës teksa njihja njerëz të rinj, filluan të shtoheshin njerëzit që e lakonin atë dhe shpreheshin "Isha me Kleinin." Herët e para më ngjau shumë çuditshëm por gradualisht u mësova.
- - Klein Muçi (diskutimet) 24 shtator 2025 11:31 (CEST)
- Dakort por ahih dhe emertimet ne harta si i kane qe ti kemi si reference paresore (mendoj) . Lanceloth345 (diskutimet) 24 shtator 2025 11:34 (CEST)
- Mirë, @Lanceloth345. Unë nuk po kërkoj të vendosim standarde të reja gjuhësore për këtë punë, por të bëjmë përjashtim për raste të veqanta si ky. Në rastin e Ferizaj dhe Skenderaj, duke shtuar një 'i' në fund emri po del me tjetër kuptim. I barasvlefshëm do ishte 'Vuthaj' nëse e zhvendosim te Vuthaji do humbasë kuptimin. Pra, jo rregull i ri, por përjashtim i rregullit që të gjithë të jenë të shquar sepse po humbet kuptimi. @Klein Muçi. Leutrim.P (diskutimet) 24 shtator 2025 18:09 (CEST)
- Thashe pak a shume te njejten gje, qe ne raste te tilla specifike sic u cek me siper eshte me e udhes te pwrdoret ky standartizim sic e the dhe ti, ne te kundert mbase eksperte linguistik mund te japin mendim tjeter por une kshu e mendoj dhe logjikoj. Lanceloth345 (diskutimet) 24 shtator 2025 18:11 (CEST)