Diskutim:Kantoni Tourcoing-Nord

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Kantoni Tourcoing-Nord. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Kosova në mes Palestinës dhe Izraelit Rasti i Palestinës është interesant për t’u krahasuar edhe me atë të Kosovës. Sikur edhe shumë evropianë dhe qytetarë të tjerë në tërë botën, shumica e kosovarëve kanë simpati për vuajtjet e popullit palestinez dhe për aspiratat e tyre për shtetësi. Populli i Kosovës ka vuajtur vetë për realizimin e të drejtave të tilla, prandaj nuk ka se si të mos i mbështesë edhe aspiratat e popujve të tjerë që e kërkojnë të njëjtën gjë. Por ajo që duket paradoksale është se Kosova dhe Palestina janë gjetur në anët e kundërta si raste. Përderisa në Kosovë shpallja e pavarësisë festohej duke ngritur flamuj amerikanë, në Palestinë kërkesa për njohjen e shtetësisë kremtohet duke e djegur atë flamur. Rusia bllokon njohjen e Kosovës nga Këshilli i Sigurimit por mbështet shtetësinë e Palestinës. Amerika do të bllokojë njohjen e Palestinës por fuqishëm mbështet Kosovën. Të gjitha vendet islamike mbështesin pavarësinë e Palestinës, ndërsa një pjese prej tyre ende nuk e kanë njohur Kosovën.[1]Nr. Palestinë-Izrael Kosovë –Serbi 1 Çështja e refugjateve palestinez Çështja e refugjatëve, shqiptarë e serbë 2 Jerusalemi Mitrovica 3 Xhamia al-Aksa- Tempulli i Solomonit Xhamia e Ibrit Tabela  : Paralelet mes konflikteve Palestinë-Izrael dhe Kosovë-Serbi

Kështu, problemi i refugjatëve të brendshëm dhe atyre të ikur nga Kosova, serbë e shqiptarë, vazhdimisht është në agjendën e të dy palëve. Gjithashtu Mitrovica mund të shndërrohet lehtë në një Jerusalem të dytë, nga i cili nuk heqin dorë asnjëra nga palët. Dhe Xhamia e Ibrit e cila ngjason me rastin e Xhamisë al-Aksa ku izraelitet e dogjën por nuk arritën ta shembin por përpjekjet e tyre nuk kanë të ndalur as edhe një dite te vetme qe ta rrënojnë dhe ta ngrehin tempullin e Solomonit, serbet e kane bërë këtë me kohë duke e djegur dhe rrafshuar me eskavator, por ironia e kësaj qëndron se pala Kosovare nuk e qanë kokën shumë për ketë xhami. Dhe komunat serbe që mund të krijohen me decentralizimin, mund ta kenë të njëjtin karakter problematik në një përkufizim të ardhshëm të raporteve shqiptaro-serbe, siç e kanë sot vendbanimet e kolonizuara izraelite në Bregun Perëndimor. Dhe demarkacioni i kufijve paraqet një problem të ngjashëm më kufjet mes Palestinës dhe Izraelit. Dhe i vetmi parim që i zgjidh të dy problemet deri në fund është zbatimi konsekuent i së drejtës së popujve për vetëvendosje dhe normalizimi i marrëdhënieve arabo-izraelite dhe shqiptaro-serbe, duke mos lejuar njëkohësisht këta popuj që çështjet e tyre, përmes moszgjidhjes, të shndërrohen në instrumente që do të shfrytëzohen për interesat e shteteve të fuqishme. Çfarëdo përpjekjeje për rregullimin e padrejtësive historike për të dy problemet vetëm sa do të krijojë padrejtësi të reja dhe popujt asnjëherë nuk do të arrijnë të dalin nga rrethi vicioz i konflikteve. Natyrisht, çdo krahasim çalon. Sidoqoftë, një gjë është e qartë: nëse problemet vazhdojnë për një kohë të gjatë, ato rriten, mitizohen, politizohen skajshmërisht dhe zgjidhja e tyre vështirësohet dhe komplikohet. Si zakonisht, ata që i vuajnë pasojat pastaj janë qytetarët, pa dallim etnie..[2] Në këtë aspekt qëndron krahasimi i shtetit të Kosovës me shtetin e Palestinës, pasi që tek rasti i Palestinës e kemi situatën e tillë në të cilin Izraeli nuk e njeh dhe pranon pavarësimin e Palestinës pa arritjen e një zgjidhjeje politike të dyanshme të pranueshme, dhe gjer atëherë, si e tillë, Palestina nuk mund të anëtarësohet në OKB pa rekomandimin e Këshillit të Sigurimit, pasi që një gjë të tillë nuk do të lejojë pikë së pari SHBA-ja, e mbështetur edhe nga Britania e Madhe dhe Franca. Tek rasti i Kosovës e kemi situatën e tillë në të cilin Serbia nuk e njeh dhe pranon pavarësimin e Kosovës, pa arritjen e një zgjidhjeje politike të dyanshme, në mes Serbisë dhe Kosovës, dhe gjer atëherë, si e tillë, Kosova nuk mund të anëtarësohet në OKB pa rekomandimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasi që një gjë të tillë nuk e lejon pikë së pari Rusia e mbështetur edhe nga Kina.[3] Atëherë natyrshëm mund të lind pyetja pse as Palestina e as Izraeli nuk e njohin Kosovnë ? Të dy ambasadorët në Serbi, ai palestinez dhe izraelit ka dhënë deklarata kundër njohjes së pavarësisë se Kosovës . Konflikti mes palestinezeve dhe izraelitëve është pothuajse i ngjashëm me konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë. Por problemi i mos njohjes nga Palestina qëndron tek diplomacia Kosovare e cila nuk ka qasje të duhur në lobim jo vetëm tek Palestina por edhe tek vendet tjera arabe dhe islame.Në Astana të Kazakistanit u zhvillua nga datat 27 qershor – 1 korrik 2011, takimi i 38 i Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Konferencës Islamike. Në këtë takim, ku merrnin pjesë 57 delegacione në nivel të lartë, delegacioni i Shqipërisë kryesohej nga zv. Ministri i Punëve të Jashtme z. Selim Belortaja. Në vijim të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara procesin e njohjeve të Republikës së Kosovës, në këtë takim u arrit të miratohej një rezolutë e propozuar nga Shqipëria mbi Kosovën. Kjo rezolutë për herë të parë i bën thirrje atyre vendeve që nuk e kanë njohur ende Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë, duke dhënë kështu kontributin e tyre për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e krejt rajonit. Rezoluta përmban referenca të drejtpërdrejta për funksionimin e institucioneve legjitime në Kosovë, njeh Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe mirëpret vendosmërinë e autoriteteve kosovare për forcimin e shtetit ligjor në të gjithë territorin e saj. Për më tepër, kjo rezolutë përmend arritjet e deritanishme në shtetin e ri, zgjedhjet e zhvilluara, sipas parimeve me të avancuara demokratike në kuadër të së ardhmes së Kosovës në Bashkimin Evropian. Në Xhibuti, 17 nëntor 2012 – Këshilli i Ministrave të Jashtëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), ka miratuar një rezolutë për Kosovën, në të cilën i bënë thirrje të gjitha shteteve të mbetura të kësaj organizate, që të njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Në rezolutën e miratuar në sesionin e 39 të këtij Këshilli të zhvilluar në Xhibuti, OBI-ja thërret shtetet anëtare të Organizatës që të shqyrtojnë njohjen e pavarësisë së Republikës e Kosovës, “e cila bazohet në të drejtën për liri dhe sovranitet dhe në praktikën nacionale”.[4] Mbështetja për Kosovën nuk mungoi nga OBI prej momentit kur Kosova e shpalli pavarësinë e sajë. [1]Sekretari i Përgjithshëm i OBI-të, Prof. Ekmeledin Ihsanoglu, në fjalën e tij në takimin e stafit të lartë përgatitor për sesionin e njëmbëdhjetë të Konferencës së Samitit Islamike në kryeqytetin senegalez Dakar, shprehu kënaqësinë e tij për shpalljen e pavarësinë së Kosovës nga ana e popullit të sajë dhe kjo ishte një ngjarje e rëndësishme historike, pas një luftë gjatë dhe vështirësive që kaloi populli i Kosovë . Ai tha se ne gëzohemi më këtë përfundim të lumtur, dhe i njoftojmë vëllezërit dhe motrat tona atje më solidaritetit të plotë dhe mbështetje. Sekretari i Përgjithshëm shpreson që kombet islamike kanë detyre ndaj Qeverisë dhe popullit të Kosovës në luftën e re të ndërtimit të një shteti të fortë dhe të begatë. Ai gjithashtu theksoi se pavarësia e Kosovës do të forcojë pozitën e botës myslimane dhe do rrit bashkëpunimin e përbashkët islamik dhe progresiv.(ky mbështetje erdhi vetëm një ditë pasi Kosova e shpalli pavarësinë e sajë 18.02.2008.[5] Qëndron edhe një fakt se Serbia shfrytëzon lidhjet e mira diplomatike qe kishte qysh nga koha e ‘’Luftës se Ftohtë’’ me vendet e painkuadruara dhe shumë liderë nga vendet arabe kishin përfunduar studimet në Beograd si Sadami, Gadafi etj, dhe regjimet e ketyre shteteve ishin komuniste gjë e cila ndikoi në mosnjohjen e Kosovës nga ana e tyre. Nga ana tjetër Izraeli sikur ka harruar kontributin e shqiptareve për Hebrenjtë e strehuar dhe te ndihmuar gjate Luftës së Dytë Botërore, ose ne nuk po dimë të kemi qasjen ne diplomaci. “Trevat shqiptare, të Kosovës e Shqipërisë, janë të njohura si treva në të cilat në kohën e Holokaustit u rrit numri i hebrenjve. Të vetmet treva në Evropën kontinentale ku është rritur numri i hebrenjve janë këto treva. Po të mos kishte qenë toleranca, mirëkuptimi, bashkëjetesa, nuk do të kishim mundur t’i thoshim këto fjalë”, shprehet Përfaqësuesi i tyre, Votim Demiri, nga Bashkësia Hebraike e Kosovës. Pavarësia e Kosovës ende nuk njihet nga Izraeli, dhe vazhdon të jetë një nga vendet e pakta të Evropës, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë për në Izrael pa viza. Në Prishtinë, në shenjë përkujtimi për hebrenjtë e Kosovës që u zhdukën në kampet e nazistëve gjatë Holokaustit, është ngritur një memorial, i cili gjendet në mes të ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës në Prishtinë. Pikërisht në këtë lokacion, deri në vitin 1963 ka qenë Sinagoga e Prishtinës.Në këtë memorial, shkruan “Populli i Kosovës nuk do t’i harrojë kurrë” .[6] Gati e njëjta gjendje qëndron edhe me mos njohjen e Kosovës nga Vatikani!? [1]http://koha.net/?id=8&arkiva=1&l=70906, (me datë,18.10.2016) [2]http://www.albaniapress.com/lajme/7863/Valon-Murati–Çka-kane-te-përbashkët-Gaza-dhe-veriu-i-Mitrovices.html,.. Op.,cit, (me datë 23.10.2016) [3]http://www.telegrafi.com/kosova-dhe-palestina/, (me datë, 18.10.2016) [4]http://www.mfa-ks.net/?page=1,4,1496, ( me datë, 20.10.2016) [5] http://www.oic-oci.org/oicv3/topic/?t_id=841&ref=398&lan =ar, (me datë, 20.10.2016) [6].( http://www.telegrafi.com/shqiptaret-ofruan-token-e-premtuar-per-hebrenjte/, me datë, 20.10.2016 )