Shko te përmbajtja

Diskutim:Komuna e Mitrovicës Veriore/Arkivi 1

Përmbajtja e faqes nuk mbështetet në gjuhë të tjera.
Shto temë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Komuna e Mitrovicës Veriore/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.

Zhvendosje te Komuna e Veriut të Mitrovicës

[Redakto nëpërmjet kodit]
Propozoj zhvendosjen në pajtim me; Veriu i Mitrovicës. Ne si shqiptarë e shohim Mitrovicën si një të vetme siq ishte më parë, prandaj pikëpamja si Veriu i Mitrovicës është më e logjikshme sesa Mitrovica Veriore që nënkupton se janë dy (ose 4; jugore lindore veriore perendimore).. @Edukatori, @Fallbackintoreality, @Klein Muçi. - Leutrim.P (diskutimet) 19 tetor 2025 23:16 (CEST)
Besoj se ekziston një ligj për ndarjet administrative në Kosovë që dikton dhe emrat zyrtarë të njësive përbërëse apo jo? Për territoret e Shqipërisë, shpeshherë konsultohem me këtë. - Klein Muçi (diskutimet) 20 tetor 2025 00:24 (CEST)
@Klein Muçi, Po, me sa lexova këtu, do na duhet ta zhvendosim këtë te; Komuna e Mitrovicës së Veriut, dhe artikullin Veriu i Mitrovicës te Mitrovica e Veriut. Edhepse del gabim në kuptimin shoqëror, kështu përcaktohet nga ligji (citoj; 3.3 Kufiri në mes Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Komunës Mitrovica e Jugut do të jetë vija..). Si thoni të veprojmë? - Leutrim.P (diskutimet) 20 tetor 2025 00:47 (CEST)
Komuna e quan veten "Komuna e Mitrovicës Veriore" dhe "Komuna e Mitrovicës së Veriut", duke pasur ueb adresën https://mitroviceeveriut.rks-gov.net. Dokumenti që e nxorre ti, Leutrim, në fakt pajtohet me të dy variantet. Sipas dokumentit në pyetje, që rrjedh nga një dokument zyrtar i publikuar nga ASHAK:[1]

Kufiri ndërmjet Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Komunës Mitrovica e Jugut do të jetë vija e përcaktuar që do të kalojë nëpër zonën kadastrale të Suhodollit.

dhe...

Komuna e tanishme e Mitrovicës do të ndahet në dy komuna, në Mitrovicë Veriore dhe Mitrovicë Jugore, me një bashkëpunim dhe bashkërendim mes veti të ndihmuar nga një këshill i përbashkët i ri i formuar.

Mund ta përjashtojmë përndryshe komplet "Veriun e Mitrovicës" si nomenklaturë. Ekonomia Online dhe Koha e përdorin vetëm me të vogël në kontekst gjenerik "veriun e Mitrovicës".[2][3] Më së shumti, ta mbajmë si ridrejtim kah artikulli në pyetje, ama nuk mund ta mbajmë "Veriu i Mitrovicës". Artikulli ynë për shtetin në Gadishullin Korean nuk quhet "Jugu i Koresë" por "Koreja e Jugut". Ndoshta mund t'i shqyrtojmë shembuj si ata për ta vendosur një emër kryesor?
Po kuptohet që dy opsione janë në rregull, dhe nuk ka ndonjë ritëm me të cilin po e përdorim ndonjë opsion të caktuar.

Referime

  1. Osmani, Jusuf; Manaj, Ramë (2013). Ndarja administrativo territoriale e Kosovës 1944-2010 (PDF).
  2. "Shqiptarët e veriut të Mitrovicës, refugjatë në qytetin e tyre". Ekonomia Online. 29 tetor 2016.
  3. "Kurti kërkon nga Kallasi hetim gjithëpërfshirës për masakrën në veri të Mitrovicës 25 vjet më parë". Koha. 3 shkurt 2025.

Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 20 tetor 2025 02:14 (CEST)

@Fallbackintoreality, @Klein Muçi, Pra jeni dakord për Mitrovica Veriore dhe Komuna e Mitrovicës Veriore?. - Leutrim.P (diskutimet)
Veriu i Mitrovicës e zhvendosa te; Mitrovica Veriore. Tani janë njejtë. - Leutrim.P (diskutimet) 22 tetor 2025 02:39 (CEST)