Diskutim:Pirateria shqiptare/Arkivi 1
Shto temëKjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Pirateria shqiptare/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
| Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
Internet Archive Bot
[Redakto nëpërmjet kodit]Përshëndetje, redaktorë!
Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Pirateria shqipëtare. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:
- U shtua ky version i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20191105163143/https://www.cambridgescholars.com/download/sample/63629 për lidhjen https://www.cambridgescholars.com/download/sample/63629.
Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 30 tetor 2022 13:51 (CET)
Zhevndosje tek Kusaria shqiptare
[Redakto nëpërmjet kodit]Propozoj zhvendosjen e artikullit te Kusaria shqiptare. Në parim, kusarët nuk vepronin vetëm për interesat e tyre personale, por, në njëfarë mënyre, ishin nën mbrojtjen apo autorizimin e disa shteteve. Në rastin konkret, ata vepronin nën protektoratin e administratës osmane, qoftë asaj vendore apo qendrore. AT44 (diskutimet) 16 korrik 2025 12:18 (CEST)
- @Flladimi, @Fallbackintoreality. ? Leutrim.P (diskutimet) 22 korrik 2025 00:17 (CEST)
"Kusar" dhe "pirat" në kuptimin e grabitjes janë sinonime.A ka burime në shqip ku përdoret njëra mbi tjetrën?- REDAKTIM: Me hulumtim më të hollësishëm, kuptova që ka, në fakt, dallim mes piratëve dhe kusarëve. Piratët duke qenë banditë në det, kurse kusarët duke vepruar në skaj të legalitetit në emër të qeverive të tyre (në rastin shqiptar, duke vepruar në emër të osmanëve rreth Afrikës). Kërkoj falje për ngatërresën. — Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 22 korrik 2025 00:25 (CEST)
- @AT44. A ka? - Leutrim.P (diskutimet) 22 korrik 2025 00:45 (CEST)
- Është e vërtetë se shpesh përdoret si sinonim, por po jap poshtë një citat nga libri Republike kusare e Ulqinit nga Mustafa Canka:
- “Kusaria eshtë luftë me intensitet te ulët, formë plotesuese e nje lufte të madhe, konflikt i lejuar, e bërë e tillë me nje shpallje te qartë lufte ose me autorizimin e një personi të rëndësishëm. Është zanat, mënyrë jetese; eshtë më shumë se një mjeshtri e rëndomtë, eshtë art i vërtetë. Punë me leverdi, gë shpesh konsiderohej si e ndershme, sepse bëhej me pëlqimin e autoriteteve shetërore. Ndryshe nga pirateria, që është dhunë në det për llogari të vet.” AT44 (diskutimet) 22 korrik 2025 16:06 (CEST)
- @AT44. A ka? - Leutrim.P (diskutimet) 22 korrik 2025 00:45 (CEST)
- fakti qe te duket me interesant termi kusar, nuk do te thote se eshte e drejte te zhvendoset. Termi pirat ka kuptim me te gjere se kusar, apo korsar. E dyta per kohen qe po flasim, nuk ka pasur shtet apo formacion politik shqiptar, nen patronazhin e te cilit te funksiononin kusaret apo korsaret shqiptare. Keshtu qe termi pirat eshte me i drejte, pasi nenkupton vetem kombesine dhe jo formacionin politik shqiptar. Dhe e treta artikulli ne anglisht i referohet pirateve dhe jo kusareve. Nese ke deshire te madhe, mund te besh nje artikull tjeter per kusaret, sic ishin ata ilire. por ne kete rast, nese do te quheshin kusare (ne kuptimim korsare), duhet te quheshin osmane, pasi kane vepruar nen udhezimet e shtetit osmane dhe jo atij shqiptar. Me respekt Flladi (diskutimet) 22 korrik 2025 21:47 (CEST)
- Përshëndetje @Flladimi, dhe faleminderit për komentin tënd. Së pari, nuk më duket më i interesant termi "kusar". Sa i përket burimeve primare bashkëkohore, këta detarë njihen si korsanë (siç e theksove më lart) nga autoritetet osmane, dhe si piratë nga vendet e krishtera të Adriatikut. E njëjta gjë vlen edhe për detarët uskokë, të cilët vendet e krishtera i quanin kusarë, ndërsa osmanët banditë (eşkıya). Për pikën e dytë, pajtohem se nuk ka pasur një shtet apo formacion politik shqiptar, por artikulli i referohet – me sa kuptoj – shqiptarëve (qoftë etnikë apo banorëve të Shqipërisë Osmane). E treta, artikulli në anglisht flet edhe për piratë edhe për kusarë (diku i referohet si pirate, corsair ose privateer). Së fundmi pajtohem me ty, mendoj se ka kuptim të ketë një artikull të veçantë për kusarët shqiptarë që i shërbyen ose gjysmë-shërbyen osmanëve (ose edhe një artikull vetëm për kusarët e Ulqinit, pasi artikulli në anglisht flet rreth 60–70% për ta), ndërsa ky artikull të trajtojë më gjerësisht piraterinë (dhe kusarinë) në këto troje, përfshirë edhe periudhën ilire dhe atë para-osmane. Për këtë arsye po e heq stampën e zhvendosjes. AT44 (diskutimet) 23 korrik 2025 13:45 (CEST)
- Faleminderit per mirekuptimin! Ne fakt po te thoja se kusar apo korsare kane dallim nga pirat. Te paret jane ne sherbim te nje shteti apo entiteti te caktuar politik, ndersa te dytet jane kryesisht te pavarur. Sigurisht qe shpesh ngaterrohen me njeri-tjetrin, por funksionet jane te ndryshme, megjithe ngjashmerite. Prandaj kjo duhet pasur parasysh, kur te trajtohen. Me respekt Flladi (diskutimet) 23 korrik 2025 23:32 (CEST)
- Përshëndetje @Flladimi, dhe faleminderit për komentin tënd. Së pari, nuk më duket më i interesant termi "kusar". Sa i përket burimeve primare bashkëkohore, këta detarë njihen si korsanë (siç e theksove më lart) nga autoritetet osmane, dhe si piratë nga vendet e krishtera të Adriatikut. E njëjta gjë vlen edhe për detarët uskokë, të cilët vendet e krishtera i quanin kusarë, ndërsa osmanët banditë (eşkıya). Për pikën e dytë, pajtohem se nuk ka pasur një shtet apo formacion politik shqiptar, por artikulli i referohet – me sa kuptoj – shqiptarëve (qoftë etnikë apo banorëve të Shqipërisë Osmane). E treta, artikulli në anglisht flet edhe për piratë edhe për kusarë (diku i referohet si pirate, corsair ose privateer). Së fundmi pajtohem me ty, mendoj se ka kuptim të ketë një artikull të veçantë për kusarët shqiptarë që i shërbyen ose gjysmë-shërbyen osmanëve (ose edhe një artikull vetëm për kusarët e Ulqinit, pasi artikulli në anglisht flet rreth 60–70% për ta), ndërsa ky artikull të trajtojë më gjerësisht piraterinë (dhe kusarinë) në këto troje, përfshirë edhe periudhën ilire dhe atë para-osmane. Për këtë arsye po e heq stampën e zhvendosjes. AT44 (diskutimet) 23 korrik 2025 13:45 (CEST)
- Mirë që paskeni arritur në një përfundim. Punë të mbarë. - Leutrim.P (diskutimet) 30 korrik 2025 00:14 (CEST)