Shko te përmbajtja

Diskutim:Ramadan Budakova/Arkivi 1

Përmbajtja e faqes nuk mbështetet në gjuhë të tjera.
Shto temë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Komenti i fundit: 2 muaj më parë nga InternetArchiveBot në temën Internet Archive Bot
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Ramadan Budakova/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.

Budakova ka diplomuar në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë më 1995, ndërsa më vonë ka përfunduar studimet pasuniversitare në Fakultetin e Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Universitetin e Prishtinës, duke fituar titullin MSc Inxhinieri. Ai ka ndjekur gjithashtu trajnime në fushën e lidershipit, kontabilitetit dhe menaxhimit të projekteve në The American University in Bulgaria (AUBG), si dhe në National Democratic Institute (NDI), me fokus në marrëdhëniet me publikun dhe dizajnimin institucional të projekteve zhvillimore.

Ramadan Budakova ka filluar punën në KEK në vitin 1999 si inxhinier përgjegjës në Minierën e Mirashit. Ai ka shërbyer më vonë si udhëheqës i sektorit të palosjes në Departamentin e Inxhinieringut të Divizionit për Prodhimin e Qymyrit (DPQ). Nga viti 2017 deri më 2019 ka qenë projektmenaxher i projektit "Përgatitja e planit të detajuar të prodhimit dhe investimeve për Minierën e Re", realizuar në bashkëpunim me konsorciumin gjerman Mirbrag Consulting International.[1]

21 shkurt 2024, Budakova u emërua zëvendës kryeshef ekzekutiv i KEK-ut [2], një rol që përfshinte mbikëqyrjen e të gjithë operacioneve teknike dhe prodhuese në një nga fazat më dinamike të zhvillimit të sektorit energjetik të vendit.

Arritje në KEK

[Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë mandatit të tij si zëvendës kryeshef ekzekutiv, KEK shënoi një përmirësim të ndjeshëm të treguesve të performancës. [3] Vetëm gjatë periudhës janar–shtator 2024:

  • Prodhimi bruto i energjisë elektrike u rrit nga 4.03 milion MWh në 4.6 milion MWh (+14%)
  • Sasia e qymyrit të eksploatuar arriti në 5.9 milion ton (+15%)
  • Shitja e tepricës së energjisë në tregun ndërkombëtar u rrit nga 242,000 MWh në 568,000 MWh (+135%)[4]

KEK gjithashtu përmbylli vitin 2024 me bilanc pozitiv, pavarësisht sfidave infrastrukturore dhe tregut energjetik rajonal.[5]

Në po të njëjtin vit, u nënshkruan marrëveshje strategjike me Ministrinë e Financave për projektin Solar4Kosovo, që synon ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet 100 MW dhe prodhim vjetor rreth 152 GWh.[6]. Po ashtu, u iniciua krijimi i Divizionit për Burime të Energjisë së Rinovueshme (BRE).

U shpall tenderi më i madh publik i viteve të fundit nga KEK – mbi 137 milionë euro për modernizimin e njësisë A3 në TC Kosova A – investim që synon rritjen e efikasitetit dhe zvogëlimin e ndotjes.[7]

U realizuan edhe iniciativa për sigurinë fizike të infrastrukturës energjetike, përfshirë marrëveshje me Policinë e Kosovës[8] dhe themelimin e Departamentit të Sigurisë Fizike.[9]

Budakova ishte gjithashtu i përfshirë në nismat për barazi gjinore në sektorin e energjisë, në partneritet me MCA Kosova.[10]

Menaxhimi i krizës në kanalin Ibër–Lepenc

[Redakto nëpërmjet kodit]

Më 30 nëntor 2024, pas një akti terrorist në kanalin strategjik Ibër–Lepenc, që furnizon me ujë Termocentralin Kosova B, Ramadan Budakova luajti rol kyç në përgjigjen emergjente. Ai bashkëpunoi me institucionet për të garantuar furnizim alternativ përmes rezervuarëve të jashtëm dhe mbështetjes nga KESH, duke shmangur çdo ndërprerje në prodhim.[11][12]

Pjesëmarrja në simpoziume dhe konferenca ndërkombëtare

[Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë ushtrimit të detyrës si Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv i KEK-ut, Ramadan Budakova ka përfaqësuar institucionin në një sërë simpoziumesh dhe kongresesh ndërkombëtare të nivelit të lartë, ku është diskutuar tranzicioni energjetik, integrimi i burimeve të rinovueshme dhe sfidat në sektorin minerar dhe energjetik.

9 maj 2024, mori pjesë në Simpoziumin e Përbashkët të CIGRE në Tiranë, të organizuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST sh.a), me mbështetjen e CIGRE Kosovë, CIGRE Itali dhe CIGRE Paris. Ngjarja mblodhi profesionistë dhe ekspertë të energjisë nga rajoni dhe Evropa, ku temat kryesore përfshinë integrimin e burimeve të rinovueshme dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për sfidat globale në sektor.[13]

31 tetor 2024, Budakova mori pjesë në MIS Mining Congress & Fair në Ankara, një nga ngjarjet më të mëdha në fushën e industrisë minerare. Në këtë kongres, ai zhvilloi takime me liderë të industrisë dhe u njoh me teknologjitë më të fundit për menaxhimin e minierave, përfshirë makineritë e rënda, pajisjet dhe softuerët analitikë për sektorin minerar.[14]

Si zv. KE i KEK më 4 dhjetor 2024, përfaqësoi KEK-un në Simpoziumin e II-të të CIGRE[15], ku mbajti një fjalim rreth rolit të KEK-ut në tranzicionin drejt energjisë së pastër. Ai prezantoi projektet e ndërmarra për elektro-filtrat, sistemet DeNOx, renovimin e termocentraleve dhe ndërtimin e Parkut Solar me kapacitet 100 MW, [16] duke theksuar se “tranzicioni energjetik në Kosovë nuk është vetëm një domosdoshmëri mjedisore, por edhe një mundësi zhvillimi për të ndikuar pozitivisht në ekonominë e vendit”.[17][18]

  1. http://kek-energy.com/kek/emerohet-kryeshefi-ekzekutiv-dhe-zv-kryeshefi-ekzekutiv-i-kek-sh-a/
  2. https://me.rks-gov.net/blog/ministrja-rivanolli-priti-ne-takim-u-d-drejtorin-e-ri-te-kek-ut/
  3. https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=681269
  4. http://kek-energy.com/kek/kek-gjate-9-mujorit-te-ketij-viti-me-nje-performance-dukshem-me-te-mire-se-vitin-e-kaluar/
  5. http://kek-energy.com/kek/kek-ka-permbyllur-vitin-2024-me-nje-performance-dukshem-me-te-mire-se-vitin-paraprak/
  6. http://kek-energy.com/kek/ministria-e-financave-dhe-kek-u-nenshkruajne-dy-marreveshje-per-projektin-per-energji-solare/
  7. https://kallxo.com/lajm/kek-u-hap-tender-mbi-137-milione-euro-per-modernizimin-e-njesise-a3-ne-tc-kosova-a/
  8. http://kek-energy.com/kek/kek-dhe-policia-e-kosoves-nenshkruajne-marreveshje-per-sigurine/
  9. http://kek-energy.com/kek/bordi-i-kek-merr-nje-vendim-te-rendesishem-per-krijimin-e-departamentit-per-sigurine-fizike/
  10. https://frontonline.net/kek-mca-kosova-prezanton-programin-per-grantet-e-dedikuara-per-energji-dhe-barazi/
  11. http://kek-energy.com/kek/pas-sulmit-terrorist-ne-kanalin-e-iber-lepencit/
  12. https://kallxo.com/lajm/sulmi-terrorist-ne-kanalin-e-iber-lepencit-krejt-cfare-dihet-deri-me-tani/
  13. http://kek-energy.com/kek/simpoziumi-i-perbashket-cigre/
  14. https://madenkongresi.com/en
  15. https://www.aa.com.tr/sq/ballkani/kosov%C3%AB-ekspert%C3%AB-t%C3%AB-fush%C3%ABs-s%C3%AB-energjis%C3%AB-diskutojn%C3%AB-p%C3%ABr-tranzicionin-energjetik/3411996
  16. https://ekonomiaonline.com/tranzicioni-i-energjise-kosova-synon-furnizim-te-qendrueshem-dhe-modernizim-te-sistemit/
  17. http://kek-energy.com/kek/pjesemarrja-e-kek-ne-simpoziumin-e-ii-te-cigre-dhe-fjalimi-i-zv-kryeshefit-ekzekutiv-z-ramadan-budakova/
  18. https://zhurnal.mk/tranzicioni-i-energjise-kosova-synon-furnizim-te-qendrueshem-dhe-modernizim-te-sistemit/

Internet Archive Bot

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Ramadan Budakova. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 14 gusht 2025 02:48 (CEST)

Internet Archive Bot

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Ramadan Budakova. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 17 gusht 2025 15:33 (CEST)

Internet Archive Bot

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Ramadan Budakova. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 21 nëntor 2025 02:19 (CET)