Diskutim:Shenjtori

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Shenjtori. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

A di të tregojë dikush për mu që skam haber me fe, ku është dallimi. Une po e marr veshë që shenjtori koka njësojë si Shën, si Shna, si Haxhi (greke "hagios") vetem feja po ju ndryshojka. Nejse une po e marrë veshë perendia e qashtu. Po perendia nuk i shpall ata të shenjtë po një institucion përndryshe edhe populli i ka shenjtorët e vet dhe nuk ka nevojë të shpallen. Për mu e popullin tim përshembull shenjtorë është Skenderbeu, figurë e pa prekshme që mbrohet nga populli edhe pas vdekjes. Nëse nuk e besoni provoni e shkruni dishka keq për ta. A nashta koka qishtu puna e shenjtorve që nga komunteti mbrohet për shkak se kanë arritur të bëjnë diçka madhore (të pa kapshme/besushme) për komunitetin përkatës. Nuk e kam për përqeshje por e kamë për ta kuptuar.

Nëse nuk është kështu atëher duhet që artikulli shenjtori të shërbej në përgjithësi e për shenjtorin fetar duhet krijuar artikulli përkatës, në të cilin shpjegohen :

- Çka duhet me bo për me marrë titullin Shënjtor? - Kush ta jepë titullin? --Hipi Zhdripi 4 Tetor 2006 22:50 (UTC)


Tjeta Dan!
Pasiqe une e kam nisur kete artikull, atehere po te pergjigjem une. Meqe i nderuar nuk ke shume njohuri mbi fene ti duhesh te lexosh e te kerkosh pergjigje per pyetjet tuaja, sepse te tjeret ndoshta nuk jane mjeshtra (specialiste) ne kete fushe. Meqe po me kujtohet nje thenie e hakerve po t´a permend, nese nuk fyhesh. "Lexo, lexo, lexo e pastaj lexo më shumë", ketu lexo edhe ne kuptimin kupto se cfare lexon. Mua me pelqen kjo thenie.
Feja nuk ndryshon mes te krishtereve ortodokse e katolike por zakonet, sherbesat dhe bindjet mbi Papen.
Perëndia nuk i shpall njerezit shenjtore, por institucioni (qe thua ti) qe perfaqson fuqine dhe fjalen e Perendise. Shiko edhe kisha. Meqe po e thua vete edhe populli i ka shenjtorët e vet dhe nuk ka nevojë të shpallen; ata shpallen shenjtore sepse edhe populli e do kete, njerezit po duan qe edhe Nënë Tereza apo Papa Gjon Pali II te shpallen shenjtore, por kisha ka nevoje per shqyrtim dhe kohe. Pastaj njerezit qe bejne pjese ne kete institucion jane njerez te dale nga ky popull, nuk kane zbritur nga qielli (jane njerez me mish e gjak, bejne edhe mekate e gabime nganjehere, sepse sic thone gjermanet "Der Geist ist willig aber das Fleisch ist schwach", por ndodhen me prane Zotit dhe i kerkojne ndjese Atij dhe falen ndoshta prej Tij, sepse i sherbejne Atij).
"Për mu e popullin tim përshembull shenjtorë është Skenderbeu...". Ky eshte mendimi yt.
Skenderbeu apo Gjergj Kastrioti? :-)) Pse eshte shenjtor per ty? Sepse shenjtor eshte titull me i madh se hero kombetar. Per Skenderbeun eshte nje artikull apo jo? Edhe kisha katolike e ka njohur, vleresuar dhe nderuar Gjergj Kastriotin dhe e ka quajtur Mbrojtës i krishterimit. Edhe ai ishte i krishtere (vdiq si krishtere i mire, sipas historianeve), mbrojti krishterimin dhe popullin e Tij, por nuk beri mrekullira, nuk jetoi nje jete ne pajtim te plote me kerkesat e Perendise, nuk foli dhe veproi ne emer te Zotit (por thjesht per dashurine e Tij per atdheun, shtepine, pronen e Tij) etj. Prandaj mori titujt Mbrojtes i krishterimit dhe Hero i kombit.
"A nashta koka qishtu puna e shenjtorve që nga komunteti mbrohet për shkak se kanë arritur të bëjnë diçka madhore (të pa kapshme/besushme) për komunitetin përkatës".
Sakte, pjeserisht, por edhe: ai ka vepruar në pajtim të plotë me dëshirën dhe mençurinë hyjnore, në kapërcimin e kufinjve dhe dobësive njerzore duke qënë shembull i mirë frymëzimi, për t´u ndjekur dhe për t´iu afruar Perëndisë, per besimtaret.
Perveç shenjtorit fetar nuk ka ndonje shenjtor tjeter nga ndonje rryme apo institucion tjeter (mesa di une).
"- Çka duhet me bo për me marrë titullin Shënjtor?
- Kush ta jepë titullin?"
Ketyre pyetjeve ju pergjigja me siper (sa munda). Shndet!
Leke Mjeku 5 Tetor 2006 10:02 (UTC)