Diskutim:Sheri Mita

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Sheri Mita. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk i binden rregullave kryesore.
Shtyp këtu për të filluar një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtashëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë ose çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Ka lindur ne Fterre te Sarandes ne 14-03-1943

Aktor, regjisor, dramaturg Lindi në fshatin Fterrë të rrethit të Sarandës, më 14 mars 1943. Megjithëse gjatë gjithë kohës si hije e ndiqte emigracioni i të jatit në Amerikë, Sheriu kreu studimet e larta për aktor në Institutin e Lartë të Arteve, më 1967. Punoi si aktor në teatrin "Skampa" të Elbasanit (1967-1968), në Teatrin Popullor (1972-1976) dhe pedagog në Institutin e Lartë të Arteve (1966-1967); si regjisor i Estradës së Beratit (1976-1988), i Cirkut të Tiranës (1988-1993), regjisor, drejtor dhe më pas udhëheqës artistik i Estradës së Tiranës (1996-2004). Sheriu është një artist me përvojë mbi 40-vjeçare, me një krijimtari shumë të pasur dhe të larmishme, një artist shumë i njohur i skenës së Teatrit dhe Kinema-tografisë. Por s’është vetëm kjo. Ai është poliedrik në krijimtarinë e vet të pasur. Luajti si aktor në teatër disa role kryesore, si: "Shtëpia në bulevard” e F. Paçramit, Muhameti "Fytyra e dytë e D. Agollit, po ashtu në kinematografi, ku spikati me interpretimin e tij dinamik në rolet: Vili Heler (filmi Ngadhënjim mbi vdekjen), Xhelo Paterica (filmi Yjet e netëve të gjata), Qendro Hurdha (filmi Vitet e pritjes), si dhe në filmat televizivë Oreksi i madh dhe Çanta e zezë, si dhe në filmat "Ballë për ballë”, "Operacioni zjarri”, "Gjeneral Gramafoni, "Skëterrë 43”, "Vetmi”, "Përdhunuesif”, "Nata e parë e lirisë”, "Familja ime”, "Në fillim të verës”, etj. Si regjisor ka vënë disa pjesë në Teatrin e Beratit, ndër to edhe dramën "Dy krisma në Paris” (bashkautor me P. Kullën), e cila përuroi edhe ngritjen e Teatrit Profesionist të qytetit, duke vijuar më pas me vënien në skenë të pjesëve "Vajza optimiste”, "I çuditshmi”, kurse në Estradën e Tiranës dhe Teatrin e Korçës vuri në skenë komedinë "Divorci”• Nga shfaqjet që shënuan sukses në Estradën e Beratit përmenden: "Gjuetari i thëllëzave”, "Kontrolli i cilësisë”, "Dhuratat”. Sheri Mita njihet si autor i disa pjesëve skenike, por veçohet komedia "Këshilli i ndrikullav”, e vënë me sukses në teatrin "Migjeni" të Shkodrës nga regjisori Serafin Fanko. Vepra u shqua për krijimin e një situate gazmore si dhe disa tipave komikë, Leos dhe tri ndrikullave, përmes të cilëve u shpotit zakoni i vjetër i martesave me mblesëri, sikundër edhe vesi i marrjes nëpër gojë etj. Sheri Mita ka shkruar disa drama, si: "Dy krisma në Paris" (bashkautor me P. Kullën), "Udha e dritës", "Vite të paharruara", "Njeriu im më i dashur", komedinë "Familja e madhe", "Divorci", si dhe mjaft materiale të shkurtra humoristike për teatrin e varietesë. Shumë nga skeçet dhe materialet e shkurtra humoristike të tij janë shfaqur në Koncertet e Mëdha të Vitit të Ri, si dhe në spektak1et e shumta të estradave profesioniste të rretheve dhe performancat humoristike të Televizionit Shqiptar. Ka fituar disa çmime, ku përfshihen Çmimi i Dytë në Konkursin Kombëtar të Letërsisë me rastin e 30-vjetorit të Ushtrisë, me komedinë "Familja e madhe", 1971; Çmimi i dytë në Konkursin Kombëtar të Letërsisë në vitin 1983 me dramën "Dy krisma në Paris"; Çmimi i Dytë në Konkursin Kombëtar të Letërsisë në vitin 1974 me dramën" Vite të paharruara". Në vitin 2004 i është dhënë Urdhri "Naim Frashëri i Artë", ndërsa në vitin 2007 iu dha titulli "Qytetar nderi i krahinës së Lukovës".