Shko te përmbajtja

Diskutim:Shkencat e detarisë portugeze/Arkivi 1

Përmbajtja e faqes nuk mbështetet në gjuhë të tjera.
Shto temë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Shkencat e detarisë portugeze/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.

Propozoj zhvendosje

[Redakto nëpërmjet kodit]
@Flladimi, propozoj zhvendosjen e këtij artikulli në Shkenca detare portugeze për arsye standardizimi me Shkencat detare iberike 1400–1600, e para janë shkronjat e mëdha, ky nuk është institucion që të mbajë shkronja të mëdha, e dyta është vendosur me konsensus kohë më parë siç e di që të përdoret termi detare në vend të nautike për këto lloj artikuj. Në wikipedian e gjuhës angleze titujt kanë qenë me shkronja të vogla qysh në fillim. Shiko iberike dhe portugeze. Pas insistimeve tua të shumëta më të vjetra bëra dhe një hulumtim;


Zgjedhja e titullit “Shkenca detare portugeze” përputhet plotësisht me udhëzimet e politikës Titujt e artikujve, e cila kërkon që titujt të jenë “të dallueshëm, të përmbledhur, të natyrshëm, të saktë dhe të qëndrueshëm”. Fjala “detare” është formë natyrale dhe e përhapur në gjuhën shqipe, e pranuar nga standardi gjuhësor dhe e kuptueshme për lexuesin e përgjithshëm. Ndërsa fjala “nautike” është huazim i panevojshëm që i referohet më shumë terminologjisë bashkëkohore të fakulteteve të navigimit sesa përmbajtjes historike të artikullit. Artikulli në fjalë nuk përshkruan një program modern universitar, por zhvillimin historik të dijeve detare në Portugali, duke përfshirë astronominë, hartografinë dhe instrumentet e lundrimit. Prandaj titulli “Shkenca detare portugeze” pasqyron më qartë dhe më saktë temën. Për më tepër, neni “Titujt në gjuhën shqipe” thekson se titujt duhet të jenë në shqip, duke respektuar rregullat e gjuhës shqipe, përveç rasteve kur termi i huaj është i domosdoshëm. Në këtë rast, termi shqip “detare” është i mjaftueshëm dhe më i përshtatshëm. Prandaj, në përputhje me standardin e Wikipedias, “Shkenca detare portugeze” është titulli më i saktë, më gjuhësor dhe më enciklopedik për këtë artikull.
Propozimet paralele; 1, 2, 3, 4. - Leutrim.P (diskutimet) 29 tetor 2025 04:36 (CET)

Zhvendosjet janë kryer si në vijim:

[Redakto nëpërmjet kodit]

Shkenca Nautike Portugeze → Shkenca detare portugeze (Titull i gabuar)
Zhvillimi Naval Iberik 1400-1600 → Zhvillimi detar iberik 1400-1600 (Titull i gabuar)
Hartografia Iberike 1400-1600 → Hartografia iberike 1400-1600 (Gabim drejtshkrimor: Iberike duhet me të vogla)
Hartografia Nautike → Hartografia nautike (Gabim drejtshkrimor: Nautike duhet me të vogla)
Operacionet Nautike → Operacionet nautike (Gabim drejtshkrimor: Nautike duhet me të vogla)

- Leutrim.P (diskutimet) 29 tetor 2025 23:41 (CET)

Huazimet janë futur në terminologji teknike pikërisht nga nevoja, pra nuk ka si të jetë i panevojshëm. Detar është aq mbiemër me shtrirje të gjerë sa fillon me puhizën detare, panoramën detare dhe - sipas teje - shkencat detare. Nautik nga ana tjetër e shquan në mënyrë specifike natyrën teknike të tematikës, e po të përkthehej do të ishte ndoshta anijore. Edhe italishtja mund ta thoshte, me logjikën e shtruar nga ti, vetëm marino dhe jo nautico apo serbokroatishja vetëm more dhe jo nautiçki. Ju që keni vetëm google translate-in si mjet lundrimi ndërgjuhësor dhe asnjë shqisë, nuhatje apo talent tjetër duhet t'i rrini larg emërvënies. Panxhari) 29 tetor 2025 08:42 (CET)
@Panxhari/FototekaMarubi, Ai pati pretenduar se ka njëfar të drejte autorësie mbi artikullin si krijues, aty u thirra, se ndryshe zhvendosjet do ishin kryer kohë më parë. Teksti më lartë është shkruar për Flladimin e jo për ty. - Leutrim.P (diskutimet) 29 tetor 2025 18:47 (CET)
Ne qofte se do ta hapesh debatin se mbase tani i ke gjetur argumentat qe te mungonin per bllokimin arrogant te emertimit origjinal edhe te te tjerave jame i gatshem te te degjoje, dhe te te pergjigjem per qendrimin e emertimit origjinal. Nese te tjeret jane te duan, mund te marrin pjese ne debat. Nuk mund te zgjedhesh edhe se kush do te debatoje dhe kush jo. Vetem shpresoj se je pregatitur mire kete radhe se e mbushe nje vit drejtues mjeti (pavaresisht disa viktimave te shtypura). Flladi (diskutimet) 29 tetor 2025 22:52 (CET)
Debate mund të bëhen diku tjetër, unë vetëm desha opinionin tënd të shoh a je për apo kundër. Nuk kam interes të nis ndonjë debat. Me respekt. - Leutrim.P (diskutimet) 29 tetor 2025 22:59 (CET)
S*** shokët, duket të të ngrefur si të përhershëm, iu sule i nomatisur velës së kuqe nautike dhe navale.
Ca kuptimi ka qe me pyet kur nuk do te me degjosh!? Apo *** i radhes... Flladi (diskutimet) 30 tetor 2025 22:58 (CET)
Nuk më duket se e ka aftësinë të argumentojë. Si i thojnë një fjale, mos fol aty ku nuk të dëgjojnë. Panxhari (diskutimet) 29 tetor 2025 23:18 (CET)

Propozoj sërish zhvendosje

[Redakto nëpërmjet kodit]

Titulli po të shqipërohet me se s'bën do të duhej të ishte Shkencat e detarisë portugeze. Duke qenë se e argumentova tek faqja e diskutimeve e profilit tim, po shoh që zhvendosja u krye pavarësisht argumenteve. A ka këtu njerëz që operojnë përmes logjikës dhe argumenteve para se e çdo artikull të bëhet mejdan diskutimesh patetike? --Panxhari (diskutimet) 30 tetor 2025 11:03 (CET)

Shkencat detare iberike 1400–1600 → Shkencat e detarisë iberike, 1400–1600
Shkenca detare portugeze → Shkencat e detarisë portugeze
Nëse të dy pajtoheni me këto ndryshime për mua është në rregull. Kurse për; Zhvillimi detar iberik 1400–1600 / Iberian ship development, 1400–1600, artikulli nuk flet për detari por për zhvillimin e anijeve / anijendërtimtarinë në veçanti, propozoni një term më të mirë, diçka si; Zhvillimi i anijeve iberike, 1400–1600. - @Panxhari, @Flladimi. -- Leutrim.P (diskutimet) 31 tetor 2025 01:09 (CET)
@Panxhari, @Flladimi, kur të vini në një përfundim edhe mund të shpreheni? se mos thoni që s'iu dha mundësia për t'e diskutuar çështjen! - Leutrim.P (diskutimet) 31 tetor 2025 22:41 (CET)
Nga përvoja e shkurtër kuptoj që ty duhet të të marrim leje, apo jo @Leutrim.P? Panxhari (diskutimet) 1 nëntor 2025 09:30 (CET)
Përvoja e shkurtër! Jo, lejet merren këtu. A mua me gjetët të bëni click-bait. - Leutrim.P (diskutimet) 1 nëntor 2025 13:52 (CET)
Ti pra na qënke Erion Veliaj i emërvënies së artikujve. Ashtu si Veliaj lëshonte lejet e ndërtimit që e kanë shndërruar këtë qytet të pajetueshëm, ashtu edhe ti lëshon emërvëniet e pakripura. Panxhari (diskutimet) 1 nëntor 2025 17:41 (CET)
1. - Leutrim.P (diskutimet) 2 nëntor 2025 13:36 (CET)

Nuk eshte 100% e duhur

[Redakto nëpërmjet kodit]

@Panxhari, @Leutrim.P Megjithese titulli i ri eshte shume here me i arsyeshem se detare, prape ka pak ferkim. Po ta mbaj mend ose ta kontrolloi Leutrimi fillimin e debatit, ja kam shpjeguar disi se eshte e veshtire te behet dallimi midis navale dhe detarise. Prandaj ja shpjegova se duhet te qendronte Nautike, qe dallon nga navale, kurse detarise eshte me e pergjithshme dhe nuk eshte aq e lemuar per tu perdorur per kete kuptim. Edhe pse po ta pranoi @Panxhari do ta pranoja edhe une megjithe rezervat qe kam. Kjo vlen edhe per artikullin Shkencat e detarisë iberike, 1400–1600, Gjithe te mirat dhe pres pergjigjen e Panxharit. Flladi (diskutimet) 4 nëntor 2025 00:09 (CET)