Diskutim:Shyhrete Behluli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Shyhrete Behluli Ka Lindur Më 25 Prill,1958Therande Ajo njihet qe ne opinion njihet vetem me mbiemrin Behluli, mban edhe mbiemrin e bashkeshortit Luan Salihu. Ajo si adoleshente kujton kohen me te mire qe e ka kaluar ne jeten e saj. Ka qene vajze e urte, e sjellshme dhe nxenese e shkelqyeshme.Si ndihmetar ne hapat e para te saja ka qene babai i saj Xhemal Behluli,familje kjo qe ka pasur zakon dhe talent per ta kultivuar kengen popullore e folklorike.Ne kohen e adoleshences ishte ne shkollen e mesme ne Suhareke dhe i duhej qe te udhetonte cdo dite nga Mushtishti, qe ishte vendlindja e Shyhretes. Te gjithe e njihnin dhe e adhuronin, sepse qe e vogel e kishte filluar kengen. “Mesimet i kam dashur shume. Kam pasur shoqeri shume te mire dhe adoleshenca ka qene pjesa me e mire e jetes qe nuk mund ta harroj asnjehere”, shprehet ajo per “Kosoven Sot”. Ne periudhen e adoleshences Shyhretja njohu Lulin, nje djalosh nga Podujeva, por qe punonte ne Suhareke. Ishte nje takim i papritur, nje shoqeri qe u shnderrua ne dashuri, pikerisht ne kete moshe. “Tashme 30 vjet njihemi, Luli luante futboll ne klubin ‘Ballkani’ ne Suhareke dhe une e kisha klasen nga fusha e sportit dhe kisha rast ta shihja thuajse cdo dite”, thote ajo.

Luan Salihu - Luli ne ate kohe kishte shkuar per te punuar ne administrate te fabrikes se gomave “Ballkan” ne Suhareke. “Une shkova per te punuar ne Suhareke dhe njekohesisht dhe luaja futboll. Shyhreten e njihja si kengetare dhe nje shok imi ishte shok i klases se saj dhe gradualisht ne dilnim bashke, keshtu qe pata rastin qe nepermjet tij te njihesha dhe te shoqerohesha me Shyhreten. Pata fat sepse na pelqeu shoqerimi yne dhe vazhduam te dilnim fshehurazi per rreth dy vjet me radhe. E kisha pak te veshtire, sepse Shyhretja ne oren 19.00 e kishte autobusin e fundit dhe nuk guxonte te vonohej per te mos e kuptuar familja, sepse ishte nje vajze e re”, thote Luli. Te dy ishin te rinj, pas dy vjeteve ne lidhje dashurie ata u martuan, dhe ishte viti 1981 kur Shyhretja u be nuse e Llapit, megjithate me pak veshtiresi, sepse i eshte dashur te mesohet me zakonet e Llapit, te cilat ishin paksa me te ndryshme me ato te Mushtishtit. “Te dy ishim te ri, por dashuria thone se nuk njeh moshe, une pranova te shkoj ne Podujeve. Natyrisht, pata veshtiresi, sepse isha e re, por megjithate u adaptova. Prinderit e Lulit ishin shume te mire. Te gjitha i mesova, pervec cajit qe e kisha bezdi ta servoj. Sot e asaj dite nuk e pi cajin, dhe as Luli e femijet nuk e pine”, shton ajo. Ne Podujeve jetuan per nje kohe te shkurter dhe me pastaj u transferuan ne Prishtine, ku Shyhretja e kishte me lehte per ta ushtruar profesionin e saj te kenges. Ata tani vazhdojne te jetojne jeten e lumtur bashkeshortore dhe qe te dy thone se deshire e tyre me e madhja eshte te kene jeten e lumtur bashke me pese femijet e tyre.

Mahmut Ferati[redakto | redakto tekstin burimor]

Mahmut Ferati Ka Lindur Më 13.05.1950 Rrjedh prej nje familje 7 antareshe. Ai ka 4 vllezer dhe nje moter.Kendon qe nga vitet e '70,dhe huazimet e para muzikore i ka marre nga vellai i tij Murteza Ferati dhe si i vogel ka dashur te shkoj pas hapave te tij. Mahmuti ka dy femije: Argjenten dhe Granitin.Ka edituar me shume se 30 albume,ke shpesh here ka bashkepunime me Shyhrete Behlulin Milaim Mezinin Shaqir Cervadikun Shkurte Fejzen Remzije Osmanin Aferdita Demakun Afrim Aliun Bekim Kastratin Nikolle Nikprelaj e shume te tjere.Jeton dhe vepron ne Prishtine.

Genta Ismaili[redakto | redakto tekstin burimor]

Gentiana "Genta" Ismajli është një këngëtare shqiptare nga Kosova. Ajo u bë e njohur në Kosovë dhe Shqiperi me këngën "Kthehu" (Come Back).

Pak muaj pas lindjes se saj, u zhvendos me familjen në Çikago në Shtetet e Bashkuara. Në moshën 19 vjeçare, u kthye në Kosovë për të kënduar kengen me titull "Dridhem". Këngë u bë një hit i menjëhershëm dhe hapi para Gentes karrierën e muzikës. U zhvendos në Kosovë dhe mori pjesë në disa konkurse muzikë, si në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo fitoi "Kënga Magjike" 2005 me këngën "S'dua tjetër", me muzike nga Adrian Hila.

Genta këndon kryesisht këngë komerciale pop. Lëvizjet ne skenë dhe kercimi i saj energjik jane pjesë të imazhit të saj. Konkurrentet e saj më të afërta janë Dafina Zeqiri, Adelina Ismajli, Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi.

Ne vitin 2009 realizoi dy kenge "Bombarder" dhe "Game Over", ku kjo e fundit i eshte bere diss Dafina Zeqirin.

Pasi u shpall fituese e dy çmimeve të rëndësishme në festivalin “Zhurma Show Awards”, Genta ka udhëtuar drejt Suedisë për të regjistruar këngën e saj më të re e cila pritet të publikohet shumë shpejt në tregun muzikor shqiptar. “This Is My Night” është titulli i këngës që do ta lançohet për publikun e gjerë në ditët e para të muajit nëntor 2010. Genta duket shumë e kënaqur nga ky bashkëpunim me studion suedeze dhe sipas saj kënga e rradhës do të kthehet shumë shpejt në një hit.

Genta per festat e fundvitit ka realizuar 3 kënge "Pini Sonte", "Kur Genta Knon" dhe "Pse Ike Atë Natë". Ajo u paraqit ne programin festiv te RTK-se me nje humor te pergatitur nga aktori i mirnjohur Fatmir Spahiu ku moren pjsë edhe Leonora Jakupi, MC Kresha dhe NRG Band. Poashtu ajo mori pjesë edhe ne rtv 21 ne programin e pergatitur nga Naim Krasniqi se bashku me kengetre te tjere te muzikes pop dhe asaj popullore.

Pas pjesëmarrjes në "Dancing with the stars", po ne vitin 2011, Genta publikoi albumin e saj "Guximi", te paraprire nga kenga dhe klipi "Pa Ty". Tashme ka nisur turi i saj i koncerteve në shtete e qytete të ndryshme, dhe shumë shpejt do të jetë edhe në Tiranë

Adelina Ismajli[redakto | redakto tekstin burimor]

Adelina Ismaili u lind me 14.12.1979 në Prishtinë.Eshte femiu i pare i prinderve Rexhep dhe Mona Ismaili,babai inxhinier teknologjie dhe nena bibliotekiste me profesion.Nena e saj, znj.Mona ka punuar gjithashtu dhe ne Fakultetin Filozofik ne Prishtinë si këshilltare.Me vone,pas largimit nga puna prej regjimit serb i cili u instalua atebote ne Kosove,vazhdon profesionin si Menaxhere Zyrtare e e Adelina dhe Zanfina Ismaili. Adelina Ismaili ka dy motra,Ema dhe Zanfina Ismaili.Ema Ismaili eshte e shkolluar muzikalisht,ne muziken klasike-drejtimi violine,aktualisht pronare dhe General Manager e butiqeve « So Chic » qe veprojne ne Kosove.Zanfina Ismaili ka te kryer Shkollen e Muzikes Klasike ne Prishtine drejtimi-piano, eshte e diplomuar ne Fakultetin Juridik ne Prishtine dhe numerohet si kengetarja me e sukseshme e gjeneratave te reja ne trojet shqipfolese.Adelina Ismaili ne moshen 5 vjeqare fillon shkollimin ne dy drejtime: Shkolla fillore ``Elena Gjika`` dhe Shkollën e Ultë te Muzikes ``Prenk Jakova``-drejtimi:Piano.Ka te kryer Shkollen e mesme te muzikes-drejtimi kanto dhe piano si dhe Akademine e Arteve te bukura ne Prishtine.Aktualisht studion Fakultetin Juridik.Eshte edhe zyrtarisht « Personi me ndikimin me te madh ne muziken moderne shqiptare ». Ne shkollen e muzikes,ne moshen 6 vjeqare,profesoresha e saj e pianos,Ildiko Juniku-hungareze ,veren talentin e saj per kendim dhe natyren gazmore.E drejton ne Korin e Femijeve te Radio Prishtines (si quhej ne ate kohe),ku Adelina pranohet menjehere nga komisioni dhe i besohet nje kenge per ta interpretuar ne festivalin e vetem dhe me prestigjioz te asaj kohe``Akordet e Kosoves``.Kenga quhej ``Ne jemi bukuria e atdheut`` dhe Adelina Ismaili shperblehet me Vendin e Pare te Jurise Profesionale,dhe njekohesisht me Cmimin e Pare te Publikut-Okarina e Arte.Nje vit me vone,kendon kengen ``Pink Panteri`` dhe prap shperblehet me te njejtat cimime.Po ate vit,ftohet ne Festivalin e Femijeve ne Sarajeve,ku perfaqeson Kosoven me Kengen ``Do te behemi milioner``dhe shperblehet me Vendin e Pare,ne konkurence me femije kengetare nga tere ish-Jugosllavia.Po kete vit editon albumin e pare per femije ``Do te behemi milioner``,prane Radio Televizionit te Prishtines dhe fillon moderimin e emisioneve per femije ne radio dhe televizion :moderon emisionin ``Akordiada e Femijeve`` ne Radio-Televizionin e Prishtines kater here ne jave.Nje vit me vone perseri kendon ne Akordet e Kosoves kengen ``Tavolina e gjore`` dhe prap shperblehet me te njejtat cmime,gje qe nuk kishte ndodhur asnjehere ne historine e festivaleve ne Kosove.Po kete vit ftohet ne 2 festivale ne Sarajeve:``Femijet kendojne hitet`` dhe ``Festivali i Femijeve`` ku shperblehet me Vend te Pare dhe ``Interpretimi me i suksesshem``.Gjthashtu ne Novi Sad merr pjese ne festivalin:``Kur femijet festojne`` dhe shperblehet me vend te pare te Jurise Profesionale ne te parin,dhe me Cmimin te Publikut ne te dytin.Adelina Ismaili ne Sarajeve shpallet ``Wunderkind nga Kosova`` ne gazetat e atjeshme (fatkeqesisht keto gazeta jane zhdukur gjate luftes dhe ne po perpiqemi te gjejme kopjet,cdo ndihmë është e mirëseardhur).Editon albumin e dyte ``Cunga LLunga``prane Radio Televizionit te Prishtines.Nje vit pas,ne Kosove ndalohet cdo aktivitet kulturor nga regjimi serb i asaj kohe,dhe festivali nuk mbahet me.Por Adelina Ismaili,tashme 11 vjeqare vazhdon aktivitetin e saj duke edituar albumin e trete dhe videoprojektin e pare per femije me 10 kenge,titulluar ``Ne jemi bukuria e atdheut`` nen regjine e Violete Rexhepaqagiqit,percjellur me nje dokumentar te shkurter ku Adelina 11 vjeqare prononcohet kunder regjimit serb,gje qe behet pretekst qe emisionet kulturoro-artistike te cenzurohen ne mase te madhe nga Radio Televizioni i Serbise.Nje vit pas merr pjese ne Festivalin te Radio Televizonit Shqiptar (festival te rriturrish,dhe jo femijesh) ku prezantohet me kengen ``Mos ma gjuaj diellin me gure``.Perkunder moshes joadekuate,komisioni per here te pare ne kete festival ben perjashtim duke pranuar nje femije ne festival te rriturish.Performansa e saj zgjon ovacione ne Pallatin e Kongreseve Tirane dhe edhe juria ben perjashtim duke futur ne dhjeteshen e pare fituese nje femije.Adelina shperblehet me cmimin ``Debutantja me e mire``.Nje vit pas(1992) Adelina Ismaili realizon albumin e katert per femije ``S`kam adrese e po bie shi`` dhe videoprojektin e dyte me te njejtat kenge dhe titull(1993) me regji te Isa Qosja.Nje vit me vone (1994) ftohet nga organizata humanitare amerikane``Peace Child``,ku mes femijeve nga tere bota perfaqeson Kosoven ne koncerte femijesh ne vendet ballkanike,siq jane Kroaci,Slloveni,BiH,Bullgari,Hungari,Poloni,Cekosllovaki,etj., ku ne kete te fundit ajo kendon opereten ``Ave Maria``.Vlen te theksohet ne ne kete koncert mysafir nderi ishte Kryetari i Cekosllovakise,Vaclav Havel i cili i dhuron Cmimin e Pare Adelina Ismaili-t ,dhe Adelina Ismaili shpallet fituese e turneut ``Peace Child``.Ne ish-Jugosllavi situata politike po acarohej me fillimin e luftes ne Kroaci dhe turneu nderpritet.Po kete vit Adelina Ismaili me motren e saj,Zanfina Ismaili atekohe nente vjeqare,remixon kengen ``Rroka mandolinen`` duke u bere shqiptarja e pare qe remixoi kenge popullore shqipe me zhanrin Rap.Ne vitin 1995 Adelina Ismaili editon albumin e saj te peste ``Fore``,ku tashme fillon etapen e kendimit per adoleshente dhe realizon klipin e saj te pare,si adoleshente, ne Gjermani ``Me motora`` ne regji te Besfort Hasanaj.Po kete vit Adelina Ismaili fillon dhe turnete e saj ne diasporen shqiptare ne Europe.Ne vitin 1996 editon albumin ``Ushtrine time do ta bej`` ku prek shume tema tabu,siq eshte emancipimi i femres shqiptare,tema politike dhe sociale,emigrimin shqiptar,remiksimin e pare modern te kenges popullore,etj.

Po kete vit,Adelina Ismaili fillon te shfaqe dhe publikisht admirimin e saj per politiken pacifste te udhehequr nga dr.Ibrahim Rugova,qe po zhvillohej ate kohe ne Kosove. Mu ne kete kohe,Adelina Ismaili dhe fillon aktrimin e saj,ne skeqet humoristike te projekteve te shumta te realizuara nga Sevdai Radogoshi.Realizon dhe role me aktore dhe rexhisor te shquar nga Shqiperia e Kosova si,Zef Deda,Sabri Fejzullahu,Adem Mikullovci,Besim Dina,Luan Jaha,Shkumbin Istrefi,Isa Qosja,Faruk Begolli,Xhejlane Godanci,Leze Qena,Adhurim Demi,Rudina Maxhistari,etj.Aktrimi mbetet pasion i saj dhe sot e kesaj dite.

Viti 1997 sjell nje Adeline te re,dhe suksese qe behen tema numer nje e diskutimeve ne vendet e banuara me shqiptare.

Adelina Ismaili konkurron ne ``Miss Kosovarja`` dhe fiton titullin e me te bukures se Kosoves.Me 1997 Adelina Ismaili shpallet zyrtarisht « Miss Kosova ».Po ate vit,ne qershor i vie ftesa qe te perfaqesoje Shqiperine (pasi qe Kosova nuk ishte shtet),ne Miss Globe International si shqiptarja e pare qe prezanton bukurine shqiptare nderkombetarisht.Adelina Ismaili pranon duke vene kushtet e saj : Nese ben styling-un vet dhe nese udheton me familjen dhe jo e vetme.Kjo ben qe drejtori i pergjitheshem i Miss Globe International te shprehet ne televizionin kombetar te Turqise me fjalet : « Zot o Zot,ne kemi katër Miss Albania ne kontest ! » Adelina Ismaili prezanton veten gjate spektaklit:``Quhem Adeline Ismaili perfaqesoj Republiken e Kosoves ne Shqiperi`.Ky deklarim behet pretekst qe ne kete eveniment te nderhyje menjehere ambasada jugosllave dhe Adelina Ismaili skualifikohet menjehere. Adelina ismaili eshte femra e pare shqiptare qe morri pjese ne Miss Globe International. (Cdokush qe do te mund te na siguronte pjese nga ky spektakel,do ishte nje ndihme e madhe per ne)

Pasiqe nuk mund te ktheheshin ne Kosove pas kesaj deklerate e cila kishte provoluar reagimin e regjimit serb ne Kosove,nena e Adelina Ismaili-t,znj.Mona Ismaili organizon nje turne europian dhe Adelina vazhdon me turne neper Europe me te gjitha koleget e veta qe kishin marrur pjese ne Miss Kosovarja.Pasiqe familja Ismaili ende nuk kishin sigurine te ktheheshin ne Kosove,,ata zhvendosen ne Shqiperi.Dhe me deshiren e Adelines,direkt ne Festivalin e RTVSH-se.Kete hère,Adelina Ismaili do te ndyshoje pergjithmone imazhin e muzikes shqiptare pas renies se komunizmit.Pjesemarrja ne Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar shenon nje kthese ne imazhin e pothuajse te gjitha kengetareve qe do te pasojne.Adelina Ismaili gjate performimit te kenges praktikon vallezimin modern me balerine te vallezimit modern boteror,dhe ne fund te kenges zhvishet ne nje fustan transparent me te brendshme te stilizuara.Kjo performanse duartrokitet mbi 5 minuta,duke kthyer Adelina Ismailin tre here ne bis,gje qe nuk kishte ndodhur ndonjehere ne ate festival.Juria tiranase e kishte te pashmangshme qe kete here Adelina Ismailin te fuste ne peseshen e pare fituese.Viti 1997 gjithashtu shenon dhe inkuadrimin e Adelines ne skenen politike kosovare me kengen ``Ushtrine time do te bej me Ibrahim Rugoven``,kenge e cila tashme ishte bere nje lajt-motiv i ideologjise rugoviste,dhe ne intervisten e vetme te dhene shtypit kosovar,dr.Ibrahim Rugova nuk e le pa e permendur kete kenge.Poashtu ne vitin 1997 eshte e vetmja artiste kosovare e cila merr pjese ne permbylljen e fushates se Partise Demokratike te Shqiperise,i e ftuar speciale nga vet presidenti i kesaj partie Sali Berisha.

Viti 1998 paraqet nje katrahure per popullin shqiptar ne pergjithesi,natyrisht dhe per kulturen dhe artin.Kosovaret fillojne te debohen nga Kosova.Pak para hyrjes se forcave serbe ne Prishtine,Adelina Ismaili merr pjese ne projektin e Presidences se Kosoves -``Call for Peace`` (Thirrje per paqe),kenge e cila transmetohet ne mediumet boterore siq jane BBC,CNN,RTL,RaiUno,TeleFrance1,etj.Lufta tashme kishte perfshire tere Kosoven dhe Adelina Ismailin e gjen refugjate ne Maqedoni,e cila perkunder veshtiresive qe kishin filluar karshi saj dhe familjes se saj,nga oponentet politik te dr.Rugova,Adelina Ismaili nuk ndalon punen.Ne kushte jonjerezore,si cdo refugjat,Adelina Ismaili gjen menyren te punoje ne albumin e ri ``S`jam Sex bombe``.Ky album gjen rrugen tek degjuesi dhe lanqohen hite sikur ``Lavdi,ushtari im``,``Amaneti``,``Uragan Cohen Krenaret``,``Fuck the Gouverment``,``Shko ne RS`` etj.Adelina Ismaili nje jave pas masakrimit te familjes Jashari,shkon ne Shqiperi per te filmuar kenge per Adem Jasharin,por rrymat politike radikale shqiptare tani kishin arritur nje pike te nxehte dhe,Adelines i bllokohet cdo mundesi realizimi te kenges.Kthehet prap ne Maqedoni dhe shquhet si kengetarja e vetme qe kishte refuzuar te kendoje me pagese gjate luftes,por realizon mbi 45 koncerte humanitare.Me tu kthyer ne Kosove (pas mbarimit te luftes),refuzon kategorikisht ikjen ne ndonje shtet te huaj per nje jete me te mire,dhe filmon kengen ``Uragan Cohen Krenaret`` .Menjehere pas kesaj fillon punen ne videoprojektin ``IRA`` ku numerohen 11 klipe nga albumi ``S`jam sex bombe`` dhe 7 skeqe humoristike humoristet kosovar Sevdai Radogoshi,Besim Dina dhe Bujar Kokolli.Videoprojekti kalon mbi 1 vit e gjysem pa mundesi botimi per shkak te kushteve finansiare.

Ne vitin 1999 ne Shqiperi starton nje festival tjeter i cili sfidon Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar. ``Kenga Magjike`` nen patronatin e Ardit Gjebrea-s dhe Vera Grabocka-s .Cdo gje do te ecte ne favor te fitimit te Cmimit te Pare per Adelinen, e cila me te kuptuar qe ne publik do te jene pushtetare,dhe vet Presidenti i Shqiperise Rexhep Mejdani,ne momentin e fundit nderron kengen dhe vendos te shaje pushtetaret.Kendon ``Fuck The Goverment``.Kjo kenge nuk kalon pa komente te bujshme,tabu e dyte u thye nga Adelina Ismaili.Fiton cmimin ``Best Look`` per imazhin e saj tejet modern ne ate kohe,me floke te shkurter ngjyra ngjyra dhe veshje hip-hop.Kete vit Adelina Ismaili ftohet nga organizata nderkombetare humanitare ``Open Heart`` qe te realizoje koncert ne Shqiperi me yllin e madh nderkombetar te asaj kohe,DJ Bobo.Viti 2000 shenon nje kthese ne estraden shqiptare.Adelina Ismaili e para,hedh ne treg videoprojektin e pare me te gjitha kenget e albumit ``S`jam sex bombe``,ku realizohen 11 klip dhe 7 skeqe humoristike,klipe tejet moderne qe deri me atehere nuk ishin pare te tilla ne Ballkan.Po kete vit,Adelina Ismaili se bashku me perfaqesuesit e organizates humanitare ``Open Heart`` vie ne Shqiperi dhe pas nje konference shtypi ku merr pjese dhe kryebashkiaku i atehershem i Tiranes,Edi Rama,deklarohet si mysafirja e pare shqiptare e nje ylli boteror qe per here te pare po vinte ne Shqiperi per te dhene koncert.Para nje publiu qe arrinte numrin afer 150.000 njerez,Adelina Ismaili hap koncertin me kengen ``Lavdi ushtari im`` dhe pason kenga ``Sajzeza`` nje duet evergreen me grupin Elita 5.

Ne vitin 2001 Adelina Ismaili sprovon veten me shume si aktore dhe moderatore.Adelina Ismaili behet figura mbrojtese e produksionit Labia,dhe prezantuesja e programit festiv ``Gezuar me Labia 2001```,realizon rolin e Tomb Raider-Lara Croft ne nje reklame televizive, si dhe shume skeqe humoristike me Sevdai Radogoshin, dhe me Adem Mikullovcin rolin kryesor ne serialin ``Mahalla jone``.Projektet ku aktron Adelina behen best-seller.Ne nje interviste dhene revistes kosovare ``Teuta`` aktori dhe rexhisori i madh kosovar,Faruk Begolli deklaron:``Xhejlane Godanci dhe Adelina Ismaili jane aktoret me te mira shqiptare``.

Viti 2002 shenon njerin nder sukseset me te medha te Adelina Ismailit.Nje album me 17 kenge i titulluar ``Prej fillimit`` i cili arrin shitjen prej 150.000 kopje qe ne diten e pare te lanqimit,nje duet me grupin ``Tingulli 3`` ku ne kengen ``Me Kosove po luhet komore`` Adelina Ismaili prek njeren nder temat me tabu atebote ne Kosove duke kritikuar mediat,pushtetin dhe nderkombetaret ne Kosove,koncert ne Podujeve kushtuar heroit te kombit Zahir Pajaziti ku Adelina kendon me veshje ushtarake e rrethuar nga ushtare te UCK-se,koncert ne Decan kushtuar heroit kombetar Sali Ceku ku Presidenti Rugova gjate performanes se Adelina Ismailit i pari ngritet ne kembe ne shenje respekti,koncert ne Zheger te Gjilanit organizuar nga Adelina Ismaili ne nder te heroit kombetar Agim Ramadani ku te ardhurat i dedikohen familjes,e shume koncerte tjera humanitare dedikuar familjeve te deshmoreve,femijeve jetime,heronjeve te vertete te luftes se Kosoves,si dhe nje album ku per here te pare kombinohet muzika rock me ate tradicionale shqipe,prek tema tejet feministe,kendon pro homosexualizmit nje kenge qe i kushton shokut te saj gay nga femijeria i cili beri vetevrasje ne Prishtine,kenge rock-alternative,performon rap,ngacmohen tema religjioze,si dhe lanqohet njera nder kenget me te bukura shqipe ``Skenderbeu``.Kjo kenge mbetet e pafilmuar gjate,si pasoje e cenzures nga RTK.Klanet e caktuara te politikes radikale filluan sabotimin e vêpres se Adelina Ismailit. Sabotimet sa vijne dhe behen me te shpeshta per ndikimin e Adelina Ismaili-t ne rrjedhat politike shqiptare dhe kolegia Jakupi,e njohur si aderuese e politikes radikale majtiste,e shoqeruar nga kater bodyguarde sulmon fizikisht nenen e Adelina Ismailit,me qellimin e largimit te Adelina Ismaili-t nga mediumi ku duhej te performonte (sipas fakteve te gjyqit) ,Mona Ismailin dhe Adelina duke u perpjekur qe ta ndaje,sulmohet dhe vet nga Leonora Jakupi ne cka Adelina pergjigjet me nje kunder sulm fizik te ashper ku kjo e para shtrihet ne spital per me shume se nje jave,me 49 hematome ne trup.Pas tre seancave gjyqesore dhe dshmive te kolegeve-deshmitare okular,Adelina Ismaili shpallet pafajshme ne cdo pike,dhe ky lajm transmetohet ne cdo medium shqiptar.Kjo nuk e ndalon Adelina Ismailin qe ne kete vit te fitoje bindshem cmimin ``The Best of Best`` ne festivalin ``Zhurma Awards``.Mediumet e se majtes kosovare dhe shqiptare fillojne « gjyetine e shtrigave » ne Adelina Ismaili-n,gje qe behet pretekst per sulme konstante mbi familjen Ismaili nga sherbime te ndryshme te subjektve politike ne fjale.

Viti 2003 e gjen Adelina Ismailin ne duete me legjenden e muzikes se lehte shqiptare,Sabri Fejzullahu.Keto duete mbesin si perla te muzikes shqiptare sot e kesaj dite.Shqiperia nuk harron Adelinen dhe ne baze te votave te lexuesve,revista ``Spekter`` shpall Adelinen ``Fenomeni me seksi ne muziken shqiptare``.Gazeta ``Teuta`` shpall Adelina Ismailin ``Personazh i vitit``.Humoristet e rinj ``Stupcat`` ne edicionin e tyre per RTK ia kushtojne nje skeq dhe kenge Adelina Ismailit.

Ne vitin 2004 Adelina Ismaili si Keshilltare per Kulture e Presidentit te Kosoves,dr.Ibrahim Rugova.Adelina me shume perkushtohet ne lemine politike dhe koncerte humanitare,duke u bere bartesja kryesore e programit artistik ne fushaten paraelektorale te Lidhjes Demokratike te Kosoves ne zgjedhjet presidenciale.Perkunder shume veshtiresive nga kundershtaret politik,kolege kengetare,mediume dhe njerez te bizneseve te dyshimta,nuk lekundet asnjehere.Ky vit do te mbahet mend me intervisten e dhene ne Radio Drenas (ne naten e heshtjeve parazgjedhore)nga Adelina nga ora 22:00 deri ne oren 02:30,edhepse ishte parapare vetem deri ne 24:00.Poashtu behet iniciatore dhe organizatore e koncertit madheshtor në perkrahje te Ramush Haradini, ne Stadiumin e Prishtines ``Me Ramushin``,ky mbi 40 kolege i pergjigjen fteses e Adelines per te kontribuar per liderin e Aleances se Kosoves,Ramush Haradinaj.Haradinaj pergjigjet me nje leter publike tejet miqesore ndaj Adelina Ismailit.Shpallet ``Themel i muzikes dhe stilit evropian ne Kosove`` nga Radio Televizioni Dukagini.Ne Miss Kosova 2004 eshte kryetare jurie.Viti 2004 per Adelina Ismailin me se shumti do te mbahet ne mend per projektin me serioz kunder dhunes dhe krimit ne Kosove,qe eshte realizuar nga Adelina Ismaili dhe MC Beka ne bashkepunim me Zyren Amerikane ne Kosove,Zyren Finlandeze ne Kosove dhe OJQ ``Forumi``.Kenga ``Boll ma`` behet nje hymn kunder fenomeneve negative ne Kosove.Realizon skeqin e pare humoristik me humoristat ``Stupcat``,skeq ku lajmotiv eshte kenga ``Adeline moj Adeline``kushtuar Adelines.Fiton vendin e pare ne nje kontest vallezimi ne Antali te Turqise,ku po bente pushimet dhe ftohet ne skene nga moderatori i atij show gati aksidentalisht.Realizon afer 30 koncerte humanitare ne te gjithe Kosoven.Viti 2005 na sjell nje Adeline pak me ndryshe,me album te ri ``Mbretereshe e Robereshe``,ku Adelina ben nje gershetim me te theksuar te muzikes popullore/folklorike shqiptare me rrymat moderne te kohes.Klipi ``Dy motra nje frajer`` duet me Zanfina Ismailin,jave me radhe mban vendin e pare ne top-listat shqiptare.Po kete vit ne Prishtine,per here te pare,vie me koncert legjenda e muzike turke,Ibrahim Tatlises dhe te ftuara speciale nga mbare estrada shqiptare,per hère te pare, jane Adelina dhe Zanfina Ismaili.Pas shume deklarimeve fantastike qe Ibrahim Tatlises ben ne mediume per Adelina dhe Zanfina Ismailin,ne koncertin qe numeronte mbi 80.000 njerez publik,Adelina Ismaili kendon se bashku me Ibrahim Tatlises ne duet.Ne festivalin ``Zhurma Awards`` kenga ``Dy motra nje frajer`` shperblehet me cmimin ``Dueti me i mire``(Best Duo) kurse kenga ``Mbretereshe e robereshe`` shperblehet me cmimin ``Kenga me e mire``(The best song).Albumi ``Mbretereshe e Robereshe```behet best-seller i kompanise muzikore ``Dea``.Kete vit Adelina Ismaili per here te pare ben turne ne U.S.A per komunitetin shqiptar,dhe numrin e publikut te saj ende askush nuk ka rritur ta mposht,sot e kesaj dite.

Ne fillim te vitit 2006 Adelina Ismaili ben koncert-recital ne sallen ``1 tetori`` ku me mysafire dhe kolege kengetare feston njezet vjetorin e karrieres dhe ky koncert sjell risi ne imazhin skenik shqiptar,ku hasim transformim te kater imazheve,vallezimeve,interpretimeve dhe skenografive.Me pas ben deklarim publik ne tri gazetat me te shitura ditore ne Kosove,qe perkohesisht do te terhiqet nga muzika me keshillen e mjekeve per shkak te nje ftohjeje ne mushkeri dhe mbingarkese me pune.Kete vit Adelina Ismaili peson humbjen me te madhe ne jeten e saj,humbjen e gjyshes se saj te ciles i kishte kushtuar gati cdo projekt te realizuar nga ajo.Nuk dihet asgje mbi gjendjen e saj te atehereshme.Kjo nuk e ndalon publikun qe me vota interneti Adelina Ismaili te shpallet ``Kengetarja e vitit 2006``.

Viti 2007 e gjen Adelina Ismailin duke pushuar dhe larg mediave me deshiren e saj,perderisa shtypi thurr storie dhe intervista te imagjinuara,mbi 173 shkrime te numeruara.Nuk pergjigjet askush i rrethit te Adelines ne asnje.Adelina Ismaili asnjehere nuk prononcohet per media.E sygjeruar nga mjket kalon ca muaj larg. mediave,gjithmone e rrethuar me siguri te larte.Kjo nuk e ndalon publikun mbarshqiptar qe te perkrahe Adelina ismaili-n dhe ,Adelina Ismaili behet kengetarja e pare shqiptare qe perseri me vota interneti fiton epitetin ``Kengetarja me e bukur shqiptare 2007``.Pas ketij fenomeni,vendoset qe kengetaret fitusee te terhiqen nga konkurenca.Adelina Ismaili eshte kengetarja e pare shqiptare qe eshte votuar dy vite rradhazi si « Kengetarja me e bukur shqiptare », edhepse e larguar nga skena.

Viti 2008 fillon bujshem per Adelina Ismailin.Kur te gjithe ishin te bindur qe Adelina Ismaili nuk do kthehej me ne skene,ajo kthimin e pare ne te zeza,si shenje respekti per vdekjen fizike te Presidentit te Kosoves njekohesisht dhe idhulit te saj,a e ben ne fushaten e LDK-se ne Gjilan.Pasojne koncertet humanitare per femijet e deshmoreve Ferizaj,Decan,Kline,Istog,Podujeve,Peje.Pas ketyre sukseseve,Nexhmije Pagarusha deklaron:``Adelina Ismaili eshte kengetarja me origjinale e gjenerates e re``.Lanqon albumin ``Fenix`` nje best-seller i radhes.Me 17 shkurt 2008,kur shpallet Pavaresia e Kosoves,ne koncertin e mbajtur ne sheshin ``Nena Tereze`` ne Prishtine.Me tu shfaqur Adelina Ismaili ne skene,masa e njerezve qe arrinte milionin nuk e le Adelina Ismailin te kendoje mbi 5 minuta me ovacione.Per here te pare Adelina po qante ne skene,ishte bindshem kengetarja qe u pelqyue me se shumti nga publiku ne Diten e Pavaresise se Kosoves.Menjehere pas,ftohet nga Top Chanel ne Shqiperi,ku ne konkurence me te gjitha koleget shqiptare,perzgjidhet qe te jete mysafirja e vetme speciale ne reality-show ``Big Brother Albania``.Pas shume vitesh terhekjeje te Adelines nga skenat e Shqiperise,skena e Shqiperise ben ovacione per Adelinen.Fillon turneun promovues te albumit duke ndryshuar imazhin dhe performansen ne cdo koncert nga dhjete here.Durres (ku sigurohet nga truproje te Kryeministrit te Shqiperise),Mal te Zi,Kosove,Maqedoni,dhe me pastaj ne diaspore ku ajo zgjedh ``Ulpiana Club`` per promovimin e saj.Gjate ketij promovimi realizohet nje DVD,e cila menjehere kishte rene ne sy te njerezve te show-biznesit zvicerran dhe Adelina Ismaili ben inagurimin e hapjen se shitjes se DVD-se se saj ne tregun evropian,ne nje konference shtypi ne Media Markt.Tregu evropian hapet per Adelinen dhe nje shtepi diskografike (te cilen Adelina ende nuk do qe ta beje publike) ben oferten per bashkepunim me Adelina Ismailin.Po kete vit themelohet shoqata humanitare ``Iliada``,ku Adelina Ismaili eshte nje nga dy pronaret.Merr pjese si fotomodele speciale ne revyne e modes ``Krystal`` te Blerina Kllokoqi-Rugova.Realizon koncert humanitar se bashku me Anita Muqaj-Haradinaj dhe Zanfina Ismaili per femijet bonjake,prane S.O.S Kinderdorf ne Prishtine.Merr pjese si Kryetare Jurie ne zgjedhjen e ``Miss Universe Kosova``.Realizon intervisten me te gjate shqiptare ndonjehere me fansa online ne albaniac.com.Ne koncertin e saj per Vitin e Ri,ne sheshin e Ulqinit sillen forcat policore shtese nga qytetet tjera per te mbajtur nen kontroll masen e madhe te fansave.Me vota interneti shpallet ``Kengetarja me e deguar shqiptare 2008``.

Ne vitin 2009 me nje stil te ri, Pin-Up ose Burlesque,Adelina Ismaili realizon show televiziv ne KTV,kurse ne show ``Labi Party`` zgjidhet kryetare jurie per ``Miss kengetarja 2008/2009``.Fillon turneun e saj boteror.Ne Zvicer,nga gazetat zvicrrane cilesohet ``Simbol Ballkanik`` shkruar nga Max Brym.Vleresohet nga shumica e kolegeve me fjalet me pozitive.Ne turneun e saj ne U.S.A do te mbahet ne mend qe Adelina Ismaili eshte e para shqiptare qe realizoi koncert ne ``Capital`` ku nje jave me heret kishte promovuar albumin e tij reperi i njohur boteror ``50 Cent``.Gjate nje vizite tek Artistja e Popullit/Nderi i Kombit Vace Zela e cileson si `` Adelina e bukur qe kendon dhe me bukur``. Fillimi i vitit 2009 e gjen fondacioni humanitar "ILIADA" (ku bashkepronare eshte Adelina Ismaili) mundeson sherimin mbi 12 femijeve - jetim lufte ne SH.B.A.Po kete vit Adelina Ismaili behet artistja e pare shqiptare e rexhistruar prane Agjensise se Mbrojtjes se Artistit « SUISA » me seli ne Zvicer.Turneu ne Europe mbaron me afer 32 koncerte realizuara,mesatarja 1.300 njerez ne publik,dhe Turneu ne SH.B.A mbaron me 6 koncerte te realizuara,mesatarja 1.700 njerez ne publik.Adelina Ismaili lanson kengen dhe klipin "Tribalb",gazetat per 3 muaj rresht nuk ndalojne debatet rreth simboleve religjioze ne klip,shpallet "Top 1" ne Rtv21 plus (Kosove),dhe kenge fituese e 3 cmimeve,Dance kenga e vitit ,Cmimi special i jurise ,TOP 1 (bazuar ne top listen ku ky klip mbajti 21 jave rresht vendin 1) dhe Cmimin e Festivalit "Videoklipi i Vitit"(Best All)ne Zhurma Show Awards 2009. Adelina Ismaili sfidon Shqiperine me nje kenge pop-rock moderne te punuar nga Adi Hila,me nje performanse tejet shokuese pro liberalizimit te femres moderne shqiptare.Pas 6 here bis nga publiku,fiton "CMIMI I PUBLIKUT" ne Kenga Magjike-Shqiperi,producenti i Festivalit dhe kantautori shqiptar Ardit Gjebrea e quan publikisht Adelina Ismailin "Diva e muzikes se lehte shqiptare".Koleget sabotojne votat per Adelina Ismaili-n dhe kjo behet pretekst qe 2 dite rresht te mbahen emisione spéciale per Adelina Ismaili-n ne TVKlan Albania,duke zene vend dhe ne lajmet qendrore te po ketij televizioni. Adelina Ismaili permbyll vitin me koncert ku thehet rekordi i 6 viteve te fundit,arrihet numri 2.600 bileta te shitura.

Viti 2010 mund te numerohet si njeri nder vitet me te suksesshme te karrieres se Adelina Ismaili-t.Themelohet produksioni zvicrano-shqiptar « ILIADAENTERTAINMENT » ku Adelina Ismaili eshte bashkepronare.Nuk dihen detaje sa njerez veprojne ne produksion,perveq faktit qe Rudina Idrizaj eshte nje emer i ri ne veprimatrine e Adelina Ismaili-t,si zedhenesja e pare zyrtare e nje kengetareje shqiptare. Pas fotove te realizuara ne New York tek miku i familjes Ismaili,z.Fadil Berisha,Adelina Ismajli zgjidhet "KENGETARJA E VITIT" ne sondazh te lexuesve- revista "TEUTA" Kosove (dhjetor-janar 2009-2010) Adelina Ismajli votohet "PERSONAZH I VITIT" ne sondazh te lexuesve- revista "VIP ALBANIA" Shqiperi janar 2010. Adelina Ismajli votohet "FEMRA IN 2010" ne sondazh te lexuesve- revista "ANABEL" Shqiperi shkurt 2010 Ballina e " ANABEL" me Adelina Ismaili si femra e pare shqiptare qe zhvesh gjoksin ne nje balline shqiptare,votohet si "BALLINA ME HOT" ne sondazh interneti . Adelina Ismajli votohet "KENGETARJA ME E DESHIRUAR PER FESTEN E PAVARESISE" sondazh RTV21 shkurt 2010,edhepse refuzon pjesemarrjen ne kete pervjetor per shkak te rrymave radikale politike. Kenga e Adelina Ismaili-t « Tribalb» fiton cmimin Best Performance ne Video Music Awards Kosova,Adelina nuk shkon te marr cmimin. Me videoklipin « Urdher i Ri Illyric »,në konkurencë të jashtëzakonshme, do te thoshim, me Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri-Duffye, fiton Adelina Ismaili, cmimin Best Female Video ne Zhurma Show Awards.As aty nuk paraqitet te marr cmimin. Impenjimet per karrieren e saj e cila fillon te zhvillohet dhe jashte vendeve shqipfolese,kryesisht France,Gjermani dhe Zvicer,fillojne pas turneut me te suksesshem mbareshqiptar te cilin Adelina Ismaili e realizon gjate veres 2010 ne Malin e Zi,Maqedoni,Shqiperi dhe Kosove,per 2 muaj afer 25 koncerte me mesataren 1.200 veta publik.Vlen te permendet koncerti ne Drenice (ku Adelina Ismaili nuk kishte shkelur nga kercenimet qe nga viti 2003),si koncerti me madheshtor i ketij turneu ku mbi 2.000 njerez ne publik bejne Adelina Ismailin te qaj 2 here ne skene,e pamundesuar te kendoje nga ovacionet e publikut,si dhe takimi me fansa nga familja heroike e Adem Jashari.Ne fillim te ketij viti editohet kenga e pare kushtuar Adelina Ismaili-t.Editohet numri i pare i gazetes shqiptaro-greke « Elona »,ku ne balline eshte Adelina Ismaili. Mediat kosovare e quajne « Primadona e Muzikes se lehte shqiptare »,médiat e Shqiperise e shpallin si « Artistja me ndikimin me te madh ne artin modern mbareshqiptar » duke lene pas emrat me te njohur te artit muzikor mbareshqiptar.Aktualisht,ekipi i « ILIADAENTERTAINMENT » eshte shtepia botuese amë e krijimtarise se Adelina Ismaili-t,ndersa Adelina Ismaili vepron ne Paris ku po rexhistron kenget per albumin e pare ne gjuhet : angleze,franqeze dhe shqipe per albumin e saj te pare europian.

Shkurte Fejza[redakto | redakto tekstin burimor]

Shkurte Fejza[redakto | redakto tekstin burimor]

Shkurte Fejza Ka Lindur Më 18.11.1961 Në Prishtinë Mësimet e fillores i ka bërë në Mushtisht, ato të së mesmes në Therandë, kurse të lartat në Prizren dhe Prishtinë. Paraqitjet e para në skenë i ka pasur qysh si fëmijë në programet e shkollës, ku u vërejt për herë të parë talenti i saj. Në maj të vitit 1975 merr pjesë në festivalin “Takimet e Majit” në Prizren dhe shpërblehet me Çmimin “Debutantja më e suksesshme”. Shkrimin e parë për Shkurte Fejzën e ka bërë atdhetari ynë i madh Jusuf Gërvalla në gazetën e vetme të asaj kohe “Rilindja” në vitin 1975. Në këtë vit themelohet Shoqëria Kulturo-Artistike “Afërdita” në Mushtisht, në të cilën Shoqëri, Shkurte Fejza është anëtare prej ditës së parë. Shumë shpejt kjo shoqëri do të bëhet e njohur në të gjitha anët e Botës Shqiptare. Viti 1978 është vit që bëri kthesë në jetën muzikore në Kosovë. Në këtë vit mbahet Festivali i Gjirokastrës. Në këtë kohë, sidomos në qytete të Kosovës dëgjohej me të madhe muzika serbe. Festivali i Gjirokastrës nxori të bukura. Për Shkurten kjo ishte një mundësi e mirë, por më vonë do të vërtetohet se kjo ishte një e mirë për tërë Kosovën. Këngët “Këngë për Mic Sokolin”, “Moj Syzeza”, “Erdha nga qyteti”, etj., të cilat dëgjoheshin thuaja ilegalisht nga Shkurta, ndërsa instrumentistët e “Afërditës” i përgatitën dhe shumë shpejt morën dheun. Në pranverën e vitit 1979 bëhen xhirime nga Televizioni i Prishtinës (TVP). Dy emisione nga gjysmë ore u emetuan, ndërsa dy të tjera kurrë nuk u panë nga publiku. Veprimtaria e SHKA “Afërdita” shkonte furishëm dhe për një kohë shumë të shkurtër u bë qendër e reflektimit të muzikës së mirëfilltë shqiptare dhe e patriotizmit në Kosovë. Shkurta ishte Emblema e saj. Gjerë më 17 janar 1981 paraqitet në qindra koncerte nëpër të gjitha qendrat e Kosovës por edhe nëpër shumicën e fshatrave të saj. Me një fjalë aty ku ishte një sallë aty edhe mbaheshin koncerte. Në vazhdim do ti cekim disa koncerte. Në korrik të 1979-ës në Shtëpinë Edukuese në Lypjan. Në Prishtinë mbahet i dyti. Me 4 - 6 dhjetor 1979 pjesëmarrja në RFBK në Drenas (Diplomë). Në dhjetor të vitit 1979 në Therandë (IGK “Ballkan”) Pas një pauze vazhdon seria e koncerteve. Me 20 qershor 1980 në Therandë. Me 25 qershor 1980 në fshatin Keqekollë të Malësisë së Gollakut. Interesimi ishte shumë i madh, kishin ardhur burra, gra e fëmijë. Detyrohemi t’i mbajmë dy koncerte. Shkurta e këndon këngën “Moj ushtria popullore”, këngë për Ushtrinë Popullore të Shqipërisë. Një polic insiston duke u lutur që ta përsërisë, ndërsa Shkurta tha: “Po si jo, pasi ka edhe policë që e duan Ushtrinë tonë! Me gjithë qejf”. Me 26 qershor 1980 u dha koncert në vendlindje - Mushtisht. Salla ishte e vogël për të gjithë të interesuarit. Me 1 korrik 1980 në Besianë. Populli i Llapit e kishte mbushur sheshin para Shtëpisë së Kulturës. U mbajtën dy koncerte. Me 7 korrik 1980 në Bllacë të Therandës. Po ashtu me 7 korrik 1980 në Ferizaj, mbahen dy koncerte. Arsyet dihen. Në këtë kohë krijohet idhull Shkurte Fejza. Me 14 korrik koncert në palestrën e sporteve në Gjilan. Me 21 korrik 1980 në Rogoçicë të Dardanës. Me 25 korrik 1980 dy koncerte në Artanë (Novobërdë). Me 26 korrik në Gjakovë, në palestrën e sporteve në qytetin ku me shekuj kultivohej kënga popullore. Një pritje madhështore. Pastaj, sërish koncerte në Kishnicë. Me 6 shtator 1980 në Dragash dhe Brodosanë, me 8 shtator 1980 në Prizren, me 15 shtator 1980 dhe Kastriot (Obiliq) me 21 tetor 1980. Me 11 tetor 1980 në kryeqytet, në qytetin e studentëve, aty ku ishte grumbulluar e gjithë energjia e rinisë në një kundërshtim të një sistemi. Një atmosferë e tillë nuk mbahej mend se ishte krijuar ndonjëherë. Me mijëra e mijëra njerëz kanë qenë dhe vetëm ata që kanë qenë aty mund ta përshkruajnë si ka qenë. U krijuan aso rrethanash sa që, me intervenimin e policisë, u dashtë të ndërpritet koncerti pak para përfundimit. Me 5 dhjetor 1980 koncert për bashkatdhetarët në Therandë. Me 10 dhjetor 1980 në Klinë. Me kërkesën e një grupi studentësh të Fakultetit të Bujqësisë, për herë të parë do të këndojë në një program, tip restoranti. Ishte kjo brucoshiada e këtij fakulteti. Këta studentë (Riza Demaj etj.) do ta nisin demonstratën e 11 marsit të vitit 1981. Koncertet e fundit me SHKA “Afërdita”, Shkurta do t’i mbajë me 17 dhe 19 janar 1981 në Qytetin e Minatorëve, në Mitrovicë. Gjatë viteve 1981-1983 Shkurte Fejza detyrohet të bëjë pauzë sepse kënga e saj ishte e ndaluar. Në vitin 1984, pas shumë peripecive, bënë regjistrimin e katër këngëve me censurë. Ishin këto këngët “Qohi djema shaloni atin”, “Valizake, o ky vend i bukur me lule plotë”, “Maji i kuq” etj. Gjatë këtij viti, kënga “O ky vend i bukur me lule plotë” bëhet hit në valët e Radio Prishtinës, programi i dytë. Me votat e dëgjuesve e fiton mikrofonin e artë. Bëhet edhe shpallja e fituesit publikisht, caktohet manifestimi i marrjes së shpërblimit. Thirret Shkurta për ta marrë shpërblimin, por dora e UDB-së ishte shumë e fortë dhe përmes stafit menaxhues të Radio Prishtinës ndalohet dhënia e këtij shpërblimi që ia kishin dhuruar simpatizuesit e këngës shqipe. Vlen të ceket se gazetari i Radio Prishtinës, z.Fatmir Podrimaj, i dëshpruar nga një padrejtësi aq e hapur, propozoi ta padisim Radio Prishtinën në gjykatë. Por, në atë kohë edhe kjo do të ishte punë e kotë. Dorës së “fortë” edhe kjo iu duk pak dhe për t’i humbur gjurmët e kishte shlyer më vonë edhe vetë këngën fituese. Duke ju falënderuar Qamilit të Vogël, edhe atë përmes “Jugotonit” në Zagreb, Shkurta regjistron disa këngë në albumet e tij: “Bukuroshja” dhe “Pranvera”. Kjo ishte në vitin 1984.

Viti 1985 do të jetë më i bujshëm për Shkurten. Në Ferizaj themelohet një shoqatë e estradës muzikore e quajtur “Melodia”, e cila organizonte koncerte. Gjatë vitit 1985-1986, Shkurta do të mbajë koncerte solistike me mysafirët e saj në të gjitha qytetet në Kosovë dhe Maqedoninë Perëndimore. Në koncertin e Shkupit (Salla e sporteve - Kale) para mijëra pjesëmarrësve ngjitet në skenë një plak me mjekër dhe flokë të thinjura (Çulea Milea më duket) dhe në mikrofon thotë: “Jam nga Rijeka, jetoj në Shkup si avokat. Jam adhurues i Shkurte Fejzës, i këtij zëri të artë dhe ma kujton një të vetmin zë - si ky që e kam dëgjuar para 50 viteve si student në Romë”. Në verën e vitit 1986 disa dashamirë të këngës nga Kërçova, në krye me Sylejman Elezin vijnë në Mushtisht dhe kërkojnë që Shkurta të këndojë në dasmën e tyre. Në atë kohë Shkurta nuk e praktikonte një gjë të tillë, por fjalët e z.Ukshin Hotit (që e kishin angazhuar të intervenonte) ishin më bindëse kur tha se, “kënga jote duhet të dëgjohet në Zajazin e Mufailit të vogël”. Gjatë asaj vere e gjithë krahina e Zajazit dhe Tuinit buçiste nga kënga e Shkurtes. Në një dasmë në Zajaz, udhëtarët e detyrojnë të ndalet treni derisa të përfundojë kënga. Pastaj fillon Tetova me rrethinë e kështu me radhë. Për pushtetin e atëhershëm kjo ishte e papranueshme dhe ndërmori masa. Me 13 shtator 1986 në dasmën e njohur në fshatin Stremnicë të Tetovës ishin tubuar disa mijëra njerëz nga e tërë rrethina e Tetovës. Vijnë policia maqedonase që të intervenojnë, por pasi që turma ishte shumë e madhe vetëm i marrin shënimet e grupit muzikor. Pas disa ditëve Gjykata Komunale në Tetovë lëshon aktvendimet për Shkurten dhe 10 anëtarët e grupit muzikor me dënime prej 60 ditësh. Dënimet ekzekutohen në Kosovë. Në këtë kohë Radio Televizioni i Prishtinës e hap Produkcionin e kasetave në Prishtinë. Në TVP kishte kohë që këngët e Shkurtes nuk emetoheshin, por duke e ditur se albumet shiten mirë e ndoshta edhe me vullnetin e mirë të disave, Shkurta bën regjistrimin e albumit, “Ç’ke Kosovë që po leshon za” (1987), pastaj edhe “Gurrë e shkrepa” (1988). Në vitin 1988 Shkurta largohet nga procesi edukativo-arsimor si arsimtare në shkollën në Mushtisht. I sekuestrohet pasaporta dhe i pamundësohet edhe udhëtimi eventual jashtë vendit. Fundi i vitit 1989 dhe fillimi i vitit 1990 sjellë në ditë Albumin me titull “Oj Kosovë oj nana ime”. Kjo këngë do të bëhet mega-hit i të gjitha kohëve. Albumin e editon Produkcioni Muzikor Kosovafonia (firmë private). Këtë vit Shkurta paraqitet në dy manifestimet më të rendesishme që do të mbahen në Lubjanë, organizuar nga Shoqata “Migjeni”, dhe në Zagreb të organizuar nga Shoqata “Nëna Tereze”. Në vjeshtën e vitit 1990, Shkurta bashkëpunon me një firmë tjetër private të re, por shumë profesionale dhe prestigjioze “Mega Medium”. Fryt i këtij bashkëpunimi del në dritë albumi tjetër “Mbahu nëno mos ke frikë” dhe prapë hiti i madhë me të njëjtin emër. Pastaj edhe video programi i parë “Këngë e lot”. Viti 1991 në bashkëpunim me kompozitorin e njohur nga Tropoja, Kolë Susaj sjell edhe një album “Për mëmëdhenë”, ndërsa kasetat detyrohemi t’i shumëzojmë në Sarajevë sepse fabrikën e kasetave të RTP-së e kishin uzurpuar sërbët. Gjatë rrugës prej Sarajevës, policia serbe i konfiskon 30.000 audio kaseta. Pasiqë edhe origjinali ishte ishte konfiskuar detyrohemi që edhe një herë të përgatitet i tërë materiali me orkestër dhe e bëjmë regjistrimin e programit në Dyseldorf të Gjermanisë tek në pranverë të vitit 1992. Këtë vit, pra më 1991, një grup studentësh organizojnë një turne nëpër Kroaci për qëllime humanitare dhe, si zakonisht, Shkurta i përgjigjet pozitivisht dmth. e tere turneja neper tere Kroacine pa asnje kompenzim. Zoti e di se a janë destinuar ato mjete për atë qëllim për çka kemi shkuar. Ishte turne e gjatë prej Osijekut, Zagrebit, Pulës, Rijekës, Zarës e Splitit deri sa nuk na zuri lufta atje. Në vitin 1992, në bashkpunim me shqiparë në Gjermani organizon koncerte nëpër Evropë dhe nga të hyrat e koncerteve iu ndahen arsimtarëve përmes LASH-it në Kosovë 41.500 DM. Në vitin 1992, Shkurta shkon për herë të pare në Shqiperi. Këtu regjistron këngën mbi rrugëtimin e parë në Shqipëri Kam një lot m’pikon si ar Se ndër shekuj jam shqiptar E kur malet mi mbuloj bora Për atdhe këngës ia mora M’rreh si zemër qiftelia Është Kosova është Shqiperia Është një qiell që na bashkon E një djep që na burrnon Është një gjuhë qe flasim tanë E një tokë që e thrrasim nanë.

Dhe pastaj e pershkruan rrugen keshtu:

Rruges sime per Shqipni m’ka percjell ai Drin i zi Dhe u nisa per me ardhe porsi vala e Drinit te bardhe.

Në bashkëpunim me të ndjerin Pjetër Gaci dhe Zef Çoba, e realizon edhe albumin me titull albumin “Kam një lot m’pikon si ar”.

Në korrik të vitit 1994, me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve të Shqiperise, merr pjesë në Festivalin Botëror të Folklorit në Karolinën Veriore në SHBA dhe shpërblehet me Çmim Special.

Në vitin 1995 e regjistron këngën kushtuar mërgimtarit “Çka ka zogu që po qan” por në vazhdim e bën këngën “Mekje s’ka” dhe albumin e titullon “Vdekje s’ka” sepse sa do që ligështohemi nuk e pranojmë vdekjen dhe nënshtrimin. Në vitin 1996, me Shyhrete Behlulin e bëjnë albumin e përbashkët “20 vjet për ju”. Viti 1997 sjell albumin” E kam emrin Kosovar”. Me 1998 e editon albumin “Bashkojmë krushqit për Kosovën’’. Këtë vit edhe albumin tjetër me Sh.Behlulin “Këngë e lot”. Lufta e gjen në Mushtisht dhe kjo është histori më vete. Në vitin 2000 albumi “ Jo nuk ndahet Mitrovica”. Në vitin 2001 në festivalin e organizuar ne Shtutgart, me pjesëmarrjen e këngëtarëve më të mire nga Kosova, juria profesionale në përbërje: Fahri Beqiri, Engjëll Berisha dhe Andrea Gajda ia ndajnë vendin e parë Shkurtes. Më në fund një juri vendos e lirë pa presione! Në vitin 2002 albumi “Te dua Kosovë”. Gjatë viteve 2000 - 2004 së bashku me Shyhrete Behlulin, Remzije Osmanin, Naxhije Fejzen, motrat Mustafa, Mahmut Feratin, Nikollë Nikprelajn, editon shumë albume të përbashkëta me këngë të perpunuar si dhe disa video programe. Prej vitit 1992 gjer më tani nëpër shumë qytete të Gjermanisë, Zvicrës, Belgjikës, Danimarkës, Suedisë, Norvegjisë, Austrisë, Anglisë, Italisë, Kanadasë dhe SHBA-së, Shkurte Fejza shfaq me mijëra koncerte.

2005. Këtë vit editohet albumi “Shqiptari të dua”. Në përgatitjen e albumeve, Shkurta ka bashkpunuar me kompozitorët: - Pjetër Gaci, Zef Çoba, Kolë Susa Edmond Zhulali, Naim Gjoshi, Përparim Tomçini, Aleksandër Peqi, Naim Krasniqi, Xhevdet Gashi, Burim Krasniqi, Valton Beqiri, Ylber Asllani, Bekim Bislimi, Demir Krasniqi, Bekim Lumi Në këngët e Shkurtes zënë vend tekstet e këtyre autorëve: - Ismail Kadare, Dritero Agolli, Xhevahir Spahiu, Hamit Aliaj, Naim Plaku, Gjok Beci, Ymer Shkreli, Faruk Tasholli, Naime Beqirajt, Bekim Bislimit, Bekim Lumit, Fatmir Muja etj.

Por, më së shumti edhe poezitë e rilindësve tanë Gjergj Fishta, Naim Frashëri etj. Aktualisht eshte prezantuese ne "Rrenjet