Diskutim:Toni Milaqi

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Toni Milaqi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Asnjëherë nuk është çështje e thjeshtë për piktorët ( artistët), te sendërtuarit e mendimeve te tyre ne lidhje me pikturën. Dhe po kaq e veshtirë, është edhe te shkruarit mbi problematikat e tyre krijuese.


Ne këtë sens, nuk do te mundesha edhe unë, te zbërthej me fjalë, veprat e mia.E vetmja mënyrë, është të flas për filozofinë, që "pluskon" tek ato; apo edhe për shkaqet që më shtynë të krijoj këto vepra.


Kur përleshesh me probleme jetësore;


Kur do të fluturosh, por nuk ke krahë;


Kur do të japësh një "grusht", në "barkun" e tiranisë shtetërore, dhe nuk mundesh;


Kur do të ndryshosh botën, dhe e vetmja gjë që ia del mbanë, është të vëresh se sa utopike është kjo;


Kur dëshiron netëve te ftohta dimërorë, në një qiell blu të thellë, te shurrosh hënën, dhe sa arrin te kryesh është stërqullja e qënies tënde;


Kur këngët e kanarinave me të verdhat, të kuqet, e portokallitë magjepëse te pendëve, bëhen gri, nga smogu i së përditshmes;


Kur "ndryshku" i zinxhirëve moral e social, ka përpirë gjithcka rreth teje....


......e vetmja gjë, që do te bësh, është, të kapërdish brenda thellësisë së unit tënd "diellin"; dhe të përpiqesh, sado absurde të duket kjo, të regjistrosh miljardat e ngjyrave te tij.


Ky akt titan, është në më të shumtën e rasteve, nje akt i tejskajshem; i cili përpin dhe djeg "pluhurin e së përditshmes"; mbush jetën tënde me një energji te paparë, dhe etje për të eksploruar botën, e ngjyrat e pafundme të saj. Kjo energji, është ajo, që mund të të rrëmbej kopshteve të parajses, lëndinave të dëshirave; dhe është kaq bukur aty......


Problemet fillojnë pikërisht këtu; në momentin, që si cdo gjë që ka "rrënjë në tokë", do të kthehesh sërisht në hapësirat publike prej te cilave ke ardhur. Me siguri, në valixhet e tua, do të mbartësh qoftë edhe disa grimca të ëndrrave qiellore, të cilat përjetove. Dhe kupton se je kaq i varfër, te shprehësh ato ç'ka ndjeve; kaq i pafuqishëm! Por kjo s'të bën aspak pesimist. Sepse ato gjurmë euforie shpirtërore, të cilat "gozhdove" në telajot e tua, janë të vetmet gjurmë të "lumturisë absolute", që ti vetë rrojte qënësishmi si njeri ..


Adhuroj te qënurit piktor, edhe ne ato momente kur kuptoj se sa "tragjik" është të përftuarit e realitetit nëpërmjet këtij prizmi.


(Toni Milaqi)