Diskutim:UFO

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin UFO. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk i binden rregullave kryesore.
Shtyp këtu për të filluar një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtashëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë ose çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Në shkurt të vitit 2008, NASA dërgoi në hapësirat e universit këngën e “Beatles”, “Nëpër Univers”. Kjo u realizua nga astronomët me shpresën se ndoshta kjo pjesë e mrekullueshme e grupit të famshëm mund të dëgjohej nga jashtëtokësorët inteligjentë…

Gjuetia për specie inteligjente jashtë planetit tonë mund të duket si një ide e lëvruar vetëm nga letërsia fantastiko-shkencore, apo bota e kinemasë, por, në fakt, është diçka që ndodh edhe në jetën reale. Sonda të ndryshme të NASA-s ka kohë që i janë kushtuar kërkimit të planetëve jashtë sistemit tonë diellor dhe astronomët presin që të dëgjojnë herët ose vonë ndonjë mesazh të “postuar” nga hapësira e pafund. Dhe imagjinoni se si do të ndihemi ditën kur më në fund, do të kemi provën që nuk jemi të vetëm në univers, por pjesë e një bashkësie të madhe galaktikash, sistemesh, planetësh ku gjallon jeta dhe forma të ndryshme të saj. Do të ishte një gjë vërtet frymëzuese. Në fakt jo të gjithë e mendojnë kështu. Të paktën shkencëtari britanik Stephen Hawking, deklaron në një dokumentar që do të transmetohet së afërmi se në vend që të përpiqemi të komunikojnë me jetën në kozmos, njerëzit duhet që për të mirën e tyre, ta shmangin një kontakt me jashtëtokësorët. Hawking beson se, bazuar në numrin e planetëve që shkencëtarët mendojnë se ekzistojnë, ne nuk jemi e vetmja formë jete që gjallon në univers. Në një galaktikë të vetme ka miliona yje dhe rreth tyre sillet një numër jashtëzakonisht më i madh planetësh. Do të ishte mungesë vizioni nëse do të mendonim se në këto planetë të pafund nuk ka jetë, apo qenie inteligjente të afta për të vendosur një komunikim ndëryjor, apo ndërplanetar. Po a ka të drejtë Hawking të na këshillojë që të kemi frikë dhe të mos kontaktojmë me racat jashtëtokësore? Seth Shostak, një astronom amerikan me shumë përvojë, i cili punon në institutin kalifornian SETI, që është edhe organizmi kryesor dhe më i madh botëror, që merret me studimin e sinjaleve të jashtëtokësorëve, nuk është i sigurt për këtë këshillë të shkencëtarit britanik. “Frika e Hawking është tërësisht e pabazuar. Nëse interesi i jashtëtokësorëve për planetin tonë do të kishte qenë ai për diçka me vlerë që mund t’ua ofronte Toka, nuk ka arsye për t’u shqetësuar tani. Me teknologjinë e tyre do të na kishin gjetur që prej mijëra vitesh dhe do ta kishin marrë atë që donin. Nëse do të kishin dashur të krijonin konfuzion me planetin tonë, mund ta kishin bërë përmes teknologjive që disponojnë, si për shembull për një çast të vetëm mund të kishin nxjerrë jashtë funksionimit të gjithë radarët e aeroporteve, por kjo nuk ka ndodhur deri më tani dhe frika për të ardhmen është e kotë”. “Gjuetia” më e madhe dhe më aktive për jashtëtokësorët dhe jetën jashtëtokësore ka nisur në vitin 1960, kur Frank Drake vendosi teleskopin e tij nga Virxhinia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejt yllit Tau Ceti. Ai ishte në kërkim të sinjaleve anormale të radios, që mund të dërgoheshin drejt Tokës nga planetë me jetë inteligjente. Ideja e tij më pas u vendos në themel të punës kërkimore shkencore të SETI-t, institucionit amerikan të lartpërmendur, domethënia e inicialeve të të cilit është: Instituti për Kërkimin e Inteligjencës Jashtëtokësore. Në këtë institut u vendosën radarët e parë dhe teleskopët e fuqive të mëdha dhe madje jo vetëm në këtë institut, por në pika të ndryshme të globit, në mënyrë që të vëzhgoheshin qiejtë për të kapur ndonjë sinjal të mundshëm. Por për 50 vjet që nga themelimi i këtij instituti, qielli ka përcjellë vetëm heshtje. Për sa i përket “gjuetisë” së alienëve ajo është diçka që paraqet një numër komplikacionesh të natyrave të ndryshme. Njëra prej tyre është distanca. Nëse fqinji ynë më i afërt me forma jete inteligjente do të ndodhej 1000 vite dritë larg, neve do të na duhej një mijëvjeçar i tërë për të marrë një mesazh prej tyre dhe anasjelltas, për të dërguar mbrapsht një mesazh përgjigje. Mungesa e deritanishme e sinjaleve nga jashtëtokësorët nuk i ka dekurajuar astronomët dhe biologët (për të mos përmendur regjisorët e filmave) që të vazhdojnë kërkimet dhe fantazitë në lidhje me pamjen e mundshme që mund të kenë jashtëtokësorët. Në fillim të punës së SETI-t, astronomët ishin përqendruar në kërkimin e planetëve të ngjashëm me planetin tonë. Ideja ishte që duke qenë se kushtet në planetin tonë ishin të favorshme për lindjen e jetës, atëherë kushte të ngjashme gjetkë mund të ishin gjithashtu të favorshme për jetën. Pra në atë kohë u nisën të kërkonin një planet të ngjashëm për nga përmasat dhe përbërja me planetin tonë. Por, në fakt, tashmë është e qartë se nuk është e domosdoshme të jesh si Toka për të pasur jetë. Sigurisht që me kalimin e kohës u kuptua se nuk jemi ne kriteri për të vlerësuar mundësinë, apo mundësinë e jetës dhe se jeta mund të zhvillohej edhe në kushte tepër të ndryshme nga ato të planetit tonë, pra nga kushtet që ne i quajmë të mundshme për jetën. Kështu ndërsa tek ne, jeta ekziston në tokë dhe në det, në një planet gjigand gazi, për shembull, ajo mund të ekzistojë edhe në atmosferë. Paul Davis, një astrofizikan i Universitetit të Arizonës, argumenton se truri i jashtëtokësorëve mund të ketë një arkitekturë tërësisht të ndryshme nga ai njerëzor. Ajo çka për ne mund të konceptohet si e bukur dhe e mrekullueshme, për ta mund të ketë një kuptim tërësisht të kundërt. Është diçka që nuk mund ta parashikosh dhe, mbi të gjitha, nuk mund ta gjykosh nga një këndvështrim tërësisht njerëzor. Alienët janë alienë, nëse ekzistojnë dhe do të ishte gabim që të mendonim se janë si ne. Pa dyshim, që disa nga përgjigjet për rebuset e shumtë që rrethojnë këto çështje do të merren dhjetëvjeçarët e ardhshëm. Kërkuesit që merren me këto çështje përditë janë astrobiologët që punojnë në një fushë që përditë po përsoset me daljen e teknologjive që mundësojnë thellësinë e këtyre kërkimeve në eksplorimin e hapësirës. Shkencëtarët kanë zbuluar planetët e parë ekstrasolarë në fillim të viteve ‘90 dhe deri më tani, numri i tyre është rritur ndjeshëm. Sot, shkencëtarët njohin 443 planetë që orbitojnë rreth 350 yjesh. Pjesa më e madhe e tyre janë gjigantë të mëdhenj gazi. Në vitin 2009, NASA, lançoi satelitin “Kepler”, i projektuar specifikisht që të kërkonte planetë të ngjashëm me Tokën. Gjeneratat e ardhshme të teleskopëve tokësorë, të tillë si ai që pritet të ndërtohet nga europianët e që do të ketë një shikueshmëri dhe depërtueshmëri jashtëzakonisht të lartë, mund të fillojnë punën e tyre pas 20 vitesh dhe fuqia e tyre do të arrijë që të sjellë pamje edhe të vetë atmosferës së planetëve që fokuson e madje do të bëjë edhe analiza kimike të elementëve të ndryshëm në kërkim të jetës. Instituti SETI, gjithashtu po merret edhe me ndërtimin e një aparati shumë të çmueshëm: Shigjeta Allen e financuar nga fondacioni “Paul Allen”, bashkëthemelues i “Microsoft” me një vlerë 11 milionë dollarë. Ai do të ketë 42 antena të fuqishme dhe 300 pjata satelitore. Gjatë gjithë viteve që SETI ka funksionuar dhe është marrë pikërisht me objektivin kryesor: atë të kërkimit të jetës jashtëtokësore, ai ka vërejtur me kujdes rreth 1000 sisteme yjorë. Por me futjen në përdorim të teknologjive më të fundit, ndër të cilat edhe ajo e sipërpërmendur, ky numër yjesh do të mund të kontrollohet për një periudhë 2 deri në 3-vjeçare. Pra sasia e hapësirës që do të kontrollohet për shenja jete dhe jashtëtokësorë do të jetë shumë më e madhe se ajo deri më tani. Shkencëtarët kryesorë që merren me kërkime, mbahen fort në punën e tyre nga bindja që kanë, se herët a vonë sinjalet nga bota e qiellit do të vijnë në aparaturat e tyre dhe sipas parashikimit që ata bëjnë, kjo do të ndodhë me siguri gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm. Pyetja që lind është: çfarë do të ndodhë kur të detektohet sinjali i parë? “Këshilla ime është që koordinatat e transmetimit të kësaj njësie të mbeten konfidenciale derisa komuniteti botëror të ketë shansin ta kuptojë se për çfarë bëhet fjalë konkretisht”, thotë një nga shkencëtarët e SETI-t. Një tjetër shkencëtar mendon se ndaj një sinjali të parë, reagimi duhet të jetë shumë më i hapur dhe më transparent. “Në fund të fundit është një gjë që herët a vonë, Toka do të bëhet pjesë e një komuniteti më të madh. Se për çfarë bëhet fjalë, këtë do ta shohim, por mjafton që të fillojmë së pari të hapim mendjen dhe të mos kemi frikë e panik”.

Internet Archive Bot[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli UFO. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Gjithashtu aty mund të gjeni informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 24 shtator 2019 15:34 (CEST)