Dita e Evropës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Flamuri i Evropës më 9 maj

Dita e Evropës tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo viti. Megjithatë fillimisht 5 maji ishte caktuar nga ana e Këshillit të Evropës për tu festuar si Dita e Evropës dhe atë qzsh në vitin 1964. Më vonë, Bashkimi Europian filloi të festonte ditën e vet evropiane më 9 maj në përkujtim të Deklaratës Schumanit të vitit 1950, dhe duke iu referuar asaj si "Dita e Schumanit".[1] Që të dy ditët festohen duke ekspozuar flamurin e Evropës.[2]

Dita e Evropës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE Bashkimi Evropian. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”. Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.

Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si “Dita e Evropës”.

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Does the EU have a "National" Day? Archived 2009-05-04 at the Wayback Machine., European Commission Delegation to Ukraine.
  2. ^ Due to the objection against adopting symbols of statehood, the 1985 adoption of the "European flag" had only been possible by avoiding the official use of the term "flag", so that the "European flag" is still officially "a logo or emblem eligible to be reproduced on rectangular pieces of fabric". (Scicluna, 2014, p. 56) The proposal to officially adopt it as the flag of the EU was made in the Treaty establishing a Constitution for Europe (2004) which however failed to be ratified. Instead, the Treaty of Lisbon (2007) includes an annex signed by sixteen members which declares that the European flag, anthem, motto, currency, and Europe Day "will for them continue as symbols to express the sense of community of the people in the European Union and their allegiance to it."