Dizajni industrial

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Dizajn në industri nënkupton formën e jashtme të produktit në tërësi apo të një pjese të produktit i cili rrjedhë nga karakteristikat e produktit, veçanërisht nga forma trajta, ngjyra, teksti dhe materiali i vet produktit.[1]

Si risi dizajni të produktit industrial merret nëse nuk është identik me dizajnin e vënë në dispozicion të publikut para datës së aplikimit për regjistrimin e dizajnit industrial (në tekstin e mëtutjeshëm): aplikacioni për dizajn industrial, gjegjësisht nëse është kërkuar e drejta e përparësisë, para datës së njohjes së përparësisë. Dizajni identik i produktit është nëse karakteristikat e tyre ndryshojnë vetëm në imtësira të pa rëndësishme.

Veçanti të dizajnit merren përshtypja që e lë tek konsumatori ndryshon nga përshtypja që në atë konsumator lë çfarëdo dizajni tjetër që ka qenë në dispozicion të publikut para datës së paraqitjes se aplikacionit për dizajn industrial apo nëse është kërkuar e drejta e përparësisë, para datës së pranimit të drejtës së përparësisë.

Paraqitja publike e dizajnit të produktit industrial zyrtarisht bëhet atëherë kur dizajni ka qenë i paraqitur për publikun nëse është publikuar me procedurën e regjistrimit apo në mënyrë tjetër i ekspozuar apo përdorur në tregti apo është bërë i njohur në mënyra tjera. Nuk konsiderohet se dizajni ka qenë i njohur për publikun edhe nëse nën kushtet e mësheftësis, është njoftuar personi i tretë.

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ LIGJI PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL Në amëzën assembly-kosova.org