Shko te përmbajtja

Djathi i Sharrit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Djathë i Sharrit
RajoniMalet e Sharrit
Burimi i qumështitlopët, delet
PasterizuarTradicionalisht jo
Teksturai fortë

Djathë i Sharrit (anglisht: Sharr cheese, maqedonisht: Šarski sir/Шарски сир) është djath i fortë i cili prodhohet në rajonin e Maleve të Sharrit, në vendet përreth qytezës së Sharrit, Gorës, Opojes dhe Shtërpcës, në Kosovë. Djathi i Sharrit prodhohet nga përpunimi i qumështi të deles dhe lopës dhe zakonisht i shtohet sallatave si dhe është e shoqëruese e domosdoshme e, piteve, shërbehet edhe me bukë ose mund të hahet edhe i vetëm. Prodhohet dhe gjendet në treg në çdo kohë të ditës ose të vitit.[1]

Tradita e prodhimit të Djathit të Sharrit ka kaluar nga brezi në brez për shekuj me radhë. Nga vitet 1890, ky lloj djathi u bë shumë popullor. Më 28 korrik 1901 gazeta serbe Carigradski glasnik njoftonte se Djathi i Sharrit kishte tronditur tregjet fqinje për shkak të pamjes së saj të verdhë yndyrore dhe shijes së tillë cfare nuk ishte vërejtur edhe në djathërat e llojeve tjera.[2]

Ekzistojnë dy variante kryesore të Djathit të Sharrit: Djathi tradicional (i fortë) dhe Djathi i Butë. Dallimi kryesor në mes të dy është vet gjendja e tij, edhe pse kripa dhe aroma mund të ndryshojnë. Varianti i butë  është paraqitur më vonë ndërsa tipi tradicional është prodhuar në mënyrë të njëjtë që nga fillimi dhe është gjithashtu i preferuar shija e të dy varianteve.[3]

Shtrydhja

Konsumi i Djathit të Sharrit është dominues në qytete të tilla si Prizreni, Ferizaji, dhe Prishtina, edhe pse ai konsumohet edhe në rajone të tjera. Të dhëna tregojnë që Djathi tradicional i Sharri, varianti i fortë konsumohet më shumë se sa varianti tjetër i tij, Djathi i butë i Sharrit për shkak të preferencave të konsumatorëve. Marka më e njohur e cila merret me prodhimin e Djathit të Sharrit në Kosovë është firma "Sharri".[4]

Terja

Sasitë e konsumimit të Djathit të Sharritë për një muaj sillen nga 2-3 deri në 10 kg. Djathi i Sharrit është gjithashtu i popullarizuar në mesin e restoranteve me rreth 43,000 kg të konsumuara në vit.[5]

  1. Refki Alija. "The Sharr Mountains" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2017. Marrë më 24 shkurt 2013.
  2. "Tempulli i Dijes". University of Prishtina. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2017. Marrë më 24 shkurt 2013.
  3. "Dairy Market Assessment Study" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 tetor 2011. Marrë më 24 shkurt 2013.
  4. "Monitoring the presence of Staphylococcus coagulaso positive in Sharri cheese during the traditional ripening" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 prill 2013. Marrë më 24 shkurt 2013.
  5. "Dairy Market Assessment Study" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 tetor 2011. Marrë më 24 shkurt 2013.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]