Shko te përmbajtja

Dmytro Lasutkin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dmytro Lasutkin
Дмитро Михайлович Лазуткін
Lindi18 nëntor 1978
Titullipoet ukrainas, reporter sportiv, moderator, ushtarak

Dmytro Mykhailovych Lazutkin (18 nëntor 1978) poet ukrainas, reporter sportiv dhe moderator, fitues i Çmimit Taras Shevchenko (2024).[1][2] Ka praktikuar arte të ndryshme marciale (karate dhe kikboks) duke fituar disa çmime në secilën disiplinë. Është major i Ushtrisë Ukrainase[3] dhe që nga viti 2024 është zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (nga viti 2024).[4]

Përfundoi studimet e inxhinierisë në Universitetin Politeknik të Kievit. Fillimisht punoi si inxhinier metalurgjik dhe instruktor karateje, dhe njëkohësisht studioi gazetari në Universitetin Ndërkombëtar të Kievit . Shumë shpejt kaloi në televizion si korrespondent dhe reporter sportiv fillimisht si komentator në Lojërat Olimpike të Pekinit 2008, të ndjekura nga ato në Vankuver (2010) dhe Londër (2012), si dhe Lojërat Evropiane të Baku 2015. Është komentator për dy kanale televizive ukrainase, duke mbuluar kryesisht sportet luftarake, veçanërisht boksin. Herë pas here Lazutkin garon në ndeshje boksi.[5]

Krijimtaria letrare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Dmytro Lazutkin, Muaji i Leximeve të Autorëve 2018, Wrocław, Poloni

Si poet, Lazutkin u bë i njohur në Ukrainë në fillim të viteve 2000. Vëllimet e tij të para poetike i botoi në 2006, të ndjekura nga vëllime të tjera nga viti 2012 e më tej. Lidhja me sportet, e çoi drejt një rryme të re, poetry slam; një medium që iu përshtat më së miri. Poema e tij "Requiem" u bë baza për oratorinë "Zoti me ne" (2014) nga regjisori ukrainas Serhiy Proskurnya, në një homazh për "Qindën Qiellore". Më herët, Lasutkin kishte shkruar tekste për grupe të ndryshme muzikore ukrainase.[6]

Vlerësime dhe bursa

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Çmimi Bohdan-Ihor Antonych "Pryvitannja zyttja" (2000)
  • Çmimi Smoloskyp (2002)
  • Fitues i Konkursit "Hranoslov" për Veprat më të Mira të Shkrimtarëve të Rinj Ukrainas (2002)
  • Fitues i Bursës së Programit Polak "Gaude Polonia" (2004)
  • Olimpia Letrare (2006)
  • Kul'trevansh
  • Laureate e "Russkaja Premija"
  • Fituesi i Kampionatit të Parë të Hapur për "Overslam" (Literary Slam) (Kharkiv 2007)
  • Spivdruzhnist debyutov Taxhikistan (2008)
  • Çmimi Taras Shevchenko (2024)
Dmytro Lazutkin duke paraqitur librin e tij me poezi "Zakladka" (Bookmark) në Lviv, 2024

Vlerësime sportive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Medalje bronzi në kikboks dhe kik-xhitsu
  • Kampion i Ukrainës në sparingun kozakë
  • Rrip i zi në Kempo Karate
  • Çatitë (Dachy - Дахи). Kiev 2003
  • Ëmbëlsirat për zvarranikët (Sododošči dlja plazuniv - Солодощі для плазунів). Kiev 2006.
  • Lopë të shenjta të ngarkuara me bar (Nabyti travoju svjaščenni korovi - Набиті травою священні корови). Kiev 2006
  • Paprika ëndërron (Paprika grez - Паприка грез). Moskë 2006.
  • Benzina (Бензин). Kiev 2008.
  • Këngë të mira për vajzat e këqija (Dobri pisni pro pohanych divčat - Добрі пісні про поганих дівчат). Kamianec-Podolskyi 2012.
  • Këngët dhe valset e Krishtlindjeve (Koljadky i val'sy - Колячдки і вальси). Ternopil 2014.
  • Libri i Kuq (Červona knyha - Червона книга). Cernivci (Meridian Chernivtsi) 2015.
  • Shënues (Zakladka - Закладка). Lviv 2022.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. "Die Preisträger des Schewtschenko-Preises 2024 stehen fest - Ukraine-Nachrichten" (në gjermanisht). 2024-03-09. Marrë më 2024-03-10.
  2. "Poet Dmytro Lazutkin" (në anglisht). 2022. Marrë më 2024-03-10.
  3. "About Dmytro Lazutkin". https://book.artarsenal.in.ua/en/ (në anglisht). Kyiv, Ukraine: Book Arsenal 14th International Festival. 2024-05-10. Marrë më 2026-02-20. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |website= (Ndihmë!)
  4. Krychovska, Nika (2024-05-10). "Story #148. "Life Gains New Value When at War": Reflections of Ukrainian Poet and Soldier Dmytro Lazutkin". https://ukraineworld.org/en (në anglisht). Kyiv, Ukraine: UkraineWorld. Marrë më 2026-02-20. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |website= (Ndihmë!)
  5. "Poet Dmytro Lazutkin" (në anglisht). 2022. Marrë më 2024-03-10."Poet Dmytro Lazutkin". 2022. Retrieved 10 March 2024.
  6. "Poet Dmytro Lazutkin" (në anglisht). 2022. Marrë më 2024-03-10."Poet Dmytro Lazutkin". 2022. Retrieved 10 March 2024.