Shko te përmbajtja

Domenico Berardi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Domenico Berardi
Informacioni personal
Data e lindjes 1 gusht 1994 (31 vjeç)
Vendi i lindjes Cariati, Itali
Gjatësia 1.83 m (6 ft 0 in)[1]
Pozicioni(et) Sulmues
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Sassuolo
Numri 10
Karriera me të rinjtë
2008–2010 Cosenza
2010–2012 Sassuolo
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2012– Sassuolo 347 (133)
Karriera ndërkombëtare
2012–2013 Italia U19 3 (1)
2014–2017 Italia U21 23 (4)
2018– Italia 27 (8)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 17 dhjetor 2023
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 17 tetor 2023

Domenico Berardi (lindur më 1 gusht 1994) është një futbollist profesionist italian i cili luan si sulmues për klubin italian Sassuolo dhe kombëtaren italiane.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Berari ka lindur në Cariati dhe e nisi karrierën e tij si futbollist në moshën 13 vjeçare duke u bërë pjesë e akademisë së Cosenza. Tre vite më pas, ai u bashkua me akademinë e Sassuolos.[2][3] Para se të kalonte te Sassuolo, Berardi refuzoi të bëhej pjesë e akademisë së Juventusit për shkak se ishte tifoz i Interit.[4]

2010–2015: Debutimi me ekipin e parë dhe rekordet e golave në Serie A

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Berardi u bë pjesë e ekipit të parë të Sassuolon në sezonin 2012–13, duke debutuar si profesionist më 27 gusht 2012 në moshën 18 vjeç në një ndeshje të fituar 3—0 kundër Cesenës.[5] Ai shënoi golin e parë si profesionist vetëm pesë ditë më pas, në një fitore 2–1 ndaj Crotones.[6] Në përfundim të sezonit, Berardi u shpall lojtari më i mirë i Serie B në ceremoninë vjetore të çmimeve Gran Galà del calcio.[7] Ai kontriboi në ngjitjen e Sassuolos në Serie A për herë të parë në histori. Në qershor 2013, ai u përshkrua si "ylli i padiskutueshëm i Sassuolos.[8]

Më 2 shtator 2013, Juventus konfirmoi në uebfaqen e saj zyrtare internet se Berardi ishte blerë nga klubi në formën e bashkpronësisë. Si pjesë e marrëveshjes, Luca Marrone u bë pjesë e Sassuolos kurse Berardi u huazua për sezonin 2013–14. Juventusi gjithsej pagoi 4.5 milion . Berardi u huazua për të gjithë sezonin 2013–14 te Sassuolo.[9] Ai bëri debutimin e tij në Serie A në moshën 19 vjeç më 25 shtator 2013 në barazimin 1–1 në transfertë ndaj Napolit.[10] Goli i tij i parë në elitë erdhi më 6 tetor 2013 me penallti në një humbje 3–1 kundër Parma.[11] Dy javë më pas, Berari shënoi me penallti në fitoren 2–1 kundër Bolonjës duke i dhënë Sassuolos fitoren e parë në Serie A.[12] Më 3 nëntor, Berardi shënoi një tregolësh, përfshirë dy me penallti, në fitoren 4–3 në transfertë kundër Sampdorias.[13]

Më 12 janar 2014, Berardi shënoi katër gola në fitoren 4–3 në shtëpi kundër Milanit. Duke bërë këtë, ai u bë lojtari i dytë më i ri që shënon katër gola në të njëjtën ndeshje – lojtari më i ri ishte 18 vjeçari Silvio Piola në vitin 1931 – dhe gjithashtu lojtari i parë që i shënon katër gola Milanit në një ndeshje në kampionat.[14][15][16] Më 6 maj, Berardi shënoi tregolëshin e tretë sezonal, duke reaziluar tre herë në pjesën e parë në fitoren 4–3 kundër Fiorentinës.[17][18] Ai e mbylli sezonin me 16 gola në 29 ndeshje me Sassuolon e cila siguroi qëndrimin në Serie A për sezonin e ardhshëm.

Në korrik 2014, u konfirmua se Berardi do të qëndroj në huazim te Sassuolo edhe për sezonin 2014–15.[19] Gjithashtu të dy klubet rinovuan marrëveshjen e tyre të bashkpronësisë për lojtarin.[19] Më 17 maj 2015, Berardi shënoi një tregolësh në fitoren 3–2 kundër Milanit në Mapei Stadium.[20] Ai e përfundoi kampionatin me 15 gola dhe 10 asiste, duke qënë një nga asistuesit më të mirë.[21] Ai arriti 30 gola në kampionat në 59 ndeshje, që u vu re nga UEFA se ishte më i shpejtë se 70 ndeshjet e luajtur nga Lionel Messi për të arritur të njëjtin numër golash;[22] në moshën 20 vjeç, Berardi u bë lojtari më i ri që shënon 30 gola në Serie A që nga viti 1958.[23]

Më 25 qershor 2015, u njoftua përmes një deklarate zyrtare se marrëveshja e bashkpronësisë ishte zgjidhur në favor të Sassuolos për 10 milion €.[24][25][26] U raportua se kjo ishte pjesë e marrëveshjes së transferimit të sulmuesit Simone Zaza te Juventusi, i cili gjithashtu ruajti të drejtën e riblerjes së Berardit në vitin 2016.[27]

2015–2018: Debutimi në Evropë dhe golashënuesi më i mirë i Sassuolos

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Berardi e nisi sezonin 2015–16 duke u emëruar lojtari më i mirë i fitores 2–1 kundër Napolit. Gjatë ndeshjes ai asistoi golin e Floro Flores[28] por pësoi edhe një dëmtim që e mbajti jashtë për një muaj e gjysëm.[29] Ai u rikthye nga dëmtimi më 20 shtator duke u aktivizuar si zëvëndësues në barazimin 2–2 kundër RomësStadio Olimpico.[30] Më 18 tetor, ai shënoi me penallti në fitoren 2–1 kundër Lazios, duke regjistruar golin e parë të sezonit.[31] Sassuolo e mbylli kampionatin në vendin e 6të, duke u kualifikuar në UEFA Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.[32]

Më 28 korrik 2016, Berardi bëri debutimin e tij në kompeticionet evropiane në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës kundër FC Luzern, duke shënuar golin e parë evropian në historinë e Sassuolos në një barazim 1–1.[33] Një javë më pas, ai shënoi sërisht në ndeshjen e kthimit që u mbyll me fitoren 3–0 të Sassuolos, e cila u kualifikua në fazën play-off të kompeticionit.[34] Më 18 gusht, Berardi shënoi dhe asistoi dy nga tre golat e fitores kundër Yllit të Kuq të Beogradit në ndeshjen e parë të fazës play-off.[35]

Tre ditë më pas, Berardi i dha fitoren ekipit në ndeshjen hapëse të Serie A kundër Palermos në transfertë, duke shënuar golin e vetëm me penallti.[36] Në ndeshjen e kthimit kundër Yllit të Kuq të Beogradit, Berardi vazhdoi me formën e tij fantastike, duke shënuar golin e vetëm të ekipit të tij në një barazim 1–1, një rezultat i mjaftueshëm për të kualifikuar Sassuolon në fazën e grupeve.[37] Më 28 gusht, pasi shënoi në fitoren 2–1 kundër Pescara, Berardi u bë italiani më i ri që nga viti 1994 që shënon 40 gola në Serie A, si dhe lojtari i ri i dytë mbrapa brazilianit Alexandre Pato, në moshën 22 vjeç e 27 ditë.[38] Gjatë kësaj ndeshje, ai pësoi edhe një dëmtim në ligamentin e gjurit,[39] duke bërë që të humbiste pjesën e mbetur të vitit 2016.[40]

Pas katër muajsh e gjysëm jashë fushave, Berardi u rikthye më 8 janar 2017 në barazimin pa gola kundër Torinos, duke luajtur si zëvëndësues në pjesën e dytë.[41] Ai e mbylli sezonin me 25 ndeshje dhe 10 gola në kampionat dhe Ligën e Evropës. Më 24 gusht, Berardi firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare me klubin, duke zgjatur qëndrimin e tij në Mapei Stadium.[42] Gjatë sezonit 2017–18, Berardi zhvilloi një sezon poshtë pritshmërive, duke shënuar vetëm katër gola, e ndikuar edhe nga largimi i trajnerit Eusebio Di Francesco.

2018–vazhdon: Rikthimi në nivele të larta dhe rekorde të tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sezoni 2018–19 pa emërimin e Roberto De Zerbit si trajneri i ri i ekipit; më 19 gusht, Berardi shënoi golin e vetëm në ndeshjen kundër Interit në javën e parë të Serie A.[43] Më 7 tetor, ai luajti ndeshjen e tij të 200të në të gjitha kompeticionet me klubin në humbjen 2–0 kundër Napolit.[44]

Më 1 shtator 2019, në ndeshjen e dytë të sezonit 2019–20, Berardi shënoi një tregolësh në fitoren 4–1 kundër Sampdorias.[45] Në ndeshjen e javës së tretë, ai shënoi dy gola të tjerë në fitoren 4–2 kundër Romës.[46]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Berardi ka luajur tre ndeshje me ekipin kombëtar nën-19 dhe ka shënuar një gol. Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren nën-21 më 4 qershor 2014 në miqësoren e fituar 4–0 kundër Malit të Zi. Ai luajti edhe në një tjetër miqësore më 13 gusht kundër Rumanisë, e cila u mbyll me një humbje 2–1.

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 17 gusht 2014[47][48]
Klubi Sezoni Liga Kupa Tjetër Total
NdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGola
Sassuolo 2012–13 371120003911
2013–14 291610003016
2014–15 00000000
Total 662730006927
Juventus 2013–14 00000000
Total 00000000
Career total 662730006927
  1. "Statistiche Giocatori" [Statistikat e lojtarit]. sassuolocalcio.it (në italisht). U.S. Sassuolo Calcio. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2014. Marrë më 2 tetor 2016.
  2. Marco Giordano (14 maj 2013). "La Meglio Gioventu' – Domenico Berardi". calcioweb.eu (në italisht). Marrë më 8 shtator 2013.
  3. Paolo Camedda (3 gusht 2013). "Generazione di Fenomeni - Domenico Berardi, il 'Van Persie della Sila' che piace a Juventus, Napoli, Inter... e Manchester Utd" [Gjeneratat e Fenomenëve - Domenico Berardi, 'Van Persie i Silës' i pëlqyer nga Juventus, Napoli, Inter ... dhe Manchester Utd] (në italisht). Goal.com. Marrë më 8 shtator 2013.
  4. "Berardi refuzoi Juven që 13 vjeç, sepse është interist". Panorama Sport. 15 janar 2014. Marrë më 15 janar 2014.
  5. "Cesena vs. Sassuolo 0 – 3" (në anglisht). Soccerway. 27 gusht 2012. Marrë më 1 gusht 2015.
  6. "Sassuolo vs. Crotone 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 1 shtator 2012. Marrë më 1 gusht 2015.
  7. "Grand Gala del calcio 2013 winners" [Fituesit e Grand Gala del calcio 2013] (në anglisht). Forza Italian Football. Marrë më 2 shtator 2013.
  8. Scott Johnson (16 qershor 2013). "Sassuolo become smallest town to reach Serie A" [Sassuolo bëhet qyteti më i vogël që arrin Serie A] (në anglisht). When Saturday Comes. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2014. Marrë më 2 shtator 2013.
  9. "Juventus complete double transfer deal with Sassuolo" [Juventus mbyll marrëveshjen e transferimit të dyfishtë me Sassuolon]. juventus.com (në anglisht). Juventus F.C. 2 shtator 2013. Marrë më 2 shtator 2013.
  10. "Napoli vs. Sassuolo 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 25 shtator 2013. Marrë më 1 gusht 2015.
  11. "Parma - Sassuolo (3 - 1)" (në anglisht). Eurosport. 6 tetor 2013. Marrë më 1 gusht 2015.
  12. "Sassuolo-Bologna 2-1, primo storico successo per i neroverdi" [Sassuolo-Bologna 2-1, suksesi i parë historik për jeshilzinjtë] (në italisht). Repubblica.it. 20 tetor 2013. Marrë më 16 korrik 2020.
  13. "Berardi treble boosts Sassuolo" [Tripleta e Berardit shtyn Sassuolon] (në anglisht). Sky Sports. 3 nëntor 2013. Marrë më 30 maj 2014.
  14. "Seria A, uragani Berardi fundos Milanin me 4 gola për 32 minuta". Shqiptarja.com. 12 janar 2014. Marrë më 16 korrik 2020.
  15. Paolo Bandini (13 janar 2014). "Domenico Berardi's awesome foursome sinks Milan ... and Massimiliano Allegri" [Katër golat e mrekullueshëm të Domenico Berardit fundosin Milanin... dhe Massimiliano Allegrin] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 28 maj 2014.
  16. Lear Maçi (13 janar 2014). "Milani i turpshëm, Sasuolo i jep leksion". Panorama Sport. Marrë më 13 janar 2014.
  17. "Berardi hits treble in Sassuolo win" [Berardi shënon tripletë në fitoren e Sassuolos] (në anglisht). ESPN FC. 6 maj 2014. Marrë më 6 maj 2014.
  18. Shaun Best (6 maj 2014). "Fiorentina vs Sassuolo, final score 3-4: Berardi treble boosts Sassuolo's survival hopes" [Fiorentina vs Sassuolo, rezultati final 3-4: Tripleta e Sassuolos shtyn shpresat e mbijetesës të Sassuolos] (në anglisht). SB National. Marrë më 6 maj 2014.
  19. 1 2 "Juventus huazon sulmuesin Berardi". Panorama Sport. 21 qershor 2014. Marrë më 21 qershor 2014.
  20. "Sassuolo beat Milan amid Domenico Berardi ghost goal controversy" (në anglisht). ESPN FC. 17 maj 2015. Marrë më 18 maj 2015.
  21. "Serie A 2014-15 Statistics: Assists" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 1 qershor 2015.
  22. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura sweden
  23. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Europe's next generation of stars: Berardi, Sanches, Dembele, Gabigol
  24. "Calciomercato: Domenico Berardi resta in neroverde" (në italisht). Sassuolocalcio.it. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 2 tetor 2016.
  25. "Sassuolo sign Juventus forward outright" (në anglisht). Forza Italian Football. 25 qershor 2015. Marrë më 2 tetor 2016.
  26. "Sharing agreement termination of the player Domenico Berardi" (PDF) (në anglisht). Juventus F.C. 25 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 qershor 2015. Marrë më 25 qershor 2015.
  27. "Il Sassuolo "lascia" Zaza e "fa suo" Berardi. La Juve può ricomprarlo nel 2016" (në italisht). Tuttosport. 23 qershor 2015. Marrë më 7 korrik 2015.
  28. Mimmo Malfitano (23 gusht 2015). "Sassuolo-Napoli 2-1. Hamsik illude, poi segnano Floro Flores e Sansone" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 24 gusht 2015.
  29. "Sassuolo, Berardi fuori per 45 giorni. Inter in ansia per Icardi" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 24 gusht 2015. Marrë më 24 gusht 2015.
  30. Stefano Silvestri (20 shtator 2015). "Le pagelle di Roma-Sassuolo 2-2" (në italisht). Eurosport. Marrë më 21 shtator 2015.
  31. Stefano Cieri (18 tetor 2015). "Sassuolo-Lazio 2-1. Decidono Berardi e Missiroli, non basta Felipe Anderson" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 18 tetor 2015.
  32. "Sassuolo: 'Italian success story'" (në anglisht). Football Italia. 22 maj 2016. Marrë më 6 qershor 2016.
  33. "Sassuolo, esordio positivo in Europa". UEFA.com (në italisht). 28 korrik 2016. Marrë më 29 korrik 2016.
  34. Ivan Palumbo (4 gusht 2016). "Sassuolo-Lucerna 3-0, Berardi fa 2 gol, conquistato il playoff di Europa League" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 4 gusht 2016.
  35. "Berardi: 'Great first leg'" (në anglisht). Football Italia. 18 gusht 2016. Marrë më 18 gusht 2016.
  36. "Palermo 0-1 Sassuolo" (në anglisht). ESPN FC. 21 gusht 2016. Marrë më 22 gusht 2016.
  37. Pietro Razzini (25 gusht 2016). "Europa League, Stella Rossa-Sassuolo 1-1, Berardi segna ancora" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 26 gusht 2016.
  38. "Serie A: Sassuolo-Pescara 2-1, Berardi segna sempre" (në italisht). Mediaset. 28 gusht 2016. Marrë më 29 gusht 2016.
  39. "Sassuolo: Berardi injury not serious" (në anglisht). Football Italia. 29 gusht 2016. Marrë më 29 gusht 2016.
  40. "Berardi back in training" (në anglisht). Football Italia. 2 janar 2017. Marrë më 8 janar 2017.
  41. Andrea Elefante (8 janar 2017). "Sassuolo-Torino 0-0. Berardi torna in campo dopo 4 mesi e mezzo" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 8 janar 2017.
  42. "Domenico Berardi rinnova fino a Giugno 2022" (në italisht). U.S. Sassuolo Calcio. 24 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 11 qershor 2019. Marrë më 30 gusht 2017.
  43. "Sassuolo 1-0 Inter Milan" (në anglisht). BBC Sport. 19 gusht 2018. Marrë më 26 gusht 2018.
  44. "Napoli beat Sassuolo with goals from Adam Ounas and Lorenzo Insigne" (në anglisht). ESPN FC. 7 tetor 2018. Marrë më 24 dhjetor 2023.
  45. "Sassuolo 4–1 Sampdoria". Lega Serie A (në italisht). 1 shtator 2019. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2021. Marrë më 24 maj 2021.
  46. "Mkhitaryan scores first Roma goal in Sassuolo rout" (në anglisht). ESPN FC. 15 shtator 2019. Marrë më 25 dhjetor 2023.
  47. "Domenico Berardi" (në anglisht). World Football. Marrë më 16 korrik 2020.
  48. "Domenico Berardi" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 16 korrik 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]