Donati i Vlorës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Donati i Vlorës (San Dana)

Donati i Vlorës (Vlora - San Dana (Leçe)) ishte një martir i krishterë nga Iliria që jetoi mes shekullit II [1] - IV [2] të erës sonë dhe është i nderuar si shenjtor nga Kisha Katolike dhe nga Kisha Ortodokse.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me origjinë nga Valona, ai zbarkoi në Salento, ku shërbeu si dhjak në shenjtëroren e Santa Maria di Leuca . Gjatë një sulmi nga saraçenët në shenjtërore, ai mori me vete piksin që përmban Eukaristinë dhe iku për ta shpëtuar në drejtim të fshatit më të mbrojtur të Montesardo. Ai më vonë u plagos dhe u kap disa milje larg qytetit, në lokalitetin La Mora. Pak para kapjes së tij, ai ishte në gjendje që të konsumonte Eukaristinë, e cila merrej si ushqim pasi ai ishte i përgatitur për të vdekur. Edhe pse eshtrat e tij u hodhën në det, një pllakë tregon vendin e martirizimit të tij dhe ai prej kohësh nderohet si një shenjtor i të dy Kishave, asaj të Lindjes dhe asaj të Perëndimit.

Në librin ACTA SANCTORVM i vitit 1643 (Libri i të Shenjtëve)  për Shën Donatin  (Danax – lexohet Danaks, thuhet  pikërisht kështu: “Hic ex Illyrico oriundus, loco qui Aulon” (Ai është me origjinë ilire, nga vendi i saj Vlora), kjo është bërë në bazë të dokumenteve që i ka lënë me shkrim që në gjallje Shën Donati.

Kulti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vendin e vrasjes së tij, 200 metra jashtë qytetit San Dana, i cili mori emrin nga ai, një stelë tani qëndron në kujtesën e tij.

Nga Martirologjia Romake më 16 janar shkruan : “Në Vlorë të Ilirikut, në Shqipërinë e sotme, shenjtor Danakte, martir”.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]