Dorëshkrimet e librave të palosshëm

Dorëshkrimet e librave të palosshëm[a] janë një kategori dorëshkrimesh në formatin leporello, një fashë e gjatë e palosur në vetëvete para dhe mbrapa. Shpesh të kontekstualizuar si një kompromis midis rrotullës dhe një kodiku të lidhur, dorëshkrimet e librave të palosshëm u zhvilluan në mënyrë të pavarur në rajone dhe kohë të ndryshme përgjatë botës, por që u pordor më së shumti në Azinë e Paqësorit dhe Mezoamerikë.
Azia Lindore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Cyril James Humphries Davenport në ligjëratën e tij në 1898 se "shkrimi në një rrotull u konsiderua më e përshtatshmja në një datë të hershme nga kinezët, japonezët dhe koreanët, ata ishin gjithashtu të parët që zbuluan se nëse rrotullat paloseshin thjeshtë mbrapa dhe para midis faqeve të shkrimit apo shtypjes, i gjithë libri bëhej më i lehtë për tu lecuar dhe kjo formë... është përdorur në ato vende deri në ditët e tanishme."[1]
Kina
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dorëshkrimet kineze të librave të palosshëm (Gjuha kineze: 經摺裝, pinyin: Jīngzhé zhuāng) u krijuan në Kinë gjatë Dinastisë Tang (618 – 907), si një alternativë ndaj rrotullave, duke i bërë tekstet më të lehta për t'u mbajtur dhe lexuar. Në veçanti, kjo formë lidhjeje ishte e përdorur gjerësisht për tekstet, kaligrafinë dhe veprat i ilustruara budiste, fillimisht në sanskritisht, prej rrjedh emri i tyre alternativ, 梵夹装, "lidhja e stilit sanskrit". Ky format do të përhapej edhe në Japoni dhe Korea me importimin e Budizmit.[2][3][4]

Para shpikjes së letrës, tekstet rregjistroheshin zakonisht në dy formate kryesore. Formati i parë është një ku tekstet shkruheshin në coha mëndafshi dhe depozitoheshin në rrotulla—një format i njohur si shouxhuan (gjuha kineze: 手卷, pinyin: Shǒujuàn, që do të thotë: "rrotull dore" apo makimono). Formati tjetër është një ku shkruhej mbi materiale druri, veçanërisht në bambu. Këto shirita bambuje priheshin në pjesë vertikale dhe pastaj lidheshin ose nyjëzoheshin bashkë me fill, duke i lejuar atë të rrotulloheshin si një rrotull ose të paloseshin në një mënyrë të mbivendosur. Ky version i palosur quhej xhiandu (gjuha kineze: 簡牘, pinyin: Jiǎndú) që daton që fillimi i shekullit të V p.e.s..[5][6]
Pas shpikjes së letrës në shekullin e II të e.s., librabërësit kinezë filluan ta përshtasnin strukturën e xhiandusë ndaj mjetit të ri. Kjo risi çoi në zhvillimin e stilit të libërlidhjes xhingzhe zhuang gjatë Dinastisë Tang. Formati i ri mbajti strukturën e palosur të xhiandusë, por përdorte letër në vend të bambusë, duke i bërë librat më të lehtë, më fleksibël dhe më të lehtë për tu riprodhuar.[5][6]
Librat xhingzhe zhuang që konsistonin në rrotulla të gjata fletash letre të ngjitura bashkë, që filluan të paloseshin në mënyrë alternative në një mënyrë dhe tjetra për të prodhuar një efekt si një firzamonike.[7] Në të njëjtën kohë, Periudha Tang ishte një periudhë zhvillimesh domethënëse për Budizmin në Kinë. Gjatë kësaj kohe, një budizëm i sinicizuar ishte gjerësisht i pranuar dhe praktikuar përgjatë perandorisë, me shumë manastire dhe tempuj.
Madje vetë oborri perandorak Tang porositi përkthimin e shumë teksteve të reja budiste nga sanskritishtja në gjuhën kineze. Si e tillë, libërlidhja firzamonikë u bë një format popullor për publikimin e shkrimeve budiste.[8] Një nga shembujt më të hershëm të mbijetuar të një libri xhingzhe zhuang—një version në miniaturë me përmasa 10 x 14 cm—u zbulua në sitin arkeologjik të Dunhuangut në Kinën Perëndimore. Duke datuar nga viti 900, ai është libri më i vjetër i njohur miniaturë firzamonikë, duke shënuar një hap domethënës në evoluimin e libërlidhjes aziatiko-lindore.

Japonia dhe Korea
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi Dinastia Tang në Kinë kishte shumë ndikim në kuadrin e teknologjisë dhe kulturës në vendet përreth saj, veçanërisht në Kore dhe Japoni (të njohur në japoni japanisht si: 折り本, rōmaji: Orihon), ky stil lidhjeje në vijim u përhap në këto zona përkatëse, ku në mënyrë të ngjashme do të ishte tepër i lidhur me publikimin e teksteve budiste.[2][10]
Përveç teksteve budiste, stili fizarmonikë i libërlidhjes do të përdorej në vijim gjithashtu për lloje të tjera shkrimesh. Për shembull, një nga librat më popullor që u shfaq në formatin fizarmonikë në Japoninë e shekullit të XII, ishte Tregimi i Genxhit. Stili i libërlidhjes fizarmonikë në vijim u përhap edhe në rajone të tjera si Tibeti dhe Hsia Perëndimore gjatë dinastive pasuese kineze si ato Yuan dhe Ming.[11]
Dorëshkrime të palosshme aziatiko-lindore |
|---|
|
Etiopia dhe Eritrea
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sensuli (ሰንሱል (sənsul, që përkthehet varg[13][14]) ose dorëshkrimi vargua[15] është një dorëshkrim i palosshëm pikturor nga Etiopia dhe Eritrea. Kodikët rajonalë e paraprijnë sensulin me shekuj; sensulët u krijuan në fundin e shekullit të XV ose fillimi i shekullit të XVI, por pa i zëvendësuar kurrë rrotullat dhe kodikët. Shpesh duke paraqitur art të krishterë etiopian, sensulët kristianë përgjithësisht përdoreshin si një ndihmë për lutjet ose ikonat.[14][15]
Sensulët ashtu si kodikët e tjerë etiopianë ishin një mall i çmuar tregtar në Evropë që nga shekulli XV, me tregtinë turistike që vijon edhe sot. Dorëshkrimet ishin gjithashtu një shënjestër e grabitjes së artit, si gjatë Ekspeditës Britanike në Abisini në vitin 1898. Ilustrimet e dorëshkrimeve shpesh priheshin nga librat për tu rishitur për albumet e koleksioneve; nga vitet 1960, tregtarët anglezë të artit coptuan sensulë pikturorë në fleta individuale për korniza. Jashtë kontekstit të tyre, sensulët e çmontuar identifikohen gabimisht si fleta tipike kodikësh, duke ndikuar saktësinë e kurimin e muzeve dhe historinë e artit.[14]: 175–176
Evropa
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Anglia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tabelat e Vindolandës së Britanisë Romake (rr. 100 i e.s.) janë hamendësuar si libra të formatit leporello, ku secila fletë e palosur druri është e lidhur me tjetrën.[16]
Vade mecum i Anglisë Mesjetare ndonjëherë ishte në formën e një 'libër-shkop', një fletë e madhe e palosur përgjysëm, pastaj e palosur si një leporello.[17]
Evropa Lindore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dorëshkrimi "Scaliger 38b", nga koleksioni i Joseph Justus Scaliger në Universiteti i Lejdenit, është një dorëshkrim leporello i palosshëm ortodoks lindor i datuar midis 31 marsit 1331, dhe 19 prillit 1332. Dorëshkrimi është bërë në vellum i ngjitur në një shirit me përmasa 378.4 cm me 12 cm, duke u palosur deri në 12 cm me 4.4 cm dhe 2.1 cm i trashë; vellumi është shënuar herë pas here, hamendësohet nga studjuesi A. H. van den Boar për të lejuar vellumin të shtrihet. Dorëshkrimi është një libër personal lutjesh, i përmbledhur nga shumë kanone kishtare.[18]
Mezoamerika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mezoamerika Para-kolumbiane bënte dorëshkrime librash të palosshëm nga amate. Ka pak prej kodikëve të mbijetuar[b] nga para pushtimit spanjoll të Meksikës dhe Jukatanit, për shkak të djegjes së librave nga të krishterët spanjollë.[19]
Dorëshkrimet mezoamerikane paraqesin elemente të traditës indigjene mezoamerikane pikturore, si në përmbajtje, stil, ose në kuadrin e konvencioneve simbolike.[20] Prania e pakundërshtueshme e sistemeve mezoamerikane të shkrimit në disa nga këta dokumente është gjithashtu një karakteristikë e rëndësishme, por jo përcaktuese. Kodikët Mezoamerikanë mund të përfshijnë kartografi të pastra pikturore vendase pa gjurmë të glifeve në to, ose tekste aflabetike koloniale me ilustrime indigjene. Ndoshta shembujt më të mirë-njohur midis këtyre dokumenteve janë Kodikët Aztekë, Kodikët Maja dhe ata Mikstekë, por edhe kultura të tjera si Tlakskaltekët, Purepeçët, Otomit, Zapotekët dhe Kuikatekët, kanë krijuar dorëshkrime njëlloj të rëndësisme. Shkatërrimi i Qytetërimit Mezoamerikan rezultoi në mbijetimin e vetëm njëzet kodikëve të njohur para-kolumbianë në kohët moderne.[21]

Azia Juglindore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Dorëshkrimet e librave të palosshëm nga Azia Juglindore Kontinentale bëheshin zakonisht ose me letër më të trashë khoi, ose me letër më delikate saa. Letra ngjitet në një fletë shumë të gjatë dhe paloset në mënyrën fizarmonikë, me ballinën dhe pjesën e pasme të llakosura për të formuar kapakë mbrojtës ose u bashkangjiten kapakë druri. Librat e palidhur bëheshin në varietete natyrore të bardha dhe të zeza; letra është përkatësisht e pangjyrosur, e trajtuar me mjell orizi dhe e nxirë me blozë ose llak.[22][23][24]
Ata njihen si parabaik në gjuhën burmeze,[c] samut thai në tajlandisht[d] ose samut khoi në tajlandisht dhe laosisht,[e] phap sa në tajlandishten veriore dhe laosisht,[f] dhe kraing në khmerisht.[g]
Mjanmari
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Bashkë me fletat e bëra nga bambuja dhe gjethet e palmës, parabaik (ပုရပိုက်) ishin mjeti kryesor për shkrimin dhe vizatimin në Mjanmarin /Burmën e hershme moderne.[25]: 4–14 Biblioteka Qendrore Universitare në Jangon bujt koleksionin më të madh të dorëshkrimeve tradicionale të vendit, duke përfshirë 4,000 parabaikë.[26]

Ka dy lloje parabaik-ësh: historikisht, parabaik-ët e zinj (ပုရပိုက်နက်) ishin mjeti kryesor i shkrimit, ndërsa parabaik-ët e bardhë (ပုရပိုက်ဖြူ) përdoreshin për piktura dhe vizatime. Parabaik-ët e zinj ekzistues përbëhen nga vepra të natyrës shkencore dhe teknike si mjekësia, matematika, astronomia, astrologjia, historia, komentarë shoqërorë dhe ekonomikë, muzikë, balada historike, letërsi fantastike, poezi, etj. Ndërsa parabaik-ët e bardhë ekzistues paraqesin vizatime të ngjyrosura të mbretërve dhe veprimtarive të oborrit, rrëfime, zakone dhe sjellje shoqërore, shtëpi, veshje, stili flokësh, zbukurime, etj.[25]: 6
Shumica e Kronikave Burmeze fillimisht ishin shkruar në parabaik-ë.[27]: 37 Një studim i vitit 1979 i Kombeve të Bashkuara zbuloi se "mijëra e mijëra" rrotulash të lashta parabaik ishin gjetur (zakonisht në manastire dhe në shtëpi të koleksionesh private) përgjatë vendit, por shumica dërrmuese nuk ishin ruajtur në mënyrën e duhur.[25]: 4–14 Parabaik-ët zakonisht bëheshin prej lëvoreve të pemëve khoi, e cila është një lloj letrash mani. Lëvorja njomej, shtypej dhe pastaj bëhej fleta, të cilat ngjiteshin bashkë për të krijuar rrotulla të gjata që mund të paloseshin si një fizarmonikë.
Dorëshkrime të palosshme mjanmareze |
|---|
|

Tailanda
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përdorimi i samut khoi-t në Tailandë daton të paktën nga Periudha Ajutthaja (mes shekujve të XIV dhe XVIII). Ata përdoreshin për tekste shekullore, duke përfshirë kronikat mbretërore, dokumente ligjore dhe vepra letrare, ashtu si dhe disa tekste budiste, megjithëse zakonisht përdoreshin dorëshkrimet në gjethe palme për tekste fetare.[28][29]
Libra të palosshëm të ilustruar prodhoheshin për një gamë qëllimesh të ndryshme në manastiret budiste tajlandeze dhe në oborret mbretërore dhe vendore. Ata shërbenin si doracakë dhe manualë këndimi për murgjit budistë dhe fillestarët. Prodhimi i librave të palosshëm ose sponsorizimi i tyre konsiderohej si meritë e posaçme. Ata shpesh, kështu, funksiononin si volume prezantuese në nder të të vdekurve.
Një veprët shpesh e riprodhuar në formatin samut khoi është legjenda e Phra Malait, një murg budist, i cili udhëtoi në parajsë dhe ferr. Dorëshkrimet të tilla shpesh ilustruohen në mënyrë të pasur.[30][31]
Dorëshkrime të palosshme tajlandeze |
|---|
|
Kamboxhia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Letra e përdorur për librat khmerë, e njohur si kraing, përbëheshin kryesisht nga letra saa. Në atë që tani është e njohur si Kamboxhia, leteratura kraing depozitohej në pagoda përgjatë vendit. Gjatë Luftës Civile Kamboxhiane dhe Regjimit pasues të Khmerëve të Kuqë të viteve 1960 dhe 1970, deri në 80% e pagodave në Kamboxhie u shkatërruan, duke përfshirë edhe bibliotekat e tyre.[32] Në Kamboxhie, vetëm një pjesë e vogël e kraing-ëve origjinalë të Perandorisë Khmere kanë mundur të mbijetojnë.[33]
Indonezia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dorëshkrimet indigjene indoneziane të palosshme përdornin lëvore pemësh të përpunuara për libra fizarmonikë. Pustaha është një libër i palosshëm grimoire i Sumatrës Veriore i bërë me lëvoren e Aquilaria malaccensis. Dorëshkrime të tjera librash të palosshëm që përdorin letër daluang (ləpihan) dhe rregjistrime të kësaj mënyre ekzistojnë në pjesë të tjera të Sumatrës dhe Xhavës, por u zëvendësuan nga përhapja e islamit në Indonezi dhe futja në vijim e kodikëve nga tregtia e erëzave.[34][35]
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dorëshkrimet në lëvore mështekne
- Dorëshkrimet në gjethe palme
- Dorëshkrimet e librave të palosshëm
- Dorëshkrimet në fasha bambuje dhe druri
- Pergamena
- Libërlidhja tradicionale kineze
- Vasoboni
- Rrotullat e Detit të Vdekur
- Rrotullat e varura
- Peripli
- Portolanët
- Papirusi
- Letra
- Makimono
- Emakimono
- Kakemono
- Miniatura Indiane
- Historia e librit
- Paleografia
- Paleografia latine
- Dorëshkrimi i librave
- Kodikologjia
- Kodiku
- Rrotulla e shkrimit
- Tangka
- Indologjia
- Mahabharata
- Ramajana
- Vedat
- Letërsia sanskrite
- Valmiki
- Manusmriti
- Puranat
- Vastu shastra
- Shilpa shastra
Notes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ gjithashu të quajtur dorëshkrimet firzamonikë, dorëshkrimet leporello, dorëshkrimet koncertina, dorëshkrimet e ekraneve të palosshme
- ↑ Megjithëse jo një kodik i lidhur, formati i zakonshëm për dorëshkrimet e palosshme mezoamerikane është kodiku.
- ↑ ပုရပိုက်; pəɹəbaiʔ.
- ↑ สมุดไทย, sā.mùt tʰāj, 'librat tai'.
- ↑ สมุดข่อย, sā.mùt kʰɔ̀j; ສະໝຸດຂ່ອຍ; ' librat khoi', për ata të bërë me letër khoi.
- ↑ ພັບສາ; 'letra mani të palosshme', për ata të bërë me letër mëni.
- ↑ ក្រាំង, kraŋ.
Citime referenciale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Humphries Davenport, Cyril James (1898). Lecture 1: Cantor Lectures on Decorative Bookbinding (në anglisht). Londër: William Trounce.
- 1 2 Breede, M.; J. Lisi (2007). "The Accordion Book". International Journal of the Book (në anglisht). 4 (1).
- ↑ Barbara Korbel; Janice Katz (2005). "Binding Beauty: Conserving a Collection of Japanese Printed Books". Art Institute of Chicago Museum Studies (në anglisht). 31 (2). Conservation at the Art Institute of Chicago: 16–23, 105.
- ↑ Peter Thomas. "A HISTORY OF THE ACCORDION BOOK: PART II". collegebookart.org (në anglisht). College Book Art Association. Marrë më 26 mars 2023.
- 1 2 Wu, K. T. (gusht 1936). "The Chinese Book: Its Evolution and Development". T'ien Hsia Monthly (në anglisht). 3 (1). Australian National University, China Heritage Quarterly: 25–33.
- 1 2 Hummel, Arthur W. (1941). "The Development of the Book in China". Journal of the American Oriental Society (në anglisht). 61 (2): 71–76. doi:10.2307/594249. ISSN 0003-0279. JSTOR 594249.
- ↑ Peter Kornicki (2001). "2. Books as Material Objects". The Book in Japan: A Cultural History from the Beginnings to the Nineteenth Century (në anglisht). University of Hawaii Press. fq. 39–77. ISBN 978-082482337-5.
- ↑ Breede, Manfred; Lisi, Jason (2007). "The Accordion Book". EBSCOhost (në anglisht). 4 (1): 74–76. Marrë më 21 maj 2025.
- ↑ "Fragment of Vol. 157 of Sutra of the Perfection of Wisdom (Mahaprajnaparamita sutra; Daihannyaharamittakyō) | 大般若波羅蜜多経巻第一百五十七 | Japoni | Periudha Nanbokuço (1336–92)" (në anglisht). The Metropolitan Museum of Art. Marrë më 26 mars 2023.
- ↑ Tsai, H. C.; T. Uyeda (2017). "Line Up, Back to Back: Restoration of a Korean Buddhist Sutra in Accordion Book Format". The Book and Paper Group Annual (në anglisht). 36: 75–83.
- ↑ Lieberman, Laura C. (2001). "The Robert C. Williams American Museum of Papermaking". JAB: The Journal of Artist's Books (në anglisht). 15. ProQuest: 12–13.
- ↑ "Yamada Yoshitsuna | Striking Views of Mount Fuji | Japan | Edo period (1615–1868)" (në anglisht). The Metropolitan Museum of Art. Marrë më 26 mars 2023.
- ↑ Debebe, Beserat (25 maj 2023). Sensi’il: An Ethiopian Term for Comic Books (në anglisht). Etan Comics.
- 1 2 3 Mims, Caitlin (2022). "Cut and Sell: Two Parchment Fragments and the Collection of Ethiopian Manuscripts in the West". Peregrinations: Journal of Medieval Art and Architecture (në anglisht). 8 (1). Ohajo, ShBA: Kenyon College: 165–205.
- 1 2 Gondarine sensul (në anglisht), Walters Art Museum, 18 qershor 2025
- ↑ Bowman, Alan K.; Thomas, John David (1983). Vindolanda: The Latin Writing-Tablets (në anglisht). Society for the Promotion of Roman Studies. fq. 35–45. ISBN 978-090776402-1.
- ↑ Rudy, Kathryn M. (mars 2019). "Book review: "Bat Books: A Catalogue of Folded Manuscripts Containing Almanacs or Other Texts." By J. P. Gumbert". Library (në anglisht). 20 (1). Oxford University Press: 97–99. doi:10.1093/library/20.1.97.
- ↑ van den Boar, A. H. (1968). van Schooneveld, C. H. (red.). A Russian Church Slavonic Kanonnik (1331-1332): A Comparative Textual And Structural Study Including An Analysis Of The Russian Computus (Scaliger 38B, Leyden University Library) (PDF) (në anglisht). Hagë; Paris: Mouton. fq. 1–28.
- ↑ Thomas, Peter (vjeshtë 2016). "The Accordion and the Book" (PDF). Bound & Lettered (në anglisht). Sea Hill Press: 4–7.
- ↑ Robert Wauchope; Hoëard Francis Cline; Charles Gibson; H. B. Nicholson (2015). Handbook of Middle American Indians. Volume fourteen, volume fifteen, Guide to ethnohistorical sources (në anglisht). Austin: Tulane University; Middle American Research Institute. ISBN 978-1-4773-0687-1. OCLC 974489206.
- ↑ Raven, James (2020). The Oxford Illustrated History of the Book (në anglisht). Oksford (MB): Oxford University Press. fq. 8. ISBN 978-0-19-870298-6.
- ↑ "Figuring Out Folds: Conserving A Thai Buddhist Manuscript". Chester Beatty (në anglisht). 13 qershor 2019.
- ↑ Igunma, Jana (7 qershor 2013). "A Treatise on Siamese Cats". Southeast Asia Library Group (SEALG) (në anglisht). British Library.
- ↑ "สมุดข่อย และคัมภีร์ใบลาน กรุสมบัติจากบรรพชน" [Dorëshkrimet në gjethe palme dhe "Samut khoi": Thesare nga paraardhësit tanë] (në tajlandisht). Ayutthaya Studies Institute, Ayutthaya Rajabhat University. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2016.
- 1 2 3 Raghavan, V. (1979). Preservation of Palm Leaf and Parabaik Manuscripts and Plan for Compilation of a Union Catalogue of Manuscripts (PDF) (në anglisht). UNESCO.
- ↑ "The Documentary Heritage of Myanmar: selected case studies". UNESCO (në anglisht). 2018. Marrë më 28 shkurt 2023.
- ↑ Hla Pe, U. (1985). Burma: Literature, Historiography, Scholarship, Language, Life, and Buddhism (në anglisht). Singapor: Institute of Southeast Asian Studies. ISBN 978-997198800-5.
- ↑ "สมุดข่อย และคัมภีร์ใบลาน กรุสมบัติจากบรรพชน" [Dorëshkrimet në gjethe palme dhe "samut khoi": Thesare nga paraardhësit tanë] (në tajlandisht). Ayutthaya Studies Institute, Ayutthaya Rajabhat University. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2016.
- ↑ Igunma, Jana (2013). "Southeast Asia (2): The Mainland". përmbledhur nga Suarez, Michael F.; Woudhuysen, H. R. (red.). The Book: A Global History (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-166875-3.
- ↑ Igunma, Jana (2013). "A Buddhist Monk's journeys to Heaven and Hell". The Journal of the International Association of Buddhist Universities (në anglisht).
- ↑ Igunma, Jana (dhjetor 2016). "The mystery of the 'naughty monks' in Thai manuscript illustrations of Phra Malai". Southeast Asia Library Group Neësletter (në anglisht) (48): 29–55.
- ↑ Sen David; Thik Kaliyann (19 shtator 2015). "Palm Leaves Preserving History". The Phnom Penh Post (në anglisht). Vëll. 6.
- ↑ K. R. Chhem; M. R. Antelme (2004). "A Khmer Medical Text "The Treatment of the Four Diseases" Manuscript". Siksācakr, Journal of Cambodia Research (në anglisht). 6: 33–42.
- ↑ Jákl, Jiří (2016). "The Folding Book Format (Concertina) in Pre-Islamic Java: Revisiting the Old Javanese Term "ləpihan"". Bulletin de l'École française d'Extrême-Orient (në anglisht). 102. Paris, Francë: French School of the Far East: 165–194.
- ↑ Nasution, Rahmad, red. (17 tetor 2025), Two Lampung's ancient manuscripts added to national heritage list (në anglisht), përkthyer nga Ruth, Kenzu, ANTARA Indonesian News Agency
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- van den Boar, A. H. (1968). van Schooneveld, C. H. (red.). A Russian Church Slavonic Kanonnik (1331-1332): A Comparative Textual And Structural Study Including An Analysis Of The Russian Computus (Scaliger 38B, Leyden University Library) (PDF) (në anglisht). Hagë; Paris: Mouton. fq. 1–28.
- Bowman, Alan K.; Thomas, John David (1983). Vindolanda: The Latin Writing-Tablets (në anglisht). Society for the Promotion of Roman Studies. ISBN 978-090776402-1.
- Breede, Manfred; Lisi, Jason (2007). "The Accordion Book". EBSCOhost (në anglisht). 4 (1): 74–76. Marrë më 21 maj 2025.
- K. R. Chhem; M. R. Antelme (2004). "A Khmer Medical Text "The Treatment of the Four Diseases" Manuscript". Siksācakr, Journal of Cambodia Research (në anglisht). 6: 33–42.
- Humphries Davenport, Cyril James (1898). Lecture 1: Cantor Lectures on Decorative Bookbinding (në anglisht). Londër: William Trounce.
- Debebe, Beserat (25 maj 2023). Sensi’il: An Ethiopian Term for Comic Books (në anglisht). Etan Comics.
- Hummel, Arthur W. (1941). "The Development of the Book in China". Journal of the American Oriental Society (në anglisht). 61 (2): 71–76. doi:10.2307/594249. ISSN 0003-0279. JSTOR 594249.
- Igunma, Jana (2013). "A Buddhist Monk's journeys to Heaven and Hell". The Journal of the International Association of Buddhist Universities (në anglisht).
- Igunma, Jana (2013). "Southeast Asia (2): The Mainland". përmbledhur nga Suarez, Michael F.; Woudhuysen, H. R. (red.). The Book: A Global History (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-166875-3.
- Igunma, Jana (dhjetor 2016). "The mystery of the 'naughty monks' in Thai manuscript illustrations of Phra Malai". Southeast Asia Library Group Newsletter (në anglisht) (48): 29–55.
- Igunma, Jana; San San May (2018). Buddhism Illuminated: Manuscript Art from South-East Asia (në anglisht). University of Washington Press. ISBN 978-029574449-0.
- Jákl, Jiří (2016). "The Folding Book Format (Concertina) in Pre-Islamic Java: Revisiting the Old Javanese Term "ləpihan"". Bulletin de l'École française d'Extrême-Orient (në anglisht). 102. Paris, Francë: French School of the Far East: 165–194.
- Barbara Korbel; Janice Katz (2005). "Binding Beauty: Conserving a Collection of Japanese Printed Books". Art Institute of Chicago Museum Studies (në anglisht). 31 (2). Conservation at the Art Institute of Chicago: 16–23, 105.
- Peter Kornicki (2001). "2. Books as Material Objects". The Book in Japan: A Cultural History from the Beginnings to the Nineteenth Century (në anglisht). University of Hawaii Press. fq. 39–77. ISBN 978-082482337-5.
- Kornicki, Peter Francis (2018). Languages, Scripts, and Chinese Texts in East Asia (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-879782-1.
- Kornicki, Peter Francis (2025). Printing Technologies and Book Production in Seventeenth-Century Japan (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-100949551-6.
- Lieberman, Laura C. (2001). "The Robert C. Williams American Museum of Papermaking". JAB: The Journal of Artist's Books (në anglisht). 15. ProQuest: 12–13.
- Mims, Caitlin (2022). "Cut and Sell: Two Parchment Fragments and the Collection of Ethiopian Manuscripts in the West". Peregrinations: Journal of Medieval Art and Architecture (në anglisht). 8 (1). Ohajo, ShBA: Kenyon College: 165–205.
- Niskanen, Samu. Publication and the Papacy in Late Antiquity and the Middle Ages (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-100911108-9.
- Hla Pe, U. (1985). Burma: Literature, Historiography, Scholarship, Language, Life, and Buddhism (në anglisht). Singapor: Institute of Southeast Asian Studies. ISBN 978-997198800-5.
- Raghavan, V. (1979). Preservation of Palm Leaf and Parabaik Manuscripts and Plan for Compilation of a Union Catalogue of Manuscripts (PDF) (në anglisht). UNESCO.
- Raven, James (2020). The Oxford Illustrated History of the Book (në anglisht). Oksford (MB): Oxford University Press. ISBN 978-0-19-870298-6.
- Rudy, Kathryn M. (mars 2019). "Book review: "Bat Books: A Catalogue of Folded Manuscripts Containing Almanacs or Other Texts." By J. P. Gumbert". Library (në anglisht). 20 (1). Oxford University Press: 97–99. doi:10.1093/library/20.1.97.
- Thomas, Peter (vjeshtë 2016). "The Accordion and the Book" (PDF). Bound & Lettered (në anglisht). Sea Hill Press: 4–7.
- Tsai, H. C.; T. Uyeda (2017). "Line Up, Back to Back: Restoration of a Korean Buddhist Sutra in Accordion Book Format". The Book and Paper Group Annual (në anglisht). 36: 75–83.
- Robert Wauchope; Hoëard Francis Cline; Charles Gibson; H. B. Nicholson (2015). Handbook of Middle American Indians. Volume fourteen, volume fifteen, Guide to ethnohistorical sources (në anglisht). Austin: Tulane University; Middle American Research Institute. ISBN 978-1-4773-0687-1. OCLC 974489206.
- Wu, K. T. (gusht 1936). "The Chinese Book: Its Evolution and Development". T'ien Hsia Monthly (në anglisht). 3 (1). Australian National University, China Heritage Quarterly: 25–33.
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë kinezisht-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë japonisht-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë Amharic-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë Burmese-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë Thai-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë Lao-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë Khmer-cituar haptazi
- Faqe me lidhje materialesh multimediale të prishura
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë Kawi-cituar haptazi
- Pages using div col with small parameter
- Dorëshkrime sipas llojit
- Materiale grafike
- Trashëgimi kulturore
- Dokumente historike
- Teknologji e mediave masive
- Libra sipas llojit
- Historia e letërsisë
- Historia e Azisë
