Dorëshkrimet në fasha bambuje dhe druri
| Dorëshkrimet në fasha bambuje dhe druri | |||||||||||||||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Dorëshkrimi i Artit të Luftës së Sun Bingut, Dinastia Han | |||||||||||||||||||||||||
| Traditional Chinese | 簡牘 | ||||||||||||||||||||||||
| Simplified Chinese | 简牍 | ||||||||||||||||||||||||
| Literal meaning | tabela në shirta bambuje [dhe] druri | ||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||
Fashat apo shiritat prej bambuje dhe druri (简牍 e thjeshtëzuar dhe 簡 tradicionale, jiǎndú) janë fasha të gjata, të ngushta druri ose bambuje, të cilat martin secila përgjithësisht një kolonë të vetme karakteresh të shkruara me furçë. Ato ishin mjeti kryesor për të shkruar dokumente në Kinë para përdorimit të gjerë të letrës gjatë dy shekujve të parë të erës sonë. (Ndonjëherë përdorej mëndafshi, për shembull te Dorëshkrimet prej mëndafshi Çu, por ishte në mënyrë penguese tepër i shtrenjtë për shumicën e dokumenteve.)[1]
Zakoni i groposjes së librave të bërë prej shiritash rezistentë bambuje në varret mbretërore ka ruajtur shumë vepra në formën e tyre origjinale përgjatë shekujve. Një gjetje e rëndësishme e hershme ishte Zbulimi Xhizhong në vitin 279 të e.s. në varrin e një mbreti të Shtetit Vei, megjithëse shiritat origjinale të zbuluara tashmë janë zhdukur. Mjaft gjetje të rëndësishme janë kryer në vitet e fundit.
Formati
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shiritat prej bambuje ishin një formë libri në të cilat shkruheshin fjalë, imazhe ose simbole të tjera të posaçme. Sipërfaqja e fashave të lidhura ngushtësisht mund të shkruhet dhe pikturohet si një libër mëndafshi. Për shembull, tekstet prej bambuje të Librit të Ditëve Qin Xhian të Tokës së Tigrit të Përgjumur (217 p.e.s.) janë të ilustruar, Harta Genshan dhe Diagrama Herringbone.[2]

Proçesi i përpunimit përbëhet nga tymosja e kallmave të gjelbër të bambusë dhe përcëllimi në zjarr duke i tharë që të parandalohen deformime të ardhshme, ngrënien nga insektet dhe lehtësimi i shkrimit. Në këtë mënyrë shiritat e bambusë përdoreshin për libra dhe dokumente historike. Pas kësaj, shiritat e bambusë duhet të lëmohen për ta bërë sipërfaqen e tyre të sheshtë, për të lehtësuar shkrimin. Pas trajtimit paraprak, shiritat e bambusë mund të lidhen nëpërmjet fijesh në një libër në vrima, ose mund të lidhen drejtpërdrejtë pa vrima.[2]
Shiritat e përpunuara të bambusë kanë dy anë: ana e verdhë (ballore) dhe ana blu (ana e mbrapme). Disa shirita janë shkruar në të dy krahët, siç është një lloj librash japonezë nga Qin Xhian në Tokën Junmeng të Tigrit të Përgjumur.

Shiritat prej druri ose bambuje variojnë së pari në gjatësi. Për dorëshkrimet prej bambuje, shiritat mund të shkojnë nga 9 cm deri në 45 cm të gjatë. Gjerësia është në mënyrë konsistente rreth 0.6 cm. Shkrimi kryhet vertikalisht, nga e djathta në të majtë. Shiritat lidheshin bashkë me kërp, mëndafsh ose lëkurë dhe përdoreshin për të bërë një lloj libri të palosshëm, të quajtur xhiance ose xhiandu.[3][4] Procesi i lidhjes zakonisht zhvillohej pas shkrimit, me pak përjashtime.
Historia dhe zbulimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shembuj më të hershëm të mbijetuar të shiritave prej druri dhe bambuje datojnë nga shekulli V p.e.s. gjatë Periudhës së Shteteve Ndërluftuese. Megjithatë, referencat në tekstet më të hershme mbijetojnë në mjete të tjera shkrimi qartësojnë se disa paraprirës të këtyre shiritave prej bambuje të Periudhës së Shteteve Ndërluftuese ishin në përdorim që nga fundi i Periudhës Shang (nga rreth viti 1250 p.e.s.). Shiritat pre bambuje dhe druri ishin materiale standart i shkrimit gjatë Dinastisë Han dhe shembujt e zbuluar gjenden me shumicë.[5] Në vijim, përmirësimet e bërë te letra nga Cai Lun gjatë Dinastisë Han filluan të zëvendësonin shiritat prej bambuje dhe druri nga përdorimet kryesore dhe nga shekulli IV i e.s., bambuja ishte braktisur gjerësisht si një mjet për të shkruar në Kinë.

Në vitin 1930, Ekspedita Sino-Suedeze gërmoi dhjetë site në Basenin e Liqenit Xhujan dhe zbuloi një tërësi prej 10,200 shiritash druri që datojnë nga Hanët Perëndimor (220 p.e.s.-9 i e.s.), një koleksion që do të njihej si "Tekstet e Vjetra Xhujan".[6][7][8] Në vitin 1937, pasi filloi Lufta e Dytë Sino-Japoneze, Chung-Chang Shen i barti këto shirita druri nga Pekini në Universitetin e Hong Kongut.[9][10]

"Pas Incidentit të Urës Marko Polo, C.C. Shen i Liberal Arts Research i barti shiritat e drurit han të Xhujanit që i përkisnin Grupit të Ekspeditës Shkencore Veri-Lindore te Universiteti i Hong Kongut." — Yaming Shen.[11] Një tjetër grup prej 20,237 shiritash u zbulua midis viteve 1972 dhe 1976 nga Skuadra Arkeologjike e Xhujanit, Gansu. Këto shirita mbahen nga muzeu provincial i Gansusë, duke u bërë të njohura si "Tekstet e Reja të Xhujanit".[7]
Korpusi i Muzeut të Shanghait u ble në Hong Kong vitin pasi u gërmua Varri i Guodianit dhe bësohet se kanë qenë marrë nga grabitës varresh nga një varr i të njëjtës zonë. Shiritat prej Bambuje të Tsinghuasë u dhuruan nga një studentë që i bleu ato në një ankand, pa tregues të origjinës së tyre. Shiritat prej Bambuje të Universitetit Anhui u ble gjithashtu nga Universiteti Anhui pasi shiritat dolën në dritën në tregun e antikave. Të tjera dorëshkrime në shirita bambuje u zbuluan arkeologjikisht.
Pajistjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një pajisje e përdorur kur shkruhet mbi shirita bambuje ishte një thikë e vogël, e cila do të përdorej për të fshirë gabimet duke i gërvishtur dhe duke bërë korrigjime. Thikat e dekoruara u bënë simbol i detyrës për disa zyrtarë që tregonin pushtetin e tyre për të korrigjuar dhe ndryshuar rregjistrimet dhe ediktet.
Koleksionet madhore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Koleksioni | Provinca | Gjetur | Periudha |
|---|---|---|---|
| Shiritat e Vjetër të Xhujanit | Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme | 1930 | Hanët Perëndimorë[6][7] |
| Shiritat Çangtai Guan | Henan | 1956 | Shtetet ndërluftuese[12] |
| Mozuizi (磨嘴子) | Gansu | 1959 | Hanët Lindorë |
| Shiritat Jinkueshan Han | Shandong | 1972 | Hanët Perëndimorë |
| Shiritat e Rinj të Xhujanit | Gansu | 1972–74 | Hanët Perëndimorë[12][7] |
| Shiritat e Rrethit Ding | Hebei | 1973 | Hanët Perëndimorë[12] |
| Tekstet në Bambu Shuihudi Qin | Hubei | 1975 | Dinastia Çin |
| Shiritat Fujang Han | Anhui | 1977 | Hanët Perëndimorë[12] |
| Shuangudui | |||
| Shiritat Shangsun Xhiazhai Han | Qinghai | 1978 | Han[12] |
| Tekstet në bambu Zhangxhiashan Han | Hubei | 1983 | Hanët Perëndimorë |
| Fangmatan | Gansu | 1986 | Periudha e Vonë e Shteteve Ndërluftuese (Shteti Çin) |
| Shiritat Vangxhiatai Çin | Hubei | Mars 1993 | Dinastia Çin[12] |
| Shiritat Guodian Çu | 1993 | mesi i Periudhës së Shteteve Ndërluftuese | |
| Shiritat prej bambuje të Muzeut të Shanghait | 1994 | ||
| Shiritat prej bambuje Zumalu[13] | Hunan | 1996 | Periudha e Tre Mbretërive (Vuja Perëndimore) |
| Jinvan (尹灣) | Xhiangsu | 1997 | Hanët Perëndimorë[14] |
| Shiritat e Universitetit Kinez të Hong Kongut | 2001 | Han / Xhinët Lindorë[12] | |
| Shiritat Çin të Lijesë | Hunan | 2002 | Dinastia Çin |
| Shiritat e bambusë Tsinghua | Hunan ose Hubei? | 2008 | mesi deri në fundin e Shteteve Ndërluftuese |
| Hsianghsiang 湘鄉 | Hunan | 2014 | Mesi i Shteteve Ndërluftuese |
| Korpusi i Universitetit të Anhuit | Hunan ose Hubei? | 2015 | mesi deri fundi i Shteteve Ndërluftuese |
| Huxhia kaoçang 胡家草場漢簡 | Hubei | 2019 | Han[15] |
| Vangxhiazui 王家嘴 | Hubei | 2023 | mesi deri në fundin e Shteteve Ndërluftuese[16] |
| Shiritat Zaozhi 棗紙簡 | Hubei | 2019–20 | mesi deri fundin e Shteteve Ndërluftuese[17] |
| Çinxhiazui 秦家嘴 | Hubei | 2023 | mesi deri fundin e Shteteve Ndërluftuese |
| Shiriata e bambusë Hebosuo 河泊所 | Junan | 2023 | Han[18] |
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dorëshkrimet në lëvore mështekne
- Dorëshkrimet në gjethe palme
- Dorëshkrimet e librave të palosshëm
- Shtypja në blloqe druri
- Librat në ksilografi
- Libërlidhja tradicionale kineze
- Djegia e librave dhe varrosja e dijetarëve
- Filozofia kineze
- Planifikimi urban i Kinës së lashtë
- Arkitektura dhe inxhinieria e Dinastisë Han
- Arkitektura e lashtë kineze prej druri
- Historia e Murit të Madh Kinez
- Pagoda kineze
- Arti i Luftës
- Sun Tzu
- Vasoboni
- Rrotullat e varura
- Rrotullat e Detit të Vdekur
- Papirusi
- Pergamena
- Peripli
- Portolanët
- Letra
- Burimet natyrore
- Kapitali natyror
- Shfrytëzimi i burimeve natyrore
- Bambuja
- Liri
- Palma
- Mështekna
- Kërpi
- Makimono
- Emakimono
- Kakemono
- Miniatura Indiane
- Historia e librit
- Paleografia
- Paleografia latine
- Dorëshkrimi i librave
- Kodikologjia
- Kodiku
- Rrotulla e shkrimit
- Tangka
- Mahabharata
- Ramajana
- Vedat
- Letërsia sanskrite
- Valmiki
- Manusmriti
- Puranat
- Vastu shastra
- Shilpa shastra
Citime referenciale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ 張彥 (21 qershor 2018). "寫於2300年前的《楚帛書》如何流落到了美國?" [Si arritën Dorëshkrimet prej Mëndafshi Çu, të shkruara 2,300 vjet më parë, në Shtetet e Bashkuara?]. The New York Times (në kinezisht).
- 1 2 Li Xueqin (2001). Bamboo Books and Academic History (në anglisht dhe kinezisht). Jiangxi Education Publishing House. fq. 2–3.
- ↑ Perkins, Dorothy (1998). Encyclopedia of China: History and Culture (në anglisht). Routledge. fq. 24. ISBN 978-157958110-7.
- ↑ Lyons, Martyn (2011). Books: A Living History (në anglisht). Los Angeles, KA: J. Paul Getty Museum. fq. 18. ISBN 978-160606083-4.
- ↑ Loewe, Michael (1997). "Wood and bamboo administrative documents of the Han period". përmbledhur nga Edward L. Shaughnessy (red.). New Sources of Early Chinese History (në anglisht). Society for the Study of Early China. fq. 161–192. ISBN 1-55729-058-X.
- 1 2 Hedin, Sven Anders. "History of the Expedition in Asia, 1927–1935 Reports from the Scientific Expedition to the North-Western Provinces of China under the Leadership of Dr. Sven Hedin: The Sino-Swedish Expedition" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2023. Marrë më 15 shkurt 2026.
- 1 2 3 4 Ulrich Theobald (14 shkurt 2020). "Juyan Hanjian 居延漢簡, the Han-Period Texts of Juyan". An Encyclopaedia on Chinese History, Literature and Art (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2025. Marrë më 15 shkurt 2026.
- ↑ Shen, Yaming (2022). "The "Arks" that C.C. Shen Used to Rescue Juyan Han Wooden Slips: From Peking to Tientsin" (PDF). Disquisitions on the Past & Present (në anglisht) (39): 189–212 – nëpërmjet Institute of History & Philology, Academia Sinica, Taivan.
- ↑ "They Live Forever, Season 2, Episode 4" (në anglisht dhe kinezisht). China Central Television (CCTV). 2022.
- ↑ "Chronicle Memorabilia 1937" (në anglisht). Peking University, School of Archeology and Museology.
- ↑ Shen, Yaming (2023). C. C. Shen and Juyan Han Wooden Slips: From Peking to Tientsin (Shen zhongzhang yu juyan han jian cong beiping dao tianjin) 《沈仲章与居延汉简:从北平到天津》 (në kinezisht dhe anglisht). Shanghai: Zhongxi Book Company. ISBN 978-754752062-8.
- 1 2 3 4 5 6 7 Guo, Qiyong; D'Ambrosio, Paul (2018). Studies on Contemporary Chinese Philosophy (1949–2009) (në anglisht). Brill. doi:10.1163/9789004360495_015. ISBN 978-90-04-36049-5.
- ↑ Lander, Brian; Ling, Wenchao; Wen, Xin (2023). State and Local Society in Third Century South China: Administrative Documents Excavated at Zoumalou, Hunan (në anglisht). Leiden: Brill. ISBN 978-90-04-54965-4.
- ↑ Loewe, Michael (21 nëntor 2001). "The Administrative Documents from Yinwan: A Summary of Certain Issues Raised". Early China (në anglisht). The Society for the Study of Early China. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2012.
- ↑ 荆州博物館 (2020). "湖北荆州市胡家草場墓地M12發出簡報". 《考古》 (në kinezisht). 2: 3–20.
- ↑ Jingzhou boquguan 荊州博物館 (2023). "湖北荊州王家嘴798號楚墓地法掘簡報". 江汉考古 (në kinezisht). 2 (185): 2–14.
- ↑ "讲座纪要丨赵晓斌:荆州近年出土简帛杂谈-清华大学出土文献研究与保护中心". Ctwx.tsinghua.edu.cn (në kinezisht). Marrë më 10 dhjetor 2024.
- ↑ Altuntaş, Leman (30 mars 2023). "2,000-year-old bamboo slips discovered in Yunnan". Arkeonews (në anglishte amerikane). Marrë më 2 prill 2023.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lyons, Martyn (2011). Books: A Living History (në anglisht). Los Angeles, KA: J. Paul Getty Museum. fq. 18. ISBN 978-160606083-4.
- Guo, Qiyong; D'Ambrosio, Paul (2018). Studies on Contemporary Chinese Philosophy (1949–2009) (në anglisht). Brill. doi:10.1163/9789004360495_015. ISBN 978-90-04-36049-5.
- Lander, Brian; Ling, Wenchao; Wen, Xin (2023). State and Local Society in Third Century South China: Administrative Documents Excavated at Zoumalou, Hunan (në anglisht). Leiden: Brill. ISBN 978-90-04-54965-4.
- Guozhong Liu (2025). Approaching the Tsinghua Bamboo Slips (në anglisht). Taylor & Francis. ISBN 978-1-003-51674-3.
- Loewe, Michael (1997). "Wood and bamboo administrative documents of the Han period". përmbledhur nga Edward L. Shaughnessy (red.). New Sources of Early Chinese History (në anglisht). Society for the Study of Early China. fq. 161–192. ISBN 1-55729-058-X.
- Loewe, Michael (21 nëntor 2001). "The Administrative Documents from Yinwan: A Summary of Certain Issues Raised". Early China (në anglisht). The Society for the Study of Early China. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2012.
- Perkins, Dorothy (1998). Encyclopedia of China: History and Culture (në anglisht). Routledge. ISBN 978-157958110-7.
- Shen, Yaming (2022). "The "Arks" that C.C. Shen Used to Rescue Juyan Han Wooden Slips: From Peking to Tientsin" (PDF). Disquisitions on the Past & Present (në anglisht) (39): 189–212 – nëpërmjet Institute of History & Philology, Academia Sinica, Taivan.
- Shen, Yaming (2023). C. C. Shen and Juyan Han Wooden Slips: From Peking to Tientsin (Shen zhongzhang yu juyan han jian cong beiping dao tianjin) 《沈仲章与居延汉简:从北平到天津》 (në kinezisht dhe anglisht). Shanghai: Zhongxi Book Company. ISBN 978-754752062-8.
- Ulrich Theobald (14 shkurt 2020). "Juyan Hanjian 居延漢簡, the Han-Period Texts of Juyan". An Encyclopaedia on Chinese History, Literature and Art (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2025. Marrë më 15 shkurt 2026.
- Tsuen-hsuin Tsien (1962). Written on Bamboo and Silk: The Beginnings of Chinese Books and Inscriptions (në anglisht). University of Chicago Press. ISBN 978-059834683-4.
{{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!) - Li Xueqin (2001). Bamboo Books and Academic History (në anglisht dhe kinezisht). Jiangxi Education Publishing House.
- Li Xueqin (2024). Origins of Ancient Chinese Civilization: The Pre-Qin Period (në anglisht). Përkthyer nga Hongjuan Zhao. Springer Nature. ISBN 978-981973504-4.
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë kinezisht-cituar haptazi
- Pages using div col with small parameter
- Gabime CS1: Data ISBN
- Komunikim me shkrim
- Shpikje kineze
- Historia e Kinës
- Letërsi e lashtë
- Teknologji e mediave masive
- Trashëgimi kulturore
- Materiale grafike
- Dokumente historike
- Dorëshkrime sipas llojit
- Produkte bimore