Draft:DËRSNIK (KORÇË)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vendbanimi neolitik i Dërsnikut[1] ndodhet në skajin jugperëndimor të fushës së Korçës.

Në qeramikën e zbuluar në Dërsnik mund të veçohen dy grupe kryesore:

  • ajo me tone të çelëta okër, okër e verdhë, rrallë e kuqe e zbukuruar kryesisht me pikturim
  • dhe qeramika me syprinë të zezë e zbukuruar më shumë me incizim e ngulitje.

Qeramika e gjetur është në shumë aspekte e ngjashme me atë të neolitit të vonë, të zbuluar në vendbanimin e Barçit. Megjithatë, krahas ngjashmërisë së madhe që vihet re në kulturën e këtyre dy vendbanimeve konstatohen edhe diferenca. Kështu p.sh. në vendbanimin e Barçit nuk janë vënë re disa nga zbukurimet që ka poçeria e Dëranikut, siç janë zbukurimi me barbotinë, ai me pikturim me ngjyrë të bardhë dhe gri, si dhe ai i dhëmbëzuar i realizuar me incizim, shumë i pëlqyer në këtë vendbanim. Nga ana tjetër qeramika e pikturuar me ngjyrë kafe mbi sfondin e Iyer me ajkë të bardhë në Barç, në Dërsnik është në përdorim shumë të kufizuar. Këto diferenca, kryesisht të karakterit stilistiko-dekorativ, janë shprehje e zhvillimit të brendshëm.

Internes të veçantë në formimin e kësaj kulture paraqesin edhe mjaft elemente që vijnë nga një traditë më e lashtë vendëse, siç është ajo e neolitit të mesëm. Me këtë traditë lidhet prania e qeraimikës monokrome të zezë, e formave bikonike të enëve, i atyre me fund të lartë në formë kambane, kupat e tipit (blactobeu), ritonat e kultit, zbuikurimet me dekor plastik të ngritur në reliev siç janë ato në formë bërthame kumbulle, vetulle, thithore, figurave zoomorfe, zbukurimi në barbotinë etj. Në dritën e rezultateve të përftuara nga gërmimi në kulturat neolitike po i sigurohen gjithnjë e më shumë të dhëna që tregojnë për një zhvillim të brendshëm të pandërprerë të kësaj kulture në pellgun e Korçës.

  1. ^ Revista Iliria