Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe në kompjuter

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Shkrimi i Gjuhës shqipe në internet është një problematikë e madhe, pasi që shqiptarët atë e përdorin në gjuhët e tjera si anglisht, gjermanisht e frangjisht. Sipas Sabri Hakulit (njohës i teknologjis informative), më pak se 1% e shqiptarëve e përdorin komnpjuterin e tyre në gjuhën shqipe, madje atë duke e cilësuar si të pakuptimt.

Më 6 dhjetor 2016, z.Hakuli publikoi një artikull me të cilin tregohet se si të drejtshkruhet në kompjuter, duke iu referuar Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe[1]

Përdorimi i shenjave të pikësimit[redakto | redakto tekstin burimor]

Shenjat e pikësimit duhet vënë ngjitur me fjalën e fundit e kurrsesi të lëmë një hapësirë mes fjalëve dhe ta shënojm shenjën apo ta shënojmë shenjën në fillim të fjalës tjetër si p.sh:


''Më vonë, në vitin 1986, është botuar në tri vëllime nga redaksia botuese e shtëpisë "Rilindja" në Prishtinë, Kosovë, në kuadër të bibliotekës "Libri shqiptar" me redaktor Nazmi Rrahmanin. Është shtypur në një tirazh prej 5.000 copë po në shtypshkronjën "Rilindja". Të gjitha vëllimet së bashku kanë 1.145 faqe.''


Nëse në shkrimet tuaja përdorni thojzat ("dhe") ato nuk duhet përdorur duke pasur hapësira mes thojzave dhe fjalës por vetëm bashkë dhe pa hapësira. Më poshtë është versioni gabim dhe versioni i pëlqyer.

" Gabim "
"I pëqyer"


Gjuha e tastierës[redakto | redakto tekstin burimor]

Për ti shfaqur shkronjat "ë" dhe "ç" duhet ta ndërroni gjuhën e tastierës. Tastiera shqipe i ndërron vendet e karaktereve dhe shkronjave:

"[" me "Ç"
"]" me "@"
";" me "ë"
"'" me "["
"\" me "]"
"@" me """


Demostrimi në vijim është vetëm për sistemin operativ të Windows 7 vendosja bëhet duke klikuar në "Start" e pastaj në "Control Panel" dhe pastaj klikojmë "Clock, Language and Region", pastaj vazhdojmë duke klikuar "Region and Language". Pasi të hapet dritarja e vogël ne duhet të klikojmë në tabelën "Keyboard and Languages" dhe pastaj klikojmë butonin "Change keyboards..."

Në dritaren e hapur klikojmë butonin "ADD" dhe klikojmë plusi (+) afër "Albanian", pastaj pasi të hapet opsioni "Albanian" përsëri klikojmë tek plusi (+) afër "Keyboard" dhe e zgjedhim opsionin "Albanian", për ta ruajtur klikojmë "OK" në të gjitha dritaret.

Më pas ne duhet te klikojmë mbi "SQ - Albanian" dhe të klikojmë në anën e djathtë butonin "Move UP". E ruajmë këtë rezultat dhe gjuha e normale e tastierës është gjuha shqipe.


Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Drejtshkrimi i gjuhës shqipe në kompjuter. Vizituar në 6 dhjetor 2016.