Drita (gazetë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gazeta Drita 28 nëntor 1937

Titulli "Drita" u përdor për herë të parë në një gazetë të drejtuar nga Petro PogaStamboll.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Numri i saj i parë doli më 14 janar 1883. Ajo nisi si një gazetë që do të nxiste zgjimin e idealeve kombëtare, në një kohë që, siç shkruante Poga, shqiptarët pothuaj e kishin harruar kombësinë duke u dhënë më tepër rendësi përkatësive fetare. Duke u përçarë e duke krijuar ide të gabuara se një fe i përkiste një shteti, e feja tjetër, një shteti tjetër, e po kështu dhe besimtarët përkatës. Dhe “Drita” arriti të zgjonte vërtetë ideale kombëtare. Tek populli shqiptar. Arriti të binte shqiptarët se fetë edhe mund ta përçanin e ta dobësonin kombin ashtu si mund ta dobësonin edhe ndërhyrja me gjuhë të huaja e me kultura të huaja. “Drita” ndikoi që të forcohej kultura, të hidheshin hapat e para për formimin e një gjuhe standarde etj.

Drita u ndalua në 20 nëntor të 1884 nën kallëzimin e Dervish Pashait veliut të Shkodrës, i cili jo vetëm që shkaktoi mbylljen e gazetës por edhe internimin e një pjese të mirë të bashkëpunëtorëve të saj dhe vrasjen e 15 prej tyre. Në vazhdën e këtyre veprimeve që ndërmori Stambolli kundra shqiptarëve ishte dhe shkatërrimi i komitetit kombëtar që ishte formuar në Stamboll. Aktiviteti i përparimit të gjuhësisë u transferua në Rumani. Gazeta “Drita” nuk u botua për një kohë të gjatë, deri kur Shahin bej Kolonja mori përsipër botimin e saj në SofjeBullgarisë. Por edhe ky botim nuk vazhdoi gjatë si pasojë e trysnisë turke e si pasojë e përçarjes midis shqiptarëve që punonin për të.

Gjatë kësaj periudhe në Gjirokastër themeluesi i gazetës “Drita”, Z. Poga krijon klubin me emrin “Drita”. Ky klub kishte si objektiv përparimin e gjuhësisë si pjesë e zhvillimit kombëtar. Për të arritur këtë objektiv klubi hapi dhe një shkollë shqipe me errin “Drita”. Por as ky klub e as kjo shkollë nuk e pati të gjatë si pasojë e pushtimit grek. Kryesia e klubit dhe shumë anëtarë u internuan në ishullin Ithaqi. Petri Poga dhe Mufit bej Libohova shpëtuan vetëm sepse ishin dërguar si delegatë në shpalljen e pavarësisë në Vlorë.

“Drita” u botua sërish për të tretën herë në vitin 1922 në Gjirokastër dhe kësaj herë sërish nën drejtimin e Peri Pogës. Ajo vazhdoi të botohej deri në vitin 1923 e më pas u mbyll sërish si pasojë e përplasjes së drejtuesve të saj me lëvizjen e Fan Nolit. Gjatë kësaj periudhe mësuesja e shquar e asaj kohe Urani Rumbo publikoi një varg artikujsh ku kërkonte me ngulm të drejtën e arsimimit dhe emancipimit të femrave të asaj kohe.

Për të katërtën herë “Drita” rilind në kryeqytetin e Shqipërisë nën Drejtimin e Zoi Xoxa i cili sërish e drejton gazetën në kahun e zhvillimit gjuhësor e kombëtar. Gazeta mbyllet sërish gjatë pushtimeve fashiste e naziste të Shqipërisë për të ri-dalë shumë kohë më pas.

Mbas Luftës së Dytë Botërore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbas Luftës së Dytë Botërore “Drita” u bë organ i Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artistëve të Shqipërisë. “Drita vazhdoi të botohej si organ i Lidhjes së Artistëve dhe Shkrimtarëve të Shqipërisë. Ajo u mbyll sërish si pasojë e kontradiktave të kryesisë së “Lidhjes”. Si në agoni botohen edhe disa numra nën drejtimin e “Unionit të shkrimtarëve Shqiptarë” dhe sërish mbyllet. Për të fundit herë gazeta “Drita” rishfaqet si organ i “Shoqërisë së Artistëve të Rinj Modern”. Ajo ndryshon formë dhe rimerr si në pamje ashtu dhe në përmbajtje trajtën që ka pasur në kohën e ideatorëve të saj të vërtetë.

Ajo mund të lexohet në faqen zyrtare të shoqatës Shoqëria e Artistëve të rinj Modern (SH.A.R.M)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

www.artistet.org/drita