Shko te përmbajtja

Duka i Brabantit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Dukët e Brabantit)
Stema e Dukatit të Brabantit

Duka i Brabantit (hertog van Brabant, duc de Brabant) ishte sunduesi i Dukatit të Brabantit që nga viti 1183/1184. Titulli u krijua nga perandori gjermaniko-romak Frederik Barbarosa në favor të Henrit të I të Derës së Rexhinarit, biri i Godfrejit të III të Leuvenit (i cili ishte dukë i Lorenës së Poshtme në atë kohë).

Dukati i Brabantit ishte një ngritje feudale e titullit ekzistues (që nga viti 1085/1086) të landgravit të Brabantit, i cili ishte një feud perandorak, që iu caktua kontit Henri III i Leuvenit, pak pas vdekjes së kontit paraardhës të Brabantit, Hermanit të II të Lotharingisë (lindur më 20 shtator 1085).

Stema e kontëve të Leuvenit

Megjithëse kontea përkatëse ishte mjaft e vogël (e kufizuar në territorin midis lumenjve Senë dhe Dender) emri i saj u zbatua për të gjithë vendin nën kontrollin e dukëve nga shekulli XIII e në vijim. Në vitin 1190, pas vdekjes së Godfrejit të III, Henri I u bë gjithashtu duka i Lotharingisë. Më parë Lotharingia e Poshtme, ky titull tashmë ishte praktikisht pa autoritet territorial, por bartej nga dukët e mëvonshëm të Brabantit si një titull honorifik.

Në vitin 1288, dukët e Brabantit u bënë edhe dukë të Limburgut. Titulli ra ndaj dukëve të Burgundisë në vitin 1430. Në vijim, ai ndoqi trashëgiminë Burgunde deri në Revolucionin Francez, megjithëse pjesa veriore e territorit të Brabantit, faktikisht zotërohej nga Provincat e Bashkuara Holandeze gjatë shekujve të XVII dhe të XVIII (shiko Brabanta Veriore).

Tashmë, titulli i dukës ose dukeshës së Brabantit përcakton, që nga Dekreti Mbretëror i 16 dhjetorit 1840 (i amenduar në vitin 1991), trashëgimtarin e dukshëm të Fronit të Belgjikës. Mbajtësi i tanishëm është princesha Elisabetë.

Stema e dukëve të Brabantit dhe Limburgut

Dera e Rexhinarit (Dera e Leuvenit)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vazhim jepen Kontët e Leuvenit, Kontët e Brukselit dhe landgravët e Brabantit:

Stema Burgunde e dukëve të Brabantit
  • Hendriku III (1085/10861095); tashmë konti i Leuvenit dhe Brukselit nga viti 1078.
  • Godfreji I (nga viti 1095)

Në vijim shfqen kontët e Leuvenit, kontët e Brukselit, landgravët e Brabantit, margravi i Antverpenit dhe dukët e Lorenës së Poshtme:

Në vijim shfqen dukët e Brabant dhe dukët e Lothierit:

Në vijim shfaqen dukët e Brabantit, dukët e Lothierit dhe dukët e Limburgut:

  • Johani I (12671294)
  • Johani II (12941312)
  • Johani III (13121355)
  • Joana (13551406) – ajo bashkësuandoi me Venceslaun e I të Derës së Luksemburgut

Dera e Burgundisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vijim jepen dukët e Brabantit, dukët e Lothierit dhe dukët e Limburgut:

  • Antoni, duka i Brabantit (14061415) (e trashëgoi titullin nga ëmta e tij, Joana)
  • Johani IV, duka i Brabantit (14151427)
  • Filipi I i Shën Polit (14271430)
  • Filipi II i Miri (14301467)
  • Karli I I Guximshmi (14671477)
  • Maria (14771482)

Dera e Habsburgëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
uzurpohet nga Franci, duka i Anzhusë (Valois) (15821584)[1]

Dera Habsburge dhe Habsburg-Lorenës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Konteksti dinastik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dera e Belgjikës (Dera e Saks-Koburgut dhe Gothës deri në 1920)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Mbretërinë e tanishme të Belgjikës, titulli i "Dukës së Brabantit" është rigjallëruar si një titull dinastik në oborr dhe tradicionalisht caktohet për birin ose bijën më të madhe të sovranit (megjithëse provinca e Brabantit Verior, pjesë e dukatit historik, është pjesë e Holandës që nga viti 1648).

Biri ose bija më e madhe automatikisht bëhej dukë/dukeshë e Brabantit, kur babai i tij/saj bëhet Mbret i Belgëve; nuk ka ceremoni ose betim formal që duka/dukesha e re/ri duhet të zhvilloi. Kur duka i Brabantit humbet babain e tij, ose kur ai abdikon, titulli i tij i shkon pasuesit në vijën dinastike, ndërsa ai bëhet mbreti i ri i belgëve.

Ndryshe nga posti i mbretit të belgëve, fëmijë më i madh i sovranit nuk ka nevojë të arrijë moshën 18 vjeçe për tu bërë dukë i Brabantit. Megjithatë, nëse një dukë ose dukeshë e Brabantit nuk e ka arritur moshën 18 vjeçare, ai ose ajo nuk mund të ngjitet në fronin e Belgjikës, siç parashihet nga Kushtetuta.

Kur princi ose princesha bëhen dukë i Brabantit, ky titull merr përparësi ndaj titujve të tjerë: princ ose princeshë e Belgjikës.[2]

Duka o fundit i Brabantit u bë mbret në vitin 2013 dhe ia kaloi titullin fëmijës më të madh. Dukesha e tanishme, Elisabeta, ishte vetëm 12 vjeçe kur u bë dukeshë në vitin 2013. Dukët dhe dukeshat e Derës së Belgjikës (Dera e Saks-Koburgut dhe Gothës deri në vitin 1920) janë si vijon:

Stema e Elisabetës së Belgjikës, dukesha e Brabantit.

Artikulli 1, paragrafi 2, i Dekretit Mbretëror të 16 dhjetorit 1840 thotë, që nga një amendament në vitin 2001: "Titulli i Dukës së Brabantit ose i Dukeshës së Brabantit do të bartet, në të ardhmen, nga princi ose princesha, biri ose bija më e madhe e mbretit dhe, nëse mungon, nga princi ose princesha, biri ose bija e birit ose bijës më të madhe të mbretit"[3]

  1. Knecht, Catherine de' Medici, Longman, 1998, fq. 212.
  2. "Loi – Wet". ejustice.just.be (në anglisht dhe frëngjisht).
  3. Teksti në frëngjisht i amendamentit të vitit 2001: «Le titre de Duc de Brabant ou de Duchesse de Brabant sera toujours porté, à l'avenir, par le Prince ou la Princesse, fils aîné ou fille aînée du Roi, et, à défaut, par le Prince ou la Princesse, fils aîné ou fille aînée du fils aîné de la fille aînée du Roi.»

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]