Duka i Burgundisë
Duka i Burgundisë (duc de Bourgogne) ishte një titull i përdorur nga sunduesit e Dukatit të Burgundisë, nga themelimi i tij në vitin 843, deri në aneksimin e tij nga Kurora Franceze në vitin 1477 dhe më vonë nga anëtarët e Derës Habsburge, dhe përfshirë perandorët gjermaniko-romakë dhe mbretërit e Spanjës, që pretendonin vetë Burgundinë dhe sunduan Holandën Burgunde.[1]
Burgundët ishin një fis gjermanik, që mund të kenë emigruar nga ishulli skandinav i bornholmit për në Basenin e Vistulës në shekullin e III, ku formuan një mbretëri. Mbreti i parë i dokumentuar i burgundëve, Gjúki, jetoi në fundin e shekullit të IV në lindje të Rinit. Në Vitin 411 mbreti burgund Gunther (mbase Gunduhar, ose Gundikar) në bashkëpunim me Goarin, mbretin e alanëve, vendosi Jovinusin si perandor kukull. Nën pretekstin e autoritetit perandorak të Jovinusit, Guntheri u vendos në bregun perëndimor të Rinit, midis Lumit Lauter dhe Nahe, duka zaptuar vendbanimet e Borbetomagus-it (Worms-i i tanishëm), Spejerit dhe Strasburgut.
Pas nënshtrimit të tyre nga romakët në vitin 437, gjenerali romak Flavius Aetius i vendosi burgundët në rajonin e Francës veri-lindore dhe Zvicrës Perëndimore në vitin 443. Pas Rënies së Perandorisë Romake të Perëndimit në vitin 476, mbreti burgund Gundobad u lidh me mbretin e fuqishëm frank, Klovisin e I kundër mbretit ostrogot, Teodoriku i Madh. Mbretëria Burgunde vijoi deri në vitin 532, kur ajo u mund nga frankët, duke u përfshirë në Mbretërinë e Frankëve.

Dukati i Burgundisë ishte pasues i Mbretërisë së mëparshme Burgunde. Burgundët gjendeshin në Dizhon, Chalon-sur-Saône, Mâcon, Autun dhe Châtillon-sur-Seine, duke i dhënë emrin rajonit të Burgundisë, më vonë Burgonja, në Francë. Si pjesë e Mbretërisë së Frankëve, Burgundia mbajti një status gjysmë-autonom, me kodin e tyre ligjor, Loi Gombette. Më vonë ajo u nda në disa pjesë nga Karl Marteli, Arles-Burgundia, Vienë-Burgundia, Burgundia Alemanike dhe Burgundia Franke. Në vijim, me dobësimin e qendërzimit karoling, pas Ndarjes së Verdunit në vitin 843, do të shfaqeshin dy entitete të veçanta karolinge të Burgindisë, Dukati i Burgundisë (Burgonja moderne) dhe Kontea e Burgundisë (Franche-Comté moderne).
Dukati i Burgundisë ishte një pjesë e vogël e tokave tradicionale të burgundëve, në perëndim të lumit Saône, e cila në vitin 843, iu caktua mbretërisë së Karlit Tullac të frankëve perëndimorë. Duka i parë i mirëfilltë i Burgundisë (dux Burgundiae), i përmendur në burime me atë titull, ishte Rikard Justiciari në vitin 918.[2] Nën Ancien Régime, duka i Burgundisë, ishte fisniku i parë laik i Mbretërisë së Francës. Duke nisur me Robertin e II të Francës (mb. v. 996-1031), titulli u mbajt nga kapetët, familja mbretërore franceze. Në vitin 1032, mbreti Henri I i Francës ia dha dukatin vëllait të tij më të vogël, Robertit, i cili do të themelonte Derën e Burgundisë.
Kur vija e vjetër e Derës së Burgundisë, u shua në vitin 1361, titulli u trashëgua nga mbreti Zhani i II i Francës nëpërmjet afërsisë së gjakut. Zhani ia dha dukatin djalit të tij të vogël, Filipit të II, në vitin 1363. Dukët Valois do të sundonin gradualisht mbi një kompleks të gjerë territoresh, të njohura si Shteti Burgund, duke u bërë rivalë të rrezikshëm për vijën e vjetër franceze të Derës së Valois.
Kur vija mashkullore e dukëve Valois të Burgundisë do të shuhej në vitin 1477, Dukati i Burgundisë u konfiskua nga Luigji XI i Francës. Titulli "duka i Burgundisë" i kaloi monarkëve Habsburgë, pasi Maria e Burgundisë u martua me Maksimilianin e I të Austrisë në vitin 1477. Hapsburgët e përdorën këtë lidhje për të pretenduar vetë Burgundinë dhe për të sunduar Trashëgiminë Burgunde deri në Periudhën Napoleonike.
Pas Revolucionit Francez, titulli do të shfuqizohej. Megjithatë, në vijim titulli do të ripërtërihej për mjaft bijë të vegjël të Derës Burbone dhe që nga viti 1975, degë të saj e kanë përdorur "duka i Burgundisë" si një titull të ripërtërirë kortezie.
Lista e dukëve të Burgundisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dinastia Bosonide (880–956)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Margravi i parë (marchio), më vonë dukë (dux) i Burgundisë ishte Rikardi i Derës së Ardeneve, dukati i të cilit u krijua nga bashkimi i disa konteve rajonale të Mbretërisë së Provencës, që i përkisnin vëllait të tij, Bosos. Rikardi ishte biri i Ekardit të Makonit dhe Riçildis të Arlesit, Boso biri i Bivinit të Gorzes dhe Riçildis të Arlesit.
Pasardhësit dhe të afërmit e tyre nga martesa e sunduan dukatin deri në aneksimin e tij përgjatë një shekulli nga Kurora Franceze, suzerenët e tyre.
Dinastia Robertiane (956–1002)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dera e Ivresë (1002–1004)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dera e Kapetëve (1004–1032)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1004, Burgundia u aneksua nga mbreti i Derës së Kapetëve. Oton Uilliami vijoi të sundonte atë që do të quhej Kontea e Lirë e Burgundsë. Pasardhësit e tij formuan një tjetër degë të Derës së Ivresë.
Dera e Burgundisë (1032–1361)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Roberti, biri i Robertit të II të Francës, e mori dukatin si një pajtim, duke pas diskutuar trashëgimin në Fronin e Francës me vëllain e tij, Henrin.
| Imazhi | Emri | Lindja | Bërja dukë | Sundoi deri në | Vdekja | Shënime | Stema |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Roberti I i Vjetri (Robert Ier le Vieux) | 1011 | 1032 | 21 mars 1076 | Biri më i vogël i Robertit të II të Francës. | |||
| Hugo I (Hugues Ier) | 1057 | 21 mars 1076 | 1079 | 29 gusht 1093 | Biri i madh i Henrit të Burgundisë, nipi i Robertit të I. Abdikoi në favour të vëllait të tij më të vogël, Odo. | ||
| Odo I Boreli i Kuqi (Eudes Ier Borel le Roux) | 1058 | 1079 | 23 mars 1103 | Vëllai më i vogël i Hugos së I. | |||
| Hugo II (Hugues II) | 1084 | 23 mars 1103 | 1143 | Biri i Odos së I | |||
| Odo II (Eudes II) | 1118 | 1143 | 27 qershor/27 shtator 1162 | Biri i madh i Hugos së II | |||
| Hugo III (Hugues III) | 1142 | 27 qershor/27 shtator 1162 | 25 gusht 1192 | Biri i madh i Odos së II | |||
| Odo III (Eudes III) | 1166 | 25 gusht 1192 | 6 korrik 1218 | Biri i madh i Hugos së III | |||
| Hugo IV (Hugues IV) | 9 mars 1213 | 6 korrik 1218 | 27 tetor 1272 | Biri i madh i Odos së III | |||
| Roberti II (Robert II) | 1248 | 27 tetor 1271 | 21 mars 1306 | Biri i madh i mbijetuar i Hugos së IV | |||
| Hugo V (Hugues V) | 1282 | 21 mars 1306 | 9 maj 1315 | Biri i madh i Robertit II. | |||
| Odo IV (Eudes IV) | 1295 | 9 maj 1315 | 3 prill 1350 | Vëllai më i vogël i Hugos së V. | |||
| Filipi I i Rouvres (Philippe Ier de Rouvres) | 1346 | 3 prill 1350 | 21 nëntor 1361 | Nipi i Odos së IV. | |||
| Imazhi | Emri | Lindja | Bërja dukë | Sundoi deri në | Vdekja | Shënime | Stema |
Dera Valois-Burgundy (1363–1482)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zhani II i Francës, mbreti i dytë Valois, e mori me sukses dukatin pas vdekjes së Filipit, duka i fundit Kapet. Zhani pastaj ia kaloi dukatin birit të tij më të vogël, Filipit, si një apanazh.
| Imazhi | Emri | Lindja | Bërja dukë | Sundoi deri në | Vdekja | Shënime | Stema |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Filipi II I Bëshmi (Philippe II le Hardi) | 15 janar 1342 | 6 shtator 1363 | 27 prill 1404 | Biri më i ri i Zhanit të Mirë | |||
| Zhani I i Patremburi (Jean I sans Peur) | 28 maj 1371 | 27 prill 1404 | 10 shtator 1419 | Biri i madh i Filipit të Bëshëm | |||
| Filipi III i Miri (Philippe III le Bon) | 31 korrik 1396 | 10 shtator 1419 | 15 qershor 1467 | Biri i madh i Zhanit të Patrembur | |||
| Karli I i Bëshmi[3] (Charles I le Téméraire) | 21 nëntor 1433 | 15 qershor 1467 | 5 janar 1477 | Biri i madh i Filipit të Mirë | |||
| Maria e Pasura | 13 shkurt 1457 | 5 janar 1477 | 27 mars 1482 | Bija e vetme e Karlit të Bëshëm | |||
Pema familjare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dera e Habsburgëve (1482–1700)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1477, territori i Dukatit të Burgundisë u aneksua nga Franca. Po atë vit, Maria u martua me Maksimilianin e I, arkiduka i Austrisë, duke ia dhënë kontrollin e pjesës së mbetur të Trashëgimisë Burgunde Habsburgëve.
Megjithëse territoritori i Dukatit të Burgundisë vetë mbeti në duart e Francës, Hapsburgët mbajtën kontrollin e titullit të dukës së Burgundisë dhe pjesëve të tjera të Trashëgimisë Burgunde, veçanërisht Vendet e Ulta dhe Kontesë së Lirë të Burgundisë në Perandorinë Gjermaniko-Romake ashtu dhe Kontenë e Charolais në Francë. Shpesh ata përdorën termin Burgundi për tiu referuar atyre (p.sh. në emër të Qarkut Perandorak në të cilin u grupuan), deri në fund të shekullit të XVIII, kur Holanda Austriake u humb ndaj Republikës Franceze. Hapsburgët vazhduan gjithashtu të pretendonin vetë Burgundinë deri në Traktatin e Kambrait, në vitin 1529, kur hoqën dorë nga pretendimi i tyre në shkëmbim të njohjes franceze të sovranitetit perandorak mbi Flandrat dhe Artois.
- Maksimiliani I (1477–1482 me gruan e tij; regjent 1482–1494)
- Filipi I i Bukuri (i Kastiljes, Philipp der Schöne; Philippe le Beau), duka titullar i Burgundisë si Filipi IV (1482–1506)
- Karli II (perandori gjermaniko-romak Karli V dhe mbreti Karli I i Spanjës) 1506–1555
| Imazhi | Emri | Lindja | Bërja dukë | Sundoi deri në | Vdekja | Shënime | Stema |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Filipi IV i Bukuri (Philippe IV le Beau) | 22 korrik 1478 | 22 shkurt 1482 | 25 shtator 1506 | Biri i madh i dukeshës Maria me Maksimilianin e Habsburgëve | |||
| Karli II | 24 shkurt 1500 | 25 shtator 1506 | 16 janar 1556 | 21 shtator 1558 | Biri i madh i Filipit të Bukur. Gjithashtu Karli I i Aragonës dhe Kastiljes dhe [[Karli V, Perandor i Shenjtë Romak|perandori gjermaniko-romak Karli V | ||
| Imazhi | Emri | Lindja | Bërja dukë | Sundoi deri në | Vdekja | Shënime | Stema |
Dera Burbone, pretenduese e titullit (1682–1761)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dera e Habsburgëve (1713–1918)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Karli IV (perandori Karli VI) 1713–1740
- Maria Tereza (Maria Tereza e Austrisë) 1740–1780
- Jozefi (perandori Jozefi II) 1780–1790
- Leopoldi (perandori Leopoldi II) 1790–1792
- Franci (perandori Franci II) 1792–1795/1835
- Ferdinandi (perandori Ferdinandi I) (1835–1848 vetëm titullar)
- Franc Jozefi (perandori Franc Jozefi I) (1848–1916 vetëm titullar)
- Karli V (perandori Karli I) (1916–1918, vetëm titullar që më vonë do të hiqte dorë)
Dera Burbone, ripërtëritja e titullit (1975–në vijim)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mbreti Juan Carlos I. i Spanjës (1975–2014)
- Mbreti Filipi VI i Spanjës (2014–në vijim) – titulli është një prej titujve të Kurorës Spanjolle
- Princi Sixtus Henri i Burbon-Parmës (Pretendues karlist për fronin e Spanjës si Enrique V, 1977–në vijim) – titulli është një prej titujve të Kurorës Spanjolle. Ai konsiderohet pasuesi legjitim i Monarkisë Katolike të Spanjës si trashëgimtar i Infante Carlos María Isidro ("Carlos V").
- Louis, Dauphin i Francës (2010–në vijim) – titulli përdoret nga djali i madh i pretenduesit legjitimist të Fronit të Francës, princ Louis, duka i Anzhusë ("Louis XX").
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Holanda Burgunde
- Lista e kontëve të Burgundisë
- Burgonja
- Franche-Comté
- Burgonja-Franche-Comté
- Shtatëmbëdhjetë Provincat
- Mbretëria e Francës
- Burbonët
- Holanda Habsburge
- Hapsburgët
- Holanda Spanjolle
- Perandoria Spanjolle
- Holanda Austriake
- Monarkia Hapsburge
- Perandoria Austriake
- Austro-Hungaria
- Luftërat e Grepit dhe Merlucit
- Gjermanikët
- Lista e fiseve të hershme gjermanike
- Lista e mbretërve frankë
- Perandoria Gjermaniko-Romake
- Periudha e Dyndjeve Barbare
- Dukati i Builjonit
- Lista e zotërve të Builjonit
- Lista e monarkëve të Belgjikës
- Duka i Brabantit
- Lista e kontëve të Berghut
- Konti i Artois
- Zotërit dhe margravët e Bergen op Zoom
- Lista e peshkopëve dhe kryepeshkopëve të Kambrait
- Kontët e Çinit
- Dukati i Klevesit
- Lista e zotërve dhe kontëve të Egmontit
- Konti i Flandrës
- Lista e monarkëve të Holandës
- Lista e stadtholderve në Vendet e Ulta
- Lista e piktorëve të hershëm holandikë
- Lista e pensionarëve të mëdhenj
- Lista e sunduesve të Saksonisë
- Duka i Parmës
- Lista e bashkëshorteve dukale të Parmës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Duerloo, Luc (2 janar 2019). "The Utility of an Empty Title: The Habsburgs as Dukes of Burgundy". Dutch Crossing (në anglisht). 43 (1): 63–77. doi:10.1080/03096564.2018.1559527. ISSN 0309-6564. S2CID 150856167.
- ↑ Aakanksha Gaur; Gloria Lotha; J. E. Luebering; Lorraine Murray; etj. (20 korrik 1998 – 30 janar 2025). "History of Burgundy". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Marrë më 9 janar 2024.
- ↑ Tabri, Edward (2004). Political culture in the early northern Renaissance: the court of Charles the Bold, Duke of Burgundy (1467-1477) (në anglisht). Lewiston, N.J.: E. Mellen Press. ISBN 0-7734-6228-7. OCLC 56755716.
Lexime të mëtejshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Calmette, Joseph. Doreen Weightman, trans. The Golden Age of Burgundy; the Magnificent Dukes and Their Courts. New York: W.W. Norton, 1962.
- Chaumé, Maurice. Les Origines du Duché de Bourgogne. 2v. in 4 parts. Dijon: Jobard, 1925 (Darmstadt: npub, 1977).
- Michael, Nicholas. Armies of Medieval Burgundy 1364–1477. London: Osprey, 1983. ISBN 0-85045-518-9.
- Vaughan, Richard. Valois Burgundy. London: Allen Lane, 1975. ISBN 0-7139-0924-2.
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë frëngjisht-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë latinisht-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë gjermanisht-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë spanjisht-cituar haptazi
- Pages using div col with small parameter
- Historia e Burgonja-Franche-Comté
- Fisnikë francezë
- Fisnikë gjermanë
- Dukate të mëparshme në Evropë
- Themelime shekulli IX në Evropë
- Shpërbërje në 1477
- Themelime në 843
- Themelime shekulli X në Evropë
- Shpërbërje shekulli XV në Evropë
- Themelime në 918
- Shpërbërje shekulli XVIII në Evropë
- Shpërbërje në 1790
- Evropa mesjetare
- Evropa në periudhën e hershme moderne
- Historia e Vendeve të Ulta
- Monarkë në Evropë
- Tituj fisnikë
- Fisnikëria në Evropë
- Monarkia Habsburge
- Perandoria Gjermaniko-Romake
