Dukati i Builjonit
Dukati i Builjonit Duché de Bouillon | |||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1456? – 1794 | |||||||||
Dukati i Builjonit në v. 1560, paraqitur brenda Qarkut Reni i Poshtëm–Vestfali | |||||||||
| Statusi |
| ||||||||
| Kryeqyteti | Builjoni | ||||||||
| Gjuhët e përbashkëta | Valonishtja | ||||||||
| Qeverisja | Dukat | ||||||||
| Epoka historike | Mesjeta | ||||||||
• Zotërit Ardenes të Builjonit | Nga shekulli XI | ||||||||
• Kështjellarët La Marck | Nga v. 1415 shekulli XV | ||||||||
• Duka i parë | 1456 | ||||||||
• Traktatet e Nijmegenit | 1678 | ||||||||
26 maj 1790 | |||||||||
| 23 mars ose 1 maj 1792 | |||||||||
• Shpallja e Republikës | 24 prill 1794 | ||||||||
• Aneksimi nga Franca | 26 tetor 1795 (4 Brumaire, Viti IV) | ||||||||
| |||||||||
| Sot pjesë e | Belgjika | ||||||||
Dukati i Builjonit (Duché de Bouillon) ishte një dukat që përfshinte Builjonin dhe qytezat dhe fshatrat përreth në Belgjikën e tanishme.
Shteti e kishte origjinën në shekullin e X si pronë e zotërve të Builjonit, zotërues të Kështjellës së Builjonit. kryqëtari Godfrej i Builjonit, më vonë mbreti i parë i Jeruzalemit, ia shiti Builjonin princ-peshkopatës së Liezhit, në vitin 1095. Princ-peshkopët e Liezhit në vijim u bënë zotërit e Builjonit, që më pas adoptuan titullin e dukës. Dukati më vonë u pretendua nga anëtarët e Derës La Marck dhe La Tour d'Auvergne. Nga viti 1678, ai ishte një dukat sovran nën mbrojtjen franceze dhe sundohej nga Dera La Tour. Ai u aneksua nga Franca në vitin 1795. Në përputhje me Traktatin e Parisit të 1815-ës, sovraniteti i ish dukatit iu atribua mbretit të Holandës si dukë i madh i Luksemburgut, me të të cilin u bashkua dhe Builjoni. Në vitin 1830, territori i ish Dukatit të Builjonit, bashkë me shumicën e dukatit të madh, u rrebelua dhe bashkua me Belgjikën. Builjoni tashmë është pjesë e Belgjikës.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Origjina e Dukatit të Builjonit është e paqartë. Përmendja e parë e Kështjellës së Builjonit vjen nga viti 988 dhe nga shekulli XI, Builjoni ishte një pronë feudale e zotëruar nga Dera e Ardeneve, që e quanin veten zotër të Builjonit. Me vdekjen e Godfrejit III, duka i Lorenës së Poshtme në vitin 1069, Builjoni i kaloi nipit të tij, Godfrejit të Builjonit. Në vitin 1095, Godfreji i Builjonit e shiti atë te Otberti, princ-peshkopi i Liezhit, në mënyrë që të financonte pjesëmarrjen e tij në Kryqëzatën e Parë. Godfreji më vonë u bë monarku i parë i Mbretërisë së Jeruzalemit.
Në vitin 1415 princ-peshkopi i Liezhit ia dha kështjellarinë e Builjonit Derës La Marck. Në vitin 1456, Louis de Bourbon, peshkopi i Liezhit u bë individi i parë që e quajti veten "Duka i Builjonit". Në vitin 1482, kështjellari i atëhershëm i Builjonit, Uilliam de La Marck, urdhëroi vrasjen e Louis-it në një komplot për të vendosur të birin, Jean de la Marck, si princ-peshkop. Ky komplot doli i pasuksesshëm: Johani i Hornes u zgjodh si pasues i Louis de Bourbon-it si prince-peshkop i Liezhit. Johani pastaj zhvilloi një luftë me Uilliamin, që përfundoi me Traktatin e Tongerenit, të nënshkruar më 21 maj 1484, me familjen de la Marck që hiqte dorë nga pretendimet e saj mbi Liezhin, megjithatë ata mbajtën Kështjellën e Builjonit si një peng për një hua prej 30,000 lirash dhe për mbështetjen e tyre për princ-peshkopin kundër perandorit Maksimiliani I. Në vitin 1492 Roberti II de la Marck nisi ta quante veten "Duka i Builjonit", por në vitin 1521, Érard de La Marck, princ-peshkopi i Liezhit (dhe vëllai i Robertit), me mbështetjen e trupave të Karlit të V, perandor gjermaniko-romak, arriti ta rimerte Builjonin për Princ-Peshkopatën.

Me tu bërë kastelan në vitin 1536, Robert Fleuranges III de La Marck e quajti gjithashtu veten "Duka i Builjonit" dhe pasuesi i tij, Roberti IV ruajti të drejtën për këtë titull. Gjatë Luftës Italiane të viteve 1551–1559, Builjoni u pushtua nga forcat e Henrit të II të Francës, për ta mbajtur atë largë ndikimit Habsburg, por Henri e konfirmoi Robertin IV si dukë të Builjonit.
Nga viti 1560 deri në vitin 1642, dukët e Builjonit ishin gjithashtu sundues të Principatës së pavarur të Sedanit.
Me vdekjen e Charlotte de La Marck në vitin 1594, dukati dhe titulli i kaluan burrit të saj, Henri de La Tour d'Auvergne dhe në vijim u bë zotërim i Derës së La Tour d'Auvergne. Franca e pushtoi prapë Builjonin në vitin 1676, gjatë Luftës Franko-Holandeze, por Godefroy Maurice de La Tour d'Auvergne e ruajti titullin. Nga kjo ngjarje e në vijim, megjithëse Dukati i Builjonit ishte akoma pjesë e Perandorisë Gjermaniko-Romake, faktikisht ishte një protektorat i Francës. Kjo gjëndje e punëve u konfirmua nga Traktati i vitit 1678 të Nijmegenit.
Me fillimin e Revolucionit Francez, në vitin 1794, Ushtria Revolucionare Franceze e pushtoi Dukatin e Builjonit, duke krijuar Republikën jetë-shkurtër të Builjonit. Në vitin 1795, Builjoni u anekua nga Franca. Duka i fundit, Jacques Léopold de La Tour d'Auvergne, vdiq në vitin 1802 pa fëmijë (gjë që i dha fund familjes La Tour d'Auvergne).

Në vitin 1815 Kongresi i Vjenës vendosi një komision arbitrimi për të përcaktuar "Dukën e Builjonit", duke vendosur në favor të Charles Alain Gabriel de Rohan (i afërmi më i afërt i dukës së fundit, nga ana e babait) ndaj Philippe d'Auvergne (një i afërm i pretenduar, që ishte adoptuar dhe shpallur trashëgimtar nga babai i Jacques, Godefroy de La Tour d'Auvergne, kur ai ishte dukë). Ndërkohë Dukati i Builjonit u përfshi në Dukatin e Madh të Luksemburgut, atëherë në bashkim personal me Mbretërinë e Holandës (më vonë duke u bër pjesë e Mbretërisë së Belgëve në vitin 1830). Titulli, territori dhe borxhet e Builjonit mbetën një çështje e debatuar midis peshkopatës dhe dyerve fisnike, para dhe pas aneksimit francez të Builjonit në vitin 1795. Vendimet e gjykatës rreth pretendentëve nuk do të zgjidheshin deri në vitin 1825.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dukati i Builjonit ishte një dukat sovran deri në vitin 1795. Në vitin 1789, ai kishte një popullsi prej 2,500 banorësh. Qyteti më i madh ishte Builjoni, i vendosur gjatë Lumit Semois. Ai përbëhej nga këta fshatra rrethues: Sugny, Corbion, Alle, Rochehaut, Ucimont, Botassart, Sensenruth, Noirefontaine, Gros-Fays, Fays-les-Veneurs, Bertrix, Carlsbourg, Paliseul, Jehonville, Opont, Anloy, Porcheresse, Gembes, Gedinne, Sart-Custinne dhe Tellin.
Builjoni është i vendosur në rajonin Valon të Belgjikës, në provincën e Luksemburgut në Belgjikë.
Lista e dukëve të Builjonit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Princ peshkopët e Liezhit 1456–?
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Imazhi | Emri | Atësia | Lindja | Martesa | Bërja dukë | Vdekja | Bashkëshortja |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Louis de Bourbon | Karli I, duka i Burbonit | 1438 | I pamartuar | 1456 E pretendoi titullin me ngritjen në peshkopatë |
30 gusht 1482 | Asnjë | |
| Johani i Hornesit | Jakobi i Hornesit | rreth v. 1450 | I pamartuar | 1484 (ngjitja) Mbajti pronësinë e Builjonit |
1505 | Asnjë | |
| Érard de La Marck | Roberti I de la Marck | 31 maj 1472 | I pamartuar | 1505 (ngjitja) mbajti pronësinë e Builjonit |
1538 | Asnjë | |
Dera La Marck, ?–1588
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Imazhi | Emri | Atësia | Lindja | Martesa | Bërja dukë | Vdekja | Bashkëshort-ja/i |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Roberti I de La Marck | Jean de La Marck | 1430 | 15 qershor 1446 | I caktuar kështjellar i Builjonit | Shkurt 1487 | Jeanne de Marley | |
| Roberti II de la Marck | Roberti I | 1465 | 25 dhjetor 1490 | Pretendoi titullin e dukës, 1492 | Mars 1536 | Catherine de Croÿ | |
| Robert Fleuranges de La Marck | Roberti II | 1491 | 1 prill 1510 | Pretendoi titullin e dukës, 1536 | 21 dhjetor 1537 | Guillemette e Sarbrykenit, kontesha e Braine | |
| Roberti IV de La Marck | Robert Fleuranges | 5 janar 1512 | 1 mars 1539 | Titulli i konfirmohet nga Henri II i Francës | 15 shkurt 1556 | Françoise de Brézé, kontesha e Maulevrier | |
| Henri-Robert de La Marck | Roberti IV | 7 shkurt 1540 | 7 shkurt 1558 | 15 shkurt 1556 vdekja e babait |
2 dhjetor 1574 | Françoise de Bourbon | |
| Charlotte de La Marck suo jure |
Henri Robert | 5 nëntor 1574 | 19 maj 1594 | 2 dhjetor 1574 vdekja e babait |
15 maj 1594 | Henri de La Tour d'Auvergne | |
| Imazhi | Emri | Atësia | Lindja | Martesa | Bërja dukë | Vdekja | Bashkëshort-ja/i |
Dera e La Tour d'Auvergne, 1588–1802
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Imazhi | Emri | Atësia | Lindja | Martesa | Bërja dukë | Pushoi së qeni dukë | Vdekja | Bashkëshort-ja/i |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Henri de La Tour d'Auvergne | François de La Tour d'Auvergne | 28 shtator 1555 | 19 nëntor 1591 | 15 maj 1594 vdekja e gruas së parë |
25 mars 1623 | Charlotte de La Marck | ||
| 15 prill 1595 | Elisabeta e Nasaut | |||||||
| Frédéric Maurice de La Tour d'Auvergne | Henri | 22 tetor 1605 | 2 janar 1634 | 25 mars 1623 vdekja e babait |
9 gusht 1652 | Eleonora Catharina Febronis van den Bergh | ||
| Godefroy Maurice de La Tour d'Auvergne | Frédéric Maurice | 21 qershor 1636 | 19 prill 1662 | 9 gusht 1652 vdekja e babait |
26 korrik 1721 | Marie Anne Mancini | ||
| Emmanuel Théodose de La Tour d'Auvergne | Godefroy Maurice | 1668 | 1 shkurt 1696 | 26 korrik 1721 vdekja e babait |
17 prill 1730 | Marie Armande Victoire de La Trémoille | ||
| 4 janar 1718 | Louise Françoise Angélique Le Tellier | |||||||
| 21 mars 1725 | Louise Henriette Françoise de Lorraine | |||||||
| Charles Godefroy de La Tour d'Auvergne | Emmanuel Théodose | 16 korrik 1706 | 2 prill 1724 | 17 prill 1730 vdekja e babait |
24 tetor 1771 | Maria Karolina Sobieska | ||
| Godefroy de La Tour d'Auvergne | Charles Godefroy | 26 janar 1728 | 27 nëntor 1743 | 24 tetor 1771 vdekja e babait |
3 dhjetor 1792 | Louise de Lorraine | ||
| 14 maj 1789 | Marie Françoise Henriette de Banastre | |||||||
| Jacques Léopold de La Tour d'Auvergne | Godefroy | 15 janar 1746 | 17 korrik 1766 | 3 dhjetor 1792 vdekja e babait |
1794 Builjoni absorbohet në Republikën e Parë Franceze |
7 shkurt 1802 | Hedvig e Hese-Rotenburgut | |
| Imazhi | Emri | Atësia | Lindja | Martesa | Bërja dukë | Pushimi së qeni dukë | Vdekja | Bashkëshort-ja/i |
Dera e Rohanit, 1816–1975
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1816, Kongresi i Vjenës e riktheu titullin e "Dukës së Builjonit", duke ia dhënë atë Charles Alain Gabriel de Rohan, nipit të Marie Louise de La Tour d'Auvergne, e cila ishte e bija e ish dukës Charles Godefroy de La Tour d'Auvergne. Në vitin 1918, Austria u bë një republikë, kështu që titujt dukalë pushuan së ekzistuari.
| Imazhi | Emri | Atësia | Lindja | Martesa | Bërja dukë | Vdekja | Gruaja |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Charles Alain Gabriel [1][2][3] |
Henri Louis, princi i Guéméné-s (Rohan) |
18 janar 1764 | 29 maj 1781 | 1816 ngjitja |
24 prill 1836 | Louise Aglae de Conflans d'Armentieres | |
| Louis Victor Mériadec [1][2][3][4] |
Henri Louis, princ i Guéméné-s (Rohan) |
1766 | 24 prill 1836 ngjitja |
1841 | Berthe de Rohan | ||
| Camille Philippe Joseph Idesbald [1][2][3] |
Charles-Louis-Gaspard de Rohan-Rochefort Adoptuar nga Louis Victor Mériadec |
19 dhjetor 1801 | 28 maj 1826 | 1846 ngjitja |
13 shtator 1892 | Adelheid zu Löwenstein-Wertheim-Rosenberg | |
| Alain Benjamin Arthur [1][2][3][5][6] |
Arthur de Rohan (1826–1885), biri i Camille Philippe | 8 janar 1853 | 10 tetor 1885 | 13 shtator 1892 ngjitja |
24 shkurt 1914 | Johana e Auerspergut | |
| Alain Anton Joseph Adolf Ignaz Maria [1][2][3][5][6] |
Alain Benjamin Arthur | 26 korrik 1893 | 29 shtator 1921 | 24 shkurt 1914 |
17 mars 1975 | Margarethe von Schönburg-Hartenstein | |
| Imazhi | Emri | Atësia | Lindja | Martesa | Bërja dukë | Vdekja | Gruaja |
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lista e zotërve të Builjonit
- Luksemburg (Belgjikë)
- Monarkia e Belgjikës
- Lista e monarkëve të Belgjikës
- Historia e Belgjikës
- Konti i Artois
- Duka i Brabanit
- Duka i Burgundisë
- Zotërit dhe margravët e Bergen op Zoom
- Lista e kontëve të Berghut
- Lista e monarkëve të Holandës
- Lista e stadtholderve në Vendet e Ulta
- Lista e piktorëve të hershëm holandikë
- Lista e pensionarëve të mëdhenj
- Lista e mbretërve frankë
- Lista e sunduesve të Saksonisë
- Duka i Parmës
- Lista e bashkëshorteve dukale të Parmës
- Holanda gjatë Mesjetës së Hershme
- Luftërat e Grepit dhe Merlucit
- Holanda Burgunde
- Holanda Habsburge
- Shtatëmbëdhjetë Provincat
- Mbretëria e Bashkuar e Holandës
Shënimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Jacques Marsollier (1726). Histoire du maréchal duc de Bouillon; où l'on trouve ce qui s'est passé de plus remarquable sous les regnes de François II, Charles IX, Henry III, Henry IV, la minorité & les premières années du regne de Louis XIII (në frëngjisht). Vëll. I. Chez le Sincere à la Verité.
- Jacques Marsollier (1726). Histoire du maréchal duc de Bouillon; où l'on trouve ce qui s'est passé de plus remarquable sous les regnes de François II, Charles IX, Henry III, Henry IV, la minorité & les premières années du regne de Louis XIII (në frëngjisht). Vëll. II. Chez le Sincere à la Verité.
- Jacques Marsollier (1726). Histoire du maréchal duc de Bouillon; où l'on trouve ce qui s'est passé de plus remarquable sous les regnes de François II, Charles IX, Henry III, Henry IV, la minorité & les premières années du regne de Louis XIII (në frëngjisht). Vëll. III. Chez le Sincere à la Verité.
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë frëngjisht-cituar haptazi
- Shpërbërje shekulli XVIII në Evropë
- Historia e Vendeve të Ulta
- Dukate të mëparshme në Evropë
- Monarkë në Evropë
- Fisnikëria në Evropë
- Tituj fisnikë
- Evropa në periudhën e hershme moderne
- Perandoria Gjermaniko-Romake
- Themelime shekulli XV në Evropë
- Themelime në 1456
- Shpërbërje në 1794