Dukati i Jyliçit
Dukati i Jyliçit Herzogtum Jülich Hertogdom Gulik | |||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| rr. 1003–1794 | |||||||||
Harta e Qarkut të Rinit të Poshtëm–Vestfalisë rr. 1560, Dukati i Jyliçit i theksuar në të kuqe | |||||||||
| Statusi | Feud shtetëror i Perandorisë Gjermaniko-Romake | ||||||||
| Kryeqyteti | Jyliç 50°55′N 06°21′E / 50.917°N 6.350°E | ||||||||
| Gjuhët e përbashkëta | Ripuarianisht | ||||||||
| Qeverisja | Dukat | ||||||||
| Epoka historike | Mesjeta klasike, Mesjeta e vonë, Rilindja dhe Periudha e hershme moderne | ||||||||
• Gerhardi I, konti i parë | 1003 | ||||||||
• Ngritur në statusin e dukatit | 1356 | ||||||||
• Bashkimi me Bergun | 1423 | ||||||||
| 1521 | |||||||||
• Zotërimi nga Palatinat-Nojburgu | 1614 | ||||||||
• Aneksimi nga Franca | 1794 | ||||||||
| 1815 | |||||||||
| |||||||||
Dukati i Jyliçit (Herzogtum Jülich; Hertogdom Gulik; Duché de Juliers) përbënte një feud shtetëror brenda Perandorisë Gjermaniko-Romake nga shekulli XI (1003) deri në shekullin e XVIII (1794). Dukati gjendej në perëndim të Lumit Rin dhe kufizohej me Elektoratin e Këlnit në lindje dhe me Dukatin e Limburgut në perëndim. Ai kishte territore në të dy anët e lumit Rur, përreth kryeqytetit të tij, Jyliçit – provinca e mëparshme Romake Iuliacum – në Rinlandin e Poshtëm. Dukati u bashkua me Kontenë e Bergut përtej Rinit në vitin 1423 dhe nga atëherë e në vazhdim u bë i njohur si Jyliç-Bergu. Më vonë ai u bë pjesë e Dukateve të Bashkuara të Jyliç-Kleves-Bergut.
Territori i tij gjendet në Gjermaninë e tanishme (pjesë e Rinit Verior-Vestfalisë dhe Rainland-Palatinate) dhe në Holandën e tanishme (pjesë e provincës së Limburgut), me popullsinë e tij që ndanë të njëjtin dialekt limburg.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kontea
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në shekullin e IX njëfarë Matfrid ishte kont i Jyliçit (pagus Juliacensis).[1] Përmendja e parë e një konti në gaun e Jyliçit në Lorenën e Poshtme, është Gerhardi I, në vitin 1003; nipi i tij, Gerhardi III filloi ta quante veten kont i Jyliçit në vitin 1081.
Vilhelmi IV, i cili u bë kont në vitin 1219, e zgjeroi në mënyrë domethënëse territorin dhe në vitin 1234 i dha Jyliçit privilegjet qytetare. Nga viti 1240, zgjerimi i tij territorial krijoi konflikte në anën lindore të territorit të tij me arkipeshkvin e Këlnit, Konrad von Hokshtaden, trupat e të cilit, pesë vjetë më vonë do të kryenin shkatërrime në qytet.
Djali i Vilhelmit të IV, Valramit (kont nga viti 1278, deri në vitin 1297) mbeti një kundërshtar i ashpër i peshkopatës, duke mbështetur Johanin e I, dukën e Brabantit në Betejën e Uorringenit në vitin 1288 kundër arkipeshkvit Sigfridi II i Vesterburgut. Valrami u pasua nga vëllai i tij më i vogël, kont Gerhardi V, i cili u bë me mbretin gjerman Adolfi i Nasaut, kundër rivalit të tij, Albertit të I të Habsburgut.Gerhardi arriti ti mbante territoret pasi Adolfi i Nasaut e humbi Betejën e Golhajmit në vitin 1298 dhe në vitin 1314 mbështeti kurorëzimin e Ludvigut të IV të Vitelsbahut në qytetin e afërt të Akenin, edhe një herë kundër vullnetit të peshkopit të Këlnit.

Dukati
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gerhardi vdiq në vitin 1328. Djali i tij i madh e pasoi atë si konti Vilhelmi V.[2] Djali i më i vogël i Gerhardit, Valrami u bë arkipeshkëv i Këlnit në vitin 1332. Në vitin 1336, kont Vilhelmi mori titullin e margravit nga perandori Ludvigu IV, ndërsa në vitin 1356, perandori Karli IV i Luksemburgut e ngriti Vilhelmin e V në rangun e dukës. Djali i tij, dukë Vilhelmi II, megjithatë, u ngatërrua në një luftë të ashpër hakmarrëse me gjysmë-vëllain e perandorit, Venceslaun e Luksemburgut, dukë i Brabantit, të cilin ai e mundi në Betejën e Baesvajlerit në vitin 1371.[3]
Në vazhdim, historia e Jyliçit u ndërlidh ngushtësisht me atë të fqinjëve të tij: Dukatet e Klevesit dhe Bergut, ashtu si dhe të Gueldersit dhe Kontenë e Markut: Dukë Vilhelmi II ishte martuar me Marien, bijën e dukë Reginaldit të II të Gueldersit dhe vetë dukeshë pas vdekjes së gjysmë-vëllait të saj, Reginaldit të III të Gueldersit në vitin 1371. Vilhelmi II e zgjidhi konfliktin me Derën perandorake të Luksemburgut dhe djali i tij, Uilliami III i trashëgoi të dy dukatet, në vijim duke u bërë Vilhelmi I i Gueldersit dhe Jyliçit.

Në vitin 1402, dukë Vilhelmi I i Gueldersit dhe Jyliçit vdiq pa një fëmijë të ligjshëm. Ai u pasua nga vëllai i tij më i vogël, Reinaldi IV, dukë i Gueldersit dhe Jyliçit, i cili vdiq gjithashtu pa trashëgimtarë në vitin 1423. Zotërimet e Gueldersit zgjodhën Arnoldin e Egmondit si dukë, ndërsa Jyliçi u bashkua me Bergun, duke i kaluar Adolfit, dukës së Jyliç-Bergut, i cili i përkiste një dege më të re dhe i cili e mori Bergun nëpërmjet martesës me një nga pasardhëset e tij.[1]
Në vitin 1511, dukë Johani III i Klevesit e trashëgoi Jyliçin dhe Bergun nëpërmjet martesës me Marian e Jyliç-Bergut, vajzës së dukës së fundit, Vilhelmit të IV. Ajo trashëgoi zotërimet e të atit: Jyliçin dhe Bergun me Kontenë e Ravensbergut. Nga viti 1521, Jyliç-Bergu dhe Klevesi formuan Dukatet e Bashkuara të Jyliç-Kleves-Bergut[1] në një bashkim personal nën dukë Johanin e III.[4]
Kur duka i fundit i Jyliç-Kleves-Bergut vdiq pa trashëgimtarë të drejtpërdrejtë, në vitin 1609, shpërtheu Lufta e Pasimit të Jyliçit. Ajo do të përfundonte Traktatin e vitit 1614 të Ksantenit, i cili i ndau dukatet midis Palatinat-Nojburgut dhe Margraviatit të Brandenburgut. Jyliçi dhe Bergu i kaluan kontit palatin Volfgang Vilhelmit të Nojburgut dhe pas dukës së fundit të Palatinat-Nojburgut (gjithashtu elektor i Palatinatit nga viti 1685) Karli III Filipi vdiq pa fëmijë në vitin 1742, kont Karl Theodori i Palatinat-Sulzbahut (pas vitit 1777 gjithashtu dukë i Bavarisë) do të trashëgonte Jyliçin dhe Bergun.
Në vitin 1794, Franca Revolucionare do ta pushtonte Dukatin e Jyliçit (Duché de Juliers), i cili u bë pjesë e Departamenti Francez i Roerit. Traktati i Lunevilit në vitin 1801, do ta njihte zyrtarisht dhënien e Jyliçit Francës. Në vitin 1815, duke pasuar mundjen e Napoleonit, dukati u bë pjesë e provincës prusiane[1] të Jyliç-Kleves-Bergut (pas vitit 1822, pjesë e provincës prusiane të Rinit), përveç qyteteve të Sittard-it dhe Tegelenit, të cilat u bënë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar të Holandës.

Sunduesit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kontët e Jyliçit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1003–1029: Gerhardi I, kont në Jylishgau
- 1029–1081: Gerhardi II
- 1081–1128: Gerhardi III, kont i Jyliçit
- 1128–1142: Gerhardi IV
- 1142–1176: Vilhelmi I
- 1176–1207: Vilhelmi II
- 1207–1219: Vilhelmi III
- 1219–1278: Vilhelmi IV
- 1278–1297: Valrami
- 1297–1328: Gerhardi V
- 1328–1356: Vilhelmi V, margrav që nga viti 1336, dukë që nga viti 1356, si Vilhelmi I
Dukët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]— 1393–1423 në bashkim me Gueldersin, që nga viti 1423 me Bergun, që nga viti 1437, me Ravensbergun —
Dera La Mark, dukët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]— Që nga viti 1521, pjesë e Dukateve të Bashkuara të Jyliç-Kleves-Bergut —
Dera e Vitelsbahut, dukët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]— Në bashkim me Bergun dhe Palatinat-Nojburgut, pas vitit 1690 gjithashtu me Elektoratin e Palatinatit, nga viti 1777 gjithashtu me Bavarinë —
- 1614–1653: Volfgang Vilhelmi
- 1653–1679: Filip Vilhelmi
- 1679–1716: Johan Vilhelmi II
- 1716–1742: Karli III Filipi
- 1742–1794: Karl Theodori

Qytetet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dukatit të Jyliçit i përkisnin mjaft qytete dhe bashki: — Jylici; Dyreni; Mynsterajfeli; Euskirsheni; Nidegeni; Berghajmi; Kasteri; Grevenbroishi; Mynshengladbahu; Dahleni; Dylkeni; Linishi; Randerathi; Brygeni; Syktelni; Aldenhoveni; Hajmbahu; Monshau; Vasenbergu; Hajnsbergu; Gangelti; Gajlenkirsheni; Valdfeukti; Sitardi; Sustereni; Sinzigu;Tegeleni; Remageni.
Njerëz të shquar nga Dukati i Jyliçit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rabini Isaac ben Meir i Durenit, rabin, autor i Shaarei Dura (shekulli XIII)
- Carl Joseph Begas, piktor, i ati i skulptorit gjerman Reinhold Begas (1794–1854)
- Gottfried Ludolf Camphausen, bankier dhe politikan, kryeministër i Prisisë (1803–1890)
- Ana e Klevesit, fisnike, mbretëreshë bashkëshorte e Anglisë, gruaja e katërt e Henrit të VIII (1515–1557)

- Peter Gustav Lejeune Dirichlet, matematikan (1805–1859)
- Statius von Düren, skulptor terrakote (1520–1570)
- Hendrick Goltzius, stampues, vizatues dhe piktor (1558–1617)
- Hermann Heinrich Gossen, ekonomist (1810–1858)
- Herman op den Graeff, udhëheqës i bashkësisë Menonite (1585–1642)
- Friedrich Joseph Haass, fizikan, "doktori i shenjtë i Moskës" (1780–1853)
- Arnold fon Harf, udhëtar dhe shkrimtar (1471–1505), autor i fjalorthit të famshëm, 1496, një nga dokumentet më të vjetra të shqipes
- Karl Heinzen, autor revolucionar (1809–1880)
- Henriette Jügel, piktore (1778–1850)
- Maria e Jyliç-Bergut, fisnike, dukeshë e Jyliç-Bergut, e ëma e Sibilës, Anës dhe Amalias (1491–1543)

- Hermann Löher, shkrimtar (1595–1678)
- Nikolaus von Maillot de la Treille, ushtarak që mbante rangun e gjeneral lejtnantit, ministër i Luftës së Mbretërisë së Bavarisë (1774–1834)
- Heinrich von der Mark, ushtarak me rangun e gjeneral lejtnantit, ministër i Luftës së Mbretërisë së Bavarisë (1782–1865)
- Jacob Masen, prift jezuit, historian, dramatist dhe teolog (1606–1681)
- Gerardus Mercator, gjeograf, kozmograf dhe hartograf, prindërit e të cilit ishin me origjinë nga Gangelti në Dukatin e Jyliçit (1512–1594)
- Jean-François Oeben, kabinete-bërës, një nga ebanistët më të shquar, autor i Bureau du Roi dhe gjyshi nga mamaja i Eugène Delacroix
- Goschwin Nickel, prift jezuit, gjenerali-superior i dhjetë i Shoqërisë së Jezuit (1582–1664)
- Shën Irmgarda]], shenjtore (1000–1065 ose 1082/1089)

- Johann Wilhelm Schirmer, piktor (1807–1863)
- Carl Caspar von Siebold, anatomist, kirurg, obstetë dhe profesor, i konsideruar si themeluesi i kirurgjisë akademike moderne (1736–1807)
- Friedrich Spee, prift jezuit, profesor dhe poet (1591–1635)
- Peter Stumpp, fermer dhe, sipas dëshmive, serial killer i akuzuar si njeri-ujk (rr. 1535–1589)
- Chrétien Urhan, violinist, violist, organist dhe kompozitor (1790–1845)
- Johann von Werth, gjeneral i kalorësisë në Luftën Tridhjetë Vjeçare (1591–1652)
- Johann Weyer, mjek dhe okultist (1515–1588)
- Vilhelmi I i Gueldersit dhe Jyliçit, dukë i Gueldersit dhe Jyliçit, i njohur për veprimtaritë e tij ushtarake dhe sjelljen luftarake (1364–1402)
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rini Verior dhe Vestfalia
- Rainland-Palatinate
- Gjuha ripuariane
- Lista e kontëve dhe dukëve të Limburgut
- Limburgu (Holandë)
- Gjuha limburge
- Prusia
- Dukati i Klevesit
- Kontët dhe dukët e Gueldersit
- Duka i Burgundisë
- Duka i Brabantit
- Dukati i Builjonit
- Duka i Parmës
- Lista e bashkëshorteve dukale të Parmës
- Lista e kontëve të Burgundisë
- Lista e peshkopëve dhe princ-peshkopëve të Liezhit
- Lista e peshkopëve dhe kryepeshkopëve të Utrehtit
- Lista e peshkopëve dhe kryepeshkopëve të Kambrait
- Kontët e Lovenit
- Landgraviati i Brabantit
- Kontea e Loonit
- Holanda gjatë Mesjetës së Hershme
- Luftërat e Grepit dhe Merlucit
- Holanda Burgunde
- Holanda Habsburge
- Shtatëmbëdhjetë Provincat
- Mbretëria e Bashkuar e Holandës
- Historia e Holandës
- Lista e fiseve të hershme gjermanike
- Lista e mbretërve frankë
- Lista e udhëheqësve të Frizisë
- Prijësit mesjetarë të Frizisë Lindore
- Lista e kontëve dhe princave të Frizisë Lindore
- Lista e sunduesve të Saksonisë
- Lista e kontëve dhe margravëve të Namurit
- Lista e monarkëve të Luksemburgut
- Lista e mbretërve dhe dukëve të Lorenës
- Lista e monarkëve të Holandës
- Lista e piktorëve të hershëm holandikë
- Lista e stadtholderve në Vendet e Ulta
- Lista e pensionarëve të mëdhenj
- Lista e monarkëve në Vendet e Ulta
- Lista e zotërve dhe kontëve të Egmontit
- Konti i Artois
- Konti i Flandrës
- Lista e monarkëve të Belgjikës
- Zotërit dhe margravët e Bergen op Zoom
- Lista e kontëve të Berghut
- Lista e zotërve të Builjonit
- Konti i Hollandës
- Kontët, dukët dhe dukët e mëdhenj të Oldenburgut
- Konti i Hainautit
- Lista e kryeministrave të Holandës
- Konti i Zutfenit
- Abacia Princërore e Stavelot-Malmedisë
- Perandoria Gjermaniko-Romake
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 4 Hugh Chisholm, red. (1911). "Jülich, Duchy of". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Vëll. 15: Italy – Kyshtym (bot. i 11-të). Cambridge University Press. fq. 549–550.
- ↑ Walther Möller (1995) [1922]. Stammtafeln westdeutscher Adelsgeschlechter im Mittelalter (në gjermanisht). Vëll. 1. Darmshtadt: Verlag Degener & Co. fq. 14.
- ↑ Vaughan, Richard (2009). Philip the Bold (në anglisht). The Boydell Press. fq. 209.
- ↑ Haude, Sigrun (2000). In the Shadow of "Savage Wolves": Anabaptist Münster and the German Reformation During the 1530s (në anglisht). Brill. fq. 72.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Hugh Chisholm, red. (1911). "Jülich, Duchy of". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Vëll. 15: Italy – Kyshtym (bot. i 11-të). Cambridge University Press. fq. 549–550.
- Haude, Sigrun (2000). In the Shadow of "Savage Wolves": Anabaptist Münster and the German Reformation During the 1530s (në anglisht). Brill.
- Walther Möller (1995) [1922]. Stammtafeln westdeutscher Adelsgeschlechter im Mittelalter (në gjermanisht). Vëll. 1. Darmshtadt: Verlag Degener & Co.
- Vaughan, Richard (2009). Philip the Bold (në anglisht). The Boydell Press.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikuj që përmbajnë tekst në gjermanisht
- Artikuj që përmbajnë tekst në Dutch
- Artikuj që përmbajnë tekst në Latin
- Vetitë CS1: Vlerë e madhe vëllimi
- Pages using div col with small parameter
- Commons link is locally defined
- Fisnikë gjermanë
- Monarki të mëparshme të Evropës
- Konte të mëparshme në Evropë
- Dukate të mëparshme në Evropë
- Dukate të mëparshme në Gjermani
- Themelime në 1003
- Themelime shekulli XI në Evropë
- Themelime në 1356
- Themelime shekulli XIV në Evropë
- Shpërbërje në 1794
- Shpërbërje shekulli XVIII në Evropë
- Evropa gjatë mesjetës së vonë
- Evropa në periudhën e hershme moderne
- Historia e gjermanëve
- Historia e Vendeve të Ulta
- Tituj fisnikë
- Fisnikëria në Evropë
- Fisnikë holandezë
- Historia e Gjermanisë
- Perandoria Gjermaniko-Romake