Dukati i Klevesit
Dukati (Kontea) i Klevesit Grafschaft (Herzogtum) Kleve Graafschap (Hertogdom) Kleef | |
|---|---|
| 1020–1795 | |
Harta e Qarkut të Rinit të Poshtëm–Vestfalisë (rr. 1560), Dukati i Klevesit i theksuar me të kuqe | |
| Statusi | Feud shtetëror i Perandorisë Gjermaniko-Romake |
| Kryeqyteti | Klevesi 51°47′N 6°8′E / 51.783°N 6.133°E |
| Gjuhët e përbashkëta | Kleverlandisht, gjermanisht |
| Feja | |
| Qeverisja | Dukat |
| Epoka historike | Mesjeta, Periudha e hershme moderne |
• Ditrishi I, konti i parë i Klevesit | 1020 |
• Bashkimi me Markun | 1391 |
• Ngritja në rangun e dukatit | 1417 |
• Bashkimi me Jyliçin dhe Bergun | |
• Pjesë e Brandenburgut | 1614 |
• Aneksimi nga Franca | 1795 1795 |
• Provinca e Jyliç-Kleves-Bergut | 1815 |
Dukati i Klevesit (Herzogtum Kleve; Hertogdom Kleef) ishte një feud shtetëror i Perandorisë Gjermaniko-Romake, i cili u shfaq nga Hettergu mesjetar. Gjendej në Rinlandin Verior në të dy anët e Rinit të Poshtëm, përreth kryeqytetit të tij, Klevesit, dhe qyteteve të Veselit, Kalkarit, Ksantenit, Emerikut, Reeses dhe Duisburgut, i kufizuar me tokat e Princ-Peshkopatës së Mynsterit në lindje, dhe me Dukatin e Brabantit në perëndim. Historia e tij është ngushtësisht e lidhur me atë të fqinjëve të tij jugorë: dukatet e Jyliçit dhe Bergut, ashtu si dhe Gueldersit dhe kontesë vestfaliane të Markut. Dukati, në kohët e vjetra njihej si Cleveland në anglisht.
Territori i dukatit mbulonte pak a shumë distriktet e tanishme gjermane të Klevesit (pjesa veriore), Veselit dhe qytetin e Duisburgut, ashtu si dhe pjesë e afërta të provincave të Holandës: Limburg, Brabanti Verior dhe Gelderlandi.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në fillim të shekullit të XI, perandori Henri II, ia besoi administrimin e Klever Reichswald, një zonë e madhe pyjore përreth Kaiserpfalz-it në Nijmegen, drejtpërdrejtë e varur nga sundimi perandorak, fisnikëve vendorë të Lorenës së Poshtme, në Geldern dhe Kleve. Një Konte e Klevesit (Grafschaft Kleve; Graafschap Kleef) përmendet për herë të parë në shekullin e XI. Ditrishi I qe konti i parë i Klevesit, i cili sundoi nga viti 1092, deri në vitin 1119. Në vitin 1283, Klevesi mori pjesë në Luftën e Pasimit të Limburgut dhe ndihmoi në dobësimin e e Elektoratit të fuqishëm të Këlnit. Në vitin 1355, Zevenaari kaloi nga kontrolli i Dukatit të Gueldersit, në Kontenë e Klevesit.

Me vdekjen e kontit Johan në vitin 1368, feudi u trashëgua nga nipi i tij, Adolfi III i Markut. Klevesi dhe Marku në fund u sunduan në bashkim personal nga Dera e La Markut, pasi vëllai i madh i Adolfit, konti Engelberti III do të vdiste pa fëmijë, në vitin 1391. mbreti Sigismund i Gjermanisë e ngriti kontin Adolfi I, në rangun e një duke dhe një princi të Perandorisë Gjermaniko-Romake në vitin 1417, duke e kthyer kontenë në një dukat.
Territoret Kleves-Mark u bënë një nga feudet më domethënëse të Qarkut të Rinit të Poshtëm–Vestfalian në vitin 1500, i rivalizuar nga princ-peshkopët e Mynsterit. Në vitin 1511, Johani III i La Markut, biri i dukës Johani II i Klevesit, u martua me Marian, dhe pronat dhe titujt e saj pastaj u bashkuan me Dukatin e Klevesit.
Me vdekjen e vjehërrit të tij, dukës Uilliami IV, Johani do të trashëgonte feudet e Jyliçit dhe Bergut nëpërmjet gruas së tij. Kur Johani III pasoi babain e tij si duka i Klevesit në vitin 1521, shtetet e Jyliçit, Bergut, Klevesit dhe Markut do të formonin Dukatet e Bashkuara të Jyliç-Kleves-Bergut.[1] Vajza e tij, Ana e Klevesit (1515–1557) u bë madje mbretëresha bashkëshortore e Anglisë për pak muaj në vitin 1540, pasi vëllai i saj, Uilliami, dukë që nga viti 1539, do të grindej me perandorin Karli V mbi zotërimin e Gueldersit dhe kërkoi mbështetje nga mbreti i Anglisë, Henri VIII.[2]

Johan Uilliami ishte djali i Uilliamit dhe duka i fundit i Jyliç-Kleves-Bergut. Ai vdiq pa fëmijë në vitin [1609]], duke shkaktuar Luftën e Pasimit të Jyliçit midis trashëgimtarëve të dy motrave të tij: Maria Eleonorës, dukeshës së Prusisë dhe Anës, konteshës së Neuburgut. Vajza e Marie Eleonorës, Maria, ishte martuar me margravin e Brandenburgut; Neuburgu ishte një degë e Derës Vitelsbahut. Sipas Traktatit të vitit 1614 të Ksantenit, Brandenburgu mori Kleves-Markun, ndërsa Neuburgu mori Jyliç-Bergun.[4]
Margravët e Hohenzollernit, prej kësaj kohe zotëruan një bazë në Rinland; megjithatë, pjesë të mëdha të Dukatit të Klevesit do të pushtoheshin nga Provincat e Bashkuara Holandeze deri në Luftën Franko-Holandeze, në vitin 1672. Në fund, ai u përfshi në Brandenburg-Prusi, nga elektori i madh, Frederik Vilhelmi I i Brandenburgut në vitin 1666[5] dhe pjesë e Mbretërisë së Prusisë, pas vitit 1701, Klevesi u pushtua nga forcat franceze në Luftën Shtatë Vjeçare (1757–1762).
Në vitin 1795, Paqja e Bazelit, Dukatin e Klevesit në perëndim të Rinit dhe Veselit ia çedoi Francës, duke u bërë pjesë të departamentit francez të Roerit. Pjesa e mbetur e dukatit u pushtua, midis vitit 1803 dhe 1805, duke u bërë pjesë e shtetit kukull të Dukatit të Madh të Bergut.
Në vitin 1815, pas mundjes së Napoleonit, dukati u bë pjesë e provincës prusiane të Jyliç-Kleves-Bergut, e cila u bashkua me Dukatin e Madh të Rinit të Poshtëm, për të formuar Provincën Prusiane të Rinit në vitin 1822.[6] Qytetet e Gennep-it, Zevenaar-it, dhe Hysenit u bënë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar të Holandës, si rrjedhojë e Kongresit të Vjenës në vitin 1815.
Sunduesit e Klevesit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kontët e Klevesit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dera Vasenberg
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Dinastia e Klevesit e konsideronte veten të rrjedhur nga Rutger von Antoing, një fisnik flamand. Ai ishte feudatar i pronës perandorake afër Kleve në vitin 1020 dhe Kështjellës së Tomburgut disa kohë më vonë. Zoti i parë i dokumentuar nga Dinastia e Klevesit është Ditrishi, i numëruar në mënyra të ndryshme si i II ose i III, në vitin 1092.[7]
- 1092– † 1117/8: Ditrishi II ose III[7]
- 1117– † 1134: Arnoldi I, biri i tij. Ose ai ose Arnoldi II u martua me Idën, bijën e kontit Gotfrid von Löwen[7]
- 1134– † 1150: Arnoldi II[7]
- 1150– † 1172: Ditrishi III [IV]. U martua me Aleidis von Sulzbach[7]
- 1172– † 1193: Ditrishi IV [V]. U martua me Margarete von Holland[7]
- 1193– † 1202: Arnoldi III. U martua me Aleidis von Heinsberg[7]
- 1202– † 1260: Ditrishi V [VI][7]
- 1260– † 1275: Ditrishi VI [VII][7]
- 1275– † 1305: Ditrishi VII [VIII][7]
- 1305– † 1310: Otoni I Paqsori[7]
- 1310– † 1347: Ditrishi VIII [IX] i Përkushtuari[7]
- 1347– † 1368: Johani[7]
Dera e La Markut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dukët e Klevesit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dera e La Markut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1394– † 1448: Adolfi I, duka i Klevesit.
- 1448– † 1481: Johani I, i biri i Adolfit të I.
- 1481– † 1521: Johani II i Përkushtuari, i biri i Johanit të I.
- 1521– † 1539: Johani III Paqësori, i biri i Johanit të II.
- 1539– † 1592: Vilhelmi i Pasuri, i biri i Johanit të III.
- 1592– † 1609: Johan Vilhelmi, i biri i Vilhelmit.
Njerëz të shquar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ana e Klevesit, gruaja e katërt e Henrit të VIII, e martuar në vitin 1540.
- Karl Harsti, diplomat i shekullit të XVI[8]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Holanda gjatë Mesjetës së Hershme
- Lista e fiseve të hershme gjermanike
- Lista e mbretërve frankë
- Lista e sunduesve të Saksonisë
- Lista e udhëheqësve të Frizisë
- Luftërat e Grepit dhe Merlucit
- Perandoria Gjermaniko-Romake
- Prusia
- Historia e Gjermanisë
- Aleanca e tre perandorëve
- Konfederata Gjermane
- Perandoria Gjermane
- Lista e zotërve të Builjonit
- Lista e monarkëve të Belgjikës
- Historia e Belgjikës
- Lista e kontëve të Berghut
- Lista e monarkëve të Holandës
- Lista e monarkëve në Vendet e Ulta
- Lista e stadtholderve në Vendet e Ulta
- Lista e piktorëve të hershëm holandikë
- Lista e pensionarëve të mëdhenj
- Duka i Parmës
- Lista e bashkëshorteve dukale të Parmës
- Holanda Burgunde
- Holanda Habsburge
- Shtatëmbëdhjetë Provincat
- Dukati i Builjonit
- Konti i Flandrës
- Konti i Artois
- Kontët e Çinit
- Duka i Brabantit
- Duka i Burgundisë
- Zotërit dhe margravët e Bergen op Zoom
- Lista e zotërve dhe kontëve të Egmontit
- Lista e kontëve të Berghut
- Lista e peshkopëve dhe kryepeshkopëve të Kambrait
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Haude, Sigrun (2000). In the Shadow of "Savage Wolves": Anabaptist Münster and the German Reformation During the 1530s (në anglisht). Brill. fq. 72.
- ↑ "Wilhelm II, Duke of Jülich-Cleves-Berg", The British Museum
- ↑ Joan Blaeu; Willem Blaeu (2006) [1665]. "Clivia Ducatus et Ravestein Dominium". përmbledhur nga Peter Van Der Krogt (red.). Atlas maior: Germania, Austria, Helvetia (në gjermanisht). Taschen Benedikt Verlag Gmbh. ISBN 978-382285102-9.
- ↑ Hayden, J. Michael (1973). "Continuity in the France of Henry IV and Louis XIII: French Foreign Policy, 1598-1615". Journal of Modern History (në anglisht). 45 (1): 22. doi:10.1086/240888. S2CID 144914347.
- ↑ Hugh Chisholm, red. (1911). "Frederick William of Brandenburg". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Vëll. 11. Franciscans to Gibson (bot. i 11-të). Cambridge University Press. fq. 67–68.
- ↑ Romeyk, Horst (1985). Verwaltungs- und Behördengeschichte der Rheinprovinz 1914–1945 [Historia e Administrimit dhe autoriteteve publike të Provincës së Rinit 1914–1945] (në gjermanisht). Dyseldorf: Droste Verlag. fq. 123.
- 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 Biographie, Deutsche. "Kleve - Deutsche Biographie". deutsche-biographie.de (në gjermanisht). Marrë më 11 shkurt 2024.
- ↑ Miller, Clarence H. (mars 1994). "Thomas More's Letters to Frans van Cranevelt, including Seven Recently Discovered Autographs: Latin Text, English Translation, and Facsimiles of the Originals". Moreana (në anglisht). 31 (117): 65. doi:10.3366/more.1994.31.1.4.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Joan Blaeu; Willem Blaeu (2006) [1665]. "Clivia Ducatus et Ravestein Dominium". përmbledhur nga Peter Van Der Krogt (red.). Atlas maior: Germania, Austria, Helvetia (në gjermanisht). Taschen Benedikt Verlag Gmbh. ISBN 978-382285102-9.
- Hugh Chisholm, red. (1911). "Frederick William of Brandenburg". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Vëll. 11. Franciscans to Gibson (bot. i 11-të). Cambridge University Press. fq. 67–68.
- Haude, Sigrun (2000). In the Shadow of "Savage Wolves": Anabaptist Münster and the German Reformation During the 1530s (në anglisht). Brill.
- Hayden, J. Michael (1973). "Continuity in the France of Henry IV and Louis XIII: French Foreign Policy, 1598-1615". Journal of Modern History (në anglisht). 45 (1): 22. doi:10.1086/240888. S2CID 144914347.
- Miller, Clarence H. (mars 1994). "Thomas More's Letters to Frans van Cranevelt, including Seven Recently Discovered Autographs: Latin Text, English Translation, and Facsimiles of the Originals". Moreana (në anglisht). 31 (117): 65. doi:10.3366/more.1994.31.1.4.
- Romeyk, Horst (1985). Verwaltungs- und Behördengeschichte der Rheinprovinz 1914–1945 [Historia e Administrimit dhe autoriteteve publike të Provincës së Rinit 1914–1945] (në gjermanisht). Dyseldorf: Droste Verlag. fq. 123.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Edicts of Jülich, Cleves, Berg, Grand Duchy Berg, 1475–1815". Collection Scotti (në anglisht).
- "Settlement of Dortmund Between Brandenburg and Palatinate-Neuburg and the Conflict of Succession in Jülich". lwl.org (në anglisht).
- "Map of the Duchy of Cleves in 1789". hoeckmann.de (në gjermanisht dhe anglisht).
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjermanisht
- Artikuj që përmbajnë tekst në Dutch
- Pages using infobox country or infobox former country with the flag caption or type parameters
- Artikuj që përmbajnë tekst në anglisht
- Vetitë CS1: Vlerë e madhe vëllimi
- Pages using div col with small parameter
- Commons link is locally defined
- Tituj fisnikë
- Fisnikëria në Evropë
- Fisnikë holandezë
- Fisnikë francezë
- Fisnikë gjermanë
- Dukate të mëparshme në Gjermani
- Themelime shekulli XI në Evropë
- Themelime në 1020
- Themelime në 1092
- Shpërbërje në 1795
- Shpërbërje shekulli XVIII në Evropë
- Monarki të mëparshme të Evropës
- Konte të mëparshme në Evropë
- Shpërbërje në 1609
- Shpërbërje shekulli XVII në Evropë
- Evropa mesjetare
- Evropa në periudhën e hershme moderne
- Lista (politikë)
- Historia e Vendeve të Ulta
- Monarkë në Evropë
- Perandoria Gjermaniko-Romake
- Historia e gjermanëve