E Diell
| E Diell | |
|---|---|
| Zhanri | Program i së dielës Argëtim Intervista Muzikë |
| Prezantuar nga | Edi Manushi |
| Shteti i origjinës | Shqipëri |
| Gjuha origjinale | Shqip |
| Prodhimi | |
| Kohëzgjatja | rreth 120 minuta |
| Publikimi origjinal | |
| Rrjeti | Top Channel |
| Publikimi | 2008 – aktualisht |
E Diell është një program televiziv shqiptar i përjavshëm që transmetohet në mesditë çdo të dielë në Top Channel. Programi kombinon elemente si : argëtimi, intervista, muzikë dhe rubrika të ndryshme.
Formati përfshin segmente të ndryshme si intervista me të ftuar nga fusha të ndryshme, muzikë live, rubrika me përmbajtje kulturore dhe pjesë të dedikuara debateve për çështje aktuale. Një prej rubrikave të njohura është "Rrethi Katror", ku figura publike si Alfred Çako dhe Bledi Mane, diskutojnë tema të ndryshme në një format debatues.[1] Një tjetër rubrikë është "Gurra", e fokusuar tek muzika tradicionale shqiptare dhe historitë e saj.[2]
Që prej fillimit të transmetimit në vitin 2008, E Diell ka ndryshuar disa herë në përbërjen e prezantuesve dhe strukturën e rubrikave. Prezantues të ndryshëm si Adi Krasta dhe Edi Manushi i cili është moderatori aktual
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Dy skandalet e mëdha që tronditën Shqipërinë dhe Kosovën – E Diell". Top Channel. Marrë më 12 gusht 2025.
- ↑ "Armaldo Kllogjeri me program të ri televiziv". Shkoder.info. 13 shtator 2023. Marrë më 12 gusht 2025.