Jump to content

E madhe është gjëma e mëkatit

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

E madhe është gjëma e mëkatit është vepër e shkrimtarit shqiptar Mitrush Kuteli, e shkruar më 1947 dhe e botuar për herë të parë më 1993[1] në antologjinë "Quo Vadis"[2]. Krahas novelës "Vjeshta e Xheladin Beut", është cilësuar si kryevepra e Kutelit[1]

E shkruar më 1947 njihej vëtëm nga autori, familja, Petraq Kolevica dhe ndonjë i afërm. Titulli familjar i novelës Tat Tanushi mbeti ashtu siç ishte lënë më 1947[3].

Vepra ka tre tituj E madhe është gjëma e mëkatit, Tat Tanushi dhe Rrëfime nga Liqeri i Kaltër. Të tre titujt përdoreshin nëpër punimet e ripunimet që i kishte bërë autori deri më 1947 kur e përfundoi së shkruari[4].

Historia e veprës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vepra u përfundua më 1947, disa ditë para se Kuteli të arrestohej dhe të burgosej nga komunistët.[1] Për gjysmë shekulli mbeti e panjohur dhe njihej vetëm nga familja dhe miqtë e autorit. Vepra mbeti pa u rishikuar ngaqë Kutelit iu hoq e drejta e botimit dhe nisi të përkthente me mëditje[3].

Ky është një tregim i dhembshëm për dashurinë njerëzore. Tat Tanushi i Bubutimës së Ilirisë është njeri i dijshëm dhe i devotshëm, i cili dashurohet në Kalijen nga Galilea. Dashuria e fuqishme ndaj saj fillon t'i bëjë rivalitet dashurisë ndaj perëndisë, ndaj Tat Tanushi bie në mëkat.[1]

  1. ^ a b c d Hamiti, Sabri (2009). Letërsia moderne shqipe. Tiranë: UET press. fq. 361–363. ISBN 978-99956-39-03-7.
  2. ^ Zela G., Ditëlindja e nje kryevepre “…gjëma e mëkatit” e Mitrush Kutelit, rekordi i kritikës, Standard, 17 shkurt, 2014.
  3. ^ a b Pasko A., Shënim hyrës botuar në Quo vadis, Shqipëri?, antologji e përgatitur nga Ardian Klosi, Tiranë: Albania, 1993, fq. 183.
  4. ^ Buzo N., Jehona Kuteliane, Tema. - Nr. 2275, 9 shkurt, 2008, f. 20 - 21.