Eduard Halimi
Eduard Halimi | |
|---|---|
| Deputet i Kuvendit të Shqipërisë | |
| Në detyrë 2009 – deri në vitin 2018 | |
| Ministër i Drejtësisë | |
| Në detyrë shtator 2009 – 13 shtator 2013 | |
| Paraprirë nga | Bujar Nishani |
| Pasuar nga | Nasip Naço |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 8 dhjetor 1972 Korçë |
| Nënshtetësia | Shqiptar |
| Partia politike | PD |
| Fëmijët | (2 vajza) Nikol, Elen |
| Arsimimi | Universiteti i Tiranës (juridik) |
| Punësimi | Politikan, Jurist |
Eduard Halimi është politikan shqiptar, deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.[1][2]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Eduard Halimi ka lindur në Korçë në 8 dhjetor 1972. Ai është i martuar dhe ka dy vajza, Nikol dhe Elen. Halimi vazhdoi Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vtet 1991-1995 nga ku u diplomua për drejtësi. Në vitet 1995-1997 kreu Akademinë e Policisë dhe në vtet 1997-2000 kreu Shkollën e Magjistraturës dhe mori titullin “Magjistrat”. Ka ushtruar profesionin e avokatit deri në vitin 2005 dhe është zgjedhur si ekspert i komisioneve hetimore parlamentare, prej vitit 2002 deri në 2005. Në tetor të vitit 2005 është emeruar Zëvëndësministër i Drejtësisë duke e ushtruar detyrën deri ne emërimin Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, në vitin 2008. Në vitin 2007 është zgjedhur Anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 u zgjodh Deputet i Partisë Demokratike për qarkun Durrës në Kuvendin e Shqipërisë dhe ushtroi edhe funksionin e Sekretarit të Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 u rizgjodh Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë në Kuvendin e Shqipërisë. Eduard Halimi ka qënë Nënkryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, deri në vitin 2017. Ai u rizgjodh Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017. Ai ishte nënkryetar i Komisionit të Ligjeve deri në vitin 2018. Në shkurt te vitin 2018 ai dorëzoi mandatin e deputetit. Ai është avokat dhe drejton studion Ligjore "Halimi Law and Tax" (www.halimi.al)
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2009-2013
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2013-2017
Lista e deputetëve të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Shqipërisë
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "KQZ Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 2013" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 korrik 2017. Marrë më 24 korrik 2015.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Kuvendi i Shqipërisë - Jetëshkrimet e deputetëve