Edukimi intelektual

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Edukimi intelektual i njohur ndryshe edhe si edukimi mendor është një proces i cili nënkupton përvetësimin e një sasie të caktuar diturish dhe në saje të tyre formimi i botëkuptimit shkencor mbi botën, zhvillimin e aftësive mendore (formimi dhe pasurimi i fjalorit, të gjykuarit e pavarur logjik, konkludimi, zgjerimi i horizontit dhe njohja e së vërtetës objektive), edukimi i kërshërisë (formimi dhe zhvillimi i kureshtjes dhe ndjenjës së padurueshme për të mësuar e për të njohur diç të re), si dhe formimi i kulturës së punës.

Edukimi intelektual është një mënyrë për të lejuar nxënësit të perceptojnë, dallojnë, vlerësojnë, provojnë dhe zbatojnë të vërtetën si një mjet dhe kriter i rëndësishme dhe i nevojshm për interpretimin e saktë të botës dhe transformimin e saj të vazhdueshëm. Edukimi intelektual është në qendër të arsimit shkollor dhe që gjithashtu realizohet edhe në kuadër të llojeve të tjera të edukimit dhe arsimit, familjar, parashkollor, jashtëshkollor. Baza e edukimit intelektual është mendimi. [1]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Brada, Riza (2005) Pedagogjia shkollore. Siguria, Prishtinë, fq. 223 - 224